23/08/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

23 gusht 1998

Kthehet burgu për politikanët

Lideri i PD, Berisha i shpall luftë qeverisë: “Vdekje vrasësve dhe kriminelëve” Gjyakata: Në qeli pa afat Zhulali, Shamata, Çela, Mulosmani e Rama. Agim Tirana: Do të ketë arrestime të tjera për fajtorët e marsit. Gjyakata: Në qeli pa afat Zhulali, Shamata, Çela, Mulosmani e Rama Agim Tirana: Do të ketë arrestime të tjera për fajtorët e marsit Gjykata e Tiranës e refuzoi dje me mbasdite kërkesën e tre ish-ministrave së bashku me tre ish-ushatarakë të lartë të qeverisë së PD për t’u ndjekur në gjendje të lirë, lidhur me trazirat e marsit. Trupi gjykues, i kryesuar nga gjykatësi Shyqyri Dylgjeri vendosi të marrë plotësisht në konsideratë kërkesën e kryeprokurorit ushtarak, Aleksandër Goga për të vendosur masën e arrestit me burg pa afat për ish VIP-at e politikës dhe ushtrisë. Në faqen 3 TIRANË - Berisha gjen kundërsulmin si mjetin më të mirë për t’u mbrojtur. Demokratët vërshojnë në rrugë pas disa ditëve heshtje dhe angazhimi me kushtetutën. Ka mjaftuar vetëm një shkëndijë me arrestimin e disa prej ish-ministrave dhe ushtarakëve të qeverisjes së PD dhe të shpërthejë sërish flakori i ashpër i liderit të PD në sheshin Skënderbej në prani të militantëve demokratë. “Vdekje e vrasësve dhe kriminelëve”. Në faqen 2

METRI I DREJTËSISË

Pesë pikëpyetje për arrestimet FATOS BAXHAKU Marsi më i përgjakur i Shqipërisë është rikthyer edhe një herë në skenë. Kur të gjithë mendonin se tashmë plagët e vitit të mbrapshtë, atij të shkurtit, kishin nisur të zinin kore, gjashtë emra të njohur kanë përfunduar në burg. Zhulali, Çela, Mulosmani, Lushaj dhe dy ish-zyrtarë të tjerë të lartë të kohës së Berishës, tani duhet të përgjigjen para Drejtësisë për atë që kanë bërë një vit e ca më parë, por edhe për ato që nuk kanë bërë. Që të ndlen në mengjes, kohë në të cilën u mësuan arrestimet që shkaktuan një tjetër zhurmë në opinionin shqiptar, shumë vetë kanë pyetur veten: Pse tani dhe jo më parë, dhe a mjafton kjo që të vendoset Drejtësia, ajo me “D” të madhe dhe jo ajo me “d” të vogël me të cilën jemi mësuar deri më sot? Në fakt është një pyetje që përmbledh në vetvete ndoca të tjera, më të vogla, por jo më pak të rëndësishme. 1. Duke supozuar se një sotëm, atëherë e gjithë shoqëria do të kishte në dorë një provë të lehtë. Kështu më në fund do të kishim një sinjal se Gjykata dhe Prokuroria nuk kanë edhe aq lidhje me partitë, por ato i takojnë të gjithë shqiptarëve. 2. Opozita po i mëshon fort faktit se mes tyre dhe pozitës së tanishme është nënshkruar një pakt i nënthellmëshëm, të cilin Nano dhe njerëzit e tij tani e paskan shkelur. Të jetë vërtet kështu? Aq fort sa bërthasën të dy palët është shumë e vështirë të kuptosh se cila prej të dyjave e ka hedhur e para hapin e skelmimit. 3. Shqipëria është ende pa Kushtetutë. Tani që nisen proceset, të cilat opozita i quan “politike” dhe të montuara “duket se i pamundur që dokumenti bazë i shtetit shqiptar të ketë konsensusin e forcës më të rëndësishme opozitare në Shqipëri. Ja përse na vjen ndërmend një pyetje tjetër. A duheshin këto procese tani? Ndokush mund të përgjigjet se kjo nuk është një drejtësi që... Duke shprehur në një ide gjithnjë të largët, sikur është pavarësia e Drejtësisë shqiptare nga politika dhe pa dashur të paragjykojmë askënd, na lind e drejta të pyesim: A ka në Shqipëri një meter për të gjithë fajtorët? A do të dalin të prangosur para gjykatësve - pa dallim përkatësie politike - e gjithë tufa e njerëzve gjakatare që përgjakën Shqipërinë, që i mbyllën njerëzit e këtij vendi në dy varfër nëpër çera rrethime krismash të papara ndonjëherë, që vollen e vollen urrejtje të pakufijtë, e cila ndjehet edhe sot e kësaj dite? Përse të akuzuarit më të fundi duhet të përkasin vetëm një ane, ndërsa e gjithë shqiptaria e di, se të dy palët i hodhën me një zell të pazakonshëm benzine zjarrit, vetëm që njëra palë të ruante pushtetin ndërsa tjetra ta merrte atë. Nëse Drejtësia - gjithnjë me D të madhe - do të vendosë që të marrë të pandëshkuar dhe fajtorët nga ana e fitimtarëve të quan “politike të më montuara”, duket si e tani? Ndokush mund të përgjigjet se kjo nuk është punë e Drejtësisë së pavarur. Por kjo përgjigje, për fat të keq, ende nuk është bindëse. 4. Deri të dielën dukej sikur Berisha, Pollo, Hajdari dhe të tjerët nuk kishin më asnjë argum ent bindës në dorë për të mbështetur politikën e tyre të bojkotit. Tani e gjithë kjo situatë ndryshon paraqitësit nga besueshmëria e deklaratave të krerëve të opozitës. 5. “Krime kundër njerëzimit”, kështu ka qenë akuza fillestare e cila ka çuar në burg Zhuljen e Çelën. A do ta arrijë Prokuroria të mbështesë një akuzë për të cilën edhe vetë gjykatarët ndërkombëtarë të Hagës, megjithë mbështetjen e gjyqës të botës, dëshirojnë ende për t’ia mbushur gjakatarit Milosheviç? Mbase dosja e të akuzuarve të djeshëm është aq gjigande sa të mbështesë vërtet këtë akuzë. Por nëse nuk është kështu atëherë çdo ndodhë? Kjo ishte një tjetër pikëpyetje, ndoshta jo e fundit.

Gjykata e Tiranës e refuzoi dje me mbasdite kërkesën e tre ish-ministrave së bashku me tre ish-ushatarakë të lartë të qeverisë së PD për t’u ndjekur në gjendje të lirë, lidhur me trazirat e marsit.

Zhulali dhe Shamata duke dalë nga Gjykata pak çaste pas marrjes së vendimit të djeshëm (Foto Hektor Pustina) Zhulali dhe Shamata duke dalë nga Gjykata pak çaste pas marrjes së vendimit të djeshëm (Foto Hektor Pustina)

Terroristët e kapur të

Pas 60 orë ndalimi nuk ka masë arresti për ta

Gramoz Ruçi fton në duel imunitetesh Berishën:

Gramoz Ruçi fton në duel imunitetesh Berishën: Të dalë para Drejtësisë

TIRANE - Duel imunitetesh mes Berishës dhe Ruçit. “Ka ardhur koha që për të vërtetuar akuzat unë dhe Berisha të provojmë para Drejtësisë”. Gramoz Ruçi është shprehur i gatshëm të heqë dorë prej imunitetit të tij, duke i kërkuar të njëjtën gjë ish-Presidentit, dhe të takohen në pas në Gjykatë. Një duel tipik i linjës për disa kohë në fermentim, por që në një moment shpërthen. Në faqen 4

Terroristët e kapur të premten do ekstradohen

Policia: Sasia më e madhe TIRANE - Pas mëse 60 orëve nga ndalimi i 10 shtetasve të huaj të dyshuar për lidhje me terrorizmin ndërkombëtar, akoma asnjë shenjë se gjykata do të japë masën e arrestit për ta. Burime nga Ministria e Rendit Publik bëjnë të ditur dje se nuk bëhet fjalë të gjykohet masa e arrestit, pasi së shpejti do të bëhet ekstradimi i tyre. E njëjta praktikë është ndjekur edhe pas ndalimit të egjiptianëve në korrik, shtuan burimet, të cilat përcaktuan si kohën e ekstradimit, ditën e djeshme ose të sotme. Por asnjë sinjal nuk duket se mbërrin edhe në këtë kontekst nga autoritetet, të cilat refuzuan edhe dje të komentojnë diçka në lidhje me atë se si do të shkojë puna e qytetarëve që u ndaluan natën e së premtes, duke u gjendur e shtunë, në Tiranë. Në faqen 12

FSHF vendos: Trajneri i Kombëtares me kontratë

FUTBOLL/ Premiot për lojtarët pas çdo ndeshjeje KE vendos më në fund trajnerin e Kombëtares. Edhe ai duhet të ketë kontratë. Ajo është marrë në parim e janë dhënë tre alternativa për pagën e tij. Hollësitë do të diskutohen në dy-tre ditët e ardhshme. Gjithashtu në mbledhjen urgjente të tij Komiteti ka vendosur edhe për premiot e lojtarëve të Kombëtares. Sipas kërkesës së tyre ajo do të jetë pas çdo ndeshjeje, por brenda edicionit do të ketë edhe modifikime, duke e shtuar, ose hequr fare atë, sipas renditjes së takimit në renditjen e përgjithshme. Në faqen 11

Do paguajmë taksa për kanalizimet

GAZETA e Cianës TIRANE - Banorët e kryeqytetit do të paguajnë pastrimin e kanaleve. Së shpejti një taksë e re do të shtohet xhepit të kryeqytetasve. Është ndërmarrja e Rrugë Kanalizimit që së bashku me të gjithë departamentet në Bashkinë e Tiranës do t’i parashtrojnë kërkesën e tyre Këshillit Bashkiak. Detyrimi do të jetë minimal dhe nuk do të kalojë shumën që paguhet për konsumim e ujit të pijshëm gjatë një muaji. Fillimisht taksa do të jetë më tepër stimuluese. Në faqen 5

Stuhi edhe mbi bluzat e bardha

GAZETA e Durrësit DURRES - Shkurtohen më shumë mjeken e infermierë se s’duhet. Fondi Monetar Ndërkombëtar duket se i ka bërë llogaritë gabim në rrethin e Durrësit, përsa i përket numrit të punonjësve të Sektorit të Shëndetësisë që po shkurtohen, në kuadrin e reformës administrative. Si pasojë, në muajin qershor të këtij viti, në rrethin e Durrësit banojnë afërsisht 230 mijë banorë, ndërkohë që FMN “hesapet” se sa njerëz do shërbejnë në Sektorin e Shëndetësisë i ka bërë për 170 mijë banorë. Në faqen 7

Bashkia: Ja pse Rendi është në kaos

GAZETA e Shkodrës SHKODER - “Ja pse rendi në qytet është në kaos”. Një ditë pas deklaratës së ministrit të Rendit Perikli Teta, se rendi do të rregullohet pa tjetër në Shkodër, është mbledhur në mënyrë urgjente Këshilli Bashkiak. Në mbledhjen e tij të jashtëzakonshme të së premtes në mbrëmje, është diskutuar konkretisht për gjendjen e rendit në prani të shefit të komisariatit numër një, Paulin Rajta, kryetarit të Gjykatës së Shkodrës, Ramiz Gjethja dhe shefit të inspektoriatit rrugor, Surri Rama. Në faqen 6

CCBET

Coca-Cola Bottling Enterprise Tirana Sh.P.K. Ngushëllim Dëshirojmë të shprehim hidhërimin tonë të thellë për humbjen e parritur të Dott. Angelo Militello. Shërbimi i kryer prej tij, në interes të Shqipërisë, do të mbetet në zemrat e të gjithëve ne që kemi patur kënaqësinë t’a njohim si njeri dhe profesionist. Falenderojmë gjithë Misionit të Interforcave të Policisë.

(Foto Hektor Pustina)