15/08/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

15 gusht 1998

Demaçi pranon ftesën e UÇK, sulmon Rugovën

Solana: Shansi i fundit i Millosheviçit PRISHTINË - Adem Demaçi, deri tani i njohur si lider i Partisë Parlamentare të Kosovës dhe simpatizant i UÇK-së, ka pranuar ftesën e saj për t’u vënë në krye të komitetit politik të ushtrisë. Lider i opozitës kosovare dhe i njohur si kundërshtari i Rugovës së Lidhjes Demokratike, Demaçi ka vendosur që të kryesojë linjën politike të UÇK-së. Sipas ANSA-s, në këtë kuadër dhe ai mënjeherë ka shprehur qëndrimin e ushtrisë për negociatorët e Rugovës. Delegacioni i emëruar nga Ibrahim Rugova për të negociuar me serbët për një paqe në Kosovë, nuk është një delegacion përfaqësues. Në faqen 2

Terrorizmi kërcënon manovrat e NATO-s në Bizë

Brukseli paralajmëron për atentate gjatë stërvitjeve ushtarake. Shërbimet sekrete në lëvizje TIRANË - NATO jep alarmin. Stërvitja e trupave shumëkombëshe në Bizë të Shqipërisë dhe ambasadat e vendeve Perëndimore në Tiranë janë në shënjestër të terrorit, bëhet e ditur në faks të dërguar nga Brukseli drejt gjithë vendeve që do të marrin pjesë në stërvitjen ushtarake që fillon të hënën e ardhshme. “Mëmin masa ekstreme sigurie”, thuhet në faks, konfirmon për Gazetën një nga marrësit e këtij dokumenti. Zëvendësministri i Mbrojtjes, Ilir Boçka, konfirmon se janë marrë të gjitha masat që në stërvitjen, ku do të marrin pjesë 1200 trupa... nga 15 vende, të eliminohet çdo incident i mundshëm. Boçka nuk pranon të konfirmojë, por në të njëjtën kohë as nuk e kundërshton, që një faks i tillë të jetë mbërritur dhe në Ministrinë e Mbrojtjes. “Për këtë pyetje nuk kam asnjë koment për të bërë”, thotë ai. Në faqen 3 Nga stërvitja e NATO-s në Bizë në vitin 1996

SHBA: Amerikanë ikni nga Shqipëria

Mbyllet Ambasada: Frikë nga atentatet Lino takon Islamin: Na ruani. Urdhër largimi për gjithë qytetarët e saj Pas një kërcënimi për vendosje bombe është mbyllur dhe ambasada amerikane në Zvicër, ndërkohë që është evakuuar personeli i saj...

Betejë me serbët në Padesh

TROPOJË / Sërish luftë në kufi

Mbyllet Ambasada: Frikë nga atentatet

Pas një kërcënimi për vendosje bombe është mbyllur dhe ambasada amerikane në Zvicër, ndërkohë që është evakuar personeli i saj Ambasada amerikane mbyll dyert, dhe u bën thirrje të gjithë shtetasve të saj në Shqipëri të rikthehen menjëherë në vendin e tyre. Kjo bëhet si një masë sigurie ndaj sulmeve të mundshme terroriste, konfirmohet në njoftimin zyrtar të saj. Ndërkohë në mbrëmjen e një dite më parë Lino ka kërkuar ndihmë e autoriteteve shqiptare. “Na mbrojnë prej sulmeve të mundshme të terrorit”, u ka kërkuar ajo Islamit dhe Tetës në një takim të kërkuar me ngut. Pak çaste më vonë policia e Kryeqytetit ka shtuar shkallën e gadishmërisë në gjithë institucionet qendrore dhe selinë e ambasadës amerikane në rrugën e Elbasanit. Në faqen 3 Ambasada Amerikane (Lart) Ambasadoria Lino

Në Padesh

TIRANË - Vazhdon incidentet në kufirin verior. Ministria shqiptare e Rendit Publik, njoftoi dje se në natën e 13 gushtit, ka pasur përsëri përpjekje midis ushtarëve jugosllavë të kufirit dhe banorëve shqiptarë të Padeshit. Rreth orës 21.30, disa ushtarë jugosllavë, kanë nisur të godasin me breshëri në drejtim të postës kufitare dhe shtetëve fshatare vetëm 300 metra larg kufirit. Përgjigjja nga ana e palës tonë ka qenë e rrufeshme. Në faqen 2

Klosi: Doja variantin e parë të SHIK

Blushi: Kthimi i ligjit s'ka motive politike. Reagojnë partitë Kreu i Shërbimit Sekret: Ishte më i saktë TIRANË - “Mua më pëlqente varianti i parë”, kështu ka deklaruar Fatos Klosi, kryetar i SHIK-ut, duke iu referuar formulimit të parë të nenit që detyronte qytetarët shqiptarë të bashkëpunonin me njerëzit e policisë së fshehtë. Ndërsa, Klosi ka shprehur pakënaqësinë e tij, e kur pritet ndonjë reagim i fortë nga Kryeministria, zëdhënësi i Nanos, Ben Blushi ka folur me tone kundërshtie për veprimin më të fundit të Meidanit, kthimin e ligjit në Kuvend. Në faqen 4

Ankandi i piramidave do të nisë më 28 gusht

Në shitje edhe 18 prona të patundshme TIRANË - Shitja e parë e pasurive të Piramidave do të bëhet më 28 gusht. “Deloitte & Touche” ka vendosur dje, në një mbledhje me Bordin Mbikëqyrës të Fajdeve, të kryesuar nga Farudin Apari që të japë fund pezullimit të rezervave. Kjo u bë vetëm një ditë pas daljes së vendimit të Këshillit të Ministrave për “Përcaktimin e rregullave për shitjen e objekteve pasuri e personave juridikë jobankarë që kanë marrë hua nga publiku i gjerë”. Ndërkohë, janë përgatitur edhe dy katalogë që përmbajnë objekte që do të vihen në shitje më 28 gusht. Në njërin prej këtyre katalogëve janë përfshirë automjetet dhe pajisjet e zyrave të pesë firmave, “Vefa, Silva, Kamberi, Leka dhe Çeku”. Në katalogun tjetër paraqiten pasuritë e patundshme, midis të cilave edhe pista “Iliria” në plazhin e Durrësit. Në faqen 14

Skandal me pasaportat në Ministri

KONTROLLI SHTETIT TIRANË - Identiteti i mbi dy milionë shqiptarëve në mosha të pjekur për pasaportë, akoma i pasigurt. TIRANË - Identiteti i mbi dy milionë shqiptarëve në moshë të pjekur për pasaportë, akoma i pasigurt. Në një raport të Kontrollit të Shtetit në lidhje me verifikimin që i është bërë veprimtarisë financiare të Ministrisë së Rendit Publik gjatë viteve 1994-1997, janë publikuar disa të dhëna, sipas të cilave tenderi për firmën fituese, e cila do të merrte përsipër prodhimin e pasaportave shqiptare për jashtë shtetit, nuk ka qenë i rregullt. Vendimi i Këshillit të Ministrave i 19 prillit të 1994-ës, zbraztë në arkën e Ministrisë së Rendit, “marshallin” prej 100 milionë lekësh të reja, vetëm për blerjen e pasaportave të nënshtetasve shqiptarë.

Luftë bandash në qendër të qytetit

GAZETA e Shkodrës SHKODËR - Beteja me armë në qendër të qytetit ka përfunduar me një të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur në kërkim nga policia. SHKODËR - Beteja me armë në qendër të qytetit ka përfunduar me një të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të shpallur në kërkim nga policia. Për minuta të tëra ka zgjatur përleshja mes bandave rivale në një nga rrugët kryesore të qytetit. Paniku i shkodranëve në orët e mbrëmjes ka boshatisur menjëherë të gjitha rrugët që të lidhin ... Në faqen 6

Bashkia nuk kthen pronat e ambasadës

GAZETA e Tiranës TIRANË - Shteti italian kërkon t’i rikthehet godina e Legatës së vjetër italiane së bashku me konsullatën, që para luftës kanë qenë pronë e tyre. Pas gjysmëshekujli frigjet e Adriatikut kërkojnë prona e vjetra, por legjislacioni në fuqi nuk jep hapësira për një veprim të tillë. Keto ditë do të jetë përgjigjja përfundimtare. Në faqen 5

Françesku i qytetit shenjtor i Italisë

GAZETA e Durrësit DURRËS - NATO nis zbarkimin në tokën shqiptare. Një anije e prapavijës franceze ka takuar dje tokën e Durrësit dhe ka “hedhur” në breg mjetet e logjistikës për fushimin në fshatin Bizë. Sipas planit të realizuar nga shtabi i forcave të NATO-s në Evropë, dje ishte parashikuar mbërritja e kontingjenteve të para të këtij pakti ushtarak, për të marrë pjesë në manovrat që do të zhvillohen në Bizë të Durrësit. Në faqen 11

PROJEKTLIGJI

PËR RADION DHE TELEVIZIONIN PUBLIK E PRIVAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË Në faqet 7-10