Bin Laden në Tiranë takim me ministra
Kryeterroristi islamik ka zhvilluar biseda zyrtare. E ftoi Gazidede
Talebanët e udhëhequr nga Naserudin Albani (Shkodra), i aratisur nga Shqipëria në vitin 1963 kanë investuar për të vënë Gazideden në krye të shërbimeve sekrete shqiptare. Këtë e kanë kompensuar me të dhëna për trafique të ndryshme që kalonin përmes vendit tonë. Njëkohësisht në konviktet apo ndërtesat e marra me qera, ata stërvitnin të rinjtë e gatshëm për t’u futur në radhët e terrorizmit islamik
Në faqet 12-13
Kush do ta pastrojë politikën
Teodor KEKO
Le të flasim më konkretisht, duke lënë mënjanë llafologjinë. Dje takova një mikun tim, nga Evropa Veriore. Ai ka shtatë vjet, që rropatet me në spitalet, për të ndërtuar spitale, ambulatore dhe gjëra të tjera të kësaj natyre, me fondet e dynjase, jo me kredi!
Doktor Saliu e shtyu këtë njeri në Jug dhe ky njeri atje po punon. Edhe kur ne kemi bërë rrëmujë, ai ka qenë këtu. Unë e di se ai është bërë pak shqiptar dhe mendoj shumë si ne. Ky njeri, kur Saliu gaboi, më tha GABOI. Ndërsa dje më tha një gjë tjetër: Shkova në Jug dhe nuk gjeta as asnjë nga miqtë e mi të shtatë vjetëve. Të gjithë kanë ikur jashtë shtetit. Mezi gjeta një përkthyes. Kjo do të thotë, se ku ju as kjo qeverisje nuk e kuheu dot shpresën.
Fakt është, se mbasi erdhi në pushtet Nano shumë njerëz ia mbathën, jo se këtu ka represion, por sepse as kjo qeverisje e keqe nuk dha sinjale shprese dhe as opozita nuk dha sinjale paqeje. Ku po vemi?, mund të pyesë ndokush.
Një Zot e di! Por, të afrohet dita e votimit të Kushtetutës dhe asnjë lider i pozitës, apo opozitës, asnjë kushtetutformues mos dalë me një editorial konkret në shtyp, ku të tregojë në mënyrë transparente një qëndrim për një çështje themelore, ky është jo vetëm turp, por edhe krim. Pikërisht këta rrëmbyer, që fshihen prapa, kur i kërkojnë, dhe lëshojnë tym, kur s’i begenis njeri, po ia vrasin shpresën shqiptarëve dhe po i bëjnë të lënë kokën peng, në kërkim të pages dhe punës. Kjo klasë politike zgjedharakësh duhet zhdukur përfundimisht nga skena politike shqiptare, që ne ta ndërtojmë jetën në vendin tonë! Në këtë pikë, personalisht pajtohem me Presidentin; në këtë vend bën hajër pastërtia! Por, për ta pastruar vendin duhen hequr pleherat. Tashmë ata njihen mirë!
Divorci i grave të harruara
EMIGRACION
i shkatërron familjet shkodrane. Shpas mërive në Gjykatën e Shkodrës numri më i madh i divorceve në qytet vjen vazhdimisht si rezultat i largimit të njëri prej partnerëve bashkëshortë.
Në faqen 16
Zbulohen anijet kontrabandë
Bënin trafikun e cigareve nga marsi ’97
TIRANE - Prokuroria e Përgjithshme ka publikuar emrat e 21 anijeve të cilat janë vënë nën hetim, për shkak të implikimit të tyre në këtë trafikun e kontrabandës. Grupi hetimor, i caktuar me hetimin e anijeve që janë akuzuar për pjesëmarrje në kontrabandë dhe në favorizimin e saj, ka bërë dje publikimin e emrave të 21 anijeve nga 27 anije që rezultojnë të jenë implikuar gjithsej.
Në faqen 6