Presidenti i shkruan Komisionit Bezhani: Ja unë dhe njerëzit e mi
Njerëzit e pastërtisë do të verifikojnë të kaluarën gjatë diktaturës të figurave më të larta të vendit duke përfshirë edhe Presidentin, Kryeministrin...
Presidenti Rexhep Meidani TIRANË- Hapet dosja presidenciale. Shtuhia e kryekomisionerit të pastërtisë politike, Nazif Bezhani ka mbërritur edhe në dyert e Presidencës. Por, përgjigjia presidenciale ka qenë e prerë. “Merrini, ja ku i keni”. Kështu, nga kreu i shtetit Rexhep Meidani kanë mbërritur këto ditë emrat e të gjithë stafit, me në krye emrin e tij. Madje, burime nga presidenca bëjnë të ditur se në radhën e verifikimit presin edhe emrat e të gjithë punonjësve të tjerë të administratës së presidencës. Sipas burimeve nga Komisioni Bezhani, përgjigjia përfundimtare për Presidentin dhe vartësit e tij do të jepet vetëm deri më 15 shkurt. Ngjitjet kështu në rangjet më të larta të shtetit kontrolli verifikues i pastërtisë politike nga Komisioni Bezhani. “Është e vërtetë që do të verifikohen të gjithë zyrtarët e lartë të presidencës”, tha dje këshilltari i Presidentit, Hroni. Ndërkohë, burime të tjera nga presidenca dhe komisioni Bezhani pohojnë se në zyrat e Komisionit të Verifikimit kanë mbërritur me kohë për kontroll politik të gjithë emrat e administratës së presidencës. “Është e vërtetë që presidenca ka sjellë për verifikim emrat e të gjithë pjesëtarëve të saj, bashkë edhe me zotin President”, tha mbrëmë për Gazetën, kryetari i Komisionit të Verifikimit të Pastërtisë së Figurave, Bezhani. Sipas tij, asnjë institucion i rëndësishëm i shtetit dhe asnjë funksionar nuk do të shpëtojë nga nga verifikimi sërish i pastërtisë politike. Por më parë, për këtë, Bezhani tha se duhet të studiohen dosjet përkatëse. Në faqen 3 6 Në faqen 8 Në faqen 11
Blerim Çela në flijë të perit
TIRANË - Blerim Çela nën akuzë.
“Ka shkuar dosja te Kontrollit të shtetit”. Deponimi është bërë në organin e prokurorisë nga vetë kreu aktual i Kontrollit të shtetit Mu- stafa Kërçuku. Por po dje ish kryekontrollori i ka hedhur poshtë ato duke nxjerrë mbi sipërfaqe kundërargumentet e tij. “Unë nuk mund të bëhe- sha arkivist” thotë ai sipas të cilit me këtë sektor janë marrë të tjerë. Por më shumë se sa një akuzë reale Çela shikon tek beteja e nisur kundër tij një ofensivë që kërkon të denigrojë ish pushtetartë e PD. Gjithsesi nga krahu i tjetër i kampit, Kërçuku shprehet ndryshe. “Vetëm me firmat e tij mund të dilnin e të hynin dosjet në arkivat e Kontrollit të shtetit”.
Në faqen 6
Bezhani
Eufori në Shkodër Tifozët: Partizani i ka punët keq
KUPA SHQIPËRISË
Eufori në Shkodër
Tifozët: Partizani i ka punët keq
Pas barazimit në Tiranë
Tifozët e Shkodrës
TIRANË - Vlaznia më e karikuar se kurrë për ndeshjen e sotme kundër Partizanit. Pavarësisht nga mungesat, shkodranët kanë besim. “Gjatë gjithë javës nuk kemi mundur të zhvillojmë stërvitje normale”- deklaruar Dedja - “megjithatë kemi besim se do të kualifikoheni. Janë akoma edhe 90 minuta, por nëse nuk më pranë tij” - ka vazhduar ai. Skuadra ka ndaluar TV private të Shkodrës për transmetuar falas ndeshjen. “Jepni 5 milionë lekë të vjetra nëse doni të transmetoni direkt”- kanë deklaruar ata, duke e motivuar këtë vendim të tyrin me faktin se transmetimi i ndeshjes direkt do të ulte numrin e tifozëve. Hafizi ka problem mbrojtjen. Për trajnerin e kombëtares ndeshjet e Malit të Zi janë test edhe për repartin me të dobët. Sipas takimeve ai do të eksperimentoje mbrojtjen në linjë me katër vetë dhe atë të zakonshmen me tre, por edhe dy anësore me tipare sulmuese. Interesant është rikthimi i Vates në rolin e stoperit.
Në faqen 11
Sërish kontrabandë nafte me Malin e Zi
SHKODËR
Sërish kontrabandë nafte me Malin e Zi
Rriten pagat e zyrtarëve
Dje vendimi i Qeverisë. Do nisin nga prilli
Nëpunësve të administratës
Serish kontrabandë nafte me Malin e Zi
SHKODER
Në faqen 9
VRITET NË TIRANË I NJOHURI I ELBASANIT
TIRANE - Krizma dhe gjak para “Berlinit”.
Një i vrarë dhe një i plagosur është bilanci i shkëmbimit të zjarrit, mbrëmë rreth ores 19.45 në Bllokun e ish udhëheqësve. Pak metra larg Bankës Tregtare, një brë shëri automatiku dhe disa të shtënat pistoletë kanë mbyllur ndjekjen mes dy makinave.
Terror nga të shtënat para “Berlinit”. Dy makina kanë shkëmbyer zjarr dhe plumbat kanë lënë të vdekur një djalë shumë të kërkuar për vrasje, i larguar nga burgu gjatë trazirave të Marsit. I ashtuquajturi Boli i Elbasanit, dhe i dënuar me 20 vjet burg, është vrarë mbrëmë Shpëtim Kolgjini. Viktima sapo kishte dalë nga bar “Vip-i”, në shoqërinë e disa miqve të tij. I ndodhur në automjetin tip Benz me targë TR 4215 është ndjekur nga një Opel me targë TR 5105. Sapo Benzi, ku ndodhej viktima, ka mbërritur para restorant “Berlini”, një breshëri automatiku është lëshuar në drejtim të saj. Megjithëse Opeli i parë përgjysmë u gris makina, pistoletë, bashkë me viktimën është plagosur edhe Helidon Mehmeti 22 vjeç. Pas vajtjes së policisë, në vend është ndaluar një shok i viktimës që ishte në Benz dhe është gjetur i braktisur me dy automatikë brenda Opeli që volli zjarr.
er.di
Rriten pagat e zyrtarëve policëve dhe të pensionistëve
Dje vendimi i Qeverisë. Do nisin nga prilli
TIRANE - Qeveritarët rritën dje me një vendim të posaçëm rrogat e vetes.
e zyrtarëve policëve dhe të pensionistëve
TIRANE- Qeveritarët rritën dje me një vendim të posaçëm rrogat e vetes. Për të gjithë punonjësit e lartë të administratës, nga drejtorat e drejtorive deri tek Kryeministri dhe Presidenti i Republikës, rrogat do të rriten nga 40 deri në 100 përqind. Rritja e pagave të kategorisë më të paguar të administratës shtetërore, do të aplikohet në dy faza. Faza e parë për personat “vip”, do të përfshijë nga slogani “si gjithë të tjerët”. Për këtë dy muaj, pagat e qeveritarëve dhe drejtuesve të lartë të administratës, nuk do të rriten më shumë se mesatarja e përgjithshme. Në 1 shkurt drejtoret e drejtorive, ministrat dhe krerët më të lartë drejtues të shtetit, do të firmosin në bordero për paga vetëm 20 përqind më të larta. Për të përfituar pjesën tjetër të rritjes, që sipas shkallës së hierarkisë do të jetë 40 - 100 përqind, ministrat e drejtore, do të duhet të presin 1 prillin.
Në faqen 9
Serbët festojnë në Kukës Kurban Bajramin
Akt paqeje mes policëve të fqinjëve
KUKES - E rrallë, por e vërtetë.
Serbët, për herë të parë në historinë e dy vendeve, festojnë festën e Bajramit me shqiptarët. Ka ndodhur në Kukës, kur komisari i përhershëm ndërkufitar jugosllav ka ngrënë e ka pirë, duke u uruar mbarë shqiptarëve “Gëzuar festën e Bajramit”. Është hera e parë që një delegacion i tillë prej 5 titullarësh të policisë jugosllave duke përfshirë këtu kryetarin e milicisë së Prizrenit, komandantin e doganës, dhe 3 anëtarë të delegacionit të përhershëm prek vendin tonë nën një veshje kaq festive. Por më interesantja ishte se “akullin” të parët e kanë shkrirë serbët. Ata kanë ftuar për Krishtlindje shqiptarët në një ceremoni pak zyrtare. Nga pala jonë merrte pjesë drejtori i përgjithshëm i kufirit kolonel Gëzim Gogli, drejtues i komisariatit të Kukësit, drejtues të Doganës së policisë. Ishte një drekë rreth 3-4 orë në hotel Gjallica. Gjithçka ishte jashtë protokollit, madje kryetari i delegacionit serb, pra kryetari i milicisë së Prizrenit, ka uruar mbarë popullin shqiptar, nëpërmjet televizionit privat të Kukësit, festën e Bajramit. Serbët kanë shijuar kuzhinën e shijshme shqiptare - kjo sipas të pranishmëve festë - dhe kanë vënë re të përbashkëtat mes traditave të dy vendeve. Më pas kanë premtuar se raste të tilla takimesh do të ketë më shpesh dhe në të ardhmen.
Jonuz Hallaçi
“Ndihmoni Danishin”
"Ndihmoni Danishin"
Danish Jukniu, piktori i mirënjohur, njeriu që ka formuar me talentin dhe mirësinë e tij breza të tërë piktorësh, vazhdon të vuajë. Jo më si më parë në Shqipëri, por në një spital të huaj, në Itali, ku është i detyruar të presë i vetëm i mbythur në shtrat operacionin e vështirë dhe kushtueshëm. Që jeta e një njeriu të tillë të shpëtojë duhen vetëm 10 milionë lireta.
Në, një grup miqsh e dashamirësish të Danishit, i bëmë thirrje krejt opinionit publik shqiptar, enteve shtetërore, fondacioneve dhe të gjithë individëve që kanë mundësi të ndihmojnë që të kontribuojnë në plotësimin e kësaj ndihme. Ndihma mund të dërgohet çdo ditë në gazetën Shqiptare, Rruga e Dibrës 370, tel. 62646, faksi dita nga ora 14.00 deri në orën 18.00.
Shumë shpejt do të organizohet dhe një ankand me punimet më të njohura të piktorit. Paratë e përmbledhura do të përdoren për kurimin e tij sa më të shpejtë.
Kontribuan dje
1- ISHRA AHMETAJ
2- NERITAN CEKA
3- VAJDAN LAME
4- ÇAPAJEV GJOKUTAJ
5- VALDET SALA
6- ARRI SALA
7- BUJAR KAPEXHIU
8- IRENA BUZALI
9- JORGI GJOKUPOLLI
10- RAMAZAN GJURA
11- BIRÇE HASKO
12- ZHANI ÇIKO
13- MIMOZA THANAI
14- ILIR HARTINI
15- ADMIR GJOKA
16- ROBERT RAJOLA
17- FUAT DUSHKU
18- ALBIA PAXHA (10 vjet)
19- MARTIN LICA
20- REZITA LLAZHI
21- TEODOR KEKO
22- OLLA MAHMUZI
23- SPIRO LLO
24- ALTRED PEZA
25- HETIOR MIKJA
26- ANILA BASHKA
27- NUKEF? KONDOLI
28- BESI TULA
29- BASHKIM DERBISHI
30- AVNI HOXHA
31- FADIL H?DRA
32- FATOS T?RRI
33- …