03/03/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

3 mars 1998

Piramidë me pasaportat

Koçi denoncon skandalin e Komisariateve Nga Tirana në Pogradec e Lushnje, si u falsifikua ëndërra e mijëra shqiptarëve Që prej vitit ’97 dhjetra komisariate të policisë kanë deklaruar si të vjedhura 150 mijë pasaporta në gjithë Shqipërinë. Por pjesa më e madhe e tyre janë futur sërish në lojë nga krerë të policisë. Ministria vërtetoi abuzimet dhe lista e drejtuesve ka përfunduar dje në duart e Prokurorit të Përgjithshëm Arben Rakipi Në faqen 5

Ndalohët duhani me ligj

Solis: Gati projekti për Parlament TIRANË - “Stop duhanit”. Ministri i Shëndetësisë, Solis kërkon të disiplinojë të gjithë zyrtarët e lartë. Një projektligj që mban firmën e kreut të Shëndetësisë, ndalon në mënyrën më të rreptë pirjen e duhanit në të gjitha institucionet qendrore dhe ato lokale. Ndërsa për ambientet e firmave private do të jetë vetë pronari ai që do të përcaktojë vendet në të cilat do të lejohet pirja e duhanit. Në projektligj, Solis nuk harron të përmendi as ndëshkimet. Në faqen 14

Rendi rrëzon 3 koka

ANTIKONTRABANDA Rendi rrëzon 3 koka Shkarkohet kreu i antikontrabandës. Fatin e tij e kanë pësuar dhe dy drejtues të tjerë të Ministrisë, të cilët nuk janë njohur ende me arsyet e këtij largimi. Në faqen 6

Meidani përkëdhel Majkon

Andi BEJTJA Dy Presidentë kanë bërë thirrje për të përkrahur një lideriship të ri në Shqipëri dhe sido-mos i ka dhënë një mbështetje të hapur Kryeministrit të ri Pandeli Majko. Mbështetja e Presidentit për Majkon vjen pak ditë pas suksesit dhe mbështetjes ndërkombëtare që mori Kryeministri shqiptar në Konferencën Ndërkombëtare në Tiranë. Duket se një harmoni midis Kryeministrisë e Presidencës po bëhet realitet. Deri dje, midis këtyre institucioneve ka pasur kontradikta të ndryshme, si për çështje pa-rimore ashtu edhe për inate klanore. Disa, i konsideronin këto kontradikta si shenja të pavarësisë së dy institucioneve, por politikanë të tjerë theksonin se një harmoni, në kuptimin e mirë, të këtyre dy institucioneve ishte i domosdoshëm. Pas eksperiencës berishiane ku këto institucione ishin pothuajse të skllavëruara dhe komandoheshin vetëm nga një dorë, Shqipëria kalo një eksperiencë tjetër, që më shumë se sa pavarësia e këtyre institucioneve, kishte të bënte me “diz-harmoninë”. Shpeshherë, Presidenca i binte gozhdës dhe Kryeministria patkoit. Dhe kjo ndodhte jo vetëm për probleme të brendshme të vogla, por edhe për çështje të tilla madhore, si çështja kombëtare. Presidenti Meidani, ka dhënë shenja dhe të kësaj “harmonie”, se nuk është në Presidencë, por për shkak të ngushtimit të këtij maly, që ka përkrahje nga Majkos, nuk ka pse të shikohet negativisht.

KUJTIM

SHUHET CEKA BABAI I ARKEOLOGJISË Në faqet 12-13

EMIGRANTI

SHQIPTARI MILIARDER ME LLOTTO ITALIANE Në faqen 10

PA DRITA

GJYSMA E SHQIPËRISË NË ERRESIRË Në faqen 19