Kryeprokurori konfirmon nisjen e hetimeve
Provat: Letra dhe kaseta e regjistruar. Në pyetje Ciko, Gjodhi dhe Shqaqiri
SKANDAL I KËNGËS/ “Na detyruan shkrimet e gazetave”
Kryeprokurori konfirmon nisjen e hetimeve
Provat: Letra dhe kaseta e regjistruar. Në pyetje Ciko, Gjodhi dhe Shaqiri
Teodor Keko: “Përballë një akuze të tillë Prokuroria nuk ka sesi të heshtë. Hetimet tregojnë vlerësim, por... mos qoftë e vërtetë”
TIRANË - Skandali i festivalit përfundon në duart e prokurorisë. Shumë shpejt pritet që në Prokurorinë e Tiranës të fillojnë veprimet paraprake mbi akuzat e bëra publike në shtyp, akuza këto që rëndojnë mbi drejtuesit artistikë të festivalit. Zhani Ciko, “Ka kërkuar 2 mijë marka për të pranuar kompozimin e lirisë për Shaqirit”. Kjo është në thelb gjëja akuza e bërë nga kompozitori Naim Gjoni. Historia ka filluar rreth një muaj para festivalit. Kaseta ishte bllokuar në kufi, ndërsa Shaqiri lajmëronte telefon Cikon se “kaseta do vinte patjetër”. Por ajo erdhi me vonesë dhe u kthye mbrapsht, me kërkesën për t’u plotësuar me marka. Pretendohet se kjo kërkesë ishte bërë më shkrim, gjë që do të kërkohet nga hetuesit për provë materiale. Në pyetje do të merren Ciko, Gjodhi, Shaqiri, nëndrejtori dhe Artid Gjebra, të cilit i ishte drejtuar letra e skandalit. Nëse vërtetohet akuza, gjithë çështja përfundon në dyert e Gjykatës.
Naim Gjoni dhe Ilir Shaqiri akuzojnë Zhani Cikon
Në faqen 7
Gjinushi: Bëjmë aleancë por hiqni Berishën
Socialdemokratët propozojnë lidhjen historike
Skënder Gjinushi
TIRANË - KE i bën një tjetër thirrje politikës shqiptare: “Zbrisni urgent në dialog”. Me këtë mesazh njerëzit e lartë të Këshillit të Evropës kanë zbërthyer në takimet e djeshme që zhvilluan me Meidani, Nano e Berishën. Por nga kampi shqiptar i politikës kanë mbërritur të njëjtat qëndrime dhe opozita. Nëse Berisha ka pasur rastuar elementët e rrethanës pozita ka ritheksuar thirrjen për gjithëpërfshirje.
TIRANË - Socialdemokratët në kërkim të një aleance historike me të majtën dhe të djathtën. Propozimi i fortë është hedhur dje nga kryetari Gjinushi, i cili nga bashkëpunimi i domosdoshëm për Shqipërinë në këtë moment ka kërkuar shprehimisht automatikisht kryetarin e PD, Sali Berisha. Ideja e kahershme e Gjinushit bëhet publike pikërisht në pragzgjedhjet e pishme lokale, ku partitë e koalicionit të shumicës përgatiten të hyjnë së bashku në votime.
Në faqen 2
Në faqen 3
Ministrat na ndanë nga njerëzit
Ruçi e Hajdaraga në kreun e PS
Gramoz Ruçi
TIRANË - Socialistët e bazës kundër qeverisë. Mbledhja e KPD-së PS nuk ka mundur të ndalë shigjetat që partitë kundrejt një pjesë të mirë të ministrave aktualë, por gjithsesi presionet nuk kanë qenë publike të qarta. Evidente dhe shqetësuese për fituesit e bazës kanë qenë emërimet e gabuara si dhe shkëputja graduale që kanë qeveritarët për prej njerëzve. Për t’i rregulluar të gjitha këto anomali, KPD vendosi që kryetari e Sekretari i Partisë të jenë në krye të cilit me konsensus u zgjodh Gramoz Ruçi. Ky do bashku me Luan Hajdaragën ishin edhe dy kooptimet e kryesisë së PS. Mbledhja e djeshme diskutoi gjatë edhe për përgatitjet e PS për votimet e pjeshme lokale, ndërsa kërkoi informacione të përditshme të degëve në selinë qendrore. Ndryshe nga q’pritet, takimi i socialistëve nuk ka folur dhe asnjë fjalë për Berishën, kërkesë që në fakt ishte kryetari Nano.
Në faqen 3
Demaçi konkuron Rugovën
PER PRESIDENT
KOSOVË - Mandela shqiptare kandidati për postin e presidentit të Kosovës i propozuar nga Partia Parlamentare dhe Forumi Demokratik, Adem Demaçi është zgjedhur për postin e njeriut të parë të Kosovës në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 22 mars të këtij viti. Ky vendim, sipas nënkryetarit të Partisë Parlamentare, Jonuz Salihaj, është marrë në mbledhjen e djeshme të forumit, ku Demaçi u zgjodh dhe kryetar i këtij organizmi. Në vend të tij u zgjodh si nënkryetare Luljeta Pulaj që njëkohësisht është edhe kryetare e partisë Social-Demokrate të Kosovës. Kandidimi i Demaçit është njëkohësisht edhe paralajmërimi i koalicionove të rejapër zgjedhje e 22 marsit. Siç dihet, Demaçi është mbrojtës i linjës së ashpër dhe është për rezistencën paqësore aktive.
Havari: Nuk do të iki nga policia Shkodrës
Ministria sjell Sokol Baren
Komisariati i Shkodrës
Furtunë në Komisariate: Ikën kreu i Elbasanit. Ndihmoi kontrabandën, me të edhe kryepolici i Laçit
Në faqen 6
“Specialët” sulmojnë postobllokun e Vorës
TIRANË
Në faqen 12
Hetíme të reja për tragjedinë e Otrantos
SHQIPTARËT: DUAM TË JEMI EDHE NE
Në faqen 12
Rakipi: Jam gati të hetoj mbi Berishën
TIRANË
Në faqen 5
“Ja si i bëjmë proceset” Gjykatësit spektatorë
PROJEKTI I AMERIKANËVE
“Ja si i bëjmë proceset”
Gjykatësit spektatorë
TIRANË - Gjykatësit mësojnë të zhvillojnë një seancë gjyqi. Projekti amerikan i menduar fillimisht për nëntëdhjetë e shkollave të mesme, do të trajnojë dhe personelin e gjykatës.
Një specialist i Ministrisë së Drejtësisë, i shoqëruar nga një jurist amerikan ka ngjitur dhe shkallët e gjykatës. Në çantën e tij kishte një projekt i ri për kryetarët e institucioneve të Drejtësisë. Një gjyq i hapur ku për herë të parë spektatorë në sallë do të jenë vetë gjykatësit. Studentë të fakultetit juridik do të luajnë rolet e gjykatësve, prokurorëve, avokatëve apo dhe vetë të pandehurve. “Fillimisht ishte menduar që këto seanca gjyqësore model të ndiqeshin nga nëntëdhjetë shkolla të mesme, për të transmetuar tek ta një përvojë të përgjithshme të sistemit të drejtësisë amerikane”, shprehet zëvendës ministri i Ministrisë së Drejtësisë. Ndërkohë specialistët e ministrisë e vlerësuan mjaft të vlefshëm këtë projekt dhe për personelin e gjykatave. Në këtë mënyrë përfaqësuesit e Drejtësisë mund të marrin përvojën dhe shembullin e drejtpërdrejtë të Perry Masonëve të përtej oqeanit.
Deri tani këto gjyqe model janë ndjekur nga gjykatësit në Shkodër, Elbasan e Durrës. Përfaqësuesit e projektit amerikan shprehen të kënaqur nga integrimi i gjykatësve. “Në gjykatat e këtyre rretheve, juristët janë treguar kuriozë dhe kanë pranuar dëshirë për të asistuar. Askush nuk është treguar indiferent megjithëse shumica prej tyre mund të kenë gjykuar mjaft çështje”, tregojnë juristët e huaj.
Erjon Tase
FUTBOLL / SPORTI EURO 2000
Hafizi: “Në pamje të parë sporti duket i lehtë por tani fillon detyra më e vështirë. Është e drejtë të pretendojmë jo më të shpëtojmë vendit të fundit por vendeve të fundit”
Në faqen 11
Hafizi, trajneri i Kombëtares
SPECIALE HOROSKOP
Gaforrja: Gjithçka mbi shenjën gjatë vitit 1998 në të gjitha fushat
Në faqen 11