I kërkohet Parlamentit ndërprerja e hetimit për liderin e PD
Parlamenti të falë Berishën”. Duket disi e çuditshme, por është pikërisht Spar-
Spartak Braho, deputeti socialist që për gjithë këtë kohë ka qenë një ndër më të ashpprit në qëndrimet e tij ndaj liderit të PD që ka kërkuar faljen për ish-Presidentin shqiptar, si parapak[s]ht të një marrëveshjeje, e cila do të sjellë kthimin e deputetëve të PD në Parlament. Ndërsa e ka vlerësuar takimin mes Majkos e Berishës si një pakt pozitë-opozitë, deklarimi i Brahos për t’i falur “mëkatet” njeriut më të sulmuar nga PS dhe partitë e tjera të Qeverisë, duket të mos jetë thjesht një mendim personal i tij. Në faqen 3
Edi Rama Ministri i OJQ-ve
OPINION
Limos Dizdari Prej kohësh kemi konstatuar mungesën e plotë të dëshirës për të respektuar detyrimet institucionale nga ana e Ministrisë së Kulturës ndaj Kuvendit. Argumenti më i fundit është mungesa e prezencës të një dhe sot kur diskutohet për urimtar ligji më i rëndësishëm i vitit për Qeverinë. Zoti Rama është paraqitur dy herë në këtë Parlament: Një herë ku konstatoi se deputetet pinë raki, si dhe një herë tjetër kur na bëri të ditur se tërë Shqipëria është një kotec pulash. Por, pavarësisht nga mungesa e komunikimit me komisionet tona me Ministrinë e Kulturës, Rin- mes komisionit tonë dhe Ministrisë e Kulturës, Rinisë e Sporteve, në vetë kemi bërë shumë takime me institucionet qendrore, me pushtetin lokal, me kolektiva të ndryshme si dhe me një numër shumë të madh individësh. Nga këto takime konkludojmë në një sërë problemesh të rëndësishme që nuk të lënë shtije të mirë. 1. Shpërdorime flagrante buxheti në Teatrin Kombëtar. Në mënyrë arbitrare mbyllet Teatri Kombëtar. 2. Anullohet Festivali Kombëtar i Teatrove si një takim i rëndësishëm në respektimin e artit tonë kombëtar. 3. Qëndrim shumë i dyshimtë ndaj problemit të Butrintit. U hap një zyrë në Sarandë, duke apostuar gjer në mosperfillje institucionet përgjegjëse para ligjit si janë ai Monumenteve dhe ai i Arkeologjisë. 4. Shkarkime arbitrare e të pamotivuara të drejtuesve të institucioneve, si: Institutit të Monumenteve, Bibliotekës Kombëtare, zv.drejtorit të Pallatit të Kulturës etj. Pushime nga puna. 5. Ministri i Kulturës mban me paga buxhetore afërsisht rreth 200 punonjës kulturë nepër komuna, të cilët nuk dihet se çfarë bëjnë dhe nuk e kuptoj qëndrimin e këtij dikasteri edhe pse duhet respektuar pavarësia e Pushtetit Lokal. 6. Janë shpërndarë institucione kulturore, janë tjetërësuar ato, ka shkelje flagrante të tyre, ndërsa ministri qëndron pothuajse indiferent. Shembulli më flagrant, Pallati i Madh i Kulturës. 7. Gjatë vitit ’98 nga donatorët e huaj janë dhënë vetëm 20.000 dollarë nga UNESCO për fototekën “Marubi” dhe asgjë tjetër, ndërsa për ’99 nuk ka asnjë akt-marrëveshje apo premtim të hedhur në letër. Por pavarësisht nga qëndrimet që mbajnë drejtuesit kryesorë të Ministrisë që i kanë dhënë më shumë asaj fytyrën e një organizate joqeveritare, ne do të votojmë përsëri për buxhetin e vitit ’99 kur nuk dimë se si është përdorur ky i ’98-ës, sepse kemi besim te Qeveria dhe shkalla e lartë e përgjegjësisë, por mbi të gjitha ne kemi besim te tërë ato kolektiva artistikë dhe artistësh individualë që presin mbështetjen dhe ndihmën e shtetit për realizimin e planeve të tyre krijuese.
Sa paguhet Plaku i Vitit të Ri
Rrëfen njeriu që bën të ëndërrojnë fëmijët
INTERVISTE / Flet personazhi që pozon në trotuaret e kryeqytetit
Bujar Ramo, 44 vjeç. Qëndron përparagendës fotografike Itali-Kum, me mjekër të bardhë, i veshur me të kuqe me një thes të zi në kurriz, duke ftuar fëmijët për një kujtim të mirë për Vitin e Ri. Në faqen 14
TURIZEM
KAVAJA, QYTETI AFER DETIT, AFER MBRETIT
Në faqet 12-13