Pëllumbi
INTERVISTE / "Ai është faktor për të gjitha"
Pëllumbi: Të largohet Nano nga kreu partisë
TIRANE - Profesori i socialistëve bën përgjegjës Kryeministrin Nano për kontrabandën dhe korrupsionin. Në dy letra radhazi që ai u ka dërguar strukturave të partisë ka kërkuar votëbesim për kryetarin e PS. "Nësë nuk do të mblidhet Kongresi ka rrezik që partia të likuidohet", tha dje profesori socialist për Gazetën Shqiptare. Sipas njerëzve prej ish-drejtuesve të lartë të socialistëve, kalimi i PS nga opozita në pushtet, si dhe fenomenet regresive si kontrabanda dhe korrupsioni, kërkojnë menjëherë rivotëbesimin e kryetarit të PS, Fatos Nano.
Në faqen 2
Plumb "Tomsoni" në zarf kërcënon Natalia Cea
Bashkë me të artikulli për kontrabandën
TIRANE - Kërcënohet Natalia Cea. Një letër pa adresë që fshehtë një plumb dhe një artikull ku shkruhej për një aksion antikontrabandë, ka mbërritur të hënën në dhomën e përfaqësueses së Eurodoganës në Tiranë.
Ky incident është denoncuar menjëherë në Prokurori dhe letra ka shërbyer si prova e parë nga e cila do të nisin hetimet. Ky nuk ka qenë kërcënimi i parë në adresë të përfaqësueses të misionit të divizionit XXI në Shqipëri. Edhe më parë ajo ka marrë telefonata anonime, pas operacioneve antikontrabandë ku kanë marrë pjesë dhe rojet bregdetare italiane të drejtuara prej saj.
Në faqen 12
PS-Qeveri, nis larja hesap eve
Partia vë në provë ministrat: Afat deri në tetor
Ultimatum për Rendin, Financën, Drejtësinë...
Socialistët: Nëpër institucione na pengojnë njerëzit e PD, duhet t'i heqim
TIRANE - PS i lëshon ultimatum Qeverisë: Në tetor do të lajë hesapet. Ky ka qenë një nga konkluzionet më të rëndësishme të mbledhjes së socialistëve, që rezonon dhe këto ditë në korridoret e partisë në pushtet. Socialistët kanë vënë disa objektiva mjaft të rëndësishme mbi ministrat e Nanos, për të cilat presin përgjigje brenda dy muajsh, pikërisht në kohën kur do të mblidhet serish KPD dhe do të realizojë një analizë të përgjithshme për të parë se çfarë është bërë me reformën në Financë, Rend, Gjykata, Prokurori në nivele lokale, ku, sipas tyre, pikat kyçe i mbajnë ende njerëzit e PD e që pengojnë zhvillimin normal të punës së Qeverisë. Madje, sipas deklaratave të zyrtarëve të PS, ata e pengojnë atë.
KUSHTETUTA SFIDA FATALE
ANDI BEJTJA Komiteti i Shpëtimit të Vlorës që u krijua gjatë revoltave të marsit të kaluar, u ringjall dje përsëri, duke paralajmëruar zyrtarët e lartë të shtetit se ngëfoste nuk zgjidhet problemi i parave të humbura në skemat piramidale dhe nuk dalin përpara drejtësisë përgjegjësit e trazirave, do t'i bëjnë thirrje popullsisë që të mos votojë për Projektkushtetutën që 1 dhomësh dhe aty 2 dhomësh, sepse Këshilli në fund të fundit ka funksionet embrionale të një Senati. Tani, pavarësisht nga "Jo-ja kategorike e Partisë Demokratike, fati i Kushtetutës duket se është vetëm në duart e popullit. Duke mos patur shumë hapësirë për hapa të bujshme, si pasojë e luftës pritet të hidhet në refer-endum përpara fundit. Pavarësisht nga fakti se Komitetet e Shpëtimit nuk gëzojnë në popull atë autoritet që gezonin në mars të vitit të kaluar, Kushtetuta është shqe-tësimi dhe testi më i madh i koalicionit të majtë, që i hap ose i mbyll përfundi-misht rrugën qeverisjes drejt vitit 2000. Në një situatë të tillë u gjend pak a shumë dhe ish Presidenti Berisha, kur vetëm disa muaj pas ardhjes në pushtet me një maxhorancë absolute, humbi zgjedhjet lokale dhe një vit e gjysmë më vonë dështoi në përpjek-jet e tij për ta kaluar Pro-jektkushtetutën në popu-ll, dështim, që u kon-siderua si hapi i parë i rrënimit të pushtetit të tij. Ndaj, duket se social-istët do të tregohen të kujdesshëm dhe mikluës 3 muajt e ardhshëm, si ndaj anëtarëve të koali-cionit qeveritar, ashtu edhe ndaj elektoratit. Një edhe burim pranë kryeminis-trit tha për “Gazeta Sh-qiptare” se nuk do të ketë ndryshime në kabinet, si-ç doemos nga pjesëtarët e tjerë të koalicionit, derisa të miratohet Kushtetuta. Çdo lojë politike muajt e ardhshëm do të luhet duket pararasysh Kushtetutën. Dje, u kapërcye dhe pengesa kryesore sub-stanciale në Komisionin Parlamentar për Hartimin e Kushtetutës, Socialistët u tërhoqën duke u pajtuar me pozicionin e kolegëve të tjerë të Komisionit, teksa parash-uan idenë e krijimit dhe funksionimit të një Këshilli të Parlamentit Sh-qiptar. Kjo është një zgjidhje kompromisi mid-is partizanëve të sistemi
Tani, pavarësisht nga “Jo”-ja kategorike e Partisë Demokratike, fakti Duke mos patur shumë hapësirë për hapa të bujshëm, si pasojë e luftës në Kosovë dhe kryesisht mungesës së investimeve serioze në vend, koalicioni qeveritar po përpiqet të përmirësojë imazhin përsa i përket korrupsionit dhe kontrabandës dhe po i kushton rëndësi “visible actions” që kanë ndikim të shpejtë tek elektorati. Qeveria miratoi fondë të reja për shtrimin e rrugëve lokale si për Tiranën ashtu edhe për disa qytete të tjera kryesore të vendit dhe po bën çmos që ujësjellësi i Bo-villës të mbarohet, sipas premtimit, brenda vjeshtës. Gjithashtu autoritetet i kanë vënë si pikësynim vetes anëtarësimin brenda muajve të ardhshëm në Or-ganizatën Botërore të Tregtisë, anëtarësim që do t’i hapte rrugën mar-rëveshjeve të reja me Bash-kimin Europian. Me shumë rëndësi për qeverinë, është shitja e aseteve të firmave piramidale dhe fillimi i procesit të kthimit të një pjesë të parave njerëzve, proces ky që është parash-ikuar të ndodhë brenda dh-jetorit.
Përveç këtyre për-pjekjeve janë shtuar zërat që thonë se pozita do të përpiqet të zhvillojë fush-atën për Kushtetutën në një fushatë të karakterit teknik dhe jo politik. Ka të ngjarë që pas miratimit në parla-ment Kushtetuta të mos kalojë në bllok në referen-dum, por të kalojë pjesë të veçanta të diskutueshme, që nuk cenojnë mosmarimin e plotë të saj. Pavarësisht nga ky synim i pozitës, opozita e drejtuar nga ish Presidenti Sali Berisha ka kohë që i ka dhënë një karakter thellë-sisht politik Kushtetutës dhe mosmiratimi i saj është e vetmja shpresë për ngritjen morale të PD-së dhe justifikimin e vepri-meve bojkotuse. Dita e votimit të Kushtetutës është të automatikisht ditë zgjedhjesh.
Bosi i Cenajt kërkohet nga drejtësia greke
Tirana s'vendos ekstradimin
Akuzohet edhe nga helenët për mashtrim
Tirana s'vendos ekstradimin
Bosi i Cenajt kërkohet nga drejtësia greke
Akuzohet edhe nga helenët për mashtrim
Cenaj i kërkuar dhe nga grekët. Në Prokurorinë e përgjithshme qendron e depozituar një kërkesë e grekëve për ekstradimin e presidentit të CENAJ & Co. Hetuesit fqinjë kanë kërkuar zbulimin e mëte-
Nga protestat e fajdeve në Vlorë
Buxhetorët në revoltë: Duam paratë e fëmijëve
“Na hoqën kompensimin, por shtimi i rrogës nuk mjafton”
TIRANË - “Rroga nuk na është rritur, por në të vërtetë është ulur”. Kjo është protesta e më se dhjetë mijë e shtatë-qind buxhetorëve, të cilët kanë humbur nga heqja e kompensi-mit për fëmijët. Këta janë buxhetorët që kanë shumë fëmijë. Si pasojë, rritja e rrogës prej 20 për qind, është ndier për keq në familjet e këtyre buxhetorëve, të cilët përbëjnë dhjetë për qind të numrit të përgjithshëm të atyre që pagu-hen nga shteti. “Më mirë të mos ishte rritur fare rro-ga”, thotë një 50-vjeçare, që punon në administratën sh-tetërore.
Masakër në Kosovë: Vriten 430 fëmijë
Lajmi i fundit
Masakër në Kosovë: Vriten 430 fëmijë
TIRANE - Të paktën 430 fëmijë janë masakru-ar në Kosovë nga Ushtria serbe. Zbulimi i tmerrshëm është bërë nga një “gazetë” gjermane “Tagezeitung”, që sot botoi një raportazh eksk-luziv nga Rahoveci. Gazetari ka parë me sytë e tij varre të përbashkëta që gjenden 700 metra larg qytetit të Tragjedisë. Janë të varrosur 567 kosovarë mes të cilëve 430 janë fëmijë. Masakra është kryer gjatë betejave të mes forcave ser-be dhe UÇK-së dy javë më parë. Si varre të përbash-këta serbët kanë përdorur gropa të mëdha ku hid-heshin mbeturinat e qytetit. Die OKB ka lëshuar alarmin duke krahasuar masakrat e Kosovës me spastrimet etnike që ndodhën në Bosnje.
Refugjatë kosovarë (Foto: ANSA)
Juridiku i mbyll dyert studentëve “të natës”
TIRANE - Asnjë student nuk do të ketë mundësi të ndjekë fakultetin juridik me korrespondencë vitin e ri akademik.
Po Ministria e Arsimit këtë radhë duket të mos jetë kënaqur vetëm me studentët e natës. Përveç mbylljes së saj në tre universitete e vendit do të mbyllet dhe dega e fakultetit juridik në Elbasan, ndërsa në fakultetet e tjera do të ketë një minimizim në kuotat e pranimit. Sipas zyrtarëve të Arsimit të lartë e gjithë ka ardhur nga një mbipopullim i degës së juridikut të ardhshëm.
Në faqen 8
GAZETA e Tiranës — Dado: “Babai im është gjallë”
TIRANE - “Pres që babai këto ditë të kthehet në shtëpi”. Një ditë pas grabitjes së hedhur në shtëpinë e tregtarit Koço Dado i biri i tij deklaron se e vetmja dëshirë e tij është që ai të kthehet në shtëpi dhe në fytyrën edhe pse shumë të trishtuar shfaqte shpresa.
GAZETA e Tiranës
Dado: “Babai im është gjallë”
TIRANE - “Pres që babai këto ditë të kthehet në shtë-pi”. Një ditë pas grabitjes së hedhur në shtëpinë e treg-tarit Koço Dado i biri i tij deklaron se e vetmja dëshirë e tij është që ai të kthehet në shtëpi dhe në fytyrën edhe pse shumë të trishtuar shfaqte shpresa.
Në faqen 5
GAZETA e Durrësit
Çarmatimi nis nga Shijaku
DURRES-Superoperacion surprizë policisë për mbledhjen e armëve. Rrugët e Shijakut janë pushtuar të hënën në mbrëmje nga dhjetëra forca të policisë së Durrësit, të cilët kanë filluar të kontrollojnë trup më trup shijakasit për të gjetur ndonjë armë në ta, ose në makinat e tyre.
Në faqen 7
GAZETA e Shkodrës
Gjashtë korsi për Hanin e Hotit
SHKODER - Dogana e Hanit të Hotit shpejt drejt rindërtimit të saj. Në kuadrin e Programit PHARE Multi-Country për doganat shqiptare, nga Komisioni Evropian është miratuar tashmë një shumë prej një mil-lionë ECU për ndërtimin dhe rehabilitimin e komplek-sit doganor të Hanit të Hotit.
Në faqen 6