SPECIALE FUTBOLL
VLLAZNIA I AFROHET KREUT
TIRANA KUNDER PENALLTISE
Në faqen 20-23
MJEKET E SHKODRES: NUK PAGUAJME PER POLICINE
KUNDER TAKSES
Në faqen 14
Shqipëria 19 vjeçe pushkatoi 67 burra
HISTORIA/MEHMET SHEHU PARTIZANES: MASAKROI ATA
Kishte kaluar gati dy muaj nga dita kur Enver Hoxha kishte prishur marrëveshjen që u lidh në Mukje të Krujës, midis forcave ushtarake të organizatës së "Ballit Kombëtar" dhe atyre të Ushtrisë partizane, të udhëhequra nga Partia Komuniste, e cila sanksiononte që këto dy forca angazhoheshin për aksione të përbashkëta kundër ushtrive pushtuese italiane e gjermane, që aso kohe ishin në Shqipëri, gjë e cila kishte acaruar situatën konfliktuale ndërmjet tyre, duke e çuar deri në përpjekje të armatosura, sidomos në zonat ku vepronin formacionet e mëdha partizane (Brigadat), të cilat por sa ishin krijuar.
Në faqet 12-13
Meidani: Berisha kthehu në Kuvend
Presidenti thyen akullin
Meidani i kërkon opozitës të kthehet në Parlament. “Presidenti është garant i institucioneve të vendit dhe institucionet i sheh si vendet më të përshtatshme për përpunimin e alternativave dhe debati konstruktiv”
Në faqen 2
Pak solidaritet në këto kohë të vështira
EDITORIAL
Arian Çani
Kur Qeveria e Majkos erdhi në pushtet, shqetësimi i parë e duk i ishte kujdesi financiar i shtetit për policinë shqiptare. Kështu para pak javësh u vendos që të gjithë shqiptarët të cilët janë në marrëdhënie pune, privatë e shtetërore të paguajnë nga 500 lekë të reja në muaj, për t’i ardhur në ndihmë policisë. Për të realizuar qëllimin e mirë, Majkos iu desh të gjente një formë “hileqare”, e cila do të realizonte dyfishimin e rrogës së policëve: nëpërmjet kësaj takse 500 lekëshe, që do t’u merrej shqiptarëve, do të rritej rroga e policëve në formë shpërblimi të përmuajshëm. Vetëm kështu FMN do ta mbyllte gojën dhe nuk do të gërthiste më dhe madje për “favorizim të një shtrese të caktuar të popullsisë”.
Por papritur, ndërsa gjithçka u duk se ecte në rrugë të mbarë, ia plasën protestat e mësuesve të Lezhës, Elbasanit dhe jo më larg se dje, ato të mjekëve të Shkodrës. Këta dhjetra e qindra njerëz të cilët mezi mbyllin fundin e muajit, me një pagë qesharake prej afro 10 mijë lekë në muaj, refuzojnë tani të kontribuojnë për të ndihmuar policinë. “Nuk kemi përse
Vijon në faqen 4
Prokuroria: Të hapet spital psikiatrik për të dënuarit
Kriminelët që rezultojnë në gjendje të rëndë psikike duhet të izolohen në një ambient të sigurt, në të kundërt ata do të jenë sërish të rrezikshëm për shoqërinë, madje duke përfituar pikërisht nga “statusi” i të sëmurit psikik”. Kështu është shprehur dje kryeprokuroria e Tiranës, Dolores Velaj, e cila në lidhje me këtë fakt është shprehur se me të tillë njerëz duhet treguar një kujdes rigoroz, për të evituar rrezikshmërinë e tyre si dhe për t’u dhënë mundësinë e një riaftësimi mendor nëse do të ishte e mundur.
Në faqen 5
TAKSA E SOLIDARITETIT
PËR
NDIHMËN E POLICISË
Vlera 1000 lekë
AA 028563