04/12/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

4 dhjetor 1998

PROVINCA DHE KRYEQYTETI NJE HUMNERE KAQ E THELLE

SA NDRYSHOJME PROVINCA DHE KRYEQYTETI NJE HUMNERE KAQ E THELLE Në faqet 12-13

Vendi pa drita: KESH-i skandal me tenderat

KUSHTOJNË 3 MILIONE USD. “TE PUSHOHET DREJTORI” Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon largimin nga puna të drejtorit të përgjithshëm, Engjëll Çuçi, sepse tri tenderat me vlerë afro 400 milionë lekë, që mbajnë firmën e tij, kanë shkelur ligjin. Çuçi nuk është i vetmi fajtor. Kontrolli kërkon edhe zbritje nga detyra deri në gjashtë muaj për nëndrejtorin Esat Rama dhe vërejtje paralajmëruese për Robert Lalon dhe Enver Ruçin. Në faqen 7

Një libër dhe një realitet

OPINION Një libër dhe një realitet Teodor KEKO Ndoshta nuk do të shkruaja këtë reflektim, po të mos ribotohej për herë të pestë, brenda një viti romani “Femrat” i Bukovskit, i sjellë në shqip nga Virgjil Muçi. Një tirazh kaq i lartë është i pazakontë për Shqipërinë tonë të vogël, po të kemi parasysh fuqinë tonë të vogël blerëse dhe rëniet thuajse inekzistente të shitjes së librit. Një tirazh i tillë, në thelb, përbën një ngjarje për shoqërinë tonë! Atëherë, si shpjegohet gjithë ky interes? Vlerat e autorit dhe të përkthyerit tashmë njihen dhe as ia vlen të diskutohen nga autori i këtij reflektimi. Këtu bëhet fjalë për një vepër, që zyrtarisht etiketohet “amorale”, “ndesh me normat shoqërore”. Dhe, ndoshta, ky është zbulimi esencial i këtij botimi, që ne kemi diçka Shqipëri: një puritane, e cila serviret nga politikanët dhe sociologët shtetërorë, dhe një Shqipëri realisto-normale, e cila di ta lexojë këtë vepër, ta pranojë dhe ta mbajë në bibliotekë. Ky konkluzion, i nxjerrë nga një realitet, të ngacmon, për të kapërcyer në një pyetje disi pindarike: si hartohen politikat prioritare të ne, duke pasur parasysh një Shqipëri realiste? Flas këtu për politikat e mëdha shtetërore. Nëse politika strategjike te ne do të hartoheshin mbi një Shqipëri puritane, Vijon në faqen 3

Kështu e rivendosa unë Rendin

Për të vendosur Rendin më ’92, na ndihmoi opozita, ndërsa tani PD vetëm saboton. Për të vendosur Rendin më ’92, na ndihmoi opozita, ndërsa tani PD vetëm saboton”. Bashkimi Kopliku, ministri i parë i Rendit pas zgjedhjeve të 22 marsit ’92, ka treguar betejën e tij për rikthimin e jetës normale pas trazirave të mëdha që ndodhën në fillim të viteve ’90. Për Koplikun, edhe kjo Qeveri mund ta vendoste Rendin mëse nuk do të kishte një klimë kaq e acaruar politike, e cila vjen si rezultat i përqendrimeve destruktive, sipas tij, nga ana e lidershipit të PD. Kopliku thotë se ka votuar për Kushtetutën, jo vetë, por mbi 50 për qind e shqiptarëve. “Bersani kishte frikë nga njerëzit e tij, prandaj i detyroi ata të bënin votim të hapur”. Në faqen 4

Policia nuk merr shpërblimin

ZHGENJIM Vonohen shpërblimet e uniformave blu. Ndërsa ishin “premhur” të firmosnin në bordëro jo vetëm për shpërblimet e taksës së solidaritetit, por dhe për ato të Rendërimit, policët kanë mbetur të zhgënjyer. Në anën e komisariateve nuk ka pasur asnjë dyshim më tepër se fondi i përcaktuar për pagat e zakonshme të gjyqtarëve. Zëvendësministri Cel[l]i bashkë ka siguruar se kjo vonesë ka ardhur si pasojë e moslëvizjes së fondit të përcaktuar nga Qeveria. Policët sërish të zhgënjyer nga fondi i solidaritetit. Ndërsa buxhetorët kanë nisur protestat e deri kërkesën për grevë për vendosjen e kësaj takse për uniformat. Në faqen 6

Ceka: Unë kthehem në PD vetëm po të ikë Sali Berisha

Të gjithë në PD, por kur të ikë Berisha”. Neritan Ceka e ka konsideruar “racional dhe të kohës” idenë e hedhur nga ish-kryetari i PD, Tritan Shehu për rikthimin e themeluesve të partisë pas një kongresi të jashtëzakonshëm. Që nga themelimi i saj deri në ditët e sotme nga PD janë larguar shumë prej figurave të saj qendrore, të cilët në më të shumtën e rasteve janë grupuar në formacione të tjera politike. Ndërkohë që i menjëhershëm i fundit, Shehu, duke analizuar gjendjen në parti, ka kërkuar ndihmën e themeluesve të parë të PD. Në faqen 3

Gazeta TV Sot Suplement falas brenda GAZETA SHQIPTARE Gazeta TV