22/11/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

22 nëntor 1998

“Klosi feminist të ikë nga SHIK”

Shërbimi Sekret zbulon planin kundër Kryetarit të tij Në faqen 4

Xhambazët e së nesërmes

OPINION Shpëtim NAZARKO Forcat politike të të gjitha krahëve po i japin rëndësi dokumentit themeltar të shtetit me anën e një lufte politike që nuk ndryshon prej shtatë vjetësh. Në këtë kënd shikimi Kushtetuta do të shihet prej tyre si çdo ligj i zakonshëm që respektohet në kohëra të qeta dhe nuk ka vlerë më shumë sesa një kartë e zakonshme sheqeri në kohëra të turbullta. E rëndësishme më shumë se ratifikimi i saj është analiza e faktorëve potencialë që bëjnë skemën politike të datës 23 nëntor e tutje. Ç’po ndodh në Shqipëri? Në një shkrim të kaluar në Gazeta Shqiptare kam përmendur se skena politiko-ekonomike shqiptare po i ngjan gjithnjë e më tepër Vijon në faqen 4

Kushtetuta sot dita e frikës

Ankthi i Referendumit Ministri i Rendit: Garantojmë qetësi absolute. Berisha: Në Shkodër u vra një njeri, tensionet tashmë kanë nisur. Ekipe të OSBE shoqërohen nga eskorta policie Në faqet 12-13

Brenda ’98 3000 vetë në Itali

EMIGRACION Brenda një muaji 3 mijë shqiptarë do të prekin brigjet e Adriatikut. Nuk flitet më për të punësuarit sezonalë, për emigrantët të kthyer vullnetarisht apo forcërisht gjatë trazirave të marsit ’97, por për shqiptarë që nuk kanë shkelur asnjëherë më parë në tokën italiane. Në faqen 13

Mbyten motër e vëlla

NË LEZHË Askush nuk e ka parë momentin tragjik kur motër e vëlla në përpëlitjet e hellit të Hidrovorit, e pastaj janë zhdukur në ujërat e ftohtë. Askush nuk ka dëgjuar britmat e tyre kur shikonin njëri-tjetrin në sy dhe ndjenin se po shkonin poshtë e më poshtë. Në faqen 21

Thuaj të vërtetën në gjyq merr pasaportë për jashtë

Dëshmitarët e rëndësishëm që do të dëshmojnë në gjykatë ndaj organizatave mafioze, apo dhe kriminelëve të rrezikshëm do të sigurohen nga shteti, duke iu ndryshuar identiteti, madje duke u transferuar edhe në shtete të huaja larg Shqipërisë. Kjo është njëra nga kërkesat më të fundit të titullarëve të prokurorisë shqiptare, të cilët tashmë kanë në duar çështje shumë serioze dhe të rrezikshme, për të cilat sigurisht tremben që të dëshmojnë qytetarët. Në faqen 6

HISTORIA

DESHNICA - ENVER HOXHA KORRESPONDENCA E MUKJES Në faqen 16-17

RREFIM NGA MATERNITETI

“SOT PRES TË LIND KATËR FËMIJËT E MI TË PARË” Në faqen 12

ANALIZË

VITI ’98 LUMI I MADH I TË PAPUNËVE: 250 MIJË Në faqen 7