26/08/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

26 gusht 1998

Si e kaluan natën e parë të burgut VIP-at e PD

Blerim Çelës i gjendet një gazetë në të mbathura TIRANE - Me një shije gjykatë janë shuar. Ndërkohë që ata tashmë duhet të përgatiten t’i përshtaten një mënyre të re jetese, të cilën ndoshta s’e kishin menduar se do t’u binte në short në këtë moshë. Pas incidentit të vogël të ndodhur me Blerim Çelën, gardianët e burgut kanë kuptuar se duhet të jenë të kujdesshëm dhe nuk duhet të bëjnë asnjë tolerim, pasi në të kundërt mund t’u kushtojë vendin e punës. Të 6 VIP-ët e PD, janë drejtuar pas përfundimit të seancës gjyqësore të së hënës celive të burgut 313. Tashmë shpresat që kishin se mund të lirohen pas daljes në ... Në faqen 2 Burgu 313

“SHBA s’do që të shkojë në Kosovë”

INTERVISTE / Ministri i Jashtëm Milo rrëfen politikën e momentit “SHBA s’do që të shkojë në Kosovë” “Asgjë nuk varet nga emocionet tona” TIRANE - “Kongresi amerikan nuk miraton, të paktën deri tani, dërgimin e ushtarëve amerikanë në Kosovë”, kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo. Kreu i diplomacisë sonë ka këmbëngulur të sqarojë se “kanceleritë e fuqive të mëdha, vende anëtare ose jo të Këshillit të Sigurimit, nuk marrin vendimet duke u nisur nga emocionet, kërkesat dhe interesat shqiptare”. Milo është shprehur diçka pesimist edhe në lidhje me premtimin e bërë me shumë senjë herën e parë dhe diplomacie evropiane dhe amerikane se nuk do të lejohet kthimi i Kosovës në një Bosnjë të dytë. “Nga deklaratat në veprime publike ka një diferencë dhe që të mbushet ky hendek duhet të kalojnë ditë, muaj dhe të shpresojmë jo vite”, ka deklaruar ministri i Jashtëm shqiptar. Në faqen 4

“Berisha e Meksi s’do hetohen”

Shpëtuan edhe Demi e Memia. Këshilli i Kombëtar i PD: Bet(e)je me Nanon “Berisha e Meksi s’do hetohen” Rakipi: S’kemi prova për implikim në ngjarjet e janarit e shkurtit ’97 por ky është vetëm fillimi, nuk do të na ndalë imuniteti i deputetëve Kryeprokurori rrëfen presionet e shumta politike, por flet edhe për momentin ku ndodhen hetimet Prokurori i Përgjithshëm i Republikës, Arben Rakipi tha dje se ish-Presidenti Berisha, ish-Kryeministri Meksi dhe persona të tjerë me imunitet të PD kanë rezultuar të paimplikuar gjatë hetimeve për katrahurën e vitit të kaluar. Në fakt fraza lakonike e kreut të ... akuzës së njerëzit e lartë të PD nuk po hetohen nga Prokuroria përfshin periudhën janar-shkurt të ’97. Por ai tha se Prokuroria do të hetojnë përgjegjësitë individuale të të gjithë atyre që kanë shkaktuar shtertin shqiptar në marsin e vitit të kaluar. “Nuk do të ndalemi edhe në qoftë se të implikuarit do të jenë politikanë të lartë në pushtet apo në opozitë”, tha dje Rakipi. Në faqen 3

A DO TË KETË NUREMBERG

FATOS ÇOÇOLI Qeverive tona këto 7-8 vitet e fundit, në krye të administratave të katastrofave apo drejtorive, apo edhe ins... funksioneve të rëndësishme u kanë munguar teknokratët, profesionistët e mirëfilltë, të paa... menjanosh i hartuara nga vërejtjet dhe rezistenca pasive e saj. Eshte vonë kur na i janë pasojat sjelljes tende. Për fatin e keq të vendit tone, këto pasoja u duken edhe në trazirat e marsit ’97, ku Shteti u shpërbë. Po kush ishte fajtor për këtë... Këtë mungesë e gjeneroi trashëgimia e rëndë e gati 50 vjetëve sundim të partisë-shtet, ku militantizmi partiak në administratë u ngrit në art dhe bëri ligjin në politikën e personelit. Në vitet pas vendosjes së demokracisë, në përgjithësi në vend të profesionistëve në posta kyçe të administrimit qeveritar erdhën njerëz “të besueshëm”, apo thënë ndryshe kushulla të verbra që i bindeshin diktatit partiak dhe aty ku partia nuk ndërhynte, vendosnin si t’ua donte qejfi apo interesi i xhepit personal, pa përfillur mendimin e ekspertëve. Në të kundërt, shtresa e teknokratëve dhe profesionistëve, në vend që të motivohej, nxitej dhe trajnohej, është denigruar, shtypur me këmbë dhe madje dëbuar e pushuar nga puna. Mbi ta rëndonte shpata e Demokleut e pasionit partiak, ndërkohë që kjo shtresë përbënte elementet e vetë Shtetit, pse është ajo e vetmja që di të zbatojë me korrektësi e eficencë ligjet, urdhëresat dhe procedurat e tij. Në dukje kjo shtresë, me distancimin e saj nga euforia militante nuk të ngjan si aleate. Në të kundërt, të duket sikur saboton në punën tënde si formacion politik në pushtet. Ti përpiqesh ta mposhtësh dhe të mos e motivosh, ta mënjanosh i hartuar nga vërjetjët dhe rezistenca pasive e saj. Është vonë kur na ndjenë pasojat e sjelljes tende. Për fatin e keq të vendit tonë, këto pasoja u dukën Po kush ishte fajtor për këtë krim madhor? A do të këtë një Nuremberg shqiptar për tragjedinë e një viti më parë? Sado paradoksale të ngjajë, faj është dija anorm për ngjarjet e vitit ’97. Ai rëndon mbi institucionet e Shtetit, të cilat u treguan të dobëta dhe nuk mbrojtën qytetarët, ashtu të çmontuara nga ana element teknokrat, i cili ka ndërgjegjen e profesionit dhe nuk i bindet lehtë diktatit partiak. Kështu organet e rendit nuk ruajtën dot qetësinë, ushtria nuk ruajti dot depot e saj të armatimit dhe më radhë. I takon Drejtësisë shqiptare të përcaktojë përgjegjësitë personale të titullarëve të asaj kohe që me veprimet apo mosveprimet e tyre dobësuan Shtetin, po ashtu siç duhet të ndjekë dhe të verë para gjyqit ata që nxitën turmat për të djegur bashkitë e zyrat e policisë, për të dhunuar me egërsi çdo gjë që binte erë pronë shtetërore. Deri tani Drejtësia shqiptare e ka treguar veten të paaftë për këtë rol të saj. Arrestimet e ditëve të fundit po tregojnë deri diku njëanshmërinë e saj. Në rast se Drejtësia është e verbër (e paanshme), ajo duhet të ndjekë penalisht si ata që rrënuan Shtetin nga strukturat e tij të brendshme, edhe ata që i vunë dinamitin dhe dogjën nga jashtë administratës.

Zbulohen rrjeshtat e fundit të shkruara nga Migjeni

SPECIALE / Dorëshkrim, letra dashurie, poezi Në 60 vjetorin e vdekjes rikthehet gjigandi të penës. Letrat intime të së dashurës së tij, dërguar motrës së Migjenit: “Ne e njohim se ç’ka shkruar Dantja për Beatriçen, por nuk dimë ndonjë rast se ç’mund të kishte shkruar Be atriçja për Danten. Migjeni dhe boja janë miti shqiptar i Zhuljetës”. “Dikush ka bërë përkthimin e 88 faqeve në spanjisht shumë vite më parë. Dorëshkrimi i shkruar me laps e një kaligrafi për t’u patur zili ka qenë në duart e autorit të shkrimit pritet të publikohet”. Në faqen 8 Migjeni. E dashura, Bojka

Bashkimi për Demokraci heq dorë nga Kushtetuta

Vendosin Berisha, Bushati, Laco e Ndreu TIRANË - Berisha heq dorë nga tryeza e kushtetutës. Mbledhja e Këshillit Koordinues të Bashkimit për Demokraci vendosi dje që të shtyjë tryezën e partive parlamentare të 31 gusht për një datë tjetër. “U gjykuan që tryeza të mos mbahej në këtë datë, për shkak të situatës së rënduar politike të provokuar nga koalicioni qeveritar”, tha dje për Gazetën Shqiptare, Zef Bushati, kryetar i PDK. Kjo do të thotë se demokratët dhe aleatët e tyre e kanë marrë mjaft seriozisht problemin e arrestimeve të disa prej funksionarëve të kësaj partie, ndërsa para një viti kanë pasur poste të larta në shtetin shqiptar. Bushati tha se Këshilli Koordinues i Bashkimit për Demokraci diskutoi për situatën politike në vend si dhe për projektkushtetutën. Në faqen 4

Largohet Omuri, kihehet pagjia te skuadra Tiranës

FUTBOLL / Ekipin do e drejtojë Ali Mema Poker i Shpresës në ndeshjen kundër Malit të Zi. Dopietë e Sinanit e një penalti e humbur nga ai. Bashkia e Shkodrës nuk e njeh Sabah Bizin si Sekretar klubi. Bizi: “Gjithçka nisët nga motive partakë”. Në faqen 11

“Shtrimi i rrugëve ka mbuluar pusetat”

GAZETA e Tiranës TIRANË - Rregullohen rrugët, bllokohen pusetat. Bashkë me gropat në një pjesë të rrugëve gjatë sistemimeve që po bën Ministria e Apostolit, po mbulohen dhe pusetat që ndodhen anash tyre. Në muajt e dimrit me shkrirjen e sasisë së reshjeve problemet e rrugës do të jenë të shumta. Niveli i ujit që “pushton” zakonisht ato në ditët e reshjeve do të jetë akoma dhe më i lartë, pasi dhe ato pak pusetat që mundoheshin t’ia “pinim” po zihen me shtrimin e rrugëve. Në faqen 5

Protesta në Bashki: U torturuam me pagesën e dr itave

GAZETA e Durrësit DURRËS - Protestë për torturat e pagimit të lekëve të dritave. Me dhjetëra letra dhe ankesa kanë mbërritur tashmë në Bashki, ankesa në të cilat durrsakët janë “qarë” për vështirësitë e tyre pa fund që ata duhet të kalojnë derisa të paguajnë pas radhave në sportelet ku paguhen paratë e dritave. Pritjet në mes të diellit, buzë një kioske, e cila kur të vjen radha mund ta gjesh të mbyllur saqë dhe shumë vështirësi të tjera shifet duket se i kanë dhënë fund “arm aratës”. Në faqen 7

Shoferët hidhen në grevë për taksat

GAZETA e Shkodrës SHKODËR - Shoferët e autobuseve hidhen në grevë. Një konflikt i vjetër me organet e pushtetit, për zbatimin e kërkesave të bëra që prej disa muajsh, ka shtyrë shoferët shkodranë të autobusëve që të organizohen dhe në një grevë njëkohësore, e cila mund të shndërrohet në një të tillë pa afat nëse pushtetarat lokale nuk do t’u “venë veshin” këtyre kërkesave. “Duam që të zbatohet ligji, në të kundërt brenda dhjetë ditësh do të nisim grevën tonë pa afat”. Në faqen 6

Qeverive tona këto 7-8 vitet e fundit, në krye të administratave apo dikastereve apo drejtorive, apo edhe institucioneve të rëndësishme u kanë munguar teknokratët, profesionistët e mirëfilltë, të paangazhuar në formacione partiake.