14/01/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

14 janar 1998

Tronditet Jugu: Hidhet në erë Selia PS

Të shpërthime për dhjetë minuta Tronditet Jugu: Hidhet në erë Selia PS Godina e socialistëve shkatërrohet e para, më pas një tjetër ndërtesë trekatshe Në komisariatin 3 të dyshuarit e parë. Specialët patrullim deri në Greqi GJIROKASTËR- Tronditet jugu. Tritol i rëndë godinën e Partisë Socialiste, një ndërtesë trekatshe, si dhe një pjesë të shtëpisë së një aktivisti socialist në fshatin Lazarat. Shpërthimet e tmerrshme kanë shkaktuar frikë e panik në qytetin e gurtë. Specialët kanë bujtur me shpejtësi në Gjirokastër. Një pjesë e tyre kanë kaluar në tokën greke për të shmangur largimin e autorëve në vendin fqinj. Drejtori i policisë rajonale, Islam Qeribai ka deklaruar për Gazetën Shqiptare, se autorët kanë qenë shpejti do të kapen. Tre personat e parë janë shoqëruar në komisariat në orët e vona të natës. Dyshohen si autorë të ngjarjes. Policia kriminale le hed dhe dyshimet mbi mbeturinat e bandës së kapur pak ditë më parë. “Duan të tregojnë se nuk janë autorë të shpërthimeve të mbrëmshme” - ka qenë ideja e hedhur prej tyre. Nga Tirana kanë ardhur përfaqësues të Ministrisë së Brendshme e të Prokurorisë, ndërkohë që qyteti ende ndihet i tronditur. Gjirokastër, Selia e PS pas atentatit (Foto: REUTERS) MBLEDHJE URGJENTE NË PS Ministrat shkatërrarë të ngjarjeve Sulm mbi Legisin e të tjerët. “Ku po na çojnë kështu?” Në faqen 3 Në faqen 2

Zhulali nën hetim për trafik armësh

Prokuroria: Jani zhdukur nga bankat paratë e shitjes TIRANË - Ish-ministri i Mbrojtjes dhe disa nga ish-oficerët më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, nën hetim për kontrabandën e armëve. “Shumë shpejt do të zbardhet problemi i tregtisë së paligjshme të armëve dhe municioneve në Shqipëri”, thanë dje për shtypin krerë të lartë të hetimit. Ndërsa drejtësia për herë të parë thotë se do të hetojë, Zhulali dje nuk ka pranuar të prononcohet, ndërsa sekretari i shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes tha se “do të dënohen shumë shpejt gjithë shkeljet financiare”. Burimet nga Prokuroria e Përgjithshme thanë gjithashtu, se në buxhetin e shtetit nuk është derdhur asnjë lek nga tregtia e armëve, që pretendohet të jetë bërë kontrabandë. “Shteti shqiptar nuk ka bërë kontrabandë. Tregtia e armëve është bërë si kudo, në bazë të të gjitha ligjeve, ndërsa paratë kanë përfunduar në arkat e shtetit dhe për këtë ka dokumente të plota”, përgjigjet kryeministri Aleksandër Meksi. Në hetime përfshihet Zhulali, firma “Meiko” dhe disa të tjerë. “Tregtia është zhvilluar me disa shtete, por hetimet do zbulojnë gjithçka”. Ministria e Brendshme përgatit sulmin Trafiku i benzave të vjedhur: Nga Buna në Mal të Zi Në faqen 6

Anija e cigareve solli 1 milion USD

DURRËS / NDALOHEN 6 SHQIPTARË DURRËS - Zgjidhet enig­ma e anijës së kontrabandës të kapur në Lagunën e Karavastasë të hënën. DURRËS - Zgjidhet enigma e anijës së kontrabandës të kapur në Lagunën e Karavastasë të hënën. “Demon”, ky është emri i anijës greke me flamur shqiptar, ka një kapacitet prej 350 tonësh, është e regjistruar në portin e Durrësit dhe ka prej disa vitesh aktivitet tregtar. Në shërbim të saj ishin gjashtë marinarë shqiptarë, që në të vërtetë kanë një shpërndarje të prejardhjes së tyre nga Veriu dhe nga Jugu i Shqipërisë. Kështu dy janë nga Lezha, 2 nga Laçi dhe dy nga Tepelena. Kapiteni i saj është Gavrosh Millo nga Lezha. Të gjashtë personat janë ndaluar dhe kanë filluar pyetjen nga ana e hetuesve, përsëri është përket mallit të dyshimtë në bord. Sipas burimeve policore, bëhet e ditur se hambari i anijës është akoma i vulosur, pasi për ta vazhduar procedurat duhet të mbërrijnë dhe autoritetet doganore, por sipas dokumentave të “Demon” ndodhen 1 milion e 450.500 paketa, vlera e të cilave është rreth 1 milion dollarë. Në faqen 5

Zhduken trupat e tre shqiptarëve

LUFTË NË BREGDETIN GREK Në faqen 6

Trafiku i benzave të vjedhur: Nga Buna në Mal të Zi

Ministria e Brendshme përgatit sulmin Zi TIRANË - Zbulohet destinacioni përfundimtar i “Benz”-ave të vjedhur. “Derdhja e Bunës, në afërsi të Velipojës, është baza ku mblidhen makinat e vjedhura apo të grabitura, që më tej, shpiten përmes kësaj pikë takimi kufitar, në Mal të Zi”, thonë burime të Ministrisë së Brendshme. Fakte të ndryshme, të mbledhur rast pas rasti kanë shmangur gjurmë të versionet e tjera: autoveturat tashmë kalojnë nëpër duart e një rrjeti që merret posaçërisht me këtë trafik dhe shkojnë për tregun e huaj. Në faqen 6

Shteti nuk ofron punësim

TIRANË - Në një kohë kur sipas të dhënave nga Ministria e Punës jepen shifra dramatike sipas të cilave në Shqipëri aktualisht llogariten rreth 300 mijë të papunë, mbërrin edhe sinjalizimi zyrtar që flet për një mungesë planesh konkrete për zbutjen e papunësisë. - Në një kohë kur sipas të dhënave nga Ministria e Punës jepen shifra dramatike sipas të cilave në Shqipëri aktualisht llogariten rreth 300 mijë të papunë, mbërrin edhe sinjalizimi zyrtar që flet për një mungesë planesh konkrete për zbutjen e papunësisë. “Shteti mund të ndërhyjë për zbutjen e papunësisë vetëm nëpërmjet politikave të punës dhe thithjes së investimeve. Jemi në ekonomi tregu” tha dhe zëdhënësi i Ministrisë. Në faqen 8

HAFIZI: TURQIA THIKË ME DY PRESA, POR DO EKSPERIMENTOJ

TIRANË - Hafizi gati për testin me Turqinë. “Grupi i lojtarëve është gati, megjithatë deshjet migosore janë për të provuar dhe eksperimentuar skemat taktike”. Megjithatë trajneri i kombëtares e sheh me dyshim ndeshjen, “Ajo është thikë me dy presa, megjithatë unë do të provoj lojtarët që kam në dispozicion. Në mbledhjen e fundit që kam bërë në FSHF, kam patur dhe përkrahjen e Presidentit Papadhopulli”. Në faqen 7 Hafizi e Mema gati për testet me Turqinë

Së shpejti mbërrin e para telebingo lokale

ELBASAN/ Pronari i TV lokal e bingos jep idenë ELBASAN - Blini telebingo lokale. Nuk iu kanë bërë veshët. Këtë frazë do të kenë fatin të dëgjojnë elbasanasit të parët. Pikërisht në qytetin ku telebingoja kombëtare as që është afruar ndonjëherë gjatë gjithë ekzistencës së saj, po shfaqen së fundi shenjat kërcënuese xhelozie. Ka qenë Isa Kreka, pronar i një bingoje të qytetit dhe njëkohësisht i kanalit televiziv privat “Dardania” ai që pati përshkënditjen e parë të idesë për ta bërë qytetin e përbuzur nga fati me një telebingo të vetën. Thonë se nëse fati nuk vjen, atëherë kape atë prej flokësh, dhe me sa duket këtë ka menduar Kreka ndërsa shifrat e majme të telebingos kombëtare fluturonin drejt qyteteve të tjera. Dhe kështu u vendos që telebingos t’i ngrihej fuqia brenda në qytet në mënyrë që ajo të mos kishte mundësi për të rënë në qytete të tjera. Me sa duket do të jetë kooperimi i parë midis një loje fati dhe një pronari televizoni lokal, paçka se në këtë rast të dyja pozicionet mbeten njijë person. Dhe llogaritë patjetër janë bërë shumë mirë. Mundësia për të fituar ndër 100 mijë banorë patjetër që është më e madhe se sa midis 3 milionëve, e kjo ndoshta do të bëjë që njerëzit të vërshojnë për të blerë telebingot lokale të Elbasanit, qytetit ku edhe pse nuk ka rëndëndonjëherë telebingoja e madhe kombëtare, do të shndërrohet në qytetin ku bien më shumë telebingo edhe pse... lokale. ble.sta

FESTA POLICISE

Ditëlindja e Rendit: Dolli dhe Zi Në faqen 2

MINISTRIA SHENDETESISE

“Do të mbyllim farmacitë në qytete” Në faqen 8