03/12/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

3 dhjetor 1998

NENA JETIME QE GJETI BABAIN PAS 32 VJETESH

Në faqen 16

ALARM I UJËSJELLËSIT TIRANA ME DIMËR PA UJË

Në faqen 14

Banda raciste dogji 5 fëmijë

Dëshmi tronditëse në Gjykatë. Romët po lypnin ushqim Në faqen 6

Berisha me krahë të prerë

SKIFTER I ftoj kundërshtarët e mi që të mbllaçitin masht-rimet e tyre, sepse një disfatë e afërt i pret’ - këto janë fjalët e liderit demokrat Berisha në konferencën e fundit për shtyp. Berisha ka kohë që paralajmëron për disfatë të kundërshtarëve të tij dhe me një fjalor të ngjashëm me këtë frazë ka gjeneruar vazhdimisht konflikte artificiale. Të gjithë e kujtojnë deklaratën e tij para zgjedhjeve të fundit të 29 qershorit kur tha për opozitën “se do t’i ngrejë buzëqeshja në buzë”. Dhe zakonisht këto deklarata lideri demokrat i ka lëshuar në prag të disfatave të veta personale. Ndoshta kështu po ndodh dhe në rastin konkret. Edhe pse Berisha aprovonin e Kushtetutës dhe votimin e saj në masën 51% e shikon si sukses të kampit të tij dhe refuzim të shqiptarëve ndaj këtij projekti, përkahja ndaj aprovimit si nga institucionet evropiane ashtu edhe ato prej oqeanit kanë qenë maksimale. Të gjithë kanë paralajmëruar më seriozisht se kurrë se, nëse Berisha vazhdon në këtë mënyrë, do të izolohet Vijon në faqen 3

Ujë nuk ka po s’e kërkove Ti

Arian Çani Edhe ujësjellësi i Tiranës ka dhënë alarmin: Këtë dimër ka rrezik ta kalojmë PA UJË. Por apel i njerëzve të Ujësjellësit nuk mund të bëntë jetë veçse të kalonte nga rruga që të çon në Bashki e deri në ndonjë faqe gazete. Por a do të mjaftonte vetëm kaq që uji të kthehej e të vinte rregullisht në shtëpinë tënde? Gjithçka ka mbetur edhe kësaj here në nivelin e deklaratave me specialistëve, të cilët në të shumtën e rasteve nuk thonë tjetër veçse “duhen miliona për të riparuar motopompat që furnizojnë Tiranën”. Vetëm ditët e fundit gjysma e pajisjeve janë djegur nga rënia energjisë e korren-tit që nga 380 volt zbret herë pas here dhe krejt papritur në 300 volt. Kështu ndodhi dhe më 26 nëntor të këtij viti kur papritur motopompat u gjetën të djegura dhe Ujësjellësi paralajmëron përsëritjen e kryeqytetit se ky dimër do të jetë vërtet më i vështiri. Vijon në faqen 14

Coca-Cola në flakë

Coca-Cola në flakë

Kthesa e aleatëve të Berishës: Duhet të kthehemi në Kuvend

Dy parti të “Bashkimit për Demokraci” i bënë dje thirrje aleates së tyre PD që të rikthehet në Parlament. Ato thanë se duhet që opozita “të ndërtojë një strategji të re”, sa më shpejt. “Qëndrimi jashtë Parlamentit i shërben oreksit të pozitës”, nënvizoi Teodor Laço, kryetari i Partisë Bashkimi Liberal. Për Kushtetutën, ai tha se ajo mund të përmirësohet në Parlament. “Nëse do të hartohej një draft i ri, ky do të kërkonte medoemos konsensusin e gjerë të forcave politike”. Në faqen 2

Skandali Gay në RTV: “Turpi” i intelektualëve

Problemi më i fundit me drejtorin e RTVSH, Ardian Klosi ka sjellë reagime të ndryshme në ambientet politike dhe ato të vetë medias vizive. Politikanët shqiptarë në më të shumtën e rasteve nuk kanë preferuar të japin komente lidhur me akuzat që i bëhen Klosit, por disa syresh kanë përfituar për të vënë në dukje punën e dobët të stafit drejtues të RTVSH. Në faqen 4