29/09/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

29 shtator 1998

Majko Kryeministër, ikën Nano

KRIZA QEVERITARE / Rendi “Thembra e Akilit”. Berisha: U hap rruga për zgjidhje politike Majko Kryeministër, ikën Nano Teta pas dorëheqjes: PS dhe PAD janë haletë e Shqipërisë Dhe Dokle e Islami kandidatë për fronin e kryeqeveritarit Tani trasplatim organesh edhe në Shqipëri Të jetosh me veshkën e tjetrit Tmer dhe panik pranë vilës së Nanos. Përforcohet selia e Kuvendit Plumbat e komandos vrasin një grua TIRANË - Nano ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit pasi dështoi në përpjekjet e tij për krijimin e qeverisë së tij të pestë. Në një mbledhje urgjente, kryesia e partisë socialiste vendosi të caktojë Pandeli Majkon të krijojë dhe drejtojë qeverinë e re. Në orën 16 Nano i ka dorëzuar dje Meidanit dorëheqjen, ndërkohë që kryesia e PS u thirr me urgjencë në një mbledhje, ku mungonte kryetari Nano. Nano dështoi në negociatat për krijimin e qeverisë së re. Kush do të merret postin e ministrit të rendit është pikëpyetja më e madhe që shkaktoi krizën qeveritare që detyroi Nanon të largohet. Ai mundi të shkëpusë këtë portofol nga AD, por asnjë nga të vetët nuk ia pranoi. Kishte refuzuar Islami, Meta dhe Dokle. Në këto rrethana u detyrua të japë dorëheqjen. Partia demokratike në një deklaratë për shtypin të shpërndarë menjëherë pasi lajmi u bë publik, e ka cilësuar dorëheqjen e Nanos si realizimin deri në gjysmën të kërkesave të opozitës.

Fundi ose fillimi i një krize të re

Skifter Kryeministri Fatos Nano dha dorëheqjen pas mosmarrëveshjeve me partnerët e tjerë të koalicionit për formimin e qeverisë së re. Kryesia e PS ka propozuar për kryeministër sekretarin e përgjithshëm Pandeli Majko, për të cilin pritet të votojë sot KPD e PS-së. Pozitat e Nanos tashmë nuk janë të sigurta as në Partinë e vet dhe janë shtuar zërat se ai mund të largohet dhe si kryetar partie. Dorëheqja e Nanos, ka provokuar reagimet e forta dhe të ministrit të Rendit, Perikli Teta, i cili me anë të një deklarate tejet të ashpër tregoi se nuk ka ndërmend të përzihet në të ardhmen as me PS-në dhe as me partinë e tij Aleanca Demokratike. Por, duket se dorëheqja e Nanos nuk lidhet vetëm me faktorët e brendshëm. Kohët e fundit i jep fund krizës, duke vazhduar të insistojë për një qeveri teknike. Ndërkohë, Berisha dhe PD, edhe pse mund ta konsiderojnë dorëheqjen si një fitore të tyre, tashmë e tutje do ta kenë të vështirë të justifikojnë veprimet e rrugës përpara një Majkoje 30-vjeçar dhe që nuk ka asnjë lidhje me komunizmin. Në qoftë se PD nuk ndryshon taktikën e saj të bojkotit dhe të rrugës, ka shumë mundësi që izolimi i saj nga jashtë të bëhet realitet. Kryeministri Pandeli Majko, ashtu sikurse edhe Nano nuk do ta ketë të lehtë të formojë qeverinë e re me partnerët e tjerë të koalicionit. E para, atij do t’i duhet të ruajë të njëjtat raporte si në qeverinë e mëparshme. E dyta, ai do ta ketë shumë të vështirë të afrojë njerëz të aftë në qeveri, pas kësaj tronditje, ku secili politikan e mësoi edhe lidhet vetëm me faktorët e brendshëm. Kohët e fundit, sidomos pas arrestimit të pamotivuar dhe të nxituar të 6 ish-funksionarëve të PD-së dhe pas vrasjes së deputetit Azem Hajdari kredibiliteti i tij humbi shumë në arenën ndërkombëtare. Presidenti amerikan Bill Klinton në letrën që i dërgoi Presidentit shqiptar Meidani pas trazirave të fundit e veçoi indirekt Nanon si faktor politik. Të gjithë emisarët e huaj në Shqipëri shtuan zërat se Berisha duhej të largohej bashkë me Kryeministrin shqiptar, si dy pole që gjeneronin konflikt të përjetshëm. Këtij presioni iu bashkua edhe zëri i Presidentit Meidani, raportet e të cilit me Kryeministrin shqiptar kishin kohë që ishin të acaruara. Berisha dhe partia e vlerësuan dorëheqjen e Nanos, por nuk e shikojnë atë si një akt që do të sjellë një ndryshim të madh në politikën shqiptare. edhe njëherë se në Shqipëri, kolltuku është përkohshëm, dhe kur vjen fundi të gjithë e kanë shkëlmin gati për të shtryrë akoma më shumë. Mbi të gjitha, qeveria e Majkos shikohet si e përkohshme. Detyra kryesore e saj është miratimi i Kushtetutës dhe stabiliteti i rendit. Pas Kushtetutës, rruga për zgjedhje të reja mbetet e hapur. Kryeministri shqiptar Fatos Nano u largua si një politikan që nuk mundi të bënte dot shtet, nuk mundi të stabilizonte dot rendin dhe lejoi e nuk bëri asnjë përpjekje për të luftuar korrupsionin. Pavarësisht, nga këto akti i dorëheqjes, është një akt civil, të cilin shqiptarët e njohin rrallë.

TIRANË - Nano ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit pasi dështoi në përpjekjet e tij për krijimin e qeverisë së tij të pestë.

TV private të lira vetëm përgjysëm

Parlamenti përgatitet të diskutojë nesër ligjin e ri mbi mediat elektronike, një ligj që për herë të parë në historinë e Shqipërisë do të zyrtarizojë lindjen e ndarjeve dhe televizionove private, duke stabilizuar rregullat. Është një ligj themelor jo vetëm sepse i lejon Blendushit të bëjë heroin e lirisë së informacionit duke kaluar nga TVSH në TV Klan me flamurin e gazetarit të pavarur në dorë (duke harruar se në sho[n] ka teserën e një partie në pushtet), edhe sepse - dhe është një pikë themelore demokracie - prish përfundimisht monopolin e televizionit të Shtetit (që do të quhet publik, por thelbi nuk ndryshon). Ky ligj është shumë delikat pikërisht sepse, duke rregulluar normat e reja të lirisë radiotelevizive, vendos se deri në ç’pikë televizioni private mund të konkurrojnë atë publik. Neni i kundërshtuar është ai që thotë se çdo pronar televizioni privat (shqiptar apo i huaj) nuk mund të ketë më shumë se 33 për qind të aksioneve. Nëse do të apliko- aplikohej në SHBA nuk do të ekzistonte CNN e kështu me radhë. Është sikur nesër të aprovohen një tjetër ligj që të thotë: kushdo që të ketë marrë pjesë në një tender në apartament, por është i detyruar t’i ndajë dhomat me dy familje të tjera. Ky është komunizëm i pastër, i maskuar me kapitalizëm. Është e kuptueshme që limiti i pronësisë të përfshijë ortakën e huaj, por është e patolerueshme që i njëjti kufizim të bëhet dhe për shqiptarët. Nëse duhet garantuar pluralizmi i informacionit është gabim të kufizosh pronësinë e një televizioni, ndërsa është më korrekt të vendosësh që pronari i një televizioni nuk mund të mbulojë (duke llogaritur dhe tirazhin e gazetave në pronësi të tij) 33 për qind ose 40 për qind të gjithë tregut të informacionit. Ky është ndryshimi mes një ekonomie tregu dhe një ekonomie shtetërore, domethënë socialiste.

Tani trasplatim organesh edhe në Shqipëri. Të jetosh me veshkën e tjetrit

Plumbat e komandës vrasin një grua

Ushtari qëlloi pas provokimit nga dy të armatosur Tmer[r] TIRANE - Ushtari komando vret aksidentalisht një grua në qendër të Tiranës. Teksa ka qëlluar në ajër për të larguar dy persona që po e provokonin, roja e Kryesisë së Parlamentit ka shkaktuar plagosjen e rëndë të kalimtares së rastit. Njëri nga plumbat e lëshuar në ajër, pas një përplasje është kthyer në drejtim të 37-vjeçares duke i shkaktuar plagë të rënda në qafë. Ndihma që i është dhënë në spitalin ushtarak nuk ka mundur ta ndajë nga vdekja. Ndërkohë që komandoja duhet të japë sqarime të mëtejshme për ngjarjen, uniformat blu kanë nisur punën për zbulimin e dy personave që ndërprenë shërbimin e këtij ushtari. Komandoja ka justifikuar qëllimin me armë në ajër, me arsyen se dy provokuesit ishin të armatosur.

Autoriteti i shtypit dhe unë qytetari i hutuar

AGRÓN ÇOBANI Pas ngjarjeve tronditëse, është bërë zakon te ne që njerëz a organizma të ndryshme shoqërore a shtetërore, të merren edhe me shtypin. E shtë liri shtypi apo jo? Si përdoret liria e shprehjes? Het ajo? Sa agresiv është shtypi i gazetarit, sa informojnë e sa dizinformojnë? Ndihmon a dëmton opinionin shtypi ynë? Diskutohet për këto probleme, bëhen prononcime, jepen intervista, organizohen debate etj. Kështu ndodhi pas marsit të vitit të kaluar, kështu po ndodh edhe tani pas 13-14 shtatorit, kështu mos ndodhtë edhe më pas dmth., mos past ngjarje të tilla. Pa marrë parasysh rolin arbitrarit e të analistit, do të thosha ndonjë fjalë për informimin ose më saktë për informacionet e ndryshme që japin gazetat të ndryshme për të njëjtën ngjarje. Për lajmet s’po të zgjatë gjinitë publicistike ka teori të ndryshme të Vijon në faqen 2

Projektkushtetuta nesër jepet falas

Fonogramet e Rendit nuk mbërritën në Verilindje

Zbulohen të fshehta të reja nga 14 shtatori TIRANE - Zbulohet një nga të fshehtat e 14 shtatorit. Fonogramet e dërguara nga Ministria e Rendit në drejken e ditës së rebelimit nuk kanë mbërritur kurrë në disa prej komisariateve veriore. Ndërsa në Ministri janë evidentuar të tashmë ata persona të cilët donin të lin[n]in në duart e njerëzve të armatosur godinën, skena të ngjashme po zbulohen dhe në komisariatet lokale. Në Fier e në Laç persona të caktuar janë përpjekur të ditë për t’u futur në komisariate me mënyra të ndryshme.

Prokuroria, gati edhe pesë pranga të reja për trazirat Në faqen 4