18/09/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

18 shtator 1998

Të tredhurit që pështynë shtypin

Klosi përdor Festivalin Arian Çani Drejtori i Përgjithshëm i Televizionit Shqiptar, Ardian Klosi firmosi edhe një herë mbrëmë - dhe kësaj here para publikut në vetë sallën e Festivalit - dëshminë e tij personal dhe profesional. Klosi tentoi edhe një herë dje të pështyjë mbi shtypin e shkruar duke mos marrë parasysh as kërkesën vetë Kryeministrit Majko për heqjen e gazetave shqiptare nga dyshemeja e skenës. Kjo qenie supermaive me nofkën Klosi doli para spektatorëve shqiptarë të cilët kishin paguar 1000 lekë të reja për të ndjekur një aktivitet kombëtar dhe u bëri thirrje atyre të votojnë Pro apo Kundër heqjes së gazetave nga dyshemeja. Kjo qenie e neveritshme me simptomat e theksuara neurotike ka fyer dhe ofenduar kështu botuesit, gazetarët e shtypit të lirë si dhe mijëra lexuesit e përditshëm të këtij shtypi. Por “shou” i Klosit ka vazhduar shumë pak minuta pasi papritur ai e pa veten të pështyrë nga vetë publiku në sallë, i cili ka reaguar kundër tij duke duartrokitur ndërhyrjen dinjitoze dhe të guximshme e intelektuale të njeriut prej botuesve dhe kolegëve të shtypit të shkruar Koço Kokëdhima. Sigurisht që gabimi fatal i Klosit dhe i shpurrës së tij servile me nofkat Petri Bozo apo Bashkim Zajazi do të korrigjohet që sot në natën e dytë të Festivalit. Gazetat e shkruara me këmbë dje, sot nuk do të shikohen më në dyshemenë e kësaj feste kombëtare të privatizuar pa asnjë të drejtë nga nofkat Klosi, Bozo apo Zahaj. Ky është tani një qëndrim i përbashkët i përfaqësuesve të shtypit i cili do të detyrojë sot 3 apo 4 organizatorët e tredhur të këtij festivali të kërkojnë falje publike. Përndryshe shanhlipëresit Klosi, Bozo, Zahaj do ta shohin veten të denuar - dhe të jenë të sigurtë - pas dyerve të këtij shtypi të cilin ata tentuan ta shkelin me këmbë.

Enveri fshehu malin me ar

HISTORIA / Rusët mbajtën sekret zbulimet e floririt në Skrapar

Ikën nga shtëpia martohet 9 vjeç

Historia e romes nga Berati “Në se unë vij në shtëpi, ju nuk do më lejoni të kthehem më e burrë”. Sa e çuditshme aq dhe e pabesueshme është historia e romes 9 vjeçe, që ka braktisur familjen dhe shkollën për t’ju kushtuar jetës bashkëshortore. E sevdalliu-bur pas një romi, 18-vjeçar, R. Ymeraj nuk ka pranuar në asnjë mënyrë të kthehet në shtëpi, pas alarmit që ka ngritur në këmbë të gjithë për zhdukjen e saj me shtëpinë e re? “Vetëm e vdekur mund të vij në shtëpi. Unë tani u martova dhe nuk dua të luaj me fatin tim”. Vijon në faqen 19

Berisha: Zgjedhje të reja

Partia Demokratike nuk do të njohë zgjedhjet e 29 qershorit dhe angazhohet për një zgjidhje të re politike, ku ka qenë vendimi kryesor i marrë dhe prej Këshillit Kombëtar të PD-së. PD ka vendosur kështu divorcin përfundimtar me institucionet që kanë dalë ... DJE KËSHILLI Berisha: Zgjedhje të reja Partia Demokratike nuk do të njohë zgjedhjet e 29 qershorit dhe angazhohet për një zgjidhje të re politike”, ku ka qenë vendimi kryesor i marrë dhe prej Këshillit Kombëtar të PD-së. PD ka vendosur kështu divorcin përfundimtar me institucionet që kanë dalë ... Në faqen 4

fundit

Partia Demokratike bën dje divorcin përfundimtar me Koalicionin qeveritar, duke mos lënë asnjë shteg hapur për dialog apo për përmirësim të situatës politike në vend. Koalicionin qeveritar, duke mos lënë asnjë shteg hapur për dialog apo për përmirësim të situatës politike në vend. Këshilli Kombëtar i PD-së vendosi që të mos njohë zgjedhjet e 29 qershorit 1997, çka do të thotë se nuk njeh as Kushtetutën e sapomiratuar, nuk njeh Parlamentin dhe si rrjedhojë asnjë ligj të miratuar nga ky Parlament. E vetmja zgjidhje për PD-në mbetet zgjedhjet e reja. Ashtu si edhe Nano, Majko po përballet me të njëjtat probleme dhe një 14 shtator tjetër duket më i qertë se kurrë, ndonëse edhe socialistët nuk e kanë harruar çka përjetuan atë ditë dhe shanset se mund t’i braktisin institucionet edhe njëherë janë të pakta. Studentët u nxorën me polici dhe nga greva dhe rihynë sërish duke dalë hapur me kërkesa politike. Ata tashmë kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Majko brenda 24 orëve. Ndërkohë sot Berisha duhet të paraqitet në Prokurori për të dhënë shpjegime mbi ngjarjet e 14 shtatorit. Situata është më e ndezur se kurrë. I vetmi ndryshim është se komuniteti ndërkombëtar nuk është aq i predispozuar ta shikojë Majkon të lërë pushtetin sa ç’ishte në rastin e Nanos. Megjithatë skena rëndohet akoma më shumë nga incidenti i ashpër, netët pa drita e pa ujë të nisura nga krimet që vazhdojnë me të njëjtin intensitet. A mund t’i kalojë qeveria Majko të gjitha këto pengesa? Akoma nuk është e qartë nëse hapi i hedhur nga Prokuroria ndaj Berishës është bërë në koordinim me pushtetin, apo është një çështje në vijim në masën e Nanos me 6 ish-funksionarët e PD-së, për të cilët Kryeministri u ndal i shokuar. Kanë mbetur vetëm dy alternativa për Majkon: ose të tregojë dinamizëm dhe të provojë me të punojë e të menaxhojë zgjedhjet e reja.

POR HYJNE SERISH

POLICIA NXJERR STUDENTET ME FORCE NGA GREVA Në faqen 5

Fundi i fundit

Andi Bejtja Partia Demokratike bën dje divorcin përfundimtar me Koalicionin qeveritar, duke mos