03/02/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

3 shkurt 1998

Oficerë të SHIK-ut agjentë të islamikëve

Shërbimi Informativ para një skandali të ri. Të rekrutuarit kanë marrë 7 milionë dollarë Dollarët janë dhënë gjatë viteve ’95-96. Vetëm një rreth i ngushtë personash kanë qenë në dijeni të këtij financimi. Me paratë e dhëna janë paguar shumë njerëz të cilëve iu kërkohej informacion i ndryshëm nga i punës rutinë, ose orientim i gabuar në raste të veçanta. Për 5 persona po verifikohet origjina e parave me të cilat kanë ngritur vila luksoze KLOSI: “UNE NUK DI GJE” TIRANE - SHIK-u me agjenturë islamike? Fatos Klosi ka mohuar dhe informacionet mbi një implikim të supozuar islamik në Shërbimin Informativ Kombëtar si dhe anasjelltas. “Nuk jemi në dijeni të një fakti të tillë” është shprehur i pari i supozuar shqiptar i cili gjithsesi nuk ka mundur të mohojë edhe përfitimet personale që kanë patur drejtuesit e dikurshëm të dikasterit që ai drejton. “Përfitime personale në rrugë të ndryshme edhe mund të ketë patur” është shprehur ai duke mos dhënë hollësi të tjera mbi misteret e dikasterit që ai drejton. Për Klosin duket se mbi SHIK-un ështëndërtuar edhe një ngrehinë e tërë hipotetash dhe hamendjesh të cilat sa janë fantaziste aq edhe duhet të jenë të kujdesshme dhe të faktuara. TIRANE - Oficerë të SHIK kanë punuar për agjenturën islamike? Është kjo pyetja e cila ka ditë që përcillet në zyrat e larta të shërbimit sekret shqiptar, pas mbledhjes së disa informacioneve komprometuese në këtë organ. Miliona dollarë mendohet të kenë mbërritur nga një vend i fuqishëm arabik, për llogari të strukturave të veçanta të SHIK, me qëllim rekrutimin e tyre dhe punën për llogari të të huajve. Burime të besueshme thonë dje se shuma që është dhënë nga vendi fuqishëm islamik shkon deri në 7 milion dollarë. Këto para kanë shërbyer për të “blerë” oficerë të lartë, të cilët paguanin strukturat e mëposhtme agjenturore, pa dijeninë e tyre, në lidhje me informacione të veçanta. Ai është bërë kohë pas kohe, gjatë viteve 1995-1996. Kryetari i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi, thotë se “Këto financime mund të kenë ekzistuar, por në nivele personale. Në arkën e SHIK-ut nuk është derdhur asnjë lek nga burime të tilla”. Në faqen 5

Zbulohet firma që shet armë e pastron para

Është nga më të njohurat TIRANE - Zbulohet një rrjet biznesmenësh mafioz në Shqipëri. Një firmë me kapital gjysëm shqiptar dhe gjysëm të huaj, zhvillon trafik armësh dhe bën pastrim parash. Prokuroria e Përgjithshme ka marrë informacione tepër sekrete mbi veprimtarinë e kësaj firme, të dhëna këto që do të bashkangjiten me dosjen që kanë hapur prokurorët italianë të antimafias. Firma, sipas burimeve, ndodhet në Tiranë dhe është shumë e njohur në rrethet e biznesmenëve mafiozë në Shqipëri. Prokurorët e Antimafias janë interesuar direkt mbi këtë çështje. Firma fantazëm ka kohë që vepron në Shqipëri, por vetëm kohët e fundit, ajo është fokusuar në hetime. Sinjalin e kanë dhënë të parët prokurorët italianë të antimafias, të cilët duket se kanë përparuar shumë në këtë drejtim. Gjatë vizitës së fundit të prokurorëve italianë, janë bërë hetime në Bankën Italo-shqiptare, pikërisht për këtë firmë. Në faqen 12

“KE, pezullo Shqipërinë”

Kërkesë e papritur e Partisë Demokratike Me Pollon. Europarlamentarët Kërkesë e papritur e Partisë Demokratike “KE, pezullo Shqipërinë” Me Pollon. Europarlamentarët

Bezhani: Gati dhe për Berishën

Verifikimi TIRANE - Berisha në sitën e Bezhanit? Die Kreu i komisionit të pastërtisë ka pranuar se do të hapë dosjen e Berishës por vetëm nëse do të ketë një kërkesë me shkrim nga kryesia e Parlamentit. Një ditë më parë në zyrën e tij ka mbërritur një kërkesë verbale nga Gjinushi. Duke parë një verifikim edhe të figurës së ish presidentit të vendit. Por kjo nuk i ka mjaftuar juristit Bezhani i cili ka këmbëngulur në një kërkesë zyrtare që të fillojë punën. Në faqen 3

"KE, pezullon Shqipërinë"

Kërkesë e papritur e Partisë Demokratike Me Pollon, Europarlamentarët Kërkesë e papritur e Partisë Demokratike "KE, pezullon Shqipërinë" Me Pollon, Europarlamentarët TIRANE - Sherri i Parlamentit me Gjykatën Kushtetuese mbërrin në Evropë. Apeli vjen nga Strasburgu nga një mocion që mban firmën e Genc Pollos dhe disa europarlamentarëve. Mocioni nuk është diskutuar në Asamblenë Parlamentare të KE, por priten zhvillimet e reja nga konflikti Parlament - Gjykata Kushtetuese. Mocioni e ka quajtur si akt politik të papërgjegjshëm rotacionin në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Në një nga rekomandimet e mocionit flitet për një propozim për pezullimin e Shqipërisë nga KE në rast të pezullimit të anëtarëve aktualë të Gjykatës Kushtetuese. Duke se kërcënimi i Berishës për ndëshmërinë ndaj pushtetit gjyqësor është shkëputur nga Pollo që po zhvillon një aktivitet të ethshëm pro opozitës në Evropë. Në faqen 2 Selia e KE

PROKURORIA KËRKON NDIHMË

TIRANE- Prokuroria kërkon ndihmën e parlamentit për të luftuar krimin. Në një raport para Komisionit të Rendit dhe të SHIK-ut, kryeprokurori Rakipi ka kërkuar garanci dhe mbështetje legjislative për organin e tij të akuzës. Ndërsa kreu i Komisionit Parlamentar ka premtuar për një mbështetje të re për këtë drejtim, Prokurorit të Përgjithshëm i kanë kërkuar në të njëjtën kohë edhe kryerjen e reformës dhe spastrimin e radhëve të Prokurorisë nga të korruptuarit. Kryeprokurori është ankuar se për një efikasitet më të madh në luftën kundër krimit, por porosia parlamentare ka konsistuar në mosdhënien e të drejtave të njëjta. Komisioni parlamentar ka kërkuar gjithashtu prokurorinë edhe për mungesën e një bashkëpunimi të ngushtë me policinë dhe gjykatat. Në faqen 3

Seriozë? Një herë tjetër

Kundërshtime sinoptike për rregullin e veshjes Arsimtarët sërish të veshur keq Kundërshtime sinoptike për rregullin e veshjes Seriozë? Një herë tjetër Arsimtarët sërish të veshur keq TIRANE - Rregullat e reja për paraqitjen estetike të zyrtarëve të administratës, nuk do të zbatohen në Ministrinë e Arsimit. Gratë do të vazhdojnë të shëtisin nëpër zyra edhe me veshjen e ndaluar prej minifundi apo pantallonash, ndërsa nëpunësit meshkuj do të vazhdojnë të vishen si të mundin. Janë kushtet atmosferike ato që do të bëjnë që revolucioni i të veshurit nëpër institucionet e larta të shtetit të mbërrijë me vonesë në Ministrinë e Arsimit. Në anën e djathtë të korridorit të katit të parë, nuk ka se si të mos vësh re sapo hyn një kabëll elektrik të degjuar në nxin aje si një dëshmi e heshtur e faktit se mes zyrave të Ministrisë dhe të ftohtit të dimrit lufta ka qenë e ashpër. “Ne nuk mund të mos vijmë me pantallona në punë në një kohë që këtu ngrohja pothuajse mungon” thotë një nëpunëse e Ministrisë së Arsimit. Ndërkaq ajo të lë të kuptosh se edhe gjatëve vesh nuk ka se si të mos vijë me fund me të shkurtër se normal si pasojë e vapës të cilës gjithashtu nuk është gjëtuar ilaçi nëpër zyrat e ftohta në dimër dhe të nxehta në verë. Por edhe zyrtarët meshkuj kanë rezervat e tyre në lidhje me rregullin për të cilin disa thonë se i është rezervuar vetëm Kryeministrisë dhe Presidencës. Gjithsesi, në qoftë se një Ministër nuk futet në institucionet më të larta, atëherë është e kotë që prej nëpunësve të saj të kërkohet një etikë më e lartë, madje as në të veshur. s.sh

PLASJA, VATRA NË GJITHË VENDIN

TIRANE - Shqipëria përfshihet nga infeksioni i plasjes. Nga të dhënat e Institutit të Kërkimeve Veterinare sëmundja e bagëtive që infekton njerëzit, deklarohet si më e përhapura. Të dhënat zyrtare vënë në vëmendje pak ditë pas ndërhyrjes së Gjykatës së Gjirokastrës përveçohen ngordhja masive të bagëtive nga shkak qe ditë të pa bëra të ditura për publikun. Ka arritur në 28 numri i rretheve të deklaruara si vatra të infeksionit të plasjes në Shqipëri, duke lënë jashtë hetimit vetëm 18 përqind të territorit. Sipas specialistëve edhe 18 përqindësh i lënë jashtë, ka shumë gjasa që të mos jetë i tillë, pasi kjo mos përfshirje e rretheve që i përkasin kësaj sipërfaqeje, është e ndikuar nga mungesa e informacionit. Në faqen 8

Hidhet në erë skafi më i madh i qytetit

SHPËRTHIM NË SARANDË Në faqen 7

Kompanitë rentiere kanë falimentuar

FINALJA E “DELOITTE & TOUCHE” TIRANE - Të pesë kompanitë rentiere, që i janë nënshtruar procesit të administrimit duhet të likuidohen. Sipas të përditshmes italiane “Corriere della Sera”, administratori kryesor i “Deloitte & Touche”, Robert Camero-n Ellis, në raportin përfundimtar, që ai ka nënshkruar Qeverisë shqiptare, thotë se të pesta kompanitë “Çenaj”, “Kamberi”, “VEFA”, “M. Leka” dhe “Silva”, janë të falimentuara, pasi nuk kanë as pasuri të mjaftueshme për të mbuluar dhe duhet të likuidohen sa më shpejt, por me kujdesin e duhur, që të mos krijohet panik në popull. Në faqen 9 Selia e VEFA-s

Qeveria premton 50 mijë vende pune

TIRANË Në faqen 9

Amnistia, janë kthyer vetëm 29 të dënuar

NË KËRKIM 730 VETË Në faqen 6

Tartari: Futbolli të privatizohet shpejt

"Më mirë një kampionat me 8-10 skuadra" Tirana zhvillon stërvitje fakultative. Trajnerët s’paraqiten pas protestave të tifozëve "Më mirë një kampionat me 8-10 skuadra" Tartari: Futbolli të privatizohet shpejt Tirana zhvillon stërvitje fakultative. Trajnerët s’paraqiten pas protestave të tifozëve Në faqen 11