Përmbyset skafi i nisur nga Vlora me mot të keq
BRINDIZI - Përsëri tragjedi në mes të detit. Nëntë shqiptarë kanë humbur jetën pranë brigjeve të Brindizit, të nisur me një gomone nga Vlora. Nga italianët janë gjetur vetëm 4 kufoma: një grua dhe tre burra, ndërsa për të tjerët vazhdojnë kërkimet. Ndërkohë është vënë në pranga një nga të dyshuarit si organizator i udhëtimit.
Alarmi ishte dhënë në kapitenerinë e portit të Brindizit nga një telefon celular në bordin e gomones, e cila ishte çarë. Nuk bëhen ende të ditura shkaqet e incidentit, por deti ka qenë i mjaft i trazuar dhe çarja mund të ketë ndodhur dhe nga një objekt i mbajtur nga klandestinët. Në bord të gomones udhëtonin 21 vetë, ndër ta 14 janë të mbijetuar, 4 kufomat, ndërsa 3 të tjerë ndodhen ende në mes të detit. Forcat italiane të marinës janë në kërkim të të tjerëve, por, sipas tyre, shpresat janë të pakta për t’i gjetur. Dallgët janë të larta dhe kjo e vështirëson shumë kërkimin. Sot dy motovedetat do të vazhdojnë kontrollin përreth vendit të ngjarjes.
Në faqen 6
Fier, shpërthimi i tritolit plagos dy fëmijë: Panik në qendër
FIER-Dy shpërthime tritoli kanë tronditur qendrën e qytetit të Fierit në fundjavë. Viktimë e tyre kanë qenë dy fëmijë, njëri prej të cilëve rëndë, - është dërguar në spitalin e Tiranës - dhe janë dëmtuar rëndë kioskat dhe apartamentet përreth. Forcat e policisë kanë kontrolluar të gjithë zonën dhe kanë shoqëruar në komisariat dy vëllezër të dyshuar si autorë të krimeve.
Në faqen 7
10 shkurti: Shteti nuk shkon dot në Vlorë
Sot ceremonitë
TIRANË- Shteti bojkoton Vlorën. Asnjë nga krerët e Presidencës, Kryeministrisë dhe Parlamentit nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës së shoqatës vlonjate “10 shkurti” për të përkujtuar vrasjen një vit më parë të bajlozit Artur Rustemi. Burime afër institucioneve kryesore të shtetit thanë mbrëmë se liderët e tyre do të jenë të angazhuar sot me takime të rëndësishme politike dhe ekonomike. Ndërkohë, vetë Vlora ka bojkotuar PD-në, së cilës nuk i ka dërguar ftesë për ceremoninë e sotme. Megjithatë, organizatorët bënë të ditur dje se ceremonia do të nisë sot paradite me një fjalim, në sheshin kryesor të Vlorës dhe më pas do të vazhdojë me një program të Ansamblit “Vatra vlonjate”. Në përkujtim të Artur Rustemit, por edhe të viktimave të tjera që dhanë jetën në muajt e protestave të vjeshtshme antievitare, do të inaugurohet sot një memorial në qendër të qytetit.
Në faqen 3
Udhëtim në Labëri, në vendin
REPORTAZH
Alarm nga nafta: "Mund të shkaktojë
FIER
Shqipëri-Gjeorgji 0:3
Djemtë e Hafizit shthuren me Gjeorgjinë
Mejdani mediator për grevën e urisë
NË MORG, UDHËTIM MES TË VDEKURVE
TIRANË - Nuk dihet me saktësi data, kur për herë të parë në mjekësinë botërore mbërriti fjala autopsi. Njihen vetëm disa episode të shkëputura nga Rilindja Europiane, kur pikërisht e qytetëve të pasura italiane arrijnë perfeksionin e tyre artistik edhe në sajë të seancave të kaluara midis sallave të akullta të morgjeve të të parëve, duke u mahnitur me atë se çfarë fshihej nën lëkurën e një njeriu edhe pse tashmë të vdekur.
Në faqen 12. Morgu i Tiranës.
Djemtë e Hafizit shthuren me Gjeorgjinë
Shqipëri-Gjeorgji 0:3
TIRANË - Kombëtarja ka humbur 3:0 me Gjeorgjinë. Epërsi e padiskutueshme e kundërshtarit dhe dy gabimet e portierit kanë kushtuar shumë shtrenjtë.
Bledar Kola i mbërritur pas një aventure me avion, vetëm një orë para fillimit të ndeshjes është aktivizuar vetëm në pjesën e dytë. Një përmirësim i lojës në këtë fazë, por ajo që ka qenë edhe pika më e fortë e skuadrës në ndeshjet e fundit, vija e sulmit, të dielën kundër skuadrës gjeorgjiane ka çaluar. Raklli e Tare kanë luajtur një ndeshje mediokre. Megjithatë edhe në këtë takim Hafizi ka eksperimentuar në mbrojtje, duke tërhequr Vatën në pjesën e parë në rolin e stoperit. Shtatë orë mbledhje pas ansjë rezultati në asamblenë e futbollit të Tiranës. Pas debatesh të ashpra Fatmir Frashëri e Enver Shehu janë tërhequr nga drejtimi i skuadrës, e në tavolinë kanë mbetur vetëm dy emra, Sulejman Mema e Ramadhan Shehu, për të ardhmen e të cilëve do të vendosëmbledhjen tjetër. Ndërkohë deçi i në një zgjedhje definitive skuadra do të drejtohet nga treshja Baçi-Zenglia-Ali Mema. Në faqen 11.
Nga ndeshja Shqipëri-Maltë 1:1
Meidani mediator për grevën e urisë
TIRANË - Meidani nxjerr nga ngujimi të përndjekurit politikë. Ndërmjetësimi i Presidentit të Republikës i ka dhënë fund grevës së urisë së të përndjekurve politikë.
Kompromisi ka konsistuar në premtimin e Meidanit për një tryezë të forcave politike për të hartuar një ligj kompleks për verifikimin e figurave. Në Presidencë dje, kanë qenë të pranishëm përfaqësues të grevistëve, ambasadori OSBE në Tiranë, Dan Everts dhe Nafiz Bezhani, kryetari i komisionit të Verifikimit të figurave. Agim Bakalli, kryetar i koordinimit të grevave të urisë në të gjithë vendin dhe ish-shefi i administratës së Presidencës në kohën e Berishës, ka insistuar për një tryezë të forcave politike për rregullimin e ligjit. Ndërkohë Meidani ka hequr dorë nga ideja e tij për një tavolinë specialistësh të forcave politike. Sipas Meidanit, tryeza politike vetëm sa mund të zgjaste në një kohë shumë më të gjatë procesin e nxjerrjes së një ligji sa më modern për problemin e dosjeve. Në faqen 2.
Lirohet 14-vjeçarja që vrau të atin
MAMURRAS. Lirohet 14-vjeçarja që vrau të atin. Gjykata ndryshon akuzën: Nga pakujdesia. LAÇ - Lirohet 14-vjeçarja e akuzuar për vrasjen e të atit. Maranglena Vllashi nga Mamurrasi është kthyer përsëri në shtëpinë e saj pas gjashtë muajsh burgimi. Prokurorët e kishin cilësuar krimin si të paramenduar, por provat e paraqitura gjatë procesit gjyqësor kanë ndryshuar gjithçka për adoleshenten. Akuzohej për vrasjen e babait dhe armëmbajtje pa leje 14-vjeçarja nga Mamurrasi. Krimi i dhimbshëm brenda familjes kishte tronditur të gjithë opinionin e qytetit të vogël. Në duart e njëma të Maranglenës janë vendosur prangat dhe për të janë hapur dyert e rënda të burgut. Mbi të rëndonte më shumë se gjithçka pesha e këtij krimi për të cilin akuzohej. Sipas prokurorëve në 4 shtatorin e kaluar Maranglena kishte vrarë me armë zjarri të atin, në guzhinën e shtëpisë. Me këtë akuzë 14-vjeçarja është ulur në bankën e të akuzuarve. Cjatë seancave të mëtejshme, mbrojtja dhe dëshmitarët e të pandehurës kanë paraqitur shumë prova që argumentonin se vrasja kishte ndodhur nga pakujdesia. Arma kishte qëlluar padashur në drejtim të njeriut të afërt të familjes. Dje, në seancën e 13 të procesit ndaj adoleshentes, gjykata ka dhënë vendimin e saj. Në përfundim të të gjithë shqyrtimit gjyqësor trupigjykues ka deklaruar ndryshimin e akuzës. Në këtë mënyrë mbi 14-vjeçaren ka rënduar vetëm vrasja nga pakujdesia. Pas këtij çlësimi të ri përfaqësuesit e drejtësisë kanë vendosur lirimin në sallë të vajzës së mitur nga Mamurrasi. Dje ajo është kthyer përsëri në shtëpi, që kishte lënë prej gjashtë muajsh.
Udhëtim në Labëri, në vendin e lavdisë së harruar
REPUBLIKA. Udhëtim në Labëri, në vendin e lavdisë së harruar. Në faqen 9. Fëmijë në fshatin Tërbaç (foto: H. Pustina)
Alarm nga nafta: "Mund të shkaktojë sëmundje të rënda"
FIER. Alarm nga nafta: "Mund të shkaktojë sëmundje të rënda". Në faqen 5.