13/01/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

13 janar 1998

Antikrimi kundër Mafias

Politika kujtohet për morinë e të vrarëve Majko: Duhen struktura speciale, që të kontrollojnë vendosjen e rendit Debat i ashpër pozitë-opozitë. PS: Le të ... [pjesërisht e palexueshme] Komisionin TIRANE - PS propozon superkomisionin antimafie. Përseri dje Pandeli Majko ka ripërsëritur idenë për krijimin e mekanizmave që do t'i shpallë betejën frontale mafias, krimit dhe derivatëve të tyre. Sekretari përgjithshëm i PS një ditë më parë ka lëshuar edhe ftesën surprizë për demokratët: "Ejani merrni drejtimin e tij". Por përgjigja e parë për një propozim të tillë ka mbërritur dje nga homologu i tij demokrat Ritvan Bode. Sekretari i përgjithshëm i PD e ka cilësuar këtë si një demagogji që PS kërkon të bëjnë në këtë kohë të vështirë për të dhe qeverinë e saj. Por Majko është i mendimit se me apo pa PD Komisioni do të fillojë të ngrihet shpejt pasi edhe lufta kundër mafies dhe krimit të organizuar nuk mund të presë deri sa këto organizma kriminale të krijohen në Shqipëri. Në faqen 3

Politika kundër krimit: Përse nuk bashkohemi?

85-VJETORI I POLICISË 85 VJET 13 JANAR 1913 1998 POLICI SHQIPTARE Teodor Keko Fatos Barhak(u)[?] TIRANE - Sot politika do të kujtojë paraardhësit e tyre heroikë. Në të gjithë vendin, por më fort në Tiranë, njerëzit e rëndit do të mblidhen bashkë për të përkujtuar një datë që kthehet në harmoni: 85-vjetorin e krimit të Policisë Shqiptare. [teksti vazhdon jashtë kufirit të fotos]

Dje takimi i ministrave Punëtorë sezonalë në Itali: Si do shkojnë? TIRANE - Punësim sezonal për 20 mijë shqiptarë. Kjo ishte marrëveshja që u nënshkrua dje mes ministrit italian të Punës Tician(o)[?] Treu dhe ministrit tonë të Çështjeve Sociale, Punës dhe Gruas, Sherifin. Pak ditë pas fillimit të procedurave të legalizimit të emigrantëve shqiptarë në Greqi, arritja e kësaj marrëveshjeje tregon se po lëviz diçka pozitivisht edhe në atë drejtim që deri pak kohë më parë, ishte menduar se ndoshta ishte më i vështirë për t'u futur në binarët e disiplinimit. Emigracioni shqip- [teksti vazhdon jashtë kufirit të fotos] shqiptar, i nisur rrëmbyeshëm disa vite më parë ka filluar më në fund të gjejë edhe mirëkuptimin e shumepëritur të fqinjëve tanë, të cilët mbajnë edhe peshën e numrit më të madh të emigrantëve shqiptarë.

Kapet anija me 2.900 koli cigare kontrabandë

Në Karavasta DURRËS - Bllokohet anija me 2900 koli cigare. Lundruesi shqiptar është ndaluar dje pasdite nga forcat italo-shqiptare në kontroll të bregdetit në Lagunën e Karavastasë. Pas një vëzhgimi të gjatë anija është bllokuar dhe është shoqëruar, bashkë me mallin dhe ekuipazhin - pesë shqiptarë - në drejtim të portit të Durrësit, ku do të bëhet dhe verifikimi i dokumentave. Në bord kishte Marlboro, Bond, President. Në faqen 6

Milo mbledh parlamentarët “Ç’do të bëjmë në Bruksel”

INTERVISTE/ Ministri "zbardh" diplomacinë TIRANE - Paskal Milo kërkon ndihmën e ish-kre... [pjesërisht e palexueshme] të diplomacisë shqiptare. “Ç’do të themi në takimin e Brukselit”. Ministri i jashtëm shqiptar ka thërritur dje në zyrën e tij ata që prej vitesh kanë drejtuar diplomacinë dhe politikën e jashtme të Shqipërisë. Por po dje Milo ka zbardhur edhe ... [teksti vazhdon jashtë kufirit të fotos] detajet me bazë të diplomacisë së tij në një intervistë dhënë për Gazetën. Sipas tij prioriteti i politikës së jashtme të Tiranës mbetet mbështetja që duhet t’i jepet Kosovës dhe politikaneve të saj.

Të dielën 8 vrasje në një ditë

Në faqen 5

Vrasjet e bujshme “vijnë” në Tiranë

TROPOJE Në faqen 5

Bankat, akuza mbi tre vetë

SARANDE Në faqen 6

Të lirë të dyshuarit

VLORE

Fatos Baxhaku

TIRANË - Sot policia do të kujtojë paradën e tyre krenare. e Rendit do të mbildhen bashkë për të përkujtuar një datë që kështj nisur të harronë: 85-vjetorin e krijimit të Policisë Shqiptare. Do të ketë edhe dolli, fjalë të zgjedhura dhe ushtrime akrobatike. Që të gjitha gjëra të njohura në raste të tilla. Por këtë vit, fryma e njerëzve të Rendit do të kenë shumë e shumë arsye që të mos jenë të buzëqeshura. Në radhë të parë do t’u kujtohen mijëra e mijëra viktima, me mijëra aurte që ndodën udhëtimin tragjik deri në varreza. Të tjerë nga krimi, nga mungesa e arsësye dhe - kjo duhet theksuar - nga mungesa totale e një shteti që përkundër papritur në qëndra mijra thirrje. Pastaj uniformave blu do t’u kujtohen dhjetra familje të masakruar nga bombat dhe armët e tjera që të marrësh e rritur shpërndare anë e kënd Shqipërisë, do t’u kujtohen kolegët e tyre që janë fëmijët e tyre jetimë me cimë të madhe, që vendi i tyre ka nisur ta harrojë, në emër të Drejtësisë. Do t’u kujtohen edhe plot e plot fëmijë të tjera. Për fat të keq, që të gjitha tragjike, dhe athehere do t’u shohje ndërmend për një gjë për të cilën jemi të sigurt. Në të betejën e tyre kundër ndurësisë dhe fellëqësisë që mbuan emrin tingëllues “krim”, ata kanë nisur të ndjehen të pafuqishëm fare të vetëm. Madje e gjithë shoqëria pret nga ata. Politika, opinioni publik, njerëzit të të vegjël. Që të gjithë, pa e vënë fare ujin në zjarr, janë kujtuar papritur se ka disa njerëz që duhet të përgjigjen në lutjen e ashpër për jetë e vdekje kundër krimit. Të dielën, në emisionin direkt televiziv, Ceka, Ministri i Punëve të Brendshme, është treguar jo edhe aq i qetë ndaj sulmeve që i vijnë nga opozita, por jo vetëm nga ajo. Shumë që qe i pari i Rendit, e ndjen veten të braktisur dhe të vëtmuar në betejen ndaj kujdes në këtë krah Shqipërisë. Pas përgjigjeve plot inat të Ministrit nuk ishte e vështirë të kuptohej se ai vetë në emër të forcave që komandon kërkon më shumë përkrahje nga shoqëria, në radhë të parë nga politika, e cila vazhdon të endet në një terr të theksueshëm. Politikanët, mos e lini veten t’u përlajë indiferenca kriminale. Nëse bëheni të gjithë bashkë në emër të së mirës, do t’ju bëjë të gjithë. Dhe atëherë, do të kemi shumë dështime organizatave të Policisë. Përndryshë...

Të lirë të dyshuarit e kontrabandës

VLORE Në faqen 6 VLORE Të lirë të dyshuarit e kontrabandës Në faqen 6

“ZONJUSHA ZHULI” DO HEDHË NË GJYQ REVISTËN

TIRANË - “Zonjushja Zhuli” përgatitet të hedhë në gjyq revistën “Klan”. “Klan”-i, sipas dëshmitarëve që u prezantuan me sukses të hënën e parë të janarit në skenën e Teatrit Kombëtar ka mbetur i fyer nga pasqyrimi i veprës së tyre në revistën e së dielës. “Është një interpretim i asaj që ka ndodhur në skenë, si dhe janë publikuar tre foto pa leje” - mësohet të ketë thënë regjisori i dramës së Strinbergut. Ndërkohë që kryeredaktori i “Klan”-it nuk ka mundur ta fshehë habinë nga lajmi i papritur. Ai nuk ka deklaruar asgjë për momentin duke pritur vazhdimin e aventurës së tretë gjyqësore. Revista është detyruar dy herë më parë të përballet në Gjykatën e Tiranës me togate e zeza. Fillimisht për hir të bukuroshes shqiptare Siderola Kola, “sherrin” me të cilën e mbylli pas disa seancave gjyqësore e dhjetëra shkrimesh në shtyp, ndërkohë që më ish Kryeministrin Fino ata u ndeshën vetëm një herë. Përplasjet me tre nga erdhur si rrjedhim i fotove të publikuara në faqen e parë të Revistës. Yllka Mujo është paraqitur në tre prej tyre me këmëbjet jashtë e sipas regjisorit, Heroin Çuli, komenti që është bërë fotove ka ndryshuar tërësisht figurën e saj. Ai njëkohësisht ka akuzuar edhe autorin e fotografive për përdorimin e blicit në premien e shfaqes. Nuk dihet ende se si do të përfundojë aventura e tretë e “Klan”-it në Gjykatën e Tiranës. Revista duket se e ka fituar imunitetin pas dy përballjeve me Miss-in e Kryeministrin, por edhe stafi i “Zhulit-s” duket i vendosur në aventurën e papritur. Yllka Mujo në një film të vjetër

Përleshje pa dashje: Korça kundër Pogradecit

Kequptimi mes policëve sjell 20 minuta betejë KORÇË - Incident i rëndë mes forcave të policisë së Korçës dhe Pogradecit. Nuk arrijnë të shquajnë konturet e njëri tjetrit e si rrjedhim betejë me armë mes tyre. Ajo ka zgjatur për 20 minuta, por fatmirësisht nuk ka shënuar asnjë viktimë. Ngjarja e rrallë, ka ndodhur mesnatën e së shtunës në kufirin gjeografik që ndan Korçën me Pogradecin. Ngjarje e rëndë të ndodhur në ditët e para të vitit i kanë detyruar uniformat blu që të shtojnë ekipet e patrullimit e të zgjerojnë orarin e shërbimit. Ka qenë një furgon i grupit të gatshëm të komisariatit dy të Korçës, i cili ka lëvizur përgjatë rrugës deri në afërsi të Pogradecit. Në një kthesë ata kanë vërejtur dy makina të ndaluara. Pak metra larg tyre ka qenë edhe një tjetër makinë policie. Duke dyshuar për ndonjë grup grabitësish - tepër të zakonshëm në atë pjesë të rrugës - kanë bërë gati armët. Ende nuk është përcaktuar nga ekspertët ligjorë se kush ka qëlluar i pari, por dihet shumë mirë se breshëria është pasuar nga të shtënat. Krismat kanë vazhduar për 20 minuta e policët e të dy komisariateve kanë qëlluar të bindur se përballë tyre kanë qenë maskat e famshme. Më pas është dëgjuar një thirrje “ndal policia” e cila ka bërë që të pushojë zjarri. Në errësirën e natës, por edhe në dritën e hënës nga erdhi thirrja, policët kanë lëvizur drejt makinave “kundërshtare” por nuk kanë parë gjë tjetër, veçse kolegët e tyre. Gjatë kohës së “luftës” ata kanë lajmëruar me radio eproret, që kanë dërguar forca të shumta në ndihmë. Në vendngjarje së bashku me to kanë mbërritur edhe ekspertë kriminalë të cilët kanë bërë hetimet e momentit. Ende nuk është konfirmuar se kush ka qenë fajt, pasi pritet mbyllja e hetimeve. Ndërkohë që nga Ministria e Brendshme kanë mbërritur specialistët për të saktësuar hetimet. Policia e Korçës ka lëshuar e para akuza duke deklaruar se kolegët e tyre të Pogradecit kishin kaluar zonën e patrullimit. Gjithsesi ende nuk dihet nëse do të merren masa ndaj njerëzve që për pak mund të shkaktonin një tragjedi të kotë. Ngjarja e së shtunës duket se do të shënohet në analet e policisë, por tashmë në një stil të veçantë. Uniformat blu kanë goditur ndaj njëra tjetres të bindur se po qëllonin kriminelë.