Kontrolli Shtetit dënon edhe vartësit e tij
TIRANË - Gëzim Bleta duhet t’i lajë me roga e gjashtë muajve fajet e tij në doganë. Kështu ka vendosur Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas një kontrolli që ka kryer në degët doganore të Tiranës, Durrësit, Gjirokastrës, Vlorës, Lezhës, Korçës si dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Së bashku me Bletën u gjobitën edhe funksionarë të tjerë. Vendimin e gjobave KLSH e dërgoi në DPD më 12 janar të këtij viti, por që atëherë drejtori i Përgjithshëm i Doganave nuk ka pranuar ta zbatojë. Bleta aktualisht është në gjyq me KLSH. Kryedoganieri ka fituar në shkallën e parë, ndërsa tani vazhdon gjyqi në Gjykatën e Apelit.
Në faqen 9
“Më kanë lidhur duart s’lufoj dot korrupsionin”
INTERVISTE/ Ministri Kondi rrëfen pengesat
TIRANË - Ministri i Drejtësisë ka i kuart e lidhura duart për të kryer reformën e përgjithshme të sistemit gjyqësor. Megjithëse ka akuzuar prej kohësh këtë sistem si të korruptuar, Kondi nuk ka mundur të ndërmarrë ndonjë “ndërhyrje kirurgjikale”, siç i pëlqen ta quajë ai largimin e të paaftëve dhe rrufeshëmarrësve. Ndërkohë Kondi është një nga dy ministrat e pavarur të kabinetit Nano dhe atij i duhet të përballet së fundi me pengesat e socialistëve rreth korrupsionit të gjykatave. Megjithatë kreu i Drejtësisë sqaron se është i qetë për punën e deritanishme të tij dhe ka marrëdhënie normale pune me Kryeministrin dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë.
Në faqen 8
Dy deputetë PS kanë gisht në vrasje
Koçi: Pesë emrat e njohur akuzohen si organizatorë
“Azem Hajdari pas pak orësh do jetë në darën e Drejtësisë”
MASAKRA URES VAJGURORË / Hetuesi Sokol Koçiu zbulon fajtorë mes pushtetarëve
“Dy deputetë të PS janë të implikuar në tragjedinë e Urës Vajgurore” - pohimi i bujshëm ka dalë nga goja e hetuesit të ngjarjes Sokol Koçiu. Nën cilësinë e njeriut që kryeson grupin e zbuluesve, Koçiu ka deklaruar dje se përparimi i hetimeve ka nxjerrë në dritë fakte të reja, mes të cilave edhe përfshirjen në rolin e organizatorëve të dy emrave të njohur të Partisë Socialiste. Janë pesë persona VIP që mendohet të jenë nxitsit kryesorë të nëntë vrasjeve të ndodhura në 17 qershor të vitit të kaluar në qendër të Urës Vajgurore. Por para tyre do të jetë Azem Hajdari njeriu që do të merret në pyetje. I lak uar kohë më parë si një nga protagonistët e ngjarjes së rëndë, ai së shpejti...
Berisha: Do luftoj me UÇK-në
Korrupsioni, kushti ndihmave italiane
Fassino, 210 miliardë lireta
TIRANË - “Shqipëria përbën një prioritet absolut të politikës së jashtme italiane në Lindje”, konfirmoi dje Fassino. Ai paralajmëroi autoritetet shqiptare se vetëm nëse do të luftojnë korrupsionin, do të livohen ndihmat. Nënsekretari italian i shtetit për politikën e jashtme nënshkroi dje me Metën marrëveshjen e bashkëpunimit dypalësh, ku parashikohet livrimi i një ndihme prej 210 miliardë lireta për Shqipërinë.
Në faqen 2
ANKANDI
Alarmi Parlamentit: Serbia po bën agresion të hapur ndaj Shqipërisë
Nga Kuvendi shqiptar del rezoluta e katërt: “Qeveria të përgatitet seriozisht për të mbrojtur Atdheun”. Solana: Nuk do të vendosim për sulm të NATO-s mbi Serbinë
Në faqen 3
ANKANDI POLITIKËS
ILIR BABARAMO
Shuku me dollarë që i lanë në dorë turku Demirel homologut të tij shqiptar Meidani ishte starti i një gare të çuditshme që nisën vendet më të interesuara të rajonit për Shqipërinë. Presidenti turk dha 100 mijë dollarë për kosovarët e ardhur në Shqipëri gjatë muajve të fundit. Vetëm një javë më vonë në Tiranë vjen Pangallos, ministri i Jashtëm i vendit me një rivalitet shpeshherë armiqësor me Turqinë, i cili dha 200 mijë dollarë cash për të ikurit nga lufta e Kosovës. Në ankand dhe është paraqitur dhe Fasino, i cili e ngriti shifrën e Italisë në 300 mijë dollarë.
Përtej humanizmit, gara e tyre ka qenë vetëm një demonstrim absurd force për shkak të interesave mes tre prej vendeve më të rëndësishme në rajon. Që të tre janë shpërthyer të gatshëm të bëjnë maksimumin për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë. Por asnjë prej tyre nuk ka ofruar asgjë më shumë se shumat që dhanë për të shpërngulurit. Sfida që ata i bën njëri-tjetrit i ngjan më tepër rivalitetit të tre atletëve që ndeshin në rrugë një lypës sesa politikanëve që kërkojnë të zgjidhin krizën. Asnjë prej atyre që vizituan Tiranën gjatë kësaj vere të nxehtë nuk ofroi një opsion të qartë për dhënien fund të masakrave serbe. Ata kanë përsëritur të njëjtat deklarata evazive që emocionojnë çdo ditë nëpunësit e Brukselit, Grekët për shkak të efekteve historike me serbët. Turqit ndoshta druhen se Kosova mund të shërbejë si një precedent për kurdët, ndërsa italianët besojnë ende angazhimin e tyre në Grupin e Kontaktit.
Tre lojtarët politikë që përfituan së fundmi në Tiranën përfaqësojnë vendet që njohin më mirë se kushdo rregullat e lojës në Ballkanin tradicional. Dhe përvoja e Bosnjës iu mjafton atyre për të kuptuar se çdo tentativë me synimin e vetëm bisedime me Milosheviçin është humbje kohe. Në gjithë këtë histori vizitash të nëpaspasnjëshme dyre duket se u intereson më shumë bashkëpunimi me Shqipërinë. “Prioriteti absolut i politikës sonë të jashtme”, e cilësoi Fasino dje Shqipërinë. Nuk do të thotë të re. Përsëriti shefin e tij Prodi, i cili pak kohë më parë në televizionin italian deklaroi se zhvillimi i Italisë së jugut kushtëzohet nga bashkëpunimi me Shqipërinë. Me turma të përfshirë janë shprehur dhe Pangallos e Demirel në vizitat e tyre në Tiranë. Tregu shqiptar dhe tendencat e integrimit të tij kanë qenë fusha, ku shpërtheu rivaliteti i tyre. Kjo garë u reflektua në mënyrë banale tek shumat që ofruan për shqiptarët që kanë braktisur Kosovën nën flakë. Ndoshta dëshira se kush do të tregonte më bujar dhe i fuqishëm për të pafatët se sa impenjimi maksimal për të shuar zjarrin që ka shpërthyer ka qenë përpjekja e tyre.
Shumat që ata ofruan ngjashojnë më shumë si një brerje ndërgjegjeje të ulët që ka kryer makiatën e pasivitetit kundër krimit dhe për ta shlyer atë të jetë lehtësuar në kisha.
Përfaqësuesit e vendeve fqinje janë ndëshur gjithnjë në të njëjtën mes kërkesën e Fatos Nanos zyrtare për një ndërhyrje ushtarake në Kosovë dhe vetmia mundësit aktuale për të zgjidhur konfliktin. Gjithsesi atyre duket se u intereson më shumë kush do të kontrollojë tregun shqiptar. Fasino përmendi shifrën se Italia ofruat 40% të gjithën ndihmës për ringritjen e Shqipërisë. Pangallos kujton faktin se Greqia është i vetmi vend i BE që ka vazhdimësinë territoriale me Shqipërinë, ndërsa Demirel mjaftohet duke thënë “populli vëlla shqiptar”. Shida mes tyre në Shqipëri ka arritur deri në “ankandin” e dollarëve për të debuar nga Kosova.
Spiunimi, tani vetëm me ligj
Për herë të parë përgjimi i njerëzve ngjitet në Kuvend
Spiunimi, tani vetëm me ligj
Klosi: Edhe politika në survejim
TIRANE - Ligji për survejimin e shqiptarëve, nga ku nuk do të shpëtojnë dhe politikanët. Shumë shpejt në Kuvend do të kalojë një projekt që rregullon modalitetet për rastet e kontrollit dhe përgjimit të shqiptarëve. Lajmi është dhënë nga kreu i Komisionit të SHIK e Rendit Ceka gjatë seancës së djeshme parlamentare, dhe është konfirmuar edhe nga kreu i SHIK, Fatos Klosi. “Do të survejohen të gjithë ata që cenojnë sigurinë kombëtare”, deklaroi Klosi pa bërë dallime në politikanë apo njerëz të komunës.
Në faqen 2
Pëllumbi: Do ta shihni në shtator
Sekretarët: S’ka ndryshime
TIRANE - Pëllumbi i shpalli luftë PS në shtator.
Ish-nënkryetari socialist ka deklaruar se do ta radikalizojë veprimin e tij politik në fillim të vjeshtës, i lodhur dhe i zemëruar nga përgjigjet mohuese për një vit rresht të sekretarëve të PS karshi kërkesave të tij.
Edhe dy krerët socialistë kanë hedhur poshtë çdo iluzion të Profesorit për mbledhjen jo më të Kongresit, por dhe të një konference.
Në faqen 3
“Kështu e shitën prindërit në Greqi”
GAZETA e Tiranës
Në faqen 6
GAZETA e Durrësit
Pushimet dyndin në port refugjatët
Në faqen 6
GAZETA e Shkodrës
Djegjia e Fierzës qyteti në errësirë
Në faqen 6