25/07/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

25 korrik 1998

Socialistët: Zgjedhje të parakohshme

Agolli: Gabuat me Klosin në krye të Radio Televizionit Socialistët: Zgjedhje të parakohshme Kryesia cakton dy strategjitë kundër bojkotit lokal TIRANË - PS sfidon bojkotin e partisë demokrate në pushtetin lokal. “Nëse do të pranojmë zgjedhjet e parakohshme lokale si zgjidhje, nëse Berisha do të bllokojë aktivitete normale të këtij pushteti”, deklaroi dje Nano në mbledhjen e Komitetit të Përgjithshëm drejtues të partisë së tij. Pas fushatës së sulmeve që ka shpërthyer, Berisha kundër marrëdhënies dhe duke kërkuar “shpalljen e luftës frontale kundër qeverisëse armike”, Nano ka reaguar menjëherë në forumin më të lartë të partisë së tij. “PD ka nisur sulme frontale kundër demokracisë dhe vetvetes”, ka theksuar Kryeministri në mbledhjen e PS. Nisur nga PS-së duket se ka ngacmuar më shumë Nanon, është kërcënimi i Berishës për të bojkotuar pushtetin lokal, i cili është thuajse nën kontrollin e plotë të PD-së. Dy ditë më parë Berisha kishte thirrur në Tiranë gjithë të zgjedhurit lokalë të partisë së tij dhe u kërkoi të ndërpresin çdo kontakt me qeverinë. Madje, ai shkoi dhe më larg. Paralajmëroi se nëse qeveria nuk plotëson kushtet, atëherë PD do të bojkotojë dhe pushtetin lokal. Në faqen 3

OSBE presion demokrativëve: Hiqni dorë nga bojkoti

Arbnori: Jo braktisjes TIRANË - OSBE i kërkon demokratëve të mos bojkotojnë pushtetin lokal. Shtohen presionet ndërkombëtar mbi opozitën për t'i dhënë fund rrugës së bojkotëve. Vetë zëvendësi i ambasadorit të OSBE, Dan Everts ka zhvilluar dje takime të rëndësishme me krerët më të lartë të Partisë Demokratike, përfshirë edhe sekretarin e Marrëdhënieve me Jashtë, Leonard Demi. Priten sanksione të ashpra për demokratët në rast të një bojkoti të ri. Në faqen 2 konfliktit, i cili ditët e fundit është ashpërsuar dhe ka kapur edhe zonat përreth Klinës. Deklarata e bërë nga nënsekretari për Mbrojtjen, Walter Slocombe ka provokuar reaksion të menjëhershëm në Moskë, e cila vazhdimisht është kundërvënë totalisht një opsioni ushtarak për zgjidhjen e krizës. “Kërcënimi i përdorimit të forcës kundër Serbisë krijon gjithmonë efekte të kundërta”, kanë bërë të ditur burime të Kremlinit. Pas rimarrjes së Rahovecit nga ana e forcave serbe ku mbi 100 anëtarë të UÇK-së kanë gjetur vdekjen luftimet janë spostuar në zonën e Klinës. Në faqen 4

OPOZITA GABOI

OPINION Të gjithë e Komunizmit nuk mund të kenë qenë gjurmë të thella në mentalitetin dhe psikologjinë tonë. TRITAN SHEHU Vitet e Komunizmit nuk mund të kenë qenë gjurmë të thella në mentalitetin dhe psikologjinë tonë. Për t’i eliminuar ato nuk mjaftojnë 5-6 vitet e Demokracisë dhe as të bindesh vetën se je antikomunist. Demokracia dhe antikomunizmi nuk janë e njëjta gjë. Për të ndërtuar demokracinë duhen realizuar ndryshime të thella në mentalitet dhe psikologji për këtë periudhë kohe e mjaftueshme e gjatë. Të gjithë ne duam apo s’duam, më shumë apo më pak, shpesh herë jemi peng i asaj psikologjie, e cila shihte vetëm bardh e zi, i ndante njerëzit në kampe miqsh dhe armiqsh, kërkonte me çdo kusht të eliminonte deri në format fizike të tjerët. Vetëm atëherë kur fëmijët tanë të jenë çliruar nga kjo psikologji, demokracia në Shqipëri do të jetë e siguruar, pavarësisht se cili do të jetë në pozitë apo opozitë. Por deri atëherë do të duhet kohë, gjë që së cilës me dashje apo pa dashje ne do të vazhdojmë të përdorim dhe metoda marksiste të ngelura në subkoshiencën nëpër petkun e demokracisë. Njerëz të ndryshëm do të kërkojnë të jenë pronarë të demokracisë, duke harruar se ajo (demokracia), është vepër e të gjithëve dhe është e vetmja gjë që s’mund të privatizohet (apo shtetëzohet)!! Demokracia është pjesëmarrje, pjesëmarrje e gjerë e të gjithëve. Të kërkosh të përjashtosh tjetrin nga kjo pjesëmarrje është krim. Të kërkosh të vetëpërjashtohesh është miopi dhe fatkeqësi. Fatkeqësisht të dy këto fenomene po ndodhin tek ne në këto vite postkomuniste. Kjo do të thotë se jemi larg psikologjisë së vërtetë demokratike. Është mjaft interesant fakti që këto element demokratikë tako­hen shumë pak te njerëzit e thjeshtë të fshatrave dhe ngjyrë qofshin. Këto takohen e induktohen nga ata të cilët duhej të reflektonin gjakftohtësinë e mençurinë e politikanit, por që fatkeqësisht dominohen nga emocione personale. Pozita e sotme, pasi provoi bojkotin në vitin 1996 si metodë revolucionare, sot që është në push­tet kërkon të përjashtojë opozitën nga pjesëmarrja aktive në jetën e vendit. Ishte pa dyshim ai bojkot i vitit 1996 në ngashak që qëndron në prapaskenë e këtij qëndrimi të vitit 1997. Pozitës i nevojitet opozita, por ajo e do atë sipas mënyrës së saj të perceptimit. Në fund të fundit e do për interesat e saj të ngushta pa e kuptuar se mbi to janë interesat e të gjithëve, të vendit, të kombit, të së ardhmes. Pra e do brenda disa kuadrateve duke e shtyrë kështu edhe herë në rrugën e bojkotit. Kështu ndodhi që me fillimet e këtij parlamenti, kur u diskutua në shtator 1997. “Çështja e Kushtetutës” ndodhi kështu me Gjykatën Kushtetuese, Komisionin “Ngjela” etj. Pozitës i intereson apo jo bojkot i opozitës?? Opozita e sotme, e cila hodhi bazat e demokracisë në Shqipëri pas vitit 1992, në mijëv rast nuk arriti dot të dilte dhe ajo, jashtë disa skemave e kufizimeve psikologjike e emotive. Ajo nuk arriti dot të favorizonte një moderacion të shpejtë e të thellë të opozitës së atëhershme, pikërisht se nuk kuptoi qartë që demokracia është vepër e të gjithëve. Veprime si çështja e Nanos, disa veprime ndaj masmedias, kufizimi i disa aspiratave, ngjarjet e 28 Majit etj) çuan në ngurosjen e opozitës, mos evoluimin e saj. Të kërkosh të përjashtosh tjetrin është miopi dhe fatkeqësi. [??] [Vijon në faqen 2]

Në burg drejtori Hajdaragës

Zyrtari i lartë në trafik armësh. Kapet në Gramsh Në mjetin e Ministrisë së Mbrojtjes 70 kallashë Agron Budlla, Drejtor i Kuadrit të Flotës. Në pranga shoferi i Komandantit Zyrtari i lartë në trafik armësh. Kapet në Gramsh Në mjetin e Ministrisë së Mbrojtjes 70 kallashë GRAMSH - Ndalohet për kontrabandë armësh shefi i kuadrit i flotës detare. Zyrtari i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes është ndaluar nga policia e Gramshit, teksa kishte mbledhur rreth 70 kallashë të destinuar për në Maqedoni. Duke përdorur pozicionin dhe uniformën e tyre, shefi i personelit, shoferi i komandantit të flotës si dhe dy civilë të tjerë nga Vlora, kanë mbërritur dje në një nga lagjet e Gramshit, duke organizuar një aksion “çarmatim”. Me anë të këtij mashtrimi, ata kanë arritur të mbushin me një sasi të madhe automatikësh Chevroltin e ushtrisë. Por një dyshim i banorëve ka sjellë në lagje uniformat blu. Pasi kanë rrethuar vendin forcat e poli- policisë kanë arrestuar pa ndonjë vështirësi mashtruesit. Pas verifikimeve të para ka rezultuar se dokumentat e Ministrisë së Mbrojtjes që paraqiteshin nga dy funksionarët e ndaluar, ishin të vërteta. Vetë të arrestuarit kanë pranuar se armët do të shiteshin përtej kufirit. Në faqen 4

SHBA: Sulm serbëve edhe pa lejen e OKB-së

KOSOVE / Luftíme të ashpra pranë Prishtinës

"JU OFROJ TEATRIN E RI"

Polemikat aktorë-Ministri MAKS VELO Në situatën që është krijuar mbi teatrin dhe në diskutimet e problematikës faktorë të ndryshëm: emotive, profesionale dhe afektore reale e teknike. Në faktorët emotivë rendis faktin se që kur është krijuar ky teatër, Teatri Popullor apo Kombëtar, aktorët kanë luajtur në një skenë, dhe në spektaklet e tjera qeveritare, i kemi parë shfaqjet vetëm nga ajo sallë. Kjo është edhe këtë vit “me të keq” në po atë godinë. Të ndrojtur për pronësinë e Teatrit të Pallatit të Fëmijëve dhe të kalojë në varësi të Ministrisë së Kulturës. Për këtë teatër (sallën e kam projektuar në 1971), u lejua që fondet për ta rregulluar nga jashtë (të hapet dera kryesore nga trotuari), të rimerret holli që është kthyer në bilardo, të bëhen rregullime në sallat e në skenë, dhe trupa të fillojë shfaqet në sezonin 1999-2000. Të largohen bingo Star dhe e gjithë godina nr.2 të shfrytëzohet për prodhue administratën. Prishja e godinës së tanishme është e detyrueshme, por unë jam të prishet e të rindërtohet nga e para me të njejtën arkitekturë dhe me arredamentin fillestar. Kam filluar të punoj për një temë që më ka ngacmuar gjithmonë: Ndërtimet italiane në Shqipëri. Kjo për faktin se këto vepra, sidomos e veçantë në Tiranë ishin, janë e do të mbeten boshti i tërë zhvillimit urban të Kryeqytetit. Aski i kaluar nga Bulevardi i madh, kompleksi i Maternitetit, Banka, Dajti, Kryeministria, dhe së fundi kompleksi i madh që mbull këtë ansamblit në valle, Instituti i Arteve, Biblioteka e Universitetit, Muzeu Arkeologjik, kompleksi i stadiumit Q. Stafa, se fundi godina e shkruar “Magjistratura” dhe Pallati Presidencial, janë veprat sociale e kulturore që i japin frymë Tiranës. Me duket se sado godina të tjera të ndërtohen, në epokë e stile të ndryshme, nuk bëjnë veç nxitjen dhe aftësitë organizative, stilistikë, estetike e etike të këtyre tv­ve, objekteve e komplekseve që parë, i dhanë një fizionomi të re Tiranës. Disa nga këto ruhen mjaft mirë, disa duan një përqendrim urgjent për t’i rivënë në dukje vlerat e tyre fillestare. Ndërsa veprat që për­menda krijojnë punime relacionet speciale, por jo rënjësore; i vetëm kompleks e duhet ribërë nga e para është grupimi i 2 godinave të Teatrit Popullor. Pra unë propozoj që këto dy godina të prishen (në kohë të ndry­shme) dhe të ribëhen me të njëj­tin projekt (me përmirësime teknologjike) sepse koha i verifikoi dhe i testoi duke iu dhënë dëshminë e treguesve të lartë funksionale dhe estetikë. Me sa jam në dijeni, qarqe të caktu­ara akademike në Itali, janë të interesuar për t’i ruajtur dhe restauruar këtë objekte që për­menda, dhe besoj se nën këtë kendvështrim mund të gjenden më lehtë fondet e du­hura për teatrin. Mbasi të ribëhet godina e teatrit, trupa kalon prapë aty ku ishte sot, kurse Teatri i Fëmijëve e përmirësuar do të shërbejë për spektakle më të plota. Besoj se kjo do të ishte zgjidhja më e mirë. Ijuar mbi teatrin dhe më diskutimet e para edhe ndërk­kombëtare të rëndësishme: motive, profesionale dhe faktore reale e teknike. Ndër faktorët emotive Popullor apo Kombëtar, aktorët kanë luajtur në atë skenë, dhe në spektaklet një traditë gjysmë shekullore. Faktorë profesionalë rendis ata që aktorët janë mësuar me atë skenë, me ato dimensione, me atë akustikë, kanë krijuar një raport intim me spektaklin në atë sallë, me ato dimensione e numër vendesh dhe kjo me sa duket afron iu duket më optimal për realizimin e ndjenjave. Po kështu edhe në spektaklet e fëmijëve, nuk duam po të tjerët, duam po atë hyrje, po atë holl të parë, e të dytë, e atë sallë po atë proporcionuar. Ndër faktorët realë teknikë, rendis se kur është ndërtuar ka patur një garanci vetëm për 13 vjet. Shty e shty godina mezi po qëndron në këmbë. Zgjidhjet që janë ofruar: skena e Operas apo e Institutit të Arteve më duken të papërshtatshme për arsye se: skena e Operas është shumë e madhe, salla po ashtu, kurse, të ndërtuara për opera e ballet, por jo për teatër. Nga ana akustike është më parametrat më të këngjë që mund ta imagjinohet (simbas ekspertizës së bërë nga kinezër më 1970). Skena e Institutit të Arteve është shumë e përshtatshme, por bashkë-egzistenca e të dy institucioneve është e pamundur. Unë parashtroj një variant tjetër që bazohet në disa faktorë që i marr parasysh si të domosdoshëm: Teatri duhet të qëndrojë aty ose farë afër për vetë traditën e krijimit të TERRITORIT. Aty është krijuar dhe jeton TIRANA E JUGORE? ANDORJA E VOGEL e TEATRIT, e kjo nuk duhet ndërruar. Objekti ndërtohet duke respektuar integritetin e të gjitha trupave kulturore e sociale, dhe integriteti i teatrit duhet respektuar detyrimisht, se është në dobi të vetë qytetit. Është njëjohësi si të kërkosh që një trup të gjallë të zhvendosësh organet. E teatri është nga një organ jetik të Tiranës. Me gjykimin tim, të verifikuar gjatë këtyre 50 vjetëve të frekuentimit tim të kësaj salle e skene mendoj se është më optimal për një qytet si Tirana. Duhet respektuar statusi i ansamblit arkitektonik të ndërtuar nga arkitektët italianë. Duhet respektuar dëshira në unison e të gjithë trupës artistike. Unë mendoj të veprohet në këtë procedurë: Teatri të vazhdojë...

“Cernobili” i dentistëve

GAZETA e Tiranës TIRANE - “Tani do na njohë rrezatimi atomik. Aparatet e vjetra e të rrezikshme, do t’i flakim në rrugë”. Në Ministrinë e Shëndetësisë janë të sigurt tani se tolerimi i futjes pa kriter të aparaturave të tilla radiologjike e ka mbushur kupën dhe po hyn në ngastrat e rrezikut për njerëzit. Në faqen 5

Buna përpin tre fëmijë

GAZETA Shkodrës SHKODER - Tre fëmijë të një familjeje janë mbytur në Bunë. Trupat e dy vajzave dhe djalit të vogël të familjes janë gjetur rrjedha më e endët nuk janë gjetur. Polumbarët e ardhur urgjentisht nga Durrësi vazhdojnë kërkimet, por deri mbrëmjen e djeshme asnjë nga trupat nuk është gjetur. Në faqen 6

Cea: Misteret e kontrabandës

GAZETA Durrësit DURRES - Shefa e Eurod­oganës zbardh misteret e trafikut të paligjshëm në Jug. Forcat e antikontrabandës të inkuadruara pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave kanë zbarkuar dje në portin e Durrësit në një takim pune dhe kanë zbardhur të fshehtat e rasteve të fundit të kapjes së sasive të mëdha të mallrave kontrabandë. Në faqen 8

Kapet një tonë hashash

GAZETA Vlorës VLORE - Grekët kapin një ton me drogë të ardhur nga Vlora. Një ton marijuhanë e fshehur në një kamion shqiptare që vinte nga Vlora është zbuluar dje nga doganierët grekë në doganën e tyre të Kakavijës. Egjithënj agresuar është se ambalazhuar me kujdes në një paketë më të vogla, nga një kilogram secila. Në faqen 7

Dëshmon ankandi i piramidave

Dhunohet sekreti bankar mbi procedurat e pjesëmarrësve Në faqen 9