Akuz[a] të ashpra nga Ministria e Brendshme
Funksionarët e lartë: Janë dora e dytë e bandave, paralajmërojnë kriminelët
Skandal tek uniformat blu. Si arrijnë makinat deri në kufi?
TIRANË - “Segmentet e bandave që grabisin “Benz-at” bashkëpunojnë me policinë”. Akuzën e fortë e kanë bërë tri ditë më parë krerë të lartë të Ministrisë së Brendshme, gjatë një analize pune me të titullarët e policisë së Tiranës, për fenomenin më të njohur të ditës. Një sen informacionesh që kanë mbërritur në zyrat e krerëve kanë krijuar bindjen se, “policë të ndryshëm janë dora e dytë e bandave grabitëse të autoveturave luksoze”. “Ata qëllimisht shmangin kontrollet, lënë zbuluar rrugë të ndryshme gjatë shërbimeve të natës, marrin para në shërbimin në postblloqe, ose paralajmërojnë kriminelët për veprimet e policisë”. Me një shpërthesi të tillë ka folur funksionari i lartë, duke pastruar mar[rë] me të vërtetë të tjera për punën e policisë, ndaj goditjes së këtyre bandave. Pas shumë diskutimesh, të cilat iu referoheshin të dhënave statistikore, denoncimeve dhe atyre informacioneve të marra në rrugë operative, është konkluduar në një aksion të madh dhe të fshehtë ndaj bandave.
Në faqen 7
Shuhen shpresat për takimin e madh Nano-Berisha. Dëshira e Presidentit Meidani nuk përkrahet nga palët. Kryeministri: “Me të vërtetë mendoni se takimi i Mujit me Halilin do ta zhbllokonte politikën e sotme shqiptare”
S’do të tako[i] Berishën
Në faqen 3
Prokuroria: “Ngjela të dorëzojë dosjen e marsit”
“Do të hetojmë ne”
TIRANË - Prokuroria e Përgjithshme do të kërkojë materialin e komisionit “Ngjela”. “Pak rëndësi ka nëse ai e vlerëson një fakt apo dokument si shkak dhe pasojë, për ne ka rëndësi vepra penale, shkelja e ligjit dhe përgjegjësia penale e personave konkretë”, thah[e] dje krerët e lartë të Prokurorisë. Ndërsa Ngjela ka raportuar para Parlamentit pjesën e parë të hetimeve të predikastere, organi i akuzës bie në të qartë se “gjithçka që ka të bëjë me një krim do të merret nga ana e saj, për t’u hetuar”. Edhe nëse gjërat do të shkojnë deri në atë pikë sa materialet e komisionit të mos akuzojnë emra konkretë, organi i akuzës konfirmon se, “njerëzit që janë përmendur në raport do të hetohen me përparësi”. “Ne megjithatë do të presim raportin përfundimtar të komisionit ‘Ngjela’, tha dje Prokurori i Përgjithshëm, Arben Rakipi. Pasi të ndodhë kjo, do të përcaktohet përfundimisht pozicioni i organit të akuzës. “Por ne do t’i qëndrojmë korrekt ligjit”, thotë Rakipi.
Në faqen 5
Roj[e]t malazeze plagosin 2 shqiptarë
INCIDENT NË KUFI
Në faqen 6
VEFA ka në bankë vetëm 7 milionë dollarë
Kreditorët do të marrin shuma minimale
TIRANË - Vetëm 7 milionë dollarë ka VEFA në bankat shqiptare.
Sipas raportit përfundimtar të “Deloitte & Touche”, kreditorët do të marrin nga 5 firmat që ata kanë administruar, vetëm një pjesë shumë të vogël të parave të tyre. Dhe raporti i firmës amerikane, është diskutuar në Komisionin e Transparencës, të kryesuar nga zv/kryeministri Fino. Për asnjë nga firmat rezultatet nuk janë pozitive, por me keq nga të gjitha ndodhet CENAJ. Sipas administratorëve të huaj, firmat kanë fryrë artificialisht shifrat e bilancit, duke mbivlerësuar pasuritë e tyre. Shumë herë më pak se borxhi që i detyrohet 80 mijë kreditorëve të saj, që duke iu referuar shifrave të vetë Alimucajt, është 40 milionë dollarë.
Në faqen 12
PD: Viktimat e SHIK, dëshmorë
“Do t’i shpallin bashkitë”
TIRANË - PD propozon që viktimat e SHIK-ut të shpallen dëshmorë.
Do të jenë bashkë që zotërojnë demokratët ato që do të ndërmarrin shumë shpejt vendimin shpalljen dëshmorë të viktimave, oficere të SHIK-ut dhe policisë gjatë pranverës së vitit të kaluar. Berisha akuzoi dje kreun e shtetit Gjinushi, Malajn, Brokajn eti se janë shkaktarët e vërtetë të tragjedisë së marsit. Sipas tij PD do të bëjë publike shumë shpejt të gjitha pamjet ku duken se kush janë organizatorët e vërtetë të trazirave. Lideri demokrat u kujdes të bënte diferencime mes anëtarëve dhe kreut të komisionit parlamentar për hetimin e ngjarjeve të marsit. Ndërkohë demokratët kanë paralajmëruar se do ta denoncojnë në Gjykatat Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe të jetë Dhjetë tragjendë. Orantos së 28 marsit ’97. Përseri PD dhe Berisha akuzoi pushtetarët se në bashkëpunim me Zani Çaushin janë shkaktarët e një prej tragjedive më të rënda detare.
Në faqen 2
Policia sulmon Semanin
FIER - Klandestinët i kthejnë sytë nga Semani.
Policia e Fierit ka zbuluar gjatë një aksioni një natë më parë, një pikë kalimi të rë në klandestinëve shqiptarë për në Itali. Pas fillimit të goditjes së fenomenit klandestin në kryeqytetin e ri në Vlorë, dy ditë më parë, policia ka arrestuar një peshk në tjetër pikë nisjesh, por kësaj radhe në bregdetin e Fierit, pranë plazhit të Semanit.
Ka qenë ora 22.30, kur patrullat e kufirit kanë dhënë alarmin në komisariat. Një masë e paidentifikuar njerëzish ishin interceptuar në afërsi të plazhit të Semanit në një tentativë për t’u nisur në drejtim të brigjeve italiane.
Në faqen 8
Rojët malazezë plagosin 2 shqiptarë
Në faqen 6
Luftë mes bandave në rrugë, 3 viktima
LUSHNJE
Në faqen 8
LUSHNJE
Luftë mes bandave në rrugë, 3 viktima
Në faqen 8
Skandal në FSHF: Akuza korrupsioni për arbitrat
FUTBOLL
Në faqen 11
FUTBOLL
Skandal në FSHF: Akuza korrupsioni për arbitrat
Në faqen 11
MASKAT SHQIPTARE, FITOJNË ÇMIM NË AMSTERDAM
AMSTERDAM - Maskat e Shqipërisë fitojnë çmim ndërkombëtar në fotografi.
Në Amsterdam të Hollandës janë ndarë çmimet e fotografive më të mira me të vitit 1997, të cilat bënin pjesë në rubrikën “njerëzit-lajm”. Mes shumë fotografish bardhezi e nga vende të ndryshme të botës, ku ishin “njerëz dhe jeta dhimbje njerëzore, ishin fiksuar edhe disa nga episodet shqiptare të dimër pranverës 1997, të cilat nuk do të donim të përsëriteshin kurrë më.
Janë maskat protagonistet e disa fotografive, bardh e zi e të paraqitura për konkursin në Amsterdam, për fotot më të mira të vitit që shkoi. Njerëzit me fytyrë të mbuluar, pa emër, që ngjallën tmerr në rrugët e shtëpitë shqiptare, kanë tërhequr vëmendjen e një fotografi, i cili në ato ditë të nxehta erdhi në Shqipëri dhe fiksoi fenomenin e ditës tek ne. Nga juriа janë përzgjedhur si disa nga fotot më të bukura të paraqitura për konkursin. Përveç një fotoje me njeriun-maskë, janë paraqitur edhe foto me shqiptarë të armatosur, në demonstrata e protestat që karakterizuan gjysmën e parë të vitit të kaluar.
Përgjithësisht fotot që fituan në këtë konkurs, ishin foto lufte e dhimbjeje. Fotografia, e cila mori çmimin e parë dhe u cilësua si fotoja më e mirë, në rubrikën “njerëzit-lajm”, është ajo e marrë në Algjeri. Një nënë algjeriane që qan të bijtë e saj të vrarë barbarisht nga rebelët islamistë. Aty ka dhimbje, lot dhe shumë vdekje. Autori i kësaj fotoje, për arsye sigurie, në vend të emrit është paraqitur me pseudonim. Edhe Algjeria, sikurse Shqipëria e disa muajve më parë, është vënë tani në vëmendjen e gjithë botës për mizoritë e mëdha që po provon popullsia civile nga islamistët rebelë, të cilët për nga krimet makabre nuk krahasohen me askënd.
Nga sa duket dhimbja dhe vdekja kanë qenë protagonistet e konkursit të fotos më të bukur të vitit. Shqipëria u bë tërheqëse për fotografët, për shkak të dhimbjes dhe kaosit të pazakontë që mbizotëroi për muaj e muaj rresht, në kohën e saj. Armët në duart e të kurve, maskat e fytyrat e kriminelëve të paparë-gjithshëm, janë këto pamje, të cilat nuk do të donim t’i shihnim as dhe në këto konkurse, ku arti fikson dhimbjen në të gjitha dimensionet e saj.