Do paguajnë për bazën strategjike ushtarake
Përsëritet historia? Të huajt rikthehen në pikën më të rëndësishme në bregdetin shqiptar
Qytëza e marinarëve ishte degraduar gjatë viteve të fundit
Në faqen 7
Mos harroni lirinë e shtypit
PAS NGJARJEVE TË FUNDIT
Bashkim Gjergji
Sulmet e fundit në aksin e rrugës Tiranë-Shkodër ndaj dy gazetarëve, akuza publike të adresuese politikë ndaj shtypit, moshe depozitimi dhe një sërë ndaj një veprim ekonomik e kryeredaktorit të gazetës më të madhe në vend janë dyshimi edhe të hapura kundër lirisë së shtypit.
Dalja e së parës gazetë antikomuniste këtë 7 vjet të shkuara, tërshimi i një numri të madh gazetash partike e jo partike dhe tani së fundi lulezimi i stacioneve të shumta radiofonike si dhe krijimi i kanaleve të para private të TV janë pjesë e historisë së medias shqiptare, e cila duhet të thënë se prej kohësh po konsolidon faza ekonominë e saj profesionale. Është i njohur fakti se e gjithë periudha nga 1992 e deri më 1997 ishte një shkollë e madhe për të gjithë gazetarët, të cilët i shijuan dhe frymën e lirisë në hapësirën e medias. Por edhe veprimet arbitrare të pushtetit, i cili nuk mundet të paqëtohet me mënyrën kritike. Gjithsesi duhet thënë se nga përplasjet me pushtetin shtypi i dalë kardinal, i fiksuar. Do të mjaftonte të kujtonim se gjatë ngjarjeve të 1997 revolta popullore si dhe ekonomike, u shtohen aktet e drejtëpërdrejta të dhunës së forcave të tjera, akte këto që rrezikojnë jo vetëm jetën e gazetarëve, por krejt arritjet e derisotme të medias shqiptare në pozicionin e vet si një pushtet i katërt dhe si tregues i qartë i nivelit të demokracisë në vend.
Sulmet e fundit kundër shtypit dhe gazetarëve janë dëshmi e një psikologjie dhe praktike të vjetër e të dështuar. Ato më shumë janë refleks i mungesës së ideve konkrete e konstruktive në lidhje me të gjithë hapësirën e problematikës së shoqërisë sonë sot. Por në të njëjtën kohë janë edhe një përpjekje për të arrirë mujen e pushtetit nga trampolina e krimit.
Natyrisht abrogimi i ligjit të vjetër të shtypit dhe miratimi i një ligji të ri nga organet mbrojtës për gazetarët dhe u jep atyre një atu në dorë për të ushtruar zërin në mbrojtje të lirisë së shtypit. Por mesa duket kjo nuk mjafton. Tensionimi i situatës në vend dhe acarimi i marrëdhënieve me shtypin janë elementë të së njëjtës strategji: asaj të destabilizimit të situatës aktuale për përfitime politike.
Buxheti i ri: Qeveria më shumë para për ujë e drita
TIRANË - Nano zbulon buxhetin e shtetit.
Nga Këshilli i Ministrave ka dalë dy ditë më parë projektligji për buxhetin e vitit ’98. Qeveria shqiptare ka parashikuar që të ardhurat në buxhet të jenë 85.870 milionë lekë ndërsa shpenzimet 148.699 milionë lekë. Në të 14 nenet e tij buxheti i shtetit ngrihet një mal me shifra, miliarda lekë që do të hyjnë e do të dalin nga arka e tij. Projekti në fjalë ka qenë dhe objekti i debatit të ashpër në mbledhjet e zgjeruar të grupit parlamentar të PS. Ndërkohë që disa ditë më parë një tjetër debat është zhvilluar në mbledhjen e qeverisë.
Në faqen 7
Vendoset qetësia pas orëve të ankthit
Shkodër
Komisari Havari
SHKODER - Kthehet qetësia. Shkollat bëjnë mësim normalisht e dyqanet kanë treguar gjithë ditës. Njëpar qytetnis kontrollorët ndalohen tre vetë, mes tyre një i superkurkuar. Prefekti i PAD-ist, Ali Laçi.
Në faqen 5
Europa: Të bëhet Kushtetuta
Sot Gazeta Treg
Në faqen 12
Delegacioni i lartë jep edhe opcionet. Jo më me Asamble
Europa: Të bëhet Kushtetuta
Shpërthejnë depot me predha artilerie
Burrel, rrezikohet fshati
BURREL - Shpërthejnë deri në orën 17.30, e pas kësaj kohe ka ndodhur një ngjarje gjëmim i vet.
Një zjarr me origjinë ende të panjohur ka mbështjellë dje pasdite depot ushtarake në fshatin Suç të rrethit të Matit, vetëm 8.5 kilometra larg qytetit të Burrelit. Plagoset një vajzë 28 vjeçare, ndërsa kësaj kohe ka ndodhur një ngjarje gjëmim i vet. Shtabi i Gjendjes së Jashtëzakonshme në rrethin e Matit ka marrë situatën në dorë. Janë marrë masa që të bllokohej qarkullimi në afërsi të zonës, pasi rru- dy predha të tjera fluturonin nga shpërthimi deri brenda në qytet, por pa shkaktuar dëme. Aralm në Burrel. Dje rreth orës 15.55, një shpërthim i vetmuar është dëgjuar në depot e Suçit, që i përkasin Brigadës së qytetit. Shpërthimi i parë ka qenë i fuqishëm e është pasuar shumë shpejt me shpërthime të tjera të vazhdueshme. Gjithë zona dhe shtëpitë rreth e qark janë tronditur. Një vajzë, shtëpia e së cilës ndodhej pak sipër depove, është plagosur nga një copë predhe në gjoks. Ndërsa dy predha kanë fluturuar me forcë në drejtim të qytetit, njëra prej të cilave ka rënë në varreza, ndërsa tjetra në një antenë satelitore, pranë shtëpisë së oficërëve. Predhat nuk kanë sjellë dëme. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë komandanti i Brigadës, shefi i komisariatit, Rexhep Bulku, shefi i SHIK dhe policia ushtarake. Shpërthimet kanë vazhduar vetëm ndonjë gjëmim i vogël. Shtabi i Gjendjes së Jashtëzakonshme të rrethit të të bllokohej qarkullimi në afërsi të zonës, pasi rruga nacionale ndodhet vetëm pak metra larg saj. Gjithashtu, nga ana e komandës së Brigadës janë marrë masat që të sigurohen menjëherë të gjitha objektet e tjera ushtarake. Vajza e plagosur, Lindita Bajrami, është dërguar me urgjencë në spitalin e Klosit, e më pas në spitalin e Bulqizës. Ajo ndodhet jashtë rrezikut. Të plagosur të tjerë nuk ka. Burime nga Ministria e Brendshme thanë dje se në depo ndodheshin predha artilerie të topave reaktivë dhe të topave 75 milimetra. Depot janë shkatërruar plotësisht. Janë lajmëruar të gjitha instancat e larta, ndërsa nga Tirana pritet të shkojë me urgjencë grupi i ekspertëve. Mësohet se nga shefi i komisariatit, Bulku, janë marrë të gjitha masat që të shmangen ngjarje të tjera. Ende nuk përcaktohen shkaqet e shpërthimit të fuqishëm, këtë gjë pritet ta bëjë grupi hetimor.
Evropa: Të bëhet Kushtetuta
Delegacioni i lartë jep edhe opcionet. Jo më me Asamble
Sot verdikti i saj: “Ndryshe ju lamë”
TIRANË - Evropa zbarkon në Tiranë dhe lëshon opcione të reja. Kushtetuta, Parlamenti dhe konfrontimi politik mes pozitës dhe opozitës. Kanë qenë këto drejtimet kryesore që u prekën dje në ditën e parë të vizitës së delegacionit të lartë evropian të KE OSBE dhe Parlamentit Evropian. Por ajo që ka ndarë më shumë palët dhe që ka ndezur polemikat ka qenë fati i kushtetutës shqiptare. Nëse për Gjinushin shihet të jetë përcaktuar procedura e hartimit të saj për opozitën ajo mbetet sërish për tu diskutuar. Pollo dhe më pas Berisha kanë ringritur qëndrimin e tyre për procedurat e hartimit duke i rikthyer variantit të Asamblesë Parlamentare. Një qëndrim i tillë është parë me skepticizëm nga njerëzit e Evropës.
Nga takimet e djeshme të Fisherit në Tiranë (Foto: Plator Ilo)
Në faqen 3
Horoskopi i fjalorit politik
OPINION
Horoskopi i fjalorit politik
Si ka ndryshuar gjuha e pushtetarëve
Dashnor Kokonozi
Brenda një kohe shumë më të shkurtër nga sa pritej, fjalori i pushtetmbajtësve ndryshoi në mënyrë të frikshme. Kjo bëhet më e rëndë, kur dihet se pak shprehje spontane flasin shpejt më tepër se fjalime të tëra të përgatitura me kujdes apo formulat e protokollit standard në raste përurimesh apo pritjesh zyrtare. Shprehjet e ashpra e krejt të papritura nga një deputet-jurist si Abdia, kundër mediave, të cilat sado natyrë qofshin ato, nuk flasin vetëm për gjendjen e dëshpëruar të parlamentit, por ato janë në vetvete një injeksion me efekt të madh dëshpërues të gjithësejt të thjeshtë. Jo vetëm për faktin se vijnë nga një krah i politikës shqiptare, që lirinë e mediave e ka patur një nga pikat më të besueshme të fushatave elektorale, por sepse qëndrime të tilla mbi “mjetet” hedhin hijet e “qëllimit” pra të ndryshimet e tjera të pritshme në natyrës institucionale dhe kushtetuese.
Ndryshime të tilla drastike të fjalorit politik, shqetësojnë tre herë më tepër njerëzish, të interesuar apo jo për jetën politike, sepse atakojnë një kuotë të demokracisë, për të cilën pjesë e mirë e shqiptarëve besojnë sinqerisht se e kanë arritur. Por, në të njëjtën kohë, për vetë fushën me ndjeshmëri të lartë grepëk, qëndrimi agresiv ndaj informacionit të lirë nuk mund të merret as si rast i dhe as si qëndrim personal. Pikërisht për këtë arsye thelbi i tij duhet shqyrtuar në dy pamje. Njëra ka të bëjë me të shkruarën dhe tjetra me të ardhmen. Te e shkruara e afërt, ajo synonte të krijojë mundësi që elitat përfundimisht të përduadhe ve kalojnë të kent të drejtë të shkruajnë vetëm mediat e kontrolluara shtetërore dhe ato që janë afër qarqeve qeveritare. Dhe për këtë ka shumë nevojë. Ka nevojë të mbetet versioni zyrtar se rendi u vendos për “punë muajsh”, se programi ekonomik dha rezultate të shpejta, prandaj shqiptarët nuk duhet të kenë asnjë pishmanllik për zgjedhjen politike që kanë bërë. Për të ardhmen detyrat janë më të rënda. Në këtë vështrim, qëndrimi i deputetit Abdia duhet parë jo si iniciues, por thjesht si “terminal”. Nezovizmi ndaj mediave, (por jo qëndrimin sanksiones) foli ministri Ceka. Ai ka qenë gjithnjë i gatshëm për pasqyrimin “jo të drejtë të punës së policisë” dhe gati ka dhënë të kuptohej se çoroditja është krijim virtual i mediave. Kur kjo media ka vazhduar të pasqyrojë vetëm atë që ndodhi realisht, atï keqen e ka parë të liderët e opozitës dhe të strukturat e saj. Por më e keqja ka qenë se pikërisht këtë gjë mediat nuk e kanë marrë seriozisht. Ato do të vetëdiskreditoheshin po të fshihnin faktin se me kalimin e kohës gjendja ka arritur deri aty sa të cilësohet aventurë me rrezik të dalja nga unaza e Tiranës pas rënies së mbrojtjes.
Për këtë arsye, “terminalizmi” i Abdutit merr përsipër të shpëtojë çështje e mundur për të ardhmen. Kjo e shtyu atë të shprehë pikërisht ata që nuk duhet të shprehte, por i shtyn edhe shqiptarët që fjalët e tij t’i shohin si një formulë horoskopik çfarë nuk do të funksionojë në Shqipëri në të ardhmen, përderisa nga tribuna e parlamentit kërkohet që si dokumente të ngjarjeve të mbetet vetëm versioni i mediave të kontrolluara nga qeveria.
POLITIKE
Hajdari njëssoj si Ngjela
Në faqen 2
FIER
Qelitë e të burgosurve super të mbushura
Në faqen 7
VLORË
Mbërrijnë para për portin e ri
Në faqen 3
SPECIALE HOROSKOP
Peshorja: Gjithçka mbi shenjën gjatë vitit 1998 në të gjitha fushat
Në faqen 11
SPECIALE
Shqiptarët shkatërruan Jugosllavinë
Në faqen 9