28/08/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

28 gusht 1998

SHIK-u paralajmëron: Kujdes po vjen terrori

Krerët e Shërbimit Sekret vënë alarmin TIRANE - SHIK jep sinjale alarmi. Informacione të frikshme kanë arritur në zyrat e Shërbimit Informativ, për veprime të dhunshme dhe akte terroriste, që do të destabilizonin situatën në vend, duke krijuar panik dhe terror në radhët e popullatës. Situata politike në vend ka marrë temp pas arrestimit të 6 ish-funksionarëve të qeverisë Meksi. Por atyre që u është hapur më shumë punë në këtë mes janë pikërisht politikanët dhe Shërbimi Informativ Kombëtar. Përkëshirit, ky i fundit, duhet të përballët i pari me ortekun që ka filluar të lëvizë, por që është ende larg Kryeqytetit. Në faqen 4

Zef Brozi: Për marsin të gjykohen fajtorët e vërtetë

INTERVISTE/ Nga SHBA flet ish-kreu Kasacionit TIRANE - “Berisha, Mejdani, Gazidede, këta janë përgjegjësit kryesorë”. Zef Brozi, ish-kryegjyqtar i Gjykatës së Kasacionit ka deklaruar dje se arrestimi i disa prej ish-funksionarëve të lartë të PD dë akuzuar për krime gjatë trazirave të marsit, duhet të jetë vetëm maja e aisbergut. Për Brozin shkaqet e vërtetë të atyre ngjarjeve të hidhura që u pasuan me mijëra të vrarë janë personat që drejtonin piramidën e shtetit shqiptar. Sipas Brozit, drejtësia shqiptare nuk duhet të tolerojë asnjë prej njerëzve me imunitet që kanë gisht në kaosin e marsit të vitit të kaluar. Në faqen 2

Po kthehen piramidat

Guvernatori: Ka një treg jozv rtar kreditimi, vazhdon marrja e huasë Po kthehen piramidat Alarmi i Bankës: Rrezik mashtrimi “Ekziston një treg jozv-r tar kreditimi, ku shoqëri apo individë marrin hua për zhvillimin e aktivitetit. Kjo gjë i ekspozon ndaj rrezikut të humbjes dhe mashtrimit”, thuhet në një njoftim shtypi të firmosur nga guvernatori Shkëlqim Cani. Në këto rrethana në mungesë të kredive nga bankat shtetërore, Banka e Shqipërisë ka vendosur të liberalizojë kufirin e kreditimit për bankat. Ndërkohë që asetet e piramidave janë në ankand dhe rrënjojat e tyre ngjallin vetëm kujtime të hidhura, paralajmërimi i Bankës së Shqipërisë vjen si një rrufe në qiell të kthjellët. “Duke u nisur nga logjika ekonomike dhe përvoja e dy viteve të fundit, Banka e Shqipërisë është e shqetësuar se ky treg, duke përfituar nga disa klauzola të Kodit Civil mbi depozitat dhe huatë me të cilat u abuzua. Në faqen 9 Betejë para shtëpisë së Nanos

Betejë para shtëpisë së Nanos. Në pankartë: Bllokmenëve-rini e vrasësve të vjetër

Masakër, vriten 8 fëmijë e 3 gra të një familje

KOSOVE / Nga predhat Kanë goditur mbi kamion refugjatësh KOSOVE / Nga predhat Masakër, vriten 8 fëmijë e 3 gra të një familje Kanë goditur mbi kamion refugjatësh PRISHTINE - Serbët vazhdojnë t’i japin përmasa gjithnjë e më të mëdha tragjedisë shqiptare. Dhe sipas Qendrës për Informim të Kosovës janë vrarë 11 anëtarë të së njëjtës familje. Dhimbja është më e madhe, kur mësohet se tetë prej viktimave ishin fëmijë dhe tre të tjerët, gra. Predha e një tanku që po bombardon­te me mitralonte, ka goditur mbi rimorkion e një traktori, në të cilin gjendeshin anëtarët e familjes Asllani, të cilët po largoheshin për të shpëtuar sulmet serbe në fshatin Grapc të komunës së Shtimjes. Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Suharekë njoftonte se kanë mbetur të vdekur në vend Albiona 6 muajshe, Antigona, 1 vjeç, Xhaferi, 3 vjeç, Shpendi, 5 vjeç, Luljeta, 7 vjeç, Ejupi, 9 vjeç, Lumniu, 11 vjeç, Burimi, 13 vjeç, Ajsheja, 27 vjeç, Halidja, 37 vjeç dhe Halldyzja, 65 vjeç. Në faqen 8

Dilema shqiptare kredi ose fajde

mit për bankat. Ndërkohë cilat u abuzua. Në faqen 9 Dilema shqiptare kredi ose fajde ILIR BABARAMO Ekonomia shqiptare do vazhdojë të vërtitet në një rreth vicioz krizash deri sa autoritetet të vendosin hapjen e rubinetave të kreditimit. Numri i një sistemi bankar shqiptar, Shkëlqim Cani paralajmëroi dje nëpërmjet një njoftimi për shtypin, rrezikun e rilandjes së piramidave. Sipas tij, ka filluar të shfaqet tregu jozyrtar i kreditimit, pikërisht simptoma që tregojnë fillimin e marramendjes kolektive të fajdeve. Ndërkohë që bankat kanë bllokuar procesin e dhënies së kredive, shumë biznesmenë janë detyruar të gjejnë rrugë jozyrtare për kreditimin e aktiviteteve të tyre. Bankat shqiptare vazhdojnë të jenë magazina parash, duke mos luajtur rolin për të cilin ngritën çdo bankë në botë: të kreditonjë. Shkaku kryesor ekonomik i lindjes së piramidave ishte pikërisht mosdhënia e kredive. Fenomeni i huamarrjes lindi pikërisht tek dyert e mbyllura të bankave. Tashti përmasat e katastrofës dihën. Megjithatë, bankat vazhdojnë të mos japin kredi dhe biznesmenët detyrohen të vazhdojnë të kërkojnë rrugë jolegale për të marrë ato. Gjithashtu nis në hartimin e buxhetit të shtetit, ku përcaktohet edhe limiti i kredive. Shifrat e destinuara për kreditim kanë qenë gjithnjë minimalet gjatë gjithë viteve, kur shqiptarët vendosën të ndërtojnë ekonominë e tregut. Por, dhe këto fonde nuk janë përdorur nga bankat shtetërore. Kjo shumë nuk është futur për të mbuluar mosrealizimin e të ardhurave nga tatimet dhe doganat. Gjithçka është bërë për të ruajtur deficitin dhe inflacionin në parametrat e parashikuar. Tashtmë dhe që përsëritës makroekonomia shqiptare vendoset në detaje IMF. Por skemat që ka përdorur Fondi Monetar, kanë rezultuar të njëjta me ato që ka aplikuar në të gjitha vendet e tjera, pavarësisht elementët specifikë të çdo vendi. Për shkak të emigracionit dhe disa aktiviteteve tregtare tepër fitimprurëse për rajonin që shqiptarët patën shansin të ushtrojnë, bankat shqiptare kanë një rezervë të konsiderueshme kapitalesh, por ajo është përdorur për bono thesari, pra për të financuar deficitin. Për të shmangur përsëritjen e krizës, Cani bëri të ditur se do të liberalizohet limiti i kreditimit. Gjithsesi dhe kjo deklaratë e tij ngelet vetëm një demagogji. Sepse ai deklaroi gjithashtu se nuk do të kalon het limiti i parashikuar për vitin 1998, i cili llogaritet në 40 milionë dollarë për të gjitha bankat. Sipas Canit, kjo hapësirë do t'u lihet për ta shfrytëzuar bankave private. Gjithsesi, bankat shtetërore, të cilat kanë dhe pjesën e luanit të depozitave, do vazhdojnë të jenë të privuara nga dhënia e kredive, 40 milionë dollarë përbejnë një pikë ujë në detin e kapitalëve që kanë bankat shqiptare, dhe që po kthehet gjithnjë e më tepër në një kënetë që gjeneron vetëm kriza. Kjo që ndodh në Shqipëri është paradoksale. Bankat, duke qenë institucione që duhet të jenë frymëzim i ekonomisë, janë kthyer në asfiksi të saj. Syntimi me uljen me çdo kusht të inflacionit mund të kthehet në një fenomen, Majfton zhvlëfëst i monedhës vendase vitin e kaluar për të kuptuar këtë rrezik. Ekonomia shqiptare do të vazhdojë të kërkohet nga krizat dhe të karakterizohet nga stagnacioni nëse autoritet nuk vendosin të lejojnë një bum kreditimi. Vetëm kioskat e kontrabandës nuk kanë nevojë për kredi. Dhe nuk mund të konceptohet ngritja e një aktiviteti produktues pa një ndërhyrje të bankës.

Ceka: "PD të dalë jashtë ligjit"

INTERVISTE/ Lideri PAD: Të shikohet nëse është qëndrim i partisë Ceka: "PD të dalë jashtë ligjit" Thirrjet antikushtetuese të gjykohen TIRANE - “Këto deklarata janë antikushtetuese, ndaj mendoj se kjo çështje duhet të bëhet objekt i organeve gjyqësore”. Është paksi e vështirë të thuash drejtëpërdrejtë, por më në fund Neritan Ceka e pranuar: “Po, PD rrezikon të dalë jashtë ligjit, nëse e adapton si parti këtë qëndrim, të ketë vendime nga forumet e saj, por jo kur është thjesht e vetëm një lajthitje e disa individëve të saj”. Lideri i Aleancës Demokratike, dikur njeri i afërt me kreun e PD, Berisha në drejtimin e saj nuk i ka kursyer kritikat dhe akuzat për atë që e ka quajtur klan e që “po mban peng Partinë Demokratike”. “Në PD ne tapismë ka mbetur vetëm një pjesë e bazës - është shprehur Ceka - e që për arsye morale e etike nuk ndahet prej saj, të tjerët...”. Të tjerët, sipas tij, as nuk mund të krahasohen me ata njerëz që e themeluan PD-në në vitin '90 Në faqen 3

Në faqen 2

Dilema shqiptare

kredi ose fajde

GAZETA e Ciranës Rrebesh mbi kioskat pa leje GAZETA e Durrësit "Demon" del përpara gjyqit GAZETA e Shkodrës Në pranga i tmerrshmi qytetit

GAZETA e Ciranës Rrebesh mbi kioskat pa leje Në faqen 5 GAZETA e Durrësit "Demon" del përpara gjyqit Në faqen 7 GAZETA e Shkodrës Në pranga i tmerrshmi qytetit Në faqen 6