EDITORIAL
Andi Bejtja
Mbrëmë RTSH e filloi edicionin e lajmeve me ndeshjen Shqipëri-Greqi dhe më pas spikerja tha: “Nga sporti kalojmë te Kushtetuta”. Kushtetuta dhe sporti janë padyshim ngjarjet më të rëndësishme të kësaj jave. Këtë herë edhe interesimi i autoriteteve zyrtare ishte më i madh se kurrë. Presidenti i vendit Rexhep Meidani, bashkë me zyrtarë të lartë shqiptarë hyri dhe doli nga ndeshja me uniformën kuqezi të kombëtares. Kudo ekzistonte një ndjenjë e fortë kombëtare dhe ndoshta për herë të parë shqiptarët ishin bashkë me njëri-tjetrin dhe nuk shfaqnin asnjë lloj mërie ndaj njëri-tjetrit. Për pak të krijohej ideja se kjo ndjenjë do të vazhdonte përjetësisht, kuptohet edhe katar ditë me vonë, kur shqiptarët do të shkojnë në votime, për të rrëzuar apo për të aprovuar Kushtetutën. Pas lajmeve mbi sportin, në të gjitha TV-të, si shtetërore dhe private, ndiqej sërish tensioni politik dhe handeku i madh midis dy partive kryesore PD dhe PS, hendek që gjeneron vetëm konflikte. Socialistët vazhduan takimet e tyre, duke u munduar t’u shpjegojnë shqiptarëve se Kushtetu- [vijon në faqen 2]
“Maskat më vodhën 3 herë brenda ditës”
Tmerri rikthehet në Jug. Rrëfimi i frikshëm i Bardhit, taksistit nga Berati
Në faqen 19
Kur Ali Pasha masakroi fisin
Historia, ja ana e fshehur
Në faqet 12-13
Kapet i forti i Mamurrasit
Në makinën e deputetit të PD
Arrestohet njëri prej të kërkuarve të revoltës së 14 shtatorit në Mamurras. Sipas burimeve nga policia, Mehilli Fufi është prangosur në makinën e deputetit të kësaj zone, Pal Dajçi. Është dashur ndërhyrja e forcave speciale nga Tirana për të vendosur prangat mbi të kërkuarin, i cili është një person i njohur dhe më parë për policinë. Menjëherë i ndaluari është shoqëruar në burgun 313 në kryeqytet, ku pritet të merret në pyetje nga hetuesit.
Në faqen 5
Rikthimi studentëve në grevë
SHKODËR
Universiteti mbetet pa mësim. Një grup studentësh të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, përfaqësues të Unionit të Pa-varur Studentor të Shkodrës janë përballur me forcat e rendit, pas orvatjes së tyre për të organizuar një grevë në formë proteste.
Në faqen 16
Mbërriti testi i CIDA-s
Të gjithë sëmundjen pa qenë e nevojshme pa shkuar në spital. Të prekurit nga sëmundja e shku[l]it tani të gjenden më lehtë. Një lloj i medikamenti është hedhur në treg nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me një nga firmat më të njohura.
Në faqen 11
REFERENDUM
MINISTRI DEMËT: HIQEN TË VDEKURIT NGA LISTAT
Në faqen 3
VETËM PËR TIRANËN
SOT FALAS ME GAZETËN BROSHURA E KUSHTETUTËS
KËTU FILLON E ARDHMJA