30/09/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

30 shtator 1998

Zbulohet të fshehtat e largimit të Nanos

Majko mund Metën dhe Islamin. Nano: Unë lideri i PS-së TIRANË - Majko ka fituar dje në një votim në Komitetin e përgjithshëm drejtues të PS poshtë e kryministrit kundër Metës dhe Islamit. Dy orë më pas është dekretuar nga Meidani. Nano ka konfirmuar se impennjimi i tij i ardhshëm politik do të jetë drejtimi i partisë socialiste. Në këtë mbledhje Nano ka bërë të ditur shkaqet e detyruan të japë dorëheqjen. Sipas tij kërkesat e partive të koalicionit ishin sa absurde aq dhe komike. Gjithnjë sipas Nanos PSD kishte arritur të paraqiste si kandidatura për postin e ministrit dhe deputetë të PS si Dokle dhe Meidani. Ndërkohë që AD kishte kërkuar gati gjysmën e portofoleve. Vetëm Partia agrare ishte treguar modeste në kërkesa. Xhuvani kishte paraqitur të vetmen kërkesë që të vazhdojë të jetë ministri i bujqësisë. “Në këto rrethana nuk mund të krijoja qeverinë”, ishte shfajësimi i Nanos për krizën qeveritare. Gjithësesi vetëm pak çaste pasi kishte paraqitur dorëheqjen kishin të ndryshuar mendim. Por Meidani kishte refuzuar. Në faqen 3

Dorëheqja, akt civil por i pajustifikuar

OPINION YLLI PANGO Më në fund u realizua tamam atëherë kur nuk pritej, ajo që u kërkua për muaj rresht nga një pjesë e opozitës e pozita. Në momentin e parë menjëherë pas kësaj në radhët e politikanëve të bashkëfimit pati edhe një stepje, një hutim. Ndodhi atëherë kur nuk pritej. Po të dëgjoje në intervista edhe armiqtë më të egër të Nanos nga radhët e opozitës një lloj hutimi, gati frikë. Disa syresh madje për herë të parë folën edhe fjalë të mira në adresë të tij. Po të shihje në pjesët e antarëve të këshillit drejtues të PS, pikërisht ata që kishin lehu më shumë, dije se një lloj hutimi, gati mallëngjimi, a thua se vërtet e kishin kërkuar atë dorëheqje, kishin lehuar gjatë për të, por kishin qenë të bindur se nuk do ta realizojë e kështu do t’u jepte mundësia të lehnin përjetësisht. Po jo kështu, papritur, jo drejt në presionin e tyre, dhe jo në momentin më të nxehte të kërkesave për dorëheqje. Po tani vallë kujt do t’i ankohemi? Po kishte ndodhur gjithçka tjetër. A mos fshihet këtu tjetër lepur? Dikush tjetër tha se ndofta kjo është për tre muaj, duke qenë se kriza është e pamundur të kalohet tani dhe me grindjet me aleatët dhe menjëherë pas kësaj Nano vjen përsëri në fuqi. Ku ta dish. Këtë le ia lamë të ardhmes. Po t’i kthehemi deklaratave të vetë Nanos i cili shumë pak kohë më parë fliste madje edhe për ndyshimet në qeveri e jo më për dorëheqjen të cilën nuk e përmendte fare, vetëm pas eliminimit të grushtit të shtetit. Si vallë kështu papritur ndryshoi gjithçka? A mos vallë papritur u lodh me bashkëpolitikantët apo me të edhe me bashkëkombasit dhe vendosi të heqë dorë? Mirë për mungesën e mirëkuptimit nga njerëzit por edhe nga bota që siç thuhet në deklaratën e tij, që së bashku me Berishën e konsideron si të keqen e shqiptarëve. Si pak ta ngjarë të jetë bindëse edhe kjo. Ndofta ta një kompleks faktorësh ku përfshihet edhe ata që për mendën më sipër por edhe ndonjë rekomandim i perë kishim nuk do ta realizojnë të kështu do të jepë mundësia të lehpër përjetësisht. Po jo kështu, papritur, jo direkt nxehtë angullojnë? Po kishte ndota hutim edhe sepse kjo nuk kishte bërë ndonjëherë vaki në Shqipëri. Hutim që kaloi madje në nderim për një akt krejt të paparashikuar, për një dorëheqje tepër diplomatike apo të zgjuar politike ndonfta sipas ndokujt. Sipas dikujt tjetër pa dyshim që nuk hahet të jepet dorëheqja apo aq më shumë të pranohet nga presidenti për një shkak të tillë si ai i mosmarrëveshjeve për karikter. Presidenti madje për të tilla raste është. Në mënyrë mendoh et është i aftë të pajtojë pozitë me opozitën si fjalë nuk qenka i aftë të pajtojë vetë pozitën në grindjet e saj për kolltuk me fjalën e tij të urtë e bindëse, me pamjen paqedashëse e tepër simpatike, me buzëqeshjen e ëmbël e me reputacionin e fituar edhe në perëndim kur ky pret krah shumë prej tij. Si tall nuk pati një prononcim nga presidenti karshi kryeministrit, një vlerësim apo dëshirë për punën e tij? Si kështu për një apo dy kolltukë, madje për kolltukë jo aq problematikë si ai i ministrisë së çështjeve sociale u prish … tur pak ka të ngjarë të jetë bindëse edhe kjo. Ndër ta një kompleks faktorësh ku përfshihet edhe ata që përmendëm më sipër por edhe ndonjë rekomandim i perëndimit, shpesh i zënë ngojë kohët e fundit e shtyu të veprojë kështu. Gjithsesi, në nga dy apo tre politikanët e pakët të vërtetë të këtij vendi, që nuk mbahet mend ndonjëherë të ketë gabuar në prononcimin apo veprimin e tij politik, përseri u prononcuan në mënyrë të tillë që ta kuptojë se dorëheqja nuk ishte e justifikuar logjikisht. Gjithsesi dorëheqja u dha. Është i pari shqiptar që në një rol kryesor shtetari e bën këtë. Është i pari shqiptar që megjithëse zotëronte në masë maksimale dy hata njera nga të cilat e domosdoshme siadmos në Shqipëri për të bërë të mundshatë të tyetarit, të të perspektuarit, militantit, por edhe një tjetër jo të domosdoshme për të ecur përpara në Shqipëri atë të intelektualit, njeriut të kulturuar, u tërhoq. Ndofta pikërisht mosperpuh-ja e këtyre dy veçorive është fatale në Shqipëri. Sidomos Nano siguroi ndofta edhe një hutu të tretë, që s’e ka pasur askush në atë pozicion, atë të dorëheqjes.

Berisha: Se mos më harrosh!

PD konfirmoi dje se është gati për dialog Foto H. Pustina

Testamenti i Nanos për shqiptarët

FATOS NANO Të nderuar bashkëqytetarë, E pashë të udhës të dal përpara jush dhe, duke ju parë drejt e në sy, t’ju tregoj me zemër të hapur çfarë mendoj në këto çaste të vështira që po përjeton vendi ynë, i zënë peng nga ca klane politikansh të papërgjegjshëm që shpërndajnë pa të keq besimin, shpresën dhe vullnetin tuaj sovran. Nuk dua t’ju marr kohë duke iu rrëfyer historinë time të shkurtër e plot dritë-hije të jetën politike të këtij vendi, ku së bashku me miq e kolegë të respektuar, në tërë këto vite të ngarkuara me urrejtje e dasi irracionale klanesh të egra, jam munduar me mish e me shpirt të sjell një frymë të re dialogu e mirëkuptimi qytetar. Nuk dua t’ju flas as për koston e lartë që ka pasur për familjen e për rrethin tim të afërt investimi im në funksion të kësaj fryme dhe as për ato pak gjëra që besoj se kam arritur të bëj deri këtu, në të mirë të kombit shqiptar e të ardhmes së fëmijëve tanë, të cilët, pa përgjegjshmëria e shumicës dërrmuese të politikanëve të këtij vendi, i ka kthyer në viktima potenciale. Dua vetëm që nëpërmjet këtij komunikimi, sy më sy, ju të ndjeni sadopak peshat e rënda që me cilësinë shpirtërisht e mendërisht në këto çaste dhe pastaj po ju, të gjykoni me sovranitet të plotë nëse sot e tutje mbetem i denjë për respektin e për mbështetjen morale që më keni dhënë deri këtu. Unë, kryeministri juaj prej më se një viti, nuk pranoj më të bëhem pre e mospise politikë te disave që, pavarësisht nga krahu të cilit i përkasin apo nga flamuri nën të cilin rreshtohen, udhëhiqen prej motivit të përfitimit personal e klanor në dëm të interesave të atdheut. Nuk mund të pranoj më që, qoftë edhe vetëm një pjesë e shqiptarëve kudo që të jenë, në Shqipëri, Kosovë e gjetkë, të më identifikojnë me të keqen e këtij vendi për të cilin kam dhënë e do të Vijon në faqen 12

Frika e revoltave “sulmon” burgjet

Supergadishmëri për gardianët e godinave: Do evitojmë çdo tentativë Supergadishmëri për gardianët e godinave: Po evitojmë çdo tentativë TIRANE - Ka informacione se segmente të caktuara do të tentojnë të shkaktojnë trazira në burgje, me qëllim krijimin e një situate kaotike në vend, ndërkohë që personeli i këtyre të fundit është hedhur në gadishmëri të lartë. Drejtori i përgjithshëm i burgjeve Xhaferraj ka pohuar se, “duke parë situatën e krijuar në vend pas ndryshimeve të menjëhershme politike, ne kemi dhënë gjendjen e gadishmërisë në masën 50% për personelin e burgjeve”. Me poshtë ai ka vazhduar se, “i sigurojmë qytetarët, se jemi të aftë të përballojmë situatën, pavarësisht nga çmimi që do të kërkohet për të bërë një gjë të tillë”. Situata e krijuar në vend është pothuaj e njëjtë kur në marsin e vitit të kaluar, u shpërthyen burgjet dhe në 14 shtator u tentua e njëjta gjë. Ndërkohë që pohoet se është në zbatim i njëjtë skenar si në 14 shtator.

Dorëheqja e Tetës përçan zyrtarët e policët e Rendit

Në faqen 4

Shpejt shqiptarët do pijnë verëra të vërteta

Në faqen 9

UEFA: Kemi frikë nga ndryshimet

Starova: Mund të luhet në Tiranë Përsëri në kolaps ndeshja me Greqinë. Pikërisht atëherë kur duket shumë pranë ndodhin gjëra, të cilat edhe pse në Botën moderne janë shumë normale për Shqipërinë duken krejtësisht anormale! “Kemi frikë nga ndryshimet që mund të ndodhin në vendin tuaj”. Ka qenë faksi i mbërritur nga UEFA në zyrat e FSHF-së, i cili ka vënë përsëri në dyshim ndeshjen me Greqinë. Megjithatë Starova përsëri ka konfirmuar gadishmërinë e zhvillimit të ndeshjes në Tiranë. Në faqen 11

Shpërthimi i UÇK-së: Hakmarrje për të vrarët

Pas masakrave më të fundit serbe në Kosovë Ushtarë të UÇK-së Në faqen 8

GAZETA e Tiranës Stop eksperimenteve me pacientët tanë Në faqen 5 GAZETA e Burresit Policia e ushtria në alarm pas Nanos Në faqen 7 GAZETA e Shkodrës Shirat në Koman bunkerë si prita Në faqen 6