08/01/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

8 janar 1998

Gjak: tre kundër tre

Tropojë, pista e hakmarrjes ndiqet nga Prokuroria Dyshohet se vrasja e të martës është përgjigje për gjakun e një dite më parë Tension i lartë në Fier. Çakrani proteston ndaj policisë TIRANE - “Dy ngjarjet e rënda që ndodhën në Tropojë mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën dhe kjo përbën një nga versionet e ngritura, por asgjë nuk është vërtetuar”, thanë dje krerët e Prokurorisë së Përgjithshme. Motivet ende kanë mbetur enigmë, ndërsa informacionet për gjendjen kanë qenë të pakta. “Hetimi duhet që të mos hapë konflikte të reja, por duhen ruajtur ekuilibret”, tha dje për shtypin drejtori i Përgjithshëm i Hetimit, Agim Tirana. Sipas tij, “familjet të cilave iu përkasin viktimat janë të fuqishme dhe kanë reputacion në zonë, prandaj duhet që asgjë të mos shoqërohet me pasoja”. Në Tropojë kanë mbërritur dy grupe specialistësh nga Ministria e Brendshme si dhe një prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme. Megjithatë asnjë nuk është ndaluar. Partia Demokratike e ka cilësuar ngjarjen si një krim politik, ndërsa ministri i Brendshëm Ceka shprehet se “ka prova që vërtetojnë të kundërtën”. Gjithsesi, për dy të vrarët e parë flitet se janë përkrahës të të majtëve, ndërsa të dytët, anëtarë të PD-së. Mos ndoshta hakmarrje politike...? Në faqet 3,8

Politikanë, po tani o të shkretë?

PAS TRAGJEDIVE Teodor Keko Ngjarje tragjike, të pazakon­ta për ne, kanë pushtuar Shqipërinë, nga Veriu në Jug, në këtë fillim viti. Këtër policia të trarë dhe të tjerë të plagosur, vetëm në gjashtë ditët e para të vitit 1998, ngjarje të tetyegjyqësisë nga policët, e kanë bërë më shumë se të momentin që po kalojmë. Njerëzit, të hutuar, shprehen se kurrë në Shqipëri nuk është bërë “tabelë qitjeje” policia. Ç’po ndodh? Politikanët, për çdo tragjasi, akuzojnë njëri-tjetrin. Nga njëherë të krijohet përshtypja se politikanët tanë, janë si ato kukullat, që i kurdis e bën të këndojnë të njëjtin avaz - tragjedia e policëve! Pa u amostuar ende policia, ai i ndjeri është i pajisur me tera partie, apo është bërë anëtar bandash! Në gjithë këtë rrëmuje e kaos askush nuk kujtohet të flasë e të afroje zgjidhje për kon- te kriminale është mungesa e investimeve te buja, apo shqiptarve. Askush nuk dëshiron t’i hedhë lekët në lumë. Nivel i investimeve është kaq i ulët, saqë, në një kuptim figurativ, mund të thuhet se nuk është mbjellë asgjë në këtë tokë, ndërkohë që në vërtetësi e provëbri “ç’të mbjellësh sot, do korrësh nesër”, e dine edhe kalamajtë. Ç’do të kemi nëse? Njëri - tjetrin, apo do të marrim arratinë për një copë bukë? Po t’i shqetësonte kjo pyetje politikanët tanë, ata do të flisnin ndryshe edhe do të bashkoheshin për të rivendosur dinjitetin e shtetit në vend, në Shqipëri. Mirëpo ata duket janë më kriminelë sesa trashësit e policëve, përdorisa bëjnë “ham”, sa herë bëjnë çifti “bam”. Të mjerët, politikanët! Kujtojnë se ka ndonjë yllë të marrësh pushtetin në këtë Shqipëri, së paku përfundon, nuk i duhet as dreqit! Megjithatë, edhe politikanëve tanë po u mblidhen ditët, se një popull nuk shkon si qeni në vreshtë, prej ca trillëve idiote! të këndojnë të njëjtin mars - vrasja e policëve? Pa u tarnosur ende policia, ai i ndjeri është i pajisur me të tereza partie, apo është bërë anëtar ban-dash! Në gjithë këtë rrë-mujë e kaos askush nuk kujtohet të flasë e të afrojë zgjidhje për kontrabandën dhe rrugët (palo rrugët!), për fëmijët e Durrësit, që shohin ëndërra me kuçedrën e ujit, apo për problemin e pronave, që po e mban vendin peng në mjerim. Është për të ardhur keq, por politikanët tanë, të të gjithë spektrit, jo vetëm nuk po marrin asnjë masë serioze për ndalimin e maskrës mbi policinë, por po tregohen edhe miope, duke mos kuptuar se, kështu siç kanë nisur punët, po masakrohet mbarë populli shqiptar! Po masakrohet Shqipëria! Produkt i kësaj situa-

Atentat kundër policisë: Bombat shpërthejnë në Komisariat

Sërish në Veri Atentat kundër policisë: Bombat shpërthejnë në Komisariat Zhurmë dhe panik një ditë pas vrasjeve të bujshme edhe në Kukës. Për fat vetëm dëme materiale KUKËS - Sulmohet komisariati i Kukësit. Bresëri kallashnikovi dhe shpërthimi i tre granatave kanë prishur fasadën e tij e kanë shkaktërruar një makinë, por njëkohësisht kanë shkaktuar frikë tek uniformat blu që janë strukur për momentin. Kur ata janë bërë gati të kundërveprojnë, agresorët janë larguar me shpejtësi, duke përfituar nga errësira që mbulonte të gjithë lagjen, ku ndodhej godina e komisariatit. Në faqen 5

Aventura e fundit e Fan Nolit

TIRANE Në faqen 5

Komeditani Dario Fo mbërrin shpejt në Elbasan

ÇMIMI NOBEL

Kërcënohen hetuesit e Lazaratit

GJIROKASTËR Kërcënohen hetuesit e Lazaratit Në faqen 4

Ngjela rrëfen hetimet e fundit

TIRANË Ngjela rrëfen hetimet e fundit Në faqen 4

Ç'do të bëjmë kundër kriminelëve?

Edhe Parlamenti vihet në alarm TIRANË - Parlamenti shqiptar në alarm. Ç'do të bëjmë në këtë situatë? Kryetari i grupit parlamentar të PS ka mbledhur dje në një takim urgent krerët e komisioneve parlamentare. Emergjencë për hartimin e një kuadri ligjor që do të mbrojë uniformat blu por edhe një ndërhyrje energjike e Parlamentit për qetësimin e situatës. Kanë qenë këto dy drejtime bazë të takimit të gjatë i cili ka dëgjuar fakte të kundërfakte për edhe dalë me një qëndrim të përbashkët. Pandeli Majko

Komediani Dario Fo mbërrin shpejt në Elbasan

ELBASAN - Dario Fo së shpejti në Shqipëri. Drejtori i teatrit “Skampa” të Elbasanit ka treguar dje se pas një bisede telefonike me dramaturgun e madh italian ka marrë premtimin e tij për një vizitë të mundshme në qytetin e Elbasanit. Astrit Çerma ka theksuar dje se ftesa, ka qenë një ide e hershme e tij pas vënies me sukses në skenën e teatrit “Skampa” të katër komedive të Dario Fo-së. Ato nuk është caktuar data e saktë e vizitës, por për Çermin rëndësi ka fakti që e ka premtuar vizitën. “Ndoshta ajo mund të realizohet në muajt e parë të pranverës” - ka deklaruar ai duke shtuar njëkohësisht, se kanë nisur përgatitjet për pritjen e tij. Dario Fo këtë vit është shpallur fitues i çmimit Nobel për letërsinë. Për herë të parë, pjesët e tij në Shqipëri janë vënë në kurset e dramës së Akademisë së Arteve. bl.st.

Viktor Zhusti kapet me drogë

Në shtëpi i gjenden 11 kg heroinë ATHINË - Një nga aktorët e shquar të kinematografisë e teatrit shqiptar, Viktor Zhusti është ndaluar nga policia greke nën akuzën e trafikut të drogës. Së bashku me aktorë shqiptarë të tjerë ata po merren në pyetje nga hetuesia. Media greke ka deklaruar dje se Zhusti në seancën e parë të pyetje ka treguar rolin e tij në këtë trafik. Sipas tij, një makinë luksoze ka kaluar një ditë më parë pa probleme në doganën e Kapshticës. Brenda saj ndodheshin 11 kilogram heroinë të paketuar. Malli është dërguar në një shtëpi në lagjen Ilisosozë të Athinës. Policia e ka gjetur atë në haurin e një shtëpie të lagjes Qi-pesli. Burime të saj bëjnë të ditur se aktori shqiptar është ndërmjetësi i tregtisë së heroinës. “Nëse shitja përfundonte me sukses, atëherë do të merrja si shpërblim 200 mijë dollarë” - ka deklaruar në hetuesi Zhusti. Ngjarja e djeshme ka bërë që policia greke të hedhë idenë e një trafiku të mundshëm të drogës nga Turqia në drejtim të Greqisë, për me kalim nga Shqipëria. Drejtori i sigurimit publik të Athinës, ka deklaruar dje për shtypin se bosët e drogës kanë zgjedhur një itinerar që kalon nga Turqia në Bullgari, Shkup e në Shqipëri. Që këtëj kalon i bardhë tran-sportohet në mënyrë të fshehtë drejt Italisë ose Greqisë. Bashkë me Zhustin janë ndaluar dhe katër persona të tjerë me shtetësi shqiptare, një nga to është gruaja. Megjithatë burimet e policisë, theksojnë se aktori ka patur vetëm rolin ndërmjetësit në këtë operacion. Fakti i dhënë prej tij se malli ka kaluar pa problem në doganën e Kapshticës me anë të një makine luksoze, hodh akuza edhe për autoritetet e doganës e të kufirit shqiptar. Zhusti është larguar që në vitin 90-të në drejtim të Greqisë. Një vit më parë ai u kthye në Tiranë e zërat e hapur në rrethet artistike, treguan një mundësi emërimi të tij si dekan i Fakultetit të Dramës. Për një kohë prej disa muajsh ai qëndroi edhe në rrethinat e teatrit, por më pas zgjodhi përsëri rrugën e Greqisë. Zhusti është cilësuar si një nga aktorët më të preferuar të kinematografisë shqiptare në vitet 80-të. Burime të policisë greke theksojnë se sasia e heroinës është gjetur në ..., e tij në Athinë.

Prostitucion fëmijësh poshtë Urës së Lanës

REPORTAZH Prostitucion fëmijësh poshtë Urës së Lanës Dëshmi tronditëse nga qendra e Kryeqytetit Në faqen 8

Edhe Parlamenti vihet në alarm Ç’do të bëjmë kundër kriminelëve?