12/11/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

12 nëntor 1998

MAJA KAMPIONATIT BARDHEBLU GJITHÇKA MBI NDESHJET

FUTBOLL MAJA KAMPIONATIT BARDHEBLU GJITHÇKA MBI NDESHJET Në faqet 19-22

Plumba Gjüsh*t Bombë Abdijut

Rikthehen atentatet ndaj politikanëve. Frikë 10 ditë para votimeve Plumba Gjüsh*t Bombë Abdijut [Fotografi e ndërtesës, pjesërisht e dukshme] Pamje nga apartamenti i shkatërruar mbrëmë i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu (Foto: Hektor Pustina) Në faqen 17

Si u shpëtoi pedofilëve vajza 13 vjeçare

Rruga nga Italia në Kavajë Si u shpëtoi pedofilëve vajza 13 vjeçare E rrëmbyen nga shkolla në Kavajë dhe me dhunë e nisën për në Itali “Më kanë rrëmbyer ndërsa dilja nga shkolla bashkë me shoqet”. Kështu u ka treguar në konfidencë minorenia kavajase karabinierëve italianë, ndërsa shpërthente në të qara. Ka shpëtuar për mrekulli nga një rrjet pedofilie, e rrëmbyer rreth para një muaji. E ndalur dy ditë më parë së bashku me shoqëruesin e saj, minorenia e ka paraqitur fillimisht atë si të fejuarin. Pasi janë dërguar në Kuesturën e Matersë, ku edhe janë ndaluar, shoqëruesit të vajzës i është firmosur një dokument për ta nxjerrë jashtë Italisë. Ndërkohë vajza i është nënshtruar nënshkrimit të procedurave burokratike, ku karabinierët e kanë strehuar dhe ndihmuar. Pasi kanë fituar besim te vajza, karabinierët i kanë treguar asaj që tashmë i fejuari ndodhej shumë larg. Në faqen 16

11 shqiptarët që pranojnë arbitrin

Nga Edmond LAÇI Që të kesh shumë nevojë për një fitore - aq më tepër shqiptare - kjo s’do të thotë që të harrosh se në jetë ka edhe mundësi të tjera. Të pakten, që të barazosh, ose... edhe të humbësh. Dhe ndoshta vetëm pse s’dimë të pranojmë një humbje - kushedi të destinuar për “madhësinë” tonë - kemi harruar edhe të fitojmë, edhe atëherë kur na vjen radha ose e meritojmë. Sot, kur më në fund, kemi “zbuluar” 11 shqiptarët e Kombëtares së Hafizit - të cilët ndoshta nga emancipimi i mjedisit ku jetojnë, kanë më tepër dëshirë Vijon në faqen 19 11 shqiptarët që pranojnë arbitrin

Festivali i teatrove ballkanikë

FLET ÇAUSHI Rektori i Akademisë së Arteve Kastriot Çaushi thotë se gjatë një konference për shtyp se janë rreth 10 projekte të detajuara që kanë ardhur në Akademi për teatrin alternativ. Kjo do të thotë dhe jetëfishi i asaj që bëhej në Teatrin Kombëtar. Në faqen 18

Arrestimet në Shkodër jo politike

FLET KOÇI “Nuk do të bëjmë kompromis me krimin, pavarësisht se atij i vjen në ndihmë politika”, kështu ka deklaruar Petro Koçi një ditë pas ngjarjeve të Shkodrës. Ndërkohë që ka sqaruar dhe qëndrimin e tij mbi konfliktin me Majkon për zëvendësministrin e ri të Rendit. Në faqen 4

Trazirat, Policia në aksion

Superplan i Ministrisë së Rendit Policia në gatishmëri për fushatën e Referendumit. Në një mbledhje me të gjithë drejtorët e prefekturave, është diskutuar për masat emergjente të uniformave blu në ruajtjen dhe sigurimin e votimit. Dyshimet për trazirat e mundshme gjatë kësaj fushate, kanë “futur në valle” dhe forcat speciale, të cilat do të shoqërojnë të gjithë procedurat e shtypjes dhe shpërndarjes së fletëve të votimit. Ndërkohë që në të gjitha qendrat zgjedhore do të jetë e pranishme prezenca e uniformave blu në shërbim 24 orësh. Në faqen 6

Pamje nga apartamenti i shkatërruar mbrëmë i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu (Foto: Hektor Pustina)