10/10/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

10 tetor 1998

Kryedoganieri kërkon burg për Gazeta Shqiptare

Për 4 muaj me ketë... TIRANË - Kontrabanda, sëmundja më e rëndë e Qeverisë “Nano”, duke se nuk i ka herë tentakulat edhe nga simotra e saj e krijuar vetëm pak ditë më parë. Përplasja mes Rendit dhe Doganave është zgjidhur dje në orët e vona të pasdites, por njerëzit e Ministrisë së Koçit, nuk kanë për t’u lëshonjë akuzat ndaj Drejtorisë së Çalit. Kreu i doganave ka hedhur dje në gjyq “Gazetën Shqiptare”, duke e akuzuar për pavërtetësi e dashakeqësi. “Alduon për përplasje institucionale duke akuzuar drejtorin Fotaq Çali për favorizim kontrabande”. Në faqen 4 KI KUJDES ZOTI FOTAQ! Drejtori i Përgjithshëm i Doganave (që mban këtë detyrë provizorisht) deklaroi: 2) Besojmë se metoda për të denoncuar gazetat e përkiste të kalkuarës dhe sistemeve konservatore

Çeka: Malaj në gjiya

Të hetohen 100 milionë dollarët e humbur INTERVISTE / Pohimi i fortë i liderit të PAD ndaj ish-ministrit të Financave “Ai mbajti akcizën e duhanit në masën 90% dhe kjo i shkaktoi shtetit një humbje prej 60 milion dollarë në vit” TIRANË - “Malaj në gjiya”. Lideri i PAD ka rinisur luftën e tij me ish-ministrin e Financave, Arben Malaj, për të cilin ka deklaruar se ai duhet të jetë tashmë objekt i punës së Prokurorisë. “Ai ka luajtur në mënyrë të dyshimtë me akcizat”, ka deklaruar Çeka, duke kujtuar se gjatë kohës që Malaj ka qenë në Qeveri nuk ka pranuar të ulen akcizat, dhe për rrjedhojë shteti ka humbur 100 milion dollarë. “Malaj duhet të shpjegojë se përse kur akcizat ishin 90% zhdoganoheshin 15 tonë cigare, ndërsa tani që akcizat u ulën zhdoganohen deri në 150 tonë”, ka thënë Çeka. Nga ana tjetër lideri i AD ka folur me tone pozitive për ministrin e ri të Ren- Rendit, si dhe ka kritikuar Nanon për mungesën në sallën e Parlamentit gjatë marrjes të votbesimit të Qeverisë Majko. Në faqen 2

Brijka: Do jap dorëheqjen

Brijka: Do jap dorëheqjen Të pastrehët pengu i fundit i kryebashkiakut të Tiranës. “Të pestë Qeveritë që nga ajo e Meksit e deri tek kjo e fundit nuk më kanë dhënë para për familjet që enden rrugëve. Majko do katër muaj që të fillojë të kuptojë se ç’ndodh në këtë vend. Në faqen 5

ZOTI FOTAQ!

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave (që mban këtë detyrë përkohësisht) deklaroi se kërkon të denoncojë në gjykatë “Gazetën Shqiptare”, gazetaro, pasi ka “alu(d)uar” në një përfshirje të tij në punë kontrabande. detyrë përkohësisht) deklaroi se kërkon të denoncojë në gjykatë “Gazetën Shqiptare”, gazetaro, pasi ka “alu(d)uar” në një përfshirje të tij në punë kontrabande. Ç’ka shkruar “Gazeta” njihet tashmë nga të gjithë lexuesit e saj dhe e kanë blerë gazetën dje: ne jemi kufizuar të reflektojmë atë që ka treguar policia dhe nuk kemi “aluar” asgjë. Shkruajmë që drejtori Fotaq Çali i ka telefonuar policisë duke kërkuar të lihen të lirë katër kamionët me kafe të bllokuar për disa parregullsi, duke qenë se dokumentet ishin në rregull. Këtë telefonatë e pranon dhe vetë drejtori se e ka bërë. Por nuk është kjo ana më e rëndësishme. Gjeja më e vërtetë skandaloze është se pas disa muajsh sulme, polemika, denoncime, përplasje politike që kanë marrë fund me rrëzimin e një qeverie, sot zoti Fotaq Çali habitet që një gazetë aludon për një përfshirje të doganave në kontrabandë. Para nesh një fakt ka sjellë e ka denoncuar Presidenti i Republikës zoti Fotaq Çali, për të mos folur me pas për dosjet që Parlamenti ka kaluar në Prokurori. Megjithatë ne të sigurt se jemi të tërë vetëm detyrën tonë të informimit dhe jo të akuzave ndaj askujt i themi zotit Fotaq Çali: 1) “Gazeta Shqiptare” para se të publikonte lajmin e kamionëve me kafe të bllokuar, ju telefonoi me korrektësi për të njohur dhe versionin tuaj mbi atë që kishte ndodhur, dhe ju refuzuat të përgjigjeshit duke thënë se nuk ishit të autorizuar. (Jeni apo jo drejtor? Cila është përgjegjësia juaj nëse nuk keni të drejtë as të flisni?) 2) Besonim se metoda për të denoncuar gazetat e përkiste të kaluarës dhe sistemeve konservatore. Por zbuluam se ju preferoni të çoni në gjykatë gazetaret në vend të doganierëve të korruptuar. Presim të mësojmë nëse është kjo mënyra e mbajtjes së marrëdhënieve me shtypin e zgjedhur kjo dhe nga ministri i ri i Financave zoti Angjeli dhe nga Qeveria e re e zotit Majko. Nëse është kështu, atëherë përiten kohë të vështira, për të gjithë. 3) Ka të ngjarë që shkkrimi i “Gazetës Shqiptare” ju ka shqetësuar pasi pengon vazhdimin e karrierës (që fillon me rekomandimet e Bashkimit Zogolides dikur në 1995). Nëse doni ta dini se ç’mendojmë ne të vërtetë, po ju themi se pas dorëheqjes së përgjegjshme të ministrit të atëhershëm të Bletës, në vend që të shpretonit të merrnit dhe vendin e tij edhe me shumë rekomandime, madje dhe ndërkombëtare. 4) Problemi i kontrabandës është për Shqipërinë një keq e thjeshtë për të cilën kanë paguar shumë vetë, disa dhe të pafajshëm. Sigurisht, nuk do të lejojmë kërcënimet tuaja zoti Fotaq Çali, apo denoncimet tuaja në gjykatë, të na pengojnë si gazetë që ditë pas dite të tregojmë lexuesve tanë skandalet e reja, nëse do të ketë. Nëse kontrabanda do të vazhdojë, mos prisni që shtypi të jetë bashkëpunëtor. 5) Nëse për të ardhmen doni të evitoni “alu(d)ime” që i konsideroni të pabazuara, përgjigjuni pyetjeve të gazetareve në vend që të mbyllni telefonin, në fytyrë. Kur një funksionar publik hesht është sinjal se ka diçka për të fshehur. Punë të mbarë!

Superaksion i specialeve: Patrullim gjithë Jugun

Rinis lufta ndaj maskave e kontrabandës TIRANË - Nis superaksioni për kontrolle në të gjitha akseve rrugore. Uniformat blu të ndihmuara dhe nga Forcat Speciale, kanë mbajtur gjatë gjithë ditës së djeshme në patrullim, të gjithë rrugën nga Fieri deri në Kakavijë. Forcat e RENEA-s kanë vendosur kontrollin ndaj maskave deri në fshatin Jergucat, ndërkohë që forcat e policisë kanë ngritur postblloqe në të gjitha kryqëzimet kryesore. Premtimi i Majkos për të eliminuar bandat, brenda një muaji, ka nisur dhe të materializohet në aksion sigand në të gjithë Jugun. Në faqen 4

Rrëzohet Prodi: Reagon Tirana

Flasin Lakrori e Beja Në faqen 3

Lexuesve “Specchio” nuk del sot në treg

Lexuesve “Specchio” nuk del sot në treg Sot, revista me ngjyra “Specchio” nuk do të dalë në treg bashkë me “Gazeta Shqiptare”. I kërkojmë falje lexuesve tanë të rregullt, por një vështirësi teknike e bën të pamundur shpërndarjen e saj pikërisht sot. Gjithësesi po merren masat që revista prestigjoze të mos i mungojë javën e ardhshme tregut dhe që kjo vështirësi të mos përsëritet më. Ajo do të rikthehet në treg me kuriozitetet e shumta nga vende të ndryshme të botës.

Ç’është e pse duhet votuar Kushtetuta

OPINION / ARBEN IMAMI (Vijon nga numri i kaluar) Parimi i gjashtë është përdorimi i gjuhës normative në të gjithë tekstin e projektit. Dispozitat kushtetuese janë formularë me gjuhën e urdhërimeve, ndalimeve dhe detyrimeve normative: deklarimet dhe aspiratat janë menjanur në tekst dhe gjenden të formuluara në hyrjen e projektit dhe në kreun e pestë të… Vijon në faqen 2