Predhat serbe në Tropojë, rrezikojnë masakër fëmijësh
Gjashtë incidente të tjera në kufi
Serbët bombardojnë kufirin. Gjatë këtyre dy ditëve rojet kufitare kanë sinjalizuar gjashtë predha të artilerisë jugosllave, të cilat kanë shpërthyer në zonën e ndryshme të vijës ndarëse. Në këto provokime janë gjendur posta e Qafë Prushit, zona kufitare e Hasit e ajo e Tropojës. Incidenti më i rrezikshëm ka qenë ai i Padeshit, ku dy predhat e shpërthyera 70 metra brenda kufirit, kanë rrezikuar jetën e katër fëmijëve që në këto momente po mblidhnin bimë medicinale me zonën pranë vijës neutrale.
Në faqen 2
(Foto: ANSA)
Ushtarë serbë në pozicione luftimi
Ndjekje penale të rinjve që s'shkojnë në Ushtri
Denoncim për kundërshtuesit e detyrimit
SHKODER - Procedimi penal do të jetë masa për të gjithë ata që refuzojnë të rekrutohen.
Ky ka qenë përfundimi i mbledhjes së bërë në drejtimin e prefektit të Shkodrës, Ali Laçej, tema e së cilës do të ishte "Mobilizimi i rekrutëve të rinj". Sipas prefektit Laçej, strukturat e shtetit nuk po punojnë siç duhet për mobilizimin e rekrutëve të rinj. Kjo bëhet më problematike në situatën që po jetojmë. Këshilli i Ministrave ka kërkuar në mënyrë urgjente të realizohet njëri qendër për qind plan i mobilizimit të rekrutëve, madje dhe të tejkalohet.
Në faqen 6
Gjinushi: Klanë në PS duan kokën e Apostolit
"Për ta hequr ministrin as që bëhet fjalë. Është më i miri nga të gjithë. Shihni ndryshimet" Gjinushi: Klanë në PS duan kokën e Apostolit Kryeparlamentari godet "ZP": Përgjegjësitë janë kolektive TIRANE - Gjinushi sulmon socialistët. "Klanë të caktuara në PS duan të heqin ministrin Apostoli", tha dje lideri i PSD pas sulmeve që në gazetën e socialistëve ... Dra(f)ti s'mund të kalojë në Parlament pa u arritur konsensusi dhe jo individuale”, tha kryetari i Parlamentit. Në faqen 3
Lokale të pista, Bashkia u vë kyçin
GAZETA e Tiranës
Lokale të pista, Bashkia u vë kyçin
TIRANË - Shenja optimiste në horizont për zgjidhjen e situatës së pastërtisë së kryeqytetit. Mendjet e bashkiakëve të lodhura për vite me radhë me fund kanë gjetur një rrugëdalje që të paktën - mendohet - se do ta kufizojë paksa fluksin e plehrave që mendon po e mbyt Tiranën. Inspektorët e bashkisë, mbyllën menjëherë tërë lokalet të ndryshme në Tiranë, sapo i ranë në të se u mungonin edhe kushtet më minimale të higjienës së brendshme dhe të asaj përreth ambientit të jashtëm.
Në faqen 5
GAZETA
Kushtetuta prek dështimin
Shtohen sherrret mes PS e Komisionit
Drafti s'mund të kalojë në Parlament pa u arritur konsensusi
TIRANË - Mosmarrëveshjet mes socialistëve dhe pjesës tjetër të Komisionit për çështjen e Këshillit të Kuvendit rrezikojnë gjithë procesin e kushtetutës. Gjithë puna e komisionit mund të shkojë dëm sepse projekti nuk mund t'i kalojë Parlamentit. Asnjë prej dy propozimeve të këtij apo jo këshill të Parlamentit nuk arrin numrin e nevojshëm të votave.
Mbledhja e djeshme ka qenë një sherr i vërtetë. Socialistët nuk kanë lëshuar pe. Ndërkohë që pjesa tjetër e Komisionit është mbërthyer për ekzistencën e Këshillit. Nuk ka sjellë ndonjë rezultat as mbledhja me dyer të mbyllura dhe as konsultat që kërkuan të bëjnë socialistët mes tyre. “Le t'ia lemë kohës ta zgjidhë këtë mosmarrëveshje”, shikon Godo të vetmen rrugëzgjidhje.
Në faqen 4
Sa kushton qejfi i të rinjve
Shpenzimet nga disko te librat
TIRANË - Të rinjtë e sjellin shpenzimin në mënyrë se sa shpenzojnë në rininë e tyre për internet ose gjyshërit.
Studentët tregojnë se sa do pak lekë të kenë nuk heqin dorë nga kafja në lokal. Ndërkohë librat mbeten më të paktueshëm. Të rinjtë, në shpenzimet e tyre, shpesh nuk i përfshijnë atë që duan quhej “miku më i mirë”.
Në faqen 9
Të lirë katër mijë e Gaxhait
VLORE - Gjykata liron të akuzuarit që pjesëtarë të bandës së Gaxhait.
Janë shpallur dy pa faj nga toga e zezë të gjykatës së Vlorës, tre të arrestuar nga fshati Çerkovinë disa ditë më parë si anëtarë të një rrjeti prej bandave në fshatrat e qytetit. Mbi ta rëndonte gjithashtu edhe akuza e vrasjes në personi, por për të gjitha akuzat e ngritura nga policia dhe prokuroria, nuk janë gjetur prova sipas gjykatësve. Ndërkohë, për këtë lirim, kanë reaguar edhe forcat e policisë.
Në faqen 7
Misteri 7 milionë dollarëve në Gjykatë
DURRËS - Misteri i 7 milionë dollarëve cigare kontrabandë të kapura me anijen “Lucky Mar”.
DURRËS - Misteri i 7 milionë dollarëve cigare kontrabandë të kapura me anijen “Lucky Mar” para një muaji drejt zbardhjes së tij. Filmimet e anijes dhe ekuipazhit të saj nga Divizioni XXI si dhe dëshmitë e tyre dhe të disa personave të tjerë tepër sekret nuk kanë qenë pjesëtarë të anijes që është kapur në ujërat shqiptare, rreth një muaj më parë. “Së fundi kanë ardhur elementë të reja që po kompletojnë drejt përfundimit hetimin e kësaj çështjeje. Prokuroria e Përgjithshme ka sjellë dokumente që hedhin dritë mbi këtë anije kontrabandiste.
Në faqen 8
"Vetëm Kosova mund të na kthejë në Parlament"
Mblidhet Grupi Parlamentar i PD-së
TIRANË - PD bën një hap para drejt Parlamentit.
Grupi parlamentar i demokratëve është mbledhur dje për të shqyrtuar opsionin e të përfshirjes së opozitës në procesin kushtetues. Por jo vetëm për këtë, pasi Berisha po u jep të kuptojnë për veçuesve të huaj në Tiranë se nuk ka ndërmend ta mbyllë përfundimisht historinë e Parlamentit. “Ne jemi deputetë, kemi grupin tonë parlamentar dhe zhvillojmë aktivitetin tonë në kushtet që na ka imponuar maxhoranca”, tha dje Pjetër Arbnori.
Në faqen 4
Pas Morinës goditet edhe posta kufitare e Qafë Prushit. SHBA takon krerët e UÇK-në në Drenicë