Operacion në mesnatë. 100 marinsa të rinj për Linon
TIRANË - Marinsat zbarkojnë në Tiranë për të mbrojtur ambasadën amerikane.
Që në orët e para të mëngjesit të djeshëm, helikopterë ushtarakë kanë sjellë rreth 100 marinsa, ndërkohë që kryqëzori “Aizenhauer” në Adriatik ka zbbritur në Durrës pesë mijë të blinduar. I gjithë ky kontingjent është përqendruar në rezidencën amerikane në Sauk, për të siguruar mbrojtjen e saj. Ndërkohë një ditë më parë policia shqiptare ka dyfishuar rojet në ambasadën e boshtashitur të SHBA-së në rrugën e Elbasanit. Të gjitha këto masa kanë ardhur menjëherë pas kërcënimeve të numrit dy të Qeverisë jugosllave për dëshkimin e vendeve të aleancës së NATO-s dhe atyre që kanë përkrahur sulmin ajror ndaj Beogradit.
Në faqen 4
Të gjithë numrat e pasaportave falso të shqiptarëve
Kontrolloni seritë e pavlefshme
Në faqen 12
Kombëtarja, 88 minuta dhe ëndrra që shuhet
NORVEGJI-SHQIPËRI 2:2
Kombëtarja, 88 minuta dhe ëndrra që shuhet
Bushi dhe Tare shënojnë, Strakosha shmang humbjen, zhgënjim por edhe para
Në faqet 11-12
ANDI BEJTJA
EDMOND LAÇI
Problemi nuk është te një ndeshje futbolli, e cila fundja-fundit pritet të përfundojë me fitoren e norvegjezëve. Ky nuk është zhgënjim. Në këtë zhgënjim nuk hynë as futbolli, imagjinon, trajneri, lojtarët, apo arbitri, për të cilin shqiptarët mund të ankohen nesër. Historia fillon kur rezultati Norvegji-Shqipëri është 0-2 për Shqipërinë dhe kanë mbetur edhe 8 minuta. Të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen bëhen këto minuta, fatkeqësisht, e dinë, ose kishin në frikë se s’thonë se Shqipëria e dinë, ose kishin në frikë se Shqipëria e dinë. Duket që problemi nuk ka të bëjë me këtë lojë, por me gjithë historinë dhe psikologjinë e kombit shqiptar. Kadareja, gjithmonë, ka shkruar një tezë sipas të cilës, ky vend është i mallkuar dhe fati i tij është shkruar diku, që gjithmonë nuk do të përfundojë me fitore.
Për tetë minuta, nuk barazoi vetëm Norvegjia, por edhe Millosheviçi, që me masakrat e muajve të kaluara e kishte filluar ndëshkimin me humbje. Të gjithë shqiptarët janë në fund të sigurt se gjithçka është nga NATO, pavarësisht nga premtimet e saj serioze dhe optimiste, nuk do ta themi më. Dhe si gjithmonë duke mbajtur këtë fatalitet brenda, duartrokasim kur shohim Eurolex-...
PS izolon Nanon
Dueli për sekretarët e socialistëve. Nano sulmon Metën e Majkon PS izolon Nanon Filojnë kundërshtarët e Kryetarit TIRANË - Zgjedhjet e reja të KPD dobësojnë Nanon. Në treshen e sekretarëve të sapozgjedhur, Dade, Legisi, Zela, bie në sy se asnjë prej tyre nuk mund të konsiderohet si kandidat apo njeri pranë kryetarit të PS. Por, nuk ka qenë KPD ajo që ka vendosur në dobësimin e pozitave të ish-kryeministrit. Më parë, në mbledhjen e Kryesisë së PS është bërë vështirësia e Nanos për të imponuar sadopak në vendosjen e njerëzve të tij në krye të PS. Mbledhja e Kryesisë ka qenë zanafilla e mbledhjeve maratonë të PS për zgjedhjen e sekretarëve të rinj. Ndërsa kanë munguar Majko dhe Uliksini, në Kryesinë nuk kanë munguar dhe debatet e brendshme, të cilat janë përmbledhur në përplasjen mes Nanos dhe Metës. Në faqen 3
Pakti Kosovës: Dikush gënjen
Pakti Kosovës:
Dikush gënjen
E vërteta mbi listat e post konkursit
Një sinjal vërtet i sinqertë dhe aspak inatçor, ndoshta për herë të parë në historinë e re të marrëdhënieve mes shtyptit lirë dhe shtetit shqiptar, ka mbërritur më në fund nga Ministria e Arsimit.
Vetë zëvendësministria Hafizi ka pranuar dje, me anë të një deklarate të dërguar në redaksinë e Gazetës se artikulli me titullin “Manipulohen lista studentësh” ka ndihmuar korrigjimin e disa shkeljeve në këtë dikaster. Ne duam vërtet t’i themi zonjës Hafizi: Faleminderit për mirëkuptimin. Mimoza Hafizi* Është e domosdoshme për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të sqarojmë opinionin rreth të vërtetës së regjistrimeve në shkollat e larta, problem i mprehtë cili trajtohet në artikullin tuaj të ditës së djeshme “Manipulohen lista studentësh”. Megjithëse gjatë konkurseve të pranimit shumë nxënës kanë konkurruar në më shumë se një degë dhe në përfundim fituesit mund të zgjedhin vetëm njërën prej tyre për t’u regjistruar, në datën e fundit të regjistrimit, 26 shtator, rezultoi që kishte vende të paplotësuara në secilën prej degëve të universiteteve dhe shkollave të larta. Për këtë arsye, data 3 tetor është një datë e mbylljes përfundimtare dhe vendet bosh, gjithmonë sipas renditjes së konkurentëve sipas pikëve. Megjithatë, për arsye përtej zgjedhjes së degës, edhe pas regjistrimeve të datës 3 tetor, disa vende mbetën bosh. Ministria e Arsimit dhe Shkencës së bashku me universitetet dhe shkollat e larta e kishin parashikuar këtë ngjarje dhe që më datën 1 tetor vendosën që të përcaktojnë si afat final të regjistrimeve datën 5 tetor. Informacioni u shpall në media rregullisht, ashtu siç ishte vepruar edhe me datat e tjera. Vijon në faqen 5
Dikush gënjen
Premtimet e Millosheviçit nuk koincidojnë me kërkesat dhe deklaratat e Grupit të Kontaktit
Në faqen 8
Vizët për Maqedoni: Rekordi i ambasadave
Nikovski: Mjaft me mite e histori
TIRANË - Ambasadori i Maqedonisë, Risto Nikovski është diplomati i karrierës. Ai ka ardhur në Shqipëri shtatë muaj më parë, pas përfundimit me sukses të misionit po në këtë rang, në Londër.
“Ndajhem në Shqipëri si në shtëpinë time. Dhe kjo është një përparësi. Kemi të njëjtin temperament, të njëjtat tradita. Ndërsa në planin profesional përgjegjësia është e madhe.
Në faqen 8
Figura ilustruese
Fotografi e një automjeti pranë një ndërtese.
Gjithmonë e dimë se si do të përfundojë
in kur tregonte avionët e Aleancës, ndoshta më predha. Madje, edhe kur Nano erdhi në pushtet pas zgjedhjeve të 29 qershorit, ata e ndjenin se, sado ndryshe, ai nuk ishte një burrë shteti afatgjatë, por një lider i përkohshëm, sikurse e dinin se edhe dritat, uji, apo paratë e humbura në skemat piramidale, do të kishin të njëjtin fat.
Shqipëria tani ka nevojë për një fitore. Ka nevojë për një fitore, qoftë dhe në blerjen tonë për t’u përmbysur e për të lëvizur të rejat për përzavallë. Ka nevojë për një fitore që të thyejë barrierat psikologjike. Një fitore që të prishë “magjinë” apo “mallkimin”. Një fitore, që të besojnë jo vetëm të huajt, por edhe shqiptarët vetë. Duhet dikush, një person, një shembull, apo një ekip që ka kaluar këtë pengesë, që edhe kur e kalojmë përkohësisht, prapë nuk na besojnë. Dhe nuk ka si të na besojnë të tjerët.
Pas gjithë kësaj historie të përsëritur të gjithë mund të pyesin, si mund të dalim nga ky rreth vicioz? Për këtë mund të rrëfehen jo vetëm lojtarët e Kombëtares, trajneri Hafizi, por edhe Pandeli Majko, Sali Berisha, Fatos Nano apo Rexhep Mejdani. Dhe fundja-fundit për këtë duhet të rrëfehemi edhe ne, që për herë të parë bëjmë një editorial ndryshe.
GAZETA e Durrësit
Porti, Europa ka bllokuar ndërtimin
Në faqen 7
GAZETA e Shkodrës
Sulmohet depoja:
Ndërhyn policia
Në faqen 6
Rikthehen polemikat e skenës
Njerëzit e Teatrit sulmojnë sërish Ministrin Rama
Në faqen 10