06/08/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

6 gusht 1998

Nano Berisha Demokratët gati për takim

Bode: Po propozimit Majko Nano Berisha Në faqen 2

TANI ËSHTË TE Për VONË

Skifter Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike pohoi dje se Berisha mund të pranojë një takim me Nanon, nëse ky i fundit bën një ft-esë zyrtare e të sinqertë dhe nëse cakton një rend dite të pranueshëm. Ka kohë që politikanë të ndryshëm, madje dhe vetë Presidenti Meidani, sekretarë të dorës së parë e të dytë, kryetarë parísh me elektorat dhe pa elektorat, shpresojnë se, një shtrëngim i thjeshtë duarsh ndërmjet Nanos dhe Berishës mund të rregullojë raportet politike dhe të shpëtojë Shqipërinë. Pas daljes së tij nga burgu, Nano tha se ishte i gatshëm për bisedime primitive të dy liderave që ata kanë votuar. Berisha me Nanon kanë humbur shumë shanse reale për t’i shtrënguar duart njëri-tjetrit. Momenti i parë ishte kur Berisha erdhi në pushtet në vitin 1992. Por ai, nën emrin e luftës kundër komunizmit, zhvilloi një fushatë të egër primitive ndaj kundërshtarëve politikë, duke na kujtuar shpërthjen e Haveltit, se “nuk ka komunizëm të keq se ish-komunisti që kërkon të bëhet antikomunist”. Në vit më vonë Berisha, në vend të shtrëngonte dorën me Nanon dhe të zhvillonte tezën e gjithëpërfshirjes, bëri të kundërtën, duke e çuar atë në burg... Berishën, por jo si ish-President, por si qytetar i thjeshtë, ndërkohë Berisha nuk ka pranuar kurrë të takohet me Nanon, të cilin gjithmonë e ka konsideruar një kontrabandist apo hajdut ordiner. Po çfarë impakti mund të ketë në politikën shqiptare një takim i tillë, në kohën kur Partia Demokratike me në krye liderin e saj Berisha ka bojkotuar Parlamentin, ka bojkotuar Komisionin për Hartimin e Kushtetutës dhe organizon përditë mitingje, ku bën thirrje për përmbysjen e pushtetit dhe të Nanos, duke hedhur në kosh dhe çdo këshillë konstruktive nga jashtë? A do të kthehej Berisha në Parlament pas këtij takimi, a do të bashkëpunonte ai sinqerisht për hartimin e Kushtetutës dhe a do të ishte në institucionet ligjore të shtetit? Në këtë situatë, në të cilën ndodhet Shqipëria, një takim i tillë nuk do të ishte veçse një demagogji, që jo vetëm nuk do të qetësonte shpirtërat e politizuara të shqiptarëve, por madje mund të sillte keqkuptime dhe në elektoratet përkatëse, që, për fat të keq, dhe në nivelet më të ulëta, reflektojnë armiqës-[?] shprehjen e Haveltit, se “nuk ka komuniste më vit vonë Berisha ishte, në burg, sipas një procesi gjyqësor që nga të gjitha organizatat botërore u etik­tue si politikisht i montuar. Ky veprim jo vetëm që do ta bënte të vështirë shtrëngimin e duarve në të ardhmen, por e ndau edhe njëherë shoqërinë shqiptare në dy blloqe primitive; në dhe ata. Ndoshta, momenti i dytë i përshtatshëm për të shtrënguar dorën, ishte pas masakrës së 9 marsit të vitit të kaluar. Po edhe këtë herë palët ishin larg njëri-tjetrit, duke akuzuar njëri-tjetrin për shkatërrimin e Shqipërisë dhe duke mos shfaqur asnjë shenjë pendese dhe faj për atë që katrahurë që ndodhi. Mosndërmjetimi i ngjarjeve të vitit të kaluar dhe miegulla totale që akoma rreh ton marsin ’97 i ka lënë shqiptarët sërish në dy blloqe të përbashkëta. Elektorati i Partisë Demokratike beson seriozisht se shkaktari i shkatërrimit të Shqipërisë është Nano, ndërsa elektorati socialist beson se shkaktari i shkatërrimit është Berisha. Në qoftë se një orë analizim i pavarur nuk bën transparencën reale, takimi Nano-Berisha, do të shikohet me shumë si një takim pazarësh të pista, sesa një takim emancipues dhe pozitiv.

“Pashë fëmijët e masakruar në varret e përbashkëta”

KOSOVË/ Dëshmia e gazetarit austriak që tronditi botën Banorë të Rahovecit kanë shoqëruar gazetarin e të përditshmes vjeneze “Die Presse” drejt periferisë së qytetit. Prej aty ai dëshmon se ka parë varret e përbashkëta ku janë futur 567 shqiptarë mes të cilëve 430 fëmijë. Varret ndodhen rreth 700 metra larg qytetit dhe më parë shërbenin si vende për grumbullimin e plehrave. Në faqen 4

Agolli i del kundër Pëllumbit për të mbrojtur Fatos Nanon

TIRANË - Agolli del kundër Pëllumbit për Kongresin e Jashtëzakonshëm që do të votësojë Nanon. “Nuk e shoh të arsyeshëm të mbli-dhet, ndoshta duhet bërë rëndon konferencë apo aktiv”, ka thënë figura më popullore në PS. Por, nga ana tjetër Pëllumbi e ka nënshkruar në kërkredhe të gjithë sekretariatit socialist. Profesori dje ka këmbëngulur në tezën e votimit të Nanos, por duke pranuar edhe mbledhjen. Agolli Në faqen 3

Apostoli: Politika është primitive..

INTERVISTE “Politika shqiptare ka akoma karakter primitive”. I kthyer nga vizita në SHBA ministri i Punëve Publike dhe Transportit jep kështu përgjigjen e parë zyrtare ndaj sulmeve që iu bënë gjatë mungesës. Apostoli, në te, u akuzua si dëshmit i Qeverisë dhe madje u tha se në Amerikë ai kishte vajtur pa leje. Apostoli Në faqen 2

Teta: Çdo javë do ndërroj krerët e policisë

Ceka reagon: Nuk mjafton, duhet të ikin edhe doganierët Pas akuzave të kryeministrit për implikim të rendit në kontrabandë Krerët e rinj të policisë do të qëndrojnë në provë. Ministri Teta sqaron se nëse nuk do të japin rezultatet e prit-ura, shefat e komisariateve do të shkarkohen, edhe pse mund të kenë pak kohë në detyrë. Kjo mund të jetë një armë kundër korrupsionit dhe bashkëpunimit me krimin e organizuar të drejtuesve të policisë. Operacionet në zonën verilindore do të jenë ndërkohë më të shpeshta për të siguruar jetën e refugjatëve kosovarë dhe ndihmat për ta. Ndërkaq ish-ministri i Brendshëm, Ceka ka mbrojtur njerëzit e Rendit që do të shkarkohen së shpejti të akuzuar për kontrabandë. Sipas tij, pas 33 drejtorëve të policisë qëndrojnë patjetër 33 doganierë. Ceka u është rikthyer edhe një herë sulmeve të tij mbi krerët e Doganave, si përgjegjës kryesorë për kontrabandën. Policia gjatë një aksioni antikontrabandë

Fajdet, ku u zhdukën 300 milionë dollarët e kursimeve shqiptare

PIRAMIDAT/ Përse do të kthehen vetëm 10 përqind e shumës Çfarë bëri vaki? Si ndodhi që 12 piramidat u mblakën rrugës, humbën jo vetëm krenari, shkëlqim e zhurmë, por edhe vlera pronash e likuiditete në nivele 200-300 milionë dollarë? Në faqen 9 Nga protestat e fajdeve në Vlorë

Stavri Shkurti shuhet në Greqi

“Sekretari” kinematografisë TIRANE-Është ndarë nga jeta aktori i mirënjohur i filmit shqiptar Stavri Shkurti. Pak fjalë në televizionin shqiptar kanë komunikuar lajmin, për të mbledhur sot në Korçë miqtë dhe të afërmit e tij i bëjnë nderet e fundit. Ai vdiq në Selanik të Greqisë, pas një kohe qëndrimi në tokën helene. Portreti i tij në një fjëzëk gati të gdhendur e bënte të përshtatshëm për rolet pozitive të realizmit socialist. Shumë mund të kujtojnë rolin e sekretarit të partisë në filmin e suksesshëm “Zonja nga qyteti” e në “Një shoqe nga fshati”. Personazhet e interpretuara prej tij kanë përçjellë dhe atë që Stavri na­nte brenda: njeriun e mirë. Stavri Shkurti u nda në moshën 71 vjeçare. Stavri Shkurti

Policia gjatë një aksioni antikontrabandë

Testi 2 për konkurset e Shkollave të Larta

Në faqen 8