09/08/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

9 gusht 1998

Familja Popa, 4 vjet brenda mureve të ambasadës italiane

HISTORI / Pse kërkuan strehim politik dhe si u “arratisën” Vëllai i madh ishte arratisur rreth viteve ’50 për në Jugosllavi dhe që atëherë kishin filluar kalvarët e internimeve për familjen Popa. Vinim nga një shtresë borgjeze dukur se para çlirimit kishin zhvilluar tregti me Italinë. Të gjithë fëmijët, Akili, Nikolla, Liliana, Zhaneta, Teano dhe nëna e tyre Maria, flisnin rrjedhshëm gjuhë të huaja, por veçanërisht italishten dhe me Italinë kishin lidhur dhe ëndrrat. Pas arratisjes së vëllait të madh, ata u transferuan në fshatin Qendër të Sukthit, ku do të jetonin deri në atë ditë të ftohtë dhjetor të 1985, kur vendosën të futeshin në ambasadën italiane. Që atëherë do të ishin në qendër të vëmendjes së dy shteteve, që prej vitesh mbanin politikën e fqinjësisë së mirë, por asgjë më tepër. Në faqen 11

Si e rrënoi antidroga mbretërinë e hashashit

Një ditë me policët që u kthyen në kostarë Ka më se një muaj që Antidroga është zbutuar. “S’do lemë asnjë rrënie Canabis në këmbë!”. Ajo, ç’ka mes shumë të këqijash i ka nxjerrë në namin Shqipërisë, duke na quajtur si udhëkryqi i trafikantëve e shumë epitetë të tjera, po rrafshohet nga dita në ditë. Deri tani janë asgjësuar rreth 8 mijë rrënjë bimë narkotike dhe për kulltivim të tyre ka filluar çështja penale për 39 persona. Megjithatë, deri tani vetëm 2 vetë janë vënë në pranga. Në këtë zallamahi ku fushat janë plot dhe qelitë janë bosh, antidroga ngre zërin se nuk kemi njerëz, mjete e fonde për të punuar siç duhet. Në faqen 10

SHIK-u, luftë fundamentalistëve

Zyrtari i lartë i PS: Për këtë arsye ndryshuam ligjin Fatos Klosi: Egjiptianët e kishin mbushur kupën Pas shpërthimeve në Kenia e Tanzani, superrehtim i ambasadës në Tiranë TIRANË- “Shqipëria i duhet të përballet me terrorizmin islamik, kontrabandën e korrupsionin, ja përse duhej një ligj i tillë për SHIK, kështu ka deklaruar një nga zyrtarët e lartë të mazhorancës. Bombat islamike kundër SHBA dhe lidhja e hakmarrjes me arrestimet e arabëve në Shqipëri kanë bërë që të shihet disi më ndryshe ligji mbi shërbimin sekret. Një politikan i partisë në pushtet ka zbuluar për herë të parë disa nga prioritetet e shërbimit sekret shqiptar që sanksionohen me ligjin e ri. “E për këtë shërben dhe bashkëpunimi i SHIK me qytetarët për sigurinë kombëtare” ka vijuar ai. Nga ana tjetër kreu i SHIK, Klosi duke mos pranuar këto interpretime ka deklaruar për “Gazetën” se “nuk janë objekt kryesor i punës sonë, ne kemi të tjera probleme”. Klosi më pas është shprehur se ai nuk ka të dhëna për ndonjë lidhje me shpërthimet në Kenia e Tanzani me arrestimin e egjiptianëve, siç është shkruar. “Arabët që ne kapëm e kishin mbushur kupën, por nes’i bënur gëzom”, tha ai. Parlamenti shqiptar

URREJTJA OPOZITES

CARLO BOLLINO Kur në vitin 1927 lindi para “Gazeta Shqiptare”, unë që jam tani 36 vjeç, nuk kisha lindur akoma, dhe nuk linda as pas 12 vjetësh kur fashistët pushtuan Shqipërinë. Nuk mund të jem përgjegjës për historinë e një gazete, të thuajse një shekulli më parë. Nuk e di nëse gazeta ishte fashiste, por di se fashistët censuruan dhe arrestuan dhe shërbimet sekrete të asaj kohe, që nuk jam fashist dhe as komunist, se urrej racizmin dhe urrej antis shqiptarët, kundër të cilëve - me aq sa mundem - luftoj çdo ditë. Jetoj dhe adhuroj, ashtu si çdo person civil, tragjedinë që po ndodh në Kosovë, por në ndryshim me se spekulon mbi këtë tragjedi për të fituar ndonjë votë më shumë, unë përpiqem të ... lindur akoma, dhe nuk lindas por di se fashistët e censuruan dhe urdhëruan mbylljen e saj, ashtu si disa njerëz të Partisë Demokratike tentuan të bëjnë 56 vjet më vonë në (1995!!!) me gazetën e re “Gazeta Shqiptare”. I vetmi ndryshim është se në atë kohë Musolini kishte një diktaturë. Unë nuk jam përgjegjës as për faktin se kam lindur në Itali. Kjo ka ndodhur pa dëshirën time dhe prandaj nuk besoj se jam fajtor për këtë. Si italian, erdha të punoj në Shqipëri, sepse kisha dëgjuar që ky vend pas 45 vjetësh izolimi - im ïriste të huajt. Dhe populli shqiptar në të vërtetë, më priti që ditën e parë, me atë mirëpritje që e bën unik në Ballkan. Vetë populli shqiptar dhe intelektualët e tij të më mirë, kanë njohur dhe kanë pranuar se “Gazeta Shqiptare” është një gazetë e pavarur. Nuk ka rëndësi se një pakicë nuk mendon kështu. Nuk mund t’i përgjigjem akuzave të shumta që shtypi i Partisë Demokratike ka nisur të hedhë kundër meje, në të njëjtën mënyrë siç ndodhi në verën e tre vjetëve më parë, kur policia e Agim Shehut zbatoi urdhrin nga lart për të më nxjerrë jashtë Shqipërisë. Nuk mund të mbrohesha përballë shpifjeve të organizuara. Do të ndjehesha qesharak të shkruaja se nuk jam mafioz, se nuk punoj për

Haraçet e Sigurimit të shkrirë

OPINION IRAKLI KOÇOLLARI Drejtimi i shtetit është art, bile arti më i vështirë në kompleksin e misioneve të mëdha që ka njeriu. Është aq i vështirë sa megjithëse për shekuj me radhë, për të, strukturat e tij, kanë punuar, ende mendohet se është bërë pak. Ende punohet për forma më adekuate, për aplikime më racionale, që të ndjekin me sukses dhe të shtyjnë drejt progresit zhvillimet e mëdha dhe të shpejta të kohëve moderne. Konceptet e Aristotelit dhe të Perikliut, të Bonopartit apo Kantit, Uashingtonit apo Lokut duken sa racionale aq dhe të domosdoshme për t’u pasuruar. Njeriu kërkon të përsosë këtë mekanizëm që i bën racionale dhe efektive përpjekjet e tij, që i bën dinjitoze dhe serioze projektet, prezantimin dhe perspektivat e tij. Ai kërkon që ky instrument në tërë detajet jo vetëm të prezantojë denjësisht, por edhe të mbrojë personalitetin dhe interesat e tij nacionale, ekonomike, politike e deri etike, brenda vendit dhe në arenën ndërkombëtare. Po sa e bën shteti ynë i sotëm këtë gjë? Cili është serioziteti, kultura, etika, patriotizmi apo protokolli i shtetarëve tanë dhe kërkesat e tyre për të ndërtuar një shtet të tillë serioz? Të duket se ende nuk dimë cila është politika jonë shtetërore që duhet të rrjedhë nga një strategji kombëtare shkencore (jo dilentante) për

Klosi: Nano po punon me njerëz që nuk ia kursejnë kritikat

Drejtori i ri i RTSH-së tregon ndryshimet nga tavolina e librave në atë të kreut Në faqen 10

“Kushtetuta, të fshehtat e Komisionit”

INTERVISTE/ Sabri Godo: “Hoqëm dorë nga Senati, por fituam nenin për pronat” “Kushtetuta, të fshehtat e Komisionit” Godo rrëfen kompromiset e bëra me PD-në dhe PS-në TIRANE - Godo ka lëshuar Senatin dhe ka fituar nenin për pronat. Ky është një nga kompromiset që ka shmangur dështimin e Komisionit të Hartimit të Kushtetutës. “Socialistët e dinin se ne do të largoheshim nga Komisioni nëse nuk do të pranonin propozimin tonë. Me largimin e përfaqësuesve të të djathtëve nga Komisioni, socialistët ngeleshin vetëm. Kështu dështon te gjith procesi”, rrëfen Godo në një intervistë për Gazetën.

Kontratat e futbollistëve rrezikojnë fillimin e Kupës

GAZETA SPORT Kontratat e futbollistëve rrezikojnë fillimin e Kupës Futbolli nën akthin e federimeve e kontratave. Edhe pse kanë marrë nga FSHF-ja një skuadër shqiptare asnjë skuadër deri tani nuk ka mundur të çojë pranë saj asnjë listë. Sipas rregullave të vendosura, skuadrat shqiptare duhet të dorëzonin brenda datës djetë gusht të gjitha kontratat e vlefshme për lojtarët që do të luajnë në Kupën e Shqipërisë. Megjithatë asnjë nuk ka ardhur. Në këtë mënyrë askush nuk e di se kush do të përfaqësojë këto skuadra në këtë aktivitet. Sipas stafit të Kategorisë së parë, Besnik Çela, asnjë lojtar që nuk ka paraqitur kontratën nuk do të ketë të drejtën të aktivizohet në të paktën në ndeshjet e Kupës. Në faqen 14-15

Klosi: Nano po punon me njerëz që nuk ia

Bathoria ose qyteza që jeton pa ligje

GAZETA e Tiranës Bathoria ose qyteza që jeton pa ligje Në faqen 5 GAZETA e Durrësit Si u rrënuan lulishtet e fundit të qytetit Në faqen 7 GAZETA e Shkodrës Stuhi shkarkimesh nga Kontrolli i Shtetit Në faqen 6