Vdes truproja, tjetri i plagosur
Mbledhje urgjente në Qeveri. "Kjo vrasje është një akt tragjik dhe kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve për të dëshmuar mbi ngjarjen"
PD: Vrasësi është ish-shefi policisë kriminale. U larguan me tre makina me targa të Vlorës. Kriminelët kanë lënë në rrugë armët e krimit
Mbledhje urgjente në Qeveri. "Kjo vrasje është një akt tragjik dhe kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve për të dëshmuar mbi ngjarjen" PD: Vrasësi është ish-shefi policisë kriminale. U larguan me tre makina me targa të Vlorës. Kriminelët kanë lënë në rrugë armët e krimit TIRANE - Breshtëri kallashi dhe krisma të mbytura pistolete shtrinë përdhe mbrëmjen e kaluar Azem Hajdarin së bashku me dy truproje të tij. Sapo kishin dalë nga një lokal pranë PD-së, një makinë me targa Vlore është ndalur para këmbëve të tyre dhe pastaj të shtënat kanë gjëmur në errësirë. Më pas një fishkëllimë gomash dhe në trotuar tre njerëz kishin mbetur të përgjakur. Brenda pak minutash Hajdari është dërguar në spital së bashku me dy njerëzit e tij por gjithçka ka qenë e kotë. Bluzat e bardha nuk mundën të bënin asgjë për njeriun e PD-së i cili dha shpirt pak para se të mbërrinte në spital. Askush nuk e mendonte se një gjë e tillë mund të ndodhte. Në faqet 2-3 faqen 2-3
Pritë në orën 21.20. Vrasës me kallashnikovë qëllojnë deputetin ndërsa po zbriste shkallët e godinës
Tmerr në selinë e Partisë Demokratike. Dhjetëra mblidhen para godinës: "Na jepni armët"
Trupi pa jetë i Azem Hajdarit mbrëmë në Spitalin Ushtarak (Foto: Hektor Pustina)
Berisha: Krimin e ka urdhëruar Fatos Nano
"Na vranë në derën e shtëpisë, por do qëndrojmë deri në fund"
TIRANË - "Azemin e vrau Nano".
Berisha dhe PD kanë akuzuar Fatos Nanon si inspiruesin e vrasjes së Azem Hajdarit. Deputeti demokrat ka vdekur dje në mbrëmje pas një atentati kundër tij përpara selisë së Partisë Demokratike, dhe bashkë me të ka vdekur dhe një badigardëve. Ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur dhe gjendet i shtruar në pavionin e kirurgjisë në Spitalin Ushtarak të kryeqytetit.
Sipas informacioneve të para me burim PD mbi Azemin është derdhur një breshëri kallashnikovësh, dhe plumbat e kanë marrë atë në gjoks. E vetëm pak minuta më pas Hajdari ka vdekur. Për Partinë Demokratike vrasësi quhet Jaho Salihi, shefi i Komisariatit të Tropojës, Jaho Salihi, që duke dalë nga një makinë me targa të Vlorës VL 0667 dhe pas krimit është larguar me shpejtësi në drejtim të Ministrisë së Brendshme me makinën që kreu krimin. "Partia Demokratike deklaron që vrasja është organizuar nga kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano.
Dhimbje dhe tension mbrëmë vonë në konferencën për shtyp. Berisha: "Azemi më tha kur u plagos atëhere. Është kënaqësi të vdesësh për ty". Në faqen 2
Everts: "S'duhet të ndodhte"
Në faqen 3
Tronditje te politikanët shqiptarë
Kush ishte njeriu me emrin Azem Hajdari
Historia që nga studenti dhjetorit '90 te politikani
TIRANË - Azem Hajdari u shfaq në jetën politike shqiptare pikërisht në kapërcyellin e historisë kur Shqipëria po linte pas diktaturën komuniste.
Natën e 8 dhjetorit të vitit 1990, 28-vjeçari student i filozofisë priu të parën protestë studentore kundër regjimit për të qenë më pas një nga protagonistët kryesorë të politikës pluraliste shqiptare.
Drejtuesi i protestave studentore ka lindur në Bajram Curri në vitin 1962, në qytetin ku ishte deputet i legjislaturës aktuale parlamentare. Protesta e parë që filloi në mbrëmjen e 8 dhjetorit në godinën numër 14 të qytetit të studentëve shënoi fillimin e akteve politike që përmbysën diktaturën 50-vjeçare. Hajdari ishte një nga protagonistët kryesorë.
Në faqen 3