17/11/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

17 nëntor 1998

9 vjet mbi skaf kërkon prindërit

Aventura e frikshme e djaloshit nga Shkodra drejt brigjeve italiane 9 vjeç mbi skaf kërkon prindërit Vetëm nëntë vjeç e ka lënë shtëpinë e tij në Shkodër, ka hipur në një gomone në Durrës dhe ka përshkuar detin në kërkim të babait, nënës dhe motrës së tij, të larguar një vit më parë në Itali. Fëmija ka qëndruar për një orë me këmbët në ujin e ngrirë të Adriatikut, pak hapa larg bregut të Monopolit, në Bari. Kjo ka qenë edhe tortura e skafistit që ka detyruar atë dhe dhjetëra klandestinë të tjerë shqiptarë të zbresin në ujë nga gomonia. Jentlani nëntë vjeçar është gjetur nga karabinierët italianë në një furgon, gati plotësisht i fshehur pas trupave të tjerë të ftohtë të klandestinëve Në faqen 15

Polici, Faik Konica dhe ne!

OPINION Teodor Keko Policët janë njerëzit më të kritikuar sot në Shqipëri. Këtyre njerëzve po iu mvishen sot të gjitha të këqijat: këta janë hajdutët, grabitësit, njerëzit që merren vesh dhe organizojnë bandat, janë kriminelë... Këta janë e keqja e vendit. Sot unë takova një nga këta VAGABONDE, gjithmonë në kuptimin shqiptar. Ai, njeri, si të gjithë ne, u mundua të më shpjegojë se pse ky vend, bashkë me familjen e tij, po vuajnë kaq shumë. Po përpiqem t’ua shpjegoj me ligjëratë të drejtë, se çfarë tha ai: - Te ne, o mik, ka vetëm fillim! Vendoset një drejtor policie dhe hiqet për një muaj! Për një muaj, nuk ka teknologji, të të tregojë se si mund të fillosh korrupsionin! Por e keqja nuk qëndron vetëm këtu. Unë po harroja se drejtori do tre muaj ta njohë situatën dhe një tre muaj të tjerë të fillojë të veprojë. Unë nuk kuptoj se pse të shkarkuant nga puna nuk japin çelësat e zyrës, kur i heqin! Të gjithë janë koshientë se emërohen kot dhe hiqen vijon në faqen 2

PD: Të shtyhet Referendumi

“Parregullsi në listat e votuesve” PD kërkon të shtyhet referendumi. Kërkesën e kanë bërë publike dje shtatë anëtarët e opozitës në Komisionin Qendror të referendumit. Nënkryetari i opozitës në KQV, Pellumb Çela deklaroi dje se janë faktuar shkelje të rënda ligjore dhe si rezultat ishte e pamundur që referendumi të realizohej me 22 nëntor të këtij viti. Kërkesa i ka shkuar edhe Presidentit të Republikës, Meidani, OSBE-së, zyrës së KE në Tiranë etj. “Por kjo kërkesë nuk mund të kushtëzohet me bojkot nga ana jonë nëse nuk merret parasysh”. Në faqen 3

Ilir Meta përballë hetuesve

VAGONAT Ilir Meta rrëfehet në Prokurori lidhur me çështjen e vagonave austria[kë]. Zëvendëskryeministri shqiptar është paraqitur dje pasdite në zyrat e Prokurorisë së rrethit për të depozuar lidhur me atë që është konsideruar “skandali i vagonave” nga një pjesë e shtypit. Në faqen 4

Plagosin “Engjëllin e Mostarit”

TROPOJE Plagoset bamirësja angleze. “Engjëlli i Mostarit”, është qëlluar të dielën në qendër të Bajram Currit nga persona të paidentifikuar. Megjithëse nga Tirana është nisur një helikopter dhe vetë ministri Solla, e plagosura nuk ka dashur të bëjë deklaratë e saj. Në faqen 4

DOSSIER

TORTURA E JETIMËVE, ANA TJETËR E NJË DIKTATURE Në faqet 12-13