Majko i rrëmben tenderat Gjinushit
Qeveria dështon për herë të dytë: Duel për ministrinë e miliardave
TIRANË - “Unë do të dorëzoj nesër qeverinë Presidentit të Republikës”, ka deklaruar Pandeli Majko për “Gazetën”, pas mbledhjes së PS, ku socialistët e patën kundërshtuar në lidhje me dhënien e postit të zv.Kryeministrit PSD.
Kur dukej se Majko kishte arritur kompromisin me Gjinushin, duke i dhënë Ministrinë e Punës e Çështjeve Sociale si dhe postin e një zv.Kryeministri, por nga ana tjetër duke rëmbyer atë të Punëve Publike dhe duke djegur Apostolin, ka qenë kryesia e socialistëve ajo që ka kundërshtuar zgjidhjen e arritur në parim. “Nëse do të ketë dy zëvendëskryeministra, të dy duhet të jenë të PS. Gjinushi le të marrë Ministrinë e Punëve Publike, jo me Apostolin ministër, por me Ingrid Shulin”. Ka qenë ky vendimi i kryesisë së PS, që i është imponuar Majkos, i cili ka parë t’i prishet kompromisi, dhe ka lënë selinë e partisë së tij duke përplasur derën pas. Majko në mbrëmje vonë është drejtuar për në Presidencë, ku i ka bërë të qartë Meidanit dështimin e të gjithë tratativave, si dhe i ka thënë se nesërmen do t’i dorëzonte Qeverinë, megjithë vërejtjen e PS.
Edhe TERMETI na duhej
Në faqen 5
PD: Majko vuajti sëmundje psikike
“Edhe Meidani luajti keq duhet të mblidhte tryezën”
Në faqen 2
Ata që kanë fatin tonë në dorë
ZHAK PILIKA *
Edhe popujt e kombet që qytetërana kanë kaluar momente të vështira si po kalon sot populli dhe kombi shqiptar. Çdo shoqëri, siç thuhet, sklerotizohet, tamam si çdo individ. Kështu ndodhi me regjimin komunist në vendet e Lindjes e në Shqipëri, dhe kthim prapa nuk ka. Pikërisht nga kjo i asaj shoqërie lindi një faj i gjithanshëm, e cila përmbysi dhe shkakërroi gjithçka për të krijuar një shoqëri të re pluraliste dhe demokratike. Pavarësisht nga gabimet dhe veprimet e dhunshme, lufta në Shqipëri bëhet për demokraci, kjo është kryesorja, kjo është pozitive. Dukuritë e sotme të politikës dhe të shoqërisë shqiptare, sado të mbrapshta e të shëmtuara, janë një rrezikim, një këndvështrim dhe një përpjekje drejt një jete të re, demokratike e moderne, si për individin ashtu dhe për shoqërinë shqiptare. Këto dukuri po i japin shoqërisë dhe popullit tonë historinë e karakterit të tij të zhvillimit. Lëvizjet masive sadon negative që të duken sot, ato tregojnë shpresat e njerëzve, ato janë uópët e tyre, janë shkëndija që u nxit [?] ...
se ju i duheni vendit dhe se shoqëria nuk bëhen dot pa ju. Unë vetëm po ju shpallos një të vërtetë të pamohueshme, se ju nuk keni njëri-tjetrin, se ju e keni etiketur njëri-tjetrin blu, të kuq, rozë etj., socialistë, demokratë, ballistë, legalistë e të tjera dhe luftoni kundër njëri-tjetrit pa asnjë kompromis për të shkaktërruar plotësisht kundërshtarin politik, që po duket qartë: është trruga më e shkurtër drejt vetëshkatërrimit! Prandaj unë mendoj se kushtetuta në radhë të parë duhet të vendosë rregullat bazë të ligjore politike, sepse ajo dhe vetëm ajo, duhet t’ju japë liritë e nevojshme dhe të përcaktojë kufijtë dhe detyrimet e politikës ndaj Shtetit Ligjor.
Ndoshta në Kushtetutën e Shqipërisë, partitë politike duhet të zënë një kapitull të veçantë. Këshilli i Parlamentit dhe Gjykata Kushtetuese mund dhe duhet të mbikëqyrin veprimtarinë antikushtetuese të partive politike e të liderëve të tyre, me qëllim krijimin e urave të bashkëpunimit e mirëkuptimit.
historinë e karakterit të tij të zhvillimit. Lëvizjet ma[s?] sipër janë ato janë topitet e tyre, ato janë shkëndija që i nxit njerëzit e të gjitha grupeve politike, shtresave e klasave të kërkojnë e të krijojnë, më gjithën gabimet e pafund dhe dështimet, një shoqëri më të mirë e më të drejtë. Nën shtytjen e këtyre lëvizjeve janë vendosur fatet e idealeve më të mëdha të njerëzimit.
Lëvizja e fuqishme gjallëruese u shfaq në çastin fillestar në Shqipëri në vitin 1990, si një lëvizje dhe hamendje e papritur, si një shkëndijë, më pas si një dritë shkëlqyese, gjithëpërfshirëse, universale, e cila u shpërnda te të gjithë dhe, për mendimin tim, të gjithë e përqafuan në universin e tyre të brendshëm. Populli shqiptar ka parë tashmë zgjimin e një jete të re dhe dëshirën ta sjellë atë në tokë.
Por vështirësia qëndron tek ajo, se vetë populli nuk di dhe nuk mundet ta organizojë e ta ndërtojë shoqërinë e re. Popujt e kombet e tjera të Lindjes, të cilat u çliruan nga komunizmi, për të organizuar e ndërtuar shoqërinë e re demokratike bënë një marrëveshje dhe një projekt të përbashkët. Kushtetuta e ju çfarë keni bërë? - pyet njeriu i thjeshtë, tregtari apo intelektuali. Të gjithë tashmë e kemi mësuar në Shqipëri, edhe për vështirësitë, se ç’më për rend ndër të parës realizoheshte në veprimtaritë e reformave politike, për arsye e institucione shqiptare.
Kushtetuta patjetër është marrëveshje e popullit me shtetin, por unë mendoj se siç kanë marrëdhënie shoqërore që po veprojnë ju politikanët shqiptarë, ajo do të jetë në të parë marrëveshje ndërmjet politikaneve e partive politike, mbi bazën e parimeve të pluralizmit demokratik, humanizmit, dinjitetit, lirive dhe të drejtave të njeriut. Por çfarë ka ndodhur në Shqipëri këto tre vitet e fundit? Komeditë më të pamoralshme janë luajtur në kurriz të popullit e kombit shqiptar dhe tragjedi të tmerrshme kanë përsuar në këto tre vitet e fundit postkomuniste. Dhe ju keni qenë aktorët aktivë në të gjitha këto ngjarje.
Nuk dëshiroj t’ju kritikoj më këtë. Unë e di që njerëzit që ju pasojnë ju duan, unë e di dhe ...
Partitë politike duhet të luftojnë me anën e programeve për të ardhur e pushtet me anën e votës së lirë me qëllim që ta forcojnë shtetin ligjor dhe ekonominë e vendit dhe jo ta nënshtrojnë apo ta shkatërrojnë shtetin, duke lejuar anarkinë, korrupsionin, kontrabandën, evazionet, plaçkitjet dhe vjedhjet. Kështu si po veproni ju, jo vetëm që po i hani kokën njëri-tjetrit, por po vini në dyshim dhe vetë ekzistencën e shtetit shqiptar. Nuk shikoni e nuk dëgjoni apo ju ka zënë sëmundja e tmerrshme e pushtetit, hakmarrjes e gjakut?
Niko Kazantzakis thotë: “Keni në dorë penelin, keni ngjyrat, vizatojeni ju vetë parajsën dhe pastaj hyni në të. Bejeni këtë! Këtë mund ta bëni! Duhet ta bëni shpejt. Gjëja më e rëndësishme është: të jetojmë!”
A është e mundur që ju të dini të vizatoni vetëm ferrin? Nuk është e mundur! Unë nuk mund ta besoj! Përkundrazi unë besoj; dhe njerëzit e thjeshtë besojnë; partia dhe elektorati i juaj besojnë, se secili nga ju mund të ndreqë vendin, se ju jeni të papërsëritur, se shoqëria ju do, familjen dhe të ardhmen tuaj. Vetëm atëherë mund të integrohemi së shpejti dhe të jetojmë bashkë në të drejtë. Kur të kuptoni rëndësinë e respektit për veten tuaj, kur të ndërgjegjësoheni se të gjitha të mirat apo të këqijat, që ju keni e po keni kryer, varen dhe vijnë vetëm nga ju, vetëm atëherë mund t’i jepni këtij populli qetësi e siguri, liri, demokraci dhe ngritje. Mos kujtoni se ky popull pret nga ju mrekullinë dhe lumturinë. Gjërat e mrekullueshme njerëzit i bëjnë vetë me punën dhe djersën e tyre. Njerëzit e thjeshtë i lutën Zotit që ju politikanët të ndërgjegjësoheni për rolin dhe fatin tuaj. Edhe jetën tuaj edhe si një lumturi, ashtu si jeta e çdo individi. Në çdo pikë që të keni arritur jeni vetëm në fillim.
Thoreau ka thënë: “Oh, Zot! Të arrish në dërën e çdo jese dhe të zbuloash se nuk ka tjetër!”. Mendojeni!
* Avokat
Pse lindën “Miqtë e Shqipërisë”
Konkretizohet ideja e Klintonit. 23 shtete takohen në Bruksel
Ndihma për Ushtrinë, Policinë e administratën
TIRANE - Formohet zyrtarisht grupi “Miqtë e Shqipërisë”. Në një njoftim të saj për shtyp, Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Evropian si dhe Ministria shqiptare e Punëve të Jashtme, bëjnë të ditur se u zhvillua më 30 shtator takimi inaugurues i grupit “Miqtë e Shqipërisë” që përbëhet nga përfaqësuesit e një numri organizatash dhe shtetesh perëndimore.
Ideja e krijimit të këtij grupi ishte hedhur qysh para dy javësh në një takim të Prodit me Klintonin në Shtetet e Bashkuara. Bëhet fjalë për ato shtete dhe organizata të huaja që vazhdimisht janë angazhuar vitet e fundit në sjelljen e ndihmave dhe hartimin e projekteve të suksesshme në një numër fushash të jetës ekonomiko-shoqërore të vendit tonë.
Në faqen 2
Vrasja e Azem Hajdarit: Ekspertët s’kanë prova
INTERVISTE / Flet Kreu i Kriminalistikës
TIRANE - Trupit të pajetë të Hajdarit nuk i është kryer asnjë ekzaminim.
Përfundimet e sakta të ekspertëve të kriminalistikës janë pezulluar deri në zbulimin e plumbave që mund të kenë mbetur te viktima. Armët e gjetura në vendngjarje nuk mund të merren si provë, pasi nuk mund të vërtetohet nëse ato kanë qëlluar mbi deputetin. Megjithatë mbetet në duart e prokurorëve urdhri për rihapjen e varrit.
Në faqen 4
Varianti më i ri
zv.kryeministër
Ilir Meta (PS)
Ingrit Shuli (PSD)
Punët Publike
PS
Informacioni
Musa Ulqini (PS)
Jashtëm
Paskal Milo (PSD)
Sekretar Shteti
Maqo Lakrori (PS)
Pushteti Lokal
Arben Demeti (PAD)
Shëndetësia
Leonard Solis (PBDNJ)
Rendi
Petro Koçi (PS)
Drejtësia dhe Reforma
Arben Imami (PAD)
Mbrojtja
Luan Hajdaraga (PS)
Kultura
Edi Rama (pa parti)
Financat
Anastas Angjeli (PS)
Bujqësia
Lutfer Xhuveli (PA)
Bashk. Ekonomik
Ermelinda Meksi (PS)
GAZETA e Shkodrës
Një ditë klandestine për në Malin e Zi
Një ditë klandestin për në Malin e Zi
GAZETA e Shkodrës
Në faqen 6
Italianët do heqin helmet e Porto Romanos
GAZETA e Durrësit
Në faqen 7