Nga pistoletat stilolaps te ministrat peng
SPECIALE / Historia e kombinatit që groposi mbi 370 punëtorë
TIRANË-Shtëllungat e zeza të tymit duken në të rrallë mbi qiellin e Poliçanit, ku ndodhet i vetmi Kombinat Ushtarak i vendit, ndërsa prodhohen ushtrake të të gjitha përmasave në të katër anët e globit. Shteti duket se e ka lënë në heshtje gjigandin militar, që i ka kushtuar miliarda lekë kombit më të varfër të Ballkanit. Ndërsa puna ende nuk fillon normalisht, punëtorët presin me ankth fundin e muajit, me shpresën se do ta marrin rrogën edhe këtë herë. Gjatë historisë së tij 33-vjeçare, Kombinati me pamjen e një azbërgu, ku pjesën më të madhe ka të groposur në rrëzën e “Tomorrit”, mban punën, djerësën dhe gjakun e dhjetra-mijëra njerëzve. Që nga Kina e largët e deri tek francezët, zviceranët, austriakët e të tjerë janë përpjekur për ta patur nënkontroll kolosin shqiptar të armatimit, por mesa duket më kot.
Në faqen 4
Ambasada SHBA sulmon shtypin për një copë tokë
Leksione demokracie!
ARIAN ÇANI
Ambasada Amerikane në Tiranë (ajo javën e kaluar) nuk është aspak e kënaqur me shtypin shqiptar, të shkruar dhe atë elektronik. Dje, në redaksitë e gazetave kryesore, në deklaratë të kësaj Ambasade, komentonte: “Artikujt që kanë dalë kohët e fundit në disa gazeta shqiptare e në disa stacione shqiptare, lidhur me truallin rezidencial të Ambasadës Amerikane vuajnë në mënyrë të vazhdueshme nga një mënyrë serioze: asnjë prej gazetave apo redaktorëve të mediave që e kanë përmendur këtë çështje nuk e kanë vrarë mendjen të kontaktojnë ambasadën. Duke mos i kushtuar kohë apo përpjekjet për të tentuar të marrin një pamje të plotë të çështjes, këta gazetarë amerikanë duhet të japë shembullin e parë në këtë drejtim.
2) Gazetarët amerikanë që kanë shkruar për çështjen e Niksonit apo Klintonit, e kanë bërë këtë detyrë duke iu referuar vetëm burimeve të tyre të besueshme, pa shkuar të pyesin Niksonin apo Klintonin se ç’mendimin për çështjet e tyre.
3) Historia e Ambasadës me pronarin e truallit i përket kryekëput organ-eve të Drejtësisë shqiptare, sado e madhe apo e vogël qoftë besueshmëria e tyre në opinionin publik. Shtypi shqiptar nuk mund dhe duhet kurrësesi të shëndër-rohet në një Drejtësi të dytë.
4) Shtypi nuk mund dhe nuk dëshiron të vendosë se kush kishte të drejtë apo gabim lidhur
metë serioze: asnjë prej gazetarëve nuk ka vrarë mendjen të kontaktojnë ambasadën. Duke mos i kushtuar kohën plotë të çështjes, këta gazetarë po i bëjnë një moshërbim të madh tërë publikut shqiptar si dhe lexuesve dhe shikuesve të tyre... Kështu shkruhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA, vetëm një ditë pas vendimit të Gjykatës shqiptare në favor të pronarit të truallit. I papritur dhe absurd në është dukur reagimi i kësaj ambasade ndaj shtypit dhe masmedias shqiptare. Duke dashur të sqarojmë përfaqësinë diplomatike të një vendi të madh e demokratik si dhe lexuesit e tij që kanë ndjekur me vëmendje çështjen e lartpërmendur, përgjigjja jonë është kjo: 1) Shtypi në çdo vend të botës është i lirë dhe nuk mund të marrë urdhëra apo këshilla. Dhe Ambasada mund dhe duhet kurrësesi të shndërrohet në një Drejtesi vendosë se kush është të drejtë apo gabim lidhur me çështjen e truallit. Por Ambasada me siguri gabon rëndë, kur kërkon të japë leksione gazetarie, ndërkohë që mund dhe duhet të japë leksione demokracie. Në vend që të reagojë kështu ndaj shtypit shqiptar, Ambasada do të bënte mirë të rishikonte mundësinë e rilapjes së dyerve të saj, të cilat qëndrojnë mbyllur që prej tre muajsh. Në vend që t’i japë leksione dhe këshilla shtypit shqiptar, Ambasada e SHBA do të bënte mirë të mos e bllokonte edhe më tej trafikun e rënduar të kryeqytetit më të varfër në Europë, duke vendosur blloqe të tmerrshme betoni, në një nga rrugët kyçe të Shqipërisë.
Skuadrat e Vdekjes në vend të Gjykatave
Zyrtarët e Rendit: Vetëm kështu lahen gjynahet e Drejtësisë
TIRANË - Kur gjykatat nuk janë të fuqishme për të dënuar kriminelët, krijimi i skuadrave sekrete të vdekjes është bërë i nevojshëm për shënjuar prej oficerëve në karrierë, por dhe efektivave që përballen çdo ditë me krimin.
Të revoltuar teksa i shohin të nesërmen të lirë kriminelët, që kanë kapur, pjesë sa më e madhe e njerëzve të rëndit kanë kërkuar krijimin e skuadrave ekzekutuese të atyre që kanë mbushur kupën.
Në faqen 16
Majko spas tron njerëzit e Nanos
Nis fshesa ndaj “meritokratëve”
Islami rebelohet kundër Nanos
TIRANË-Sherr për kryesinë e Partisë Socialiste. Në fillim të mbledhjes së thirrur dje në mbrëmje Islami ka kërkuar përsëri mungon Nano.
“Ai duhet të ishte i pranishëm për shumë arsye”, mësohet të ketë thënë ish-numri 2 i qeverisë Nano. Islami ka deklaruar se vazhdimi i mbledhjes do të ishte i papërputhshëm praninë e Kryetarit të PS. Dhe, menjëherë më pas Islami ka lënë në mes mbledhjen duke u larguar disi në mënyrë demonstrative nga selia e Partisë Socialiste. “Unë kisha një darkë me të rëndësishme sesa një mbledhje kryesie pa kryetar”, ka deklaruar mbrëmë vonë Islami i kontaktuar në telefon nga “Gazeta Shqiptare” duke konfirmuar dhe më tepër zërat e dalë nga kryesia e PS për debat-ing që ky ishte pasur në mbledhje. “Mua me thanë më vonë që kishte patur debate pas largimit tim, por kjo është normale”, ka deklaruar ish-zv-Kryeministri. Mbledhja e kryesisë së PS e drejtuar nga Majko kishte për temë kryesore diskutimin mbi Projekt- Projekt-kushtetutën, por duket se gjithçka nuk ka shkuar ashtu siç ishte parashikuar nga krerët socialistë pas debatit me Islamin. Në këtë mënyrë ajo ka mbetur përgjysëm, dhe është lënë që gjithçka të rinisë nga e para të hënën, në një tjetër mbledhje kryesie, ku pritet që të jetë prezent dhe vetë Kryetari i PS, Fatos Nano. Nano ka qenë për disa ditë i kritikuar i shtypit dhe i politikanëve, edhe brenda gjirit të PS, për mungesën e tij gjatë në publik pas dhënies së dorëheqjes nga posti i Kryeministrit. Mbledhja e KPD dy javë më parë ishte dhe e vetmja ngjarje ku Nano ka marrë pjesë për herë të fundit, duke u larguar kështu pas pak ditësh e duke humbur me mister ambientin politik dhe selinë e PS. B.Z./L.B.
Foto me tekst të dukshëm: “Godo” dhe “mision”
Godo mision
Majko shpëton njerëzit e Nanos
Majko dhe Meta duket se nuk kanë besim të punojnë me këshilltarët e Nanos. Burime nga Kryeministria konfirmojnë se Kryeministri dhe zëvendësi i tij kanë hartuar listat e shkarkimit të gjithë stafit të Kryeministrit të mëparshëm. Gramoz Pashko, ishte pushuar që më parë, prej vetë Nanos. Nano firmosi, ditën e fundit të qëndrimit të tij në post, shkarkimin e njëriut, që preferoi të linte SHBA për të bërë këshilltarin ekonomik të Kryeministrit.
Në faqen 3
Shqipëria i lë bazat NATO-s për të sulmuar
Berisha: Jam dakort me Majkon
TIRANË - Fundjavë e ngarkuar me bisedime diplomatike duket se më së fundmi ka filluar të shihet drita në fund të tunelit të krizës kosovare. Parlamenti Europian ka publikuar një rezolutë të tijën, ku për të parën herë shprehet unanimisht të përkrahet vendimin e Këshillit të Sigurimit, i cili lejon përdorimin e forcës ushtarake, mbështet NATO-n në përgatitjet e saj për ndërhyrje të armatosur si dhe i kërkon Gjykatës Ndërkombëtare të krimeve për ish-Jugosllavinë të hetojë akuzat për krime kundër njerëzimit dhe për krime lufte, kundër Millosheviçit.
Në faqen 15
GAZETA SHQIPTARE e re edhe 6 DITË
Ja numrat e pasaportave falso
Në faqen 10
Sot superligëkryq e zbavitje
Në faqen 12
Ja emrat e vizave italiane
Në faqen 16
mision sekret në Iran
Në faqen 2
Pallatet e kryeqytetit mbi bombolat e gazit
GAZETA e Tiranës
Në faqen 5
GAZETA e Durrësit
Pushime në Rend, vijnë njerëzit e Petro Koçit
Në faqen 7
GAZETA e Shkodrës
Ia mbathin austriakët: Qyteti mbetet pa ujë
Në faqen 6
Vllaznia fiton Superkupën
EURO 2000 / Speciale për 19 ndeshje
Në faqet 13-14