08/02/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

8 shkurt 1998

Bezhan(i) zbulon spiunin e Ushtrisë

Kryetari i Komisionit të Pastërtisë sinjalizon kabinetin Nano: Ja kush është njeriu i njollosur. Duhet të zbatoni ligjin. Ende sekret emri i personit të shigjetuar, por shumë vetë e dinë se kush është... TIRANE - Bezhan(i) zbulon një spiun në majat e mbrojtjes shqiptare. Dhe pas analizës së Komisionit të figurave ka dalë edhe pohimi i bujshëm. Një funksionar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes ka qenë operativ i ish sigurimit të shtetit. Por Bezhan(i) nuk ka preferuar të hedhe dritë mbi emrin dhe funksionet e njeriut që është në kupolën drejtuese të mbrojtjes. Për të 15 ditët do të jetë në majatushmë për të mënuar se cil[a] është emri që qëndron në krah ministrit të mbrojtjes Brokaj. Ky i fundit ka deklaruar dje për Gazetën se di vetëm që nuk është ai spiuni. Gjithsesi Brokaj ka siguruar se për këtë gjë të bëhet fjalë ai nuk do të hezitojë ta largojë atë urgjentisht. Por ministri shpreh bindjen se njerëzit e afërt të tij që kanë ardhur më të nuk dyshohen. Po dje Komisioni Bezhan(i) ka bërë edhe rezymenë e kontrollit në Presidencë, Kuvend dhe Ministrinë e Drejtësisë. Sipas komunikatës së dalë nga takimi rezulton se vetëm figura të rangut të ulët, ata shihen të kenë qenë dy, rezultojnë me cen në biografi. Në faqen 3 Ministria e Mbrojtjes

Ngjela për marsin: Shteti dinte gjithçka por nuk veproi

Elementë të rinj tronditës në raportin e Komisionit të Hetimit. Përse shteti s’veproi pas informacioneve sekrete? TIRANE - Komisioni Ngjela hedh dritë sërish mbi fakte të bujshme. SHIK ishte në dijeni të vul[?]nikanit që po shpërthente por shteti nuk donte të vepronte. Pohimi i papritur shihet të ketë dalë ditët e fundit pasi është parë i gjithë dokumentacioni i gjetur në bodrumet e SHIK dhe në kompjuterat e tij. Sipas raportit të Gazidedes i mbajtur në Parlament ka qenë një sajesë me fakte dhe emra të cilat ekzistonin vetëm në trurin e tij. Gjithsesi seanca e parë e Kuvendit që pritet të fillojë javën që vjen do të shohë në sallë edhe kreun e Komisionit dhe raportin e tij sekret. Ngjela thotë se ka edhe elementë të tjerë të cilat do të hidhen në minutën e fundit dhe që do të ndriçojnë disa nga misteret e ngjarjeve tronditëse të marsit. Në faqen 3

Duel mes të rinjve: Vriten dy vetë

KORÇË Duel mes të rinjve: Vriten dy vetë Shkaku 10 mijë lekë borxh Në faqen 9

Deputetë të PD

Pas mitingut

Zbulohet mafia e fëmijëve

Një rrjet shfrytëzon lypsat TIRANË - Policia bie në gjurmë të një grupi njerëzish që shfrytëzojnë fëmijët e braktisur në Tiranë. Lypsat janë “pronë” e këtij grupi, që për dy vjetësh punon me fëmijët më të pambrojtur të rrugëve. “Po është e vërtetë që në po punojmë në këtë drejtim dhe kemi siguruar të dhëna, por nuk mund të japim fakte konkrete, sepse çështja po ndiqet në rrugë operative”, thanë dje krerë të lartë të Ministrisë së Brendshme, por dhe të Drejtorisë së policisë në kryeqytet. “Puna është se ne ende po mbledhim të dhëna për të goditur gjithë këtë rrjet mafioz, i cili shfrytëzon, deri edhe seksualisht, fëmijët shqiptarë”, thotë një oficer i krimeve në polici. Burime nga dikasteri blu, bënë të ditur se grupi që vepron në kryeqytet përbëhet sipas të dhënave të deritanishme - nga pesë persona, tre prej të cilëve janë nga Tirana dhe dy të tjerë nga një rreth i jugut. Në faqen 4

Tre të parët bëhen të pakapshëm

Partizani, Vllaznia e Tirana shkëputen TIRANË - Trojka kryesuese shkëputet edhe më shumë. Partizani, Vllaznia e Tirana pas fitoreve të djeshme janë diferencuar nga të tjerat. Një triumf i ngushtë për Dinamon, të cilës ndërtimi i emrit i ka sjellë edhe optimizmin e nevojshëm. Besa pas fitores kundër Sopoti është ngjitur dhe ka marrë frymë më lirshëm. Në pozita të vështira Tomori, i cili që pas ndeshjes me Partizanin nuk po e merr veten. Në faqet 10-11

Gjykata vendos arrestin për tre "maska"

BERAT Gjykata vendos arrestin për tre "maska" Në faqen 9

Ministri Ruka kundër universiteteve politike

ARSIM Ministri Ruka kundër universiteteve politike Në faqen 12

Deputetë të PD në polici

Pas mitingut TIRANË - Dy deputetë të PD kanë përfunduar në orët e para të mëngjesit në polici. Vili Vjesiu dhe Xhevdet Mehmeti kanë qëndruar për dy orë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Sipas burimeve nga PD, oficerë të lartë të policisë i ka në ofenduar deputetët dhe kanë mohuar mandatin e tyre. Por këtë fakt e ka mohuar ministri i Brendshëm, i cili tha se deputetët e PD kërkonin të viheshin në krye të situatave që provokonin destabilizimin. Lidershipi i PD, Berisha e ka quajtur arrestim, shoqërimin e Vjesiut në polici. Në faqen 2

Shqiptar peng në Greqi: Duam 1.5 milion dhrahmi

“Aventurë” fatkeqe e një bariu emigrant KOZAN - Dy shtetas grekë marrin peng një shqiptar dhe i kërkojnë 1.5 milion dhrahmi për lirimin e tij. Borxhe të mbetura nga organizimi i përbashkët i trafikut klandestin ka qenë shkaku i veprimit ekstrem. Shqiptari është rrembyer befasisht, ndërsa vetëm ndërhyrja e policisë ka shmangur pasojat. Pranga janë vendosur në duart e grekëve si dhe të një bashkëpunëtori tjetër shqiptar, që tashmë akuzohen për “favorizim trafiku klandestin”. Sipas komunikatës së drejtorisë policore të Kozanit, dy shtetas grekë rrëmbyen një emigrant shqiptar, të quajtur Neki Agarai 52 vjeç, i cili nxirrte bukën e gojës, duke punuar si bari në një fshat në Kozanit të Greqisë Veriore. Burimet njoftojnë se grekët e morën fshatarin dhe e çuan atë në qytetin e Kardhicës, ku e mbajtën peng për disa orë me radhë. Njëkohësisht ka vepruar dhe plani i përgatitur që më parë. Një letër e dërgonte ultimatum familjes së viktimës. “Nëse e doni të gjallë babain tuaj, na dërgoni 1.5 milion dhrahmi”, ka qenë befasuese, por dhe alarmuese fraza e shkurtër në letër. Familjarët e viktimës nuk kanë vonuar të lajmërojnë menjëherë policinë. Forcat e rendit, sipas njoftimeve kanë përgatitur një plan të shpejtë për shpëtimin e pengut dhe arrestimin e autorëve. Kështu, një nga policët është prezantuar si i biri i viktimës, duke u thënë rrëmbyesve se e pranonte marrëveshjen dhe se u kishte sjellë paratë. Grekët kanë rënë në kurth, duke u bërë gati për marrjen e shumës së kërkuar. Ata i besuan dhe zgjatën duart, por në vend të parave morën prangat dhe u vunë në pranga. Bashkë me ta është arrestuar në flagrancë dhe një bashkëpunëtor shqiptar, që grekët e njihnin me emrin Niko. Grekët pretendonin, se i biri i pengut iu kishte premtuar 1.5 milionë, nëse ata ndihmonin në kalimin klandestin të 23 emigrantëve.

Gazeta TV

Programet që do ndiqni gjatë kësaj jave në ekranin e vogël Di Caprio kandidat për Oskar Filmat, protagonistët, histori[të] e VIP-eve... Në faqet 5-8