05/09/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

5 shtator 1998

Berisha bën arkivolin e Nanos

Manifestuesit në shesh dalin me simbolin makabër Berisha bën arkivolin e Nanos Lideri PD në miting: arma deri në vdekje Kryeministri: Do t’i mundim me dashuri TIRANË - Lidhur emocionalisht me vdekjen e kundërshtarëve politikë, Berisha sërish tërbohet në mitingun e mbrëmshëm për arrestimin e 6 ish-ministrave të PD-së dhe bën të kundërtën e asaj që deklaron. “Nuk kam nxitur ndonjëherë armë kundër kundërshtarëve politikë”, thoshte Berisha mbrëmë. Lideri opozitar para vetes ka zvarritur një arkivol me sloganin “Nano në burg” dhe ka mbajtur para manifestuesve një fjalim me tone kërcënuese. “Deri në vdekje me armë” - ka shpërthyer në shesh turmave që kishte dalë për të protestuar kundër arrestimit të anëtarëve të kryesisë së PDSH. Këto tone të liderit demokratik, që paralajmërojnë një përshkallëzim të rrezikshëm politik e bënë me të pa durueshme gjendjen në kryeqytet. Në një dokument që zyrtarë të lartë të PD-së e quajnë “platformë opozitare”, Berisha u bën thirrje militantëve të partisë së tij që të jenë gati për kryengritje ndaj qeverisë. “Deri në vdekje, deri te katastrofa, deri në fitore. Këtë kushtrim u bëj ushtarëve të lirisë”, deklaroi mbrëmë Berisha. Në këtë rrymë për të ndezur më tej revoltën politike, ai e mbylli manifestimin mbrëmë me një thirrje shokuese “Nano s’di ç’bëhet me shtetin, s’bën si kryeministër”. Në faqen 4 Arkivoli prej kartoni me foton e Nanos dhe përpara kryeministrisë (H. Pustina)

Agolli: Arrestimet jo vetëm nga neni kriminal

INTERVISTË / Shkrimtari thyen heshtjen: “Fjalët e Berishës kanë ngjyrën e bajonetës” Agolli: Arrestimet jo vetëm nga neni kriminal “Nëse Nano s’di ç’bëhet me shtetin, s’bën si kryeministër” Dritëro Agolli e mbyllur gojën kundër arrestimeve të figurave të PD-së. Po të flasësh me Agollin, do të kuptosh menjëherë se ai i kundërshton ato. “Unë kosideroj të paligjshme këto arrestime”, thotë ai. Shkrimtari i madh shkon më tej dhe akuzon se akuzat që u bëhen personave të arrestuar mund të rrezikojnë vetë pozitat e Partisë Socialiste. “Nëse Nano ka shkuar drejt kësaj politike, ai atëherë do t’i shkatërrojë vetes shumicën në Parlament dhe të ardhmen e partisë”. Agolli mendon se akuzat janë bërë me nxitim. Ai shprehet se duhet “të mbahet një farë skrupulli” ndaj njerëzve që kanë mbi shpinë peshën e një lufte në histori. “Nuk ka shumë rëndësi se ç’ka ndodhur me paratë e partisë. Më shumë rëndësi ka që të qetësohej jeta e vendit, - thotë Agolli. - Tani për të gjithë opinioni politik është ngarkuar duke arrestuar njerëz të tillë, por ndoshta edhe pa fakte. Sapo u bë arrestimi, ai bëri efektin e bombës”. Në faqen 5

Klosi akuzon Mazin: Ka shpërdoruar paratë

Pango: “U mblodhëm për lajmet, partitë kërkohet largimi i Edit” Klosi akuzon Mazin: Ka shpërdoruar paratë Troditet TVSH, kërkohet dorëheqja e drejtorit brenda javës TIRANË - Furtunë në kryesinë drejtuese të Televizionit Publik dhe radiove shtetërore. Pak orë pas emërimit në krye të TVSH gazetarit jugosllav, Arian Starova e konfirmoi dje se ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të RTSH, Kozma Dashi. Sipas zyrës së shtypit të televizionit, “ky ndryshim nuk do të sjellë ndryshime në stafin e RTSH”. Megjithatë, sekretari për mediat pranë qeverisë, Alfred Peza, pohoi për “Gazeta Shqiptare” se shkarkimi ka ardhur për arsye se prej kohësh “në këtë institucion qarkullojnë para pa asnjë kontroll”. “Dashi ka shpërdoruar me miliona lekë”, tha ai. Ndërkohë, një tjetër zhvillim ka marrë dje TVSH-ja. Dhjetëra punonjës të saj kanë kërkuar largimin e drejtorit të lajmeve, Edmond Pango. Ai i përgjigjet situatës së krijuar se kërkesa për dorëheqjen e tij “vjen nga gazetari Edi Xha”. Në faqen 3

Rikthehen në Ministri ekspertët e Agim Shehut

Ja ndryshimet e fundit të rendit Në faqen 4

Paratë e shqiptarëve investohen jashtë

Bankat private s’japin kredi Banka e Shqipërisë do të rishikojë koeficientët e kufizimit të zhvillimit për veprimtari me ato banka që lëvizin me një normë më të lartë të investimeve jashtë sesa parashikojnë rregullat. Në faqen 10 Godina e TVSH

Godo Medium: “Në jetë shamë kësaj Qeverie”

Zogaj për Teten: “S’pyet partinë e zgjodhi Nano” SHOKE PARTIE, POR “ARMIQ” Godo Medium: “Në jetë shamë kësaj Qeverie” Në faqen 2 Zogaj për Teten: “S’pyet partinë e zgjodhi Nano” Në faqen 4 Në faqen 2 Në faqen 4