23/08/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

23 gusht 1998

Kthehet burgu për politikanët

Gjyakata: Në qeli pa afat Zhulali, Shamata, Çela, Mulosmani e Rama Agim Tirana: Do të ketë arrestime të tjera për fajtorët e marsit Lideri i PD, Berisha i shpall luftë qeverisë: “Vdekje vrasësve dhe kriminelëve” Gjykata e Tiranës e refuzoi dje kërkesën e tre ish-ministrave së bashku me ish-ushtratarë të lartë të qeverisjes së PD për t’u ndjekur në gjendje të lirë, lidhur me trazirat e marsit. Trupi gjykues, i kryesuar nga gjykatësi Shyqyri Dylgjeri vendosi të marrë plotësisht në konsideratë kërkesën e kryeprokurorit ushtarak, Aleksandër Goga për të vendosur masën e arrestit me burg pa afat për ish VIP-at e politikës dhe ushtrisë. Në faqen 3 TIRANË - Berisha gjen kundërsulmin si mjetin më të mirë për t’u mbrojtur. Demokratët vërshojnë në rrugë pas disa ditëve heshtje dhe angazhimi me kushtetutën. Ka mjaftuar vetëm një shkëndijë me arrestimin e disa prej ish-ministrave dhe ushtarakëve të qeverisjes së PD dhe të shpërthejë sërish fjalori i ashpër i liderit të PD në sheshin Skënderbej në prani të militantëve demokratë: “Vdekje e vrasësve dhe kriminelëve”. Në faqen 2 (Foto Hektor Pustina) Zhulali dhe Shamata duke dalë nga Gjykata pak çaste pas marrjes së vendimit të djeshëm (Foto Hektor Pustina)

METRI I DREJTËSISË

Pesë pikëpyetje për arrestimet FATOS BAXHAKU Marsi më i përgjakur i Shqipërisë është kthyer edhe një herë në skenë. Kur të gjithë mendonin se tashmë plagët e vitit të mbrapshtë, atij të shkuarit, kishin nisur të zinin kore, jashtë emra të njohur kanë përfunduar në burg. Zhulali, Çela, Mulosmani, Lushaj dhe dy ish-zyrtarë të tjerë të lartë të kohës së Berishës, tani duhet të përgjigjen para Drejtësisë për ato që kanë bërë një vit e ca më parë, por edhe për ato që nuk kanë bërë. Që të dielën në mëngjes, kohë në të cilën u mësuan arrestimet që shkaktuan një tjetër zhurmë në opinionin shqiptar, shumë vetë kanë pyetur veten: Përse tani dhe jo më parë, dhe a mjafton kjo që të vendoset Drejtësia, ajo me “D” të madhe dhe jo ajo me “d” të vogël dhe të cilën jemi mësuar deri më sot? Në fakt është një pyetje që përmbledh në vetvete ndoca të tjera, më të vogla, por jo më pak të rëndësishme. Kështu që sotëm, atëherë e gjithë sho qëria do të kishte në dorë një provë lehtësimi. Kështu më në fund do të kishim një sinjal se Gjykata dhe Prokuroria nuk kanë edhe aq lidhje me partitë, por ato i takojnë të gjithë shqiptarëve. 2. Opozita po i mëshon fort faktit se mes tyre dhe pozitës së tanishme është nënshkruar një pakt nëntëmijënesh, të cilin Nano dhe njerëzit e tij tani e paskan shkelur. Të jetë vërtet kështu? Aq fort sa bërësit të dy palët është shumë e vështirë të kuptosh se cila prej të dyjave e ka hedhur e para hapin e shkelmimit. 3. Shqipëria është ende pa Kushtetutë. Tani që nisën proceset, të cilat opozita i quan “politike dhe të montuara” duket si e pamundur që dokumenti bazë i shtetit shqiptar të ketë konsensusin e forcave më të rëndësishme opozitare në Shqipëri. A thua se përse na u ndërmend një pyetje tjetër. A duheshin këto procese tani? Ndokush mund të përgjigjet se nuk kjo nuk është punë e Drejtësisë së pavarur. Por kjo përgjigje, për fat të keq, ende nuk është bindëse. 4. Deri të dalën dukej sikur Berisha, Pollo, Hajdari dhe të tjerët nuk kishin më asnjë argument bindës në dorë për të mbështetur politikën e tyre të bojkotit. Tani e gjithë kjo situatë ndryshon paparueshëm nga ndeshshmëria e deklaratave të kreut të opozitës. 5. “Krime kundër njerëzimit”, kështu ka qenë akuza fillestare e cila ka cuar në burg Zhulienën e Çelën. A do të arrijë Prokuroria të mbështesë një akuzë për të cilën edhe vetë gjyqtarët ndërkombëtarë të Hagës, megjithë mbështetjen e gjyqësisë së botës, dëshirojnë ende për t’ia mbyllur gjykapa të ashtuquajturit Mitolosheviç? Mbasi dosja e të akuzuarve të djeshëm është aq gjigande saqë mbështetët vërtetë këtë akuzë. Por nëse nuk është kështu atëherë çdo të ndodhë? Kjo është një tjetër pikëpyetje, ndoshta jo e fundit. me të vogla, por jo më pak të rëndësishme. 1. Duke shprehur një ide të gjithë të largët, sikurëse është pavarësia e Drejtësisë shqiptare nga politika dhe pa dashur të paragjykojmë askënd, na lind e drejta të pyesim: A ka në Shqipëri një metër për të gjithë fajtorët? A do të dalin të prangosur para gjykatësve - pa dallim përkatësie politike - e gjithë tufa e njerëzve zyrtakarë që për gjatë Shqipërinë, që i mbyllën njerëzit e këtij vendi të varfër nëpër ca rrethime krismash të papara ndonjëherë, që vollën e vollën urrejtje të pakufizuar, e cila ndjehet edhe sot e kësaj dite? Përse të akuzuarit më të fundit duhet të përkasin vetëm një ane, ndërsa e gjithë shqiptaria e di se, që të dy palët i hodhën me një zell të pazakontë benzinë zjarrit, vetëm e vetëm në një palë të ruante pushtetin ndërsa tjetra ta merrte atë. Nëse Drejtësia - gjithnjë me “D” të madhe - do të vendosë që të marrë të pandëshkuar dhe fajtorët nga ana e firmëtarëve të

Gramoz Ruçi fton në duel imunitetesh Berishën:

Terroristët e kapur të

Pas 60 orë ndalimi nuk ka masë arresti për ta

Gramoz Ruçi rron në duel imunitetesh Berishën: Të dalë para Drejtësisë

TIRANË - Duel imunitetesh mes Berishës dhe Ruçit. “Ka ardhur koha që për të vërtetuar akuzat unë dhe Berisha të provohemi para Drejtësisë”, Gramoz Ruçi është shprehur i gatshëm të heqë dorë prej imunitetit të tij, duke i kërkuar të njëjtën gjë ish-Presidentit, dhe të takohen më pas në Gjykatë. Një duel tipik i një epër disa kohë në fermentim, por që në një moment shpërthen. Në faqen 4

FSHF vendos: Trajneri i Kombëtares me kontratë

FUTBOLL/ Premiоt për lojtarët pas çdo ndeshjeje FUTBOLL/ Premiot për lojtarët pas çdo ndeshjeje KE vendos më në fund për trajnerin e Kombëtares. Edhe ai duhet të ketë kontratë. Ajo është marrë në parim e janë dhënë tre alternativa për pagesën e tij. Hollësitë do të diskutohen në dy-tre ditët e ardhshme. Gjithashtu në mbledhjen urgjente të tij Komiteti ka vendosur edhe për premiot e lojtarëve të Kombëtares. Sipas kërkesës së tyre ajo do të jepet pas çdo ndeshjeje, por brenda edicionit do të ketë edhe modifikime, duke e shtuar, ose hequr fare atë, sipas rëndësisë së takimit në renditjen e përgjithshme. Në faqen 11

Terroristët e kapur të premten do ekstradohen

Pas 60 orë ndalimi nuk ka masë arresti për ta TIRANË - Pas mëse 60 orëve nga ndalimi i 10 shtetasve të huaj të dyshuar për lidhje me terrorizmin ndërkombëtar, akoma asnjë shenjë se gjykata do të japë masën e arrestit për ta. Burime nga Ministria e Rendit Publik bënë të ditur dje se nuk ka qenë të gjykohesh masa e arrestit, pasi së shpejti do të bëhet ekstradimi i tyre. E njëjta praktikë është ndjekur edhe pas ndalimit të egjiptianëve në korrik, shtuan burimet, të cilat përcaktuan si kohën e ekstradimit, ditën e djeshme ose të sotme. Por asnjë sinjal nuk duket se mbërrin edhe në këtë kontekst nga ana e autoriteteve, të cilat refuzuan edhe dje të komentojnë diçka në lidhje me atë se si do të shkojë puna e qytetarëve që u ndaluan natën e së premtes, duke u ardhur e shtunë, në Tiranë.

Has, kapet një kamion me armë

Policia: Sasia më e madhe HAS - Kapet sasia më e madhe e armëve nga nisa e aksionit për frenimin e trafikut në zonat verëlindore të vendit. Policia e Hasit, së bashku me grupin e gatshëm, kanë ndaluar natën e së shtunës, në të hyrë të Krumës, automjetin tip Iveco me targë të Durrësit. Në brendësi të tij u gjetën një sasi shumë e madhe armësh. Automjeti me targë DR 7009 A, drejtohej nga Azem Halili i datëlindjes 1962, i lindur në Fllovë të Peshkopisë dhe me banim në Arapaj të Durrësit dhe po vinte në Has me një sasi të konsiderueshme armatimi. Së bashku me Halilin, u udhëtonin në të njëjtin automjet edhe Bastian Berisha dhe Bejram Hajrredini. Ndalimi ka ndodhur rreth orës 21 të së shtunës. Ndërkohë që sasia e mallrave u bllokua dhe u mor në dorëzim nga forcat e policisë. Në faqen 12

Do paguajmë taksë për kanalizimet

GAZETA e Tiranës TIRANË - Banorët e kryeqytetit do të paguajnë pastrimin e kanaleve. Shpejti një taksë e re do t’i shtohet kryeqytetasve. Është ndërmarrja e Rrugë Kanalizimit që së bashku me të njëjtën drejtori në Bashkinë e Tiranës do të parashtrojnë kërkesën e tyre Këshillit Bashkiak. Detyrimi do të jetë minimal dhe nuk do të kalojë shumën e paguhët për konsumin e ujit të pijshëm gjatë një muaji. Gjithsesi taksa do të jetë më tepër stimuluese. Në faqen 5

Stuhi edhe mbi bluzat e bardha

GAZETA e Durrësit DURRËS - Shkurtohen më shumë mjekë e infermierë se “duhet”. Fondi Monetar Ndërkombëtar duket se i ka bërë llogaritë gabim në rrethin e Durrësit, përsa i përket numrit të punonjësve të Sektorit të Shëndetësisë që po shkurt­ohen, në kuadrin e reformës administrative. Sipas llogarisë, në muajin qershor të këtij viti, në rrethin e Durrësit banonin afërsisht 230 mijë banorë, ndërkohë që FMN “hesapet” se sa mjekë do shërbejnë në Sektorin e Shëndetësisë i ka bërë për 170 mijë banorë. Në faqen 7

Bashkia: Ja pse Këndi është në kaos

GAZETA e Shkodrës SHKODËR - “Ja pse rendi në qytet është i keq të më të mira në kaos”. Një ditë pas deklaratës së ministrit të Rendit Perikli Teta, se rendi do të rregullohet pa tjetër në Shkodër, është mbledhur në mënyrë urgjente Këshilli Bashkiak. Në mbledhjen e tij të jashtëzakonshme më të premtes në mbrëmje, është diskutuar konkretisht për gjendjen e rendit të prani të shefit të komisariatit nënumër një, Paulin Rrjeka, kryetarit të Gjykatës së Shkodrës, Ramiz Gjeta dhe shefit të Inspektoriatit rrugor, Surr Ramа. Në faqen 6

(Foto Hektor Pustina)

Ngushëllim

CCBET Coca-Cola Bottling Enterprise Tirana Sh.P.K. CCBET Coca-Cola Bottling Enterprise Tirana Sh.P.K. Ngushëllim Dëshirojmë të shprehim hidhërimin tonë të thellë për humbjen e papritur të Doct. Angelo Mintello. Shërbimi i kryer prej tij, në interes të Shqipërisë do të mbetet në zemrat e të gjithëve që ne kemi patur kënaqësinë ta njohim si njeri dhe profesionist. Falenderimit gjithë Misionit të Interforcave të Policisë.