"Ka shpifur dhe ka frenuar administratorët"
Rikthehet polemika e vjetër mes Qeverisë dhe VEFA-s. Prokuroria nis hetimet
SKANDALI I FALDEVE / Denoncimi i dytë i Ministrit të Financave Malaj Alimuçaj TIRANE - Filon çështja penale kundër Vehbi Alimuçajt. Prokuroria e Tiranës, pas denoncimit të ministrit të Financave, Arben Malaj për “shpifje dhe shkelje të statusit të administrimit të firmës “Deloitte & Touche”, ka nisur hetimet. Akuzat që presidenti i VEFA-s i ka bërë Malajt, gjatë konferencës së tij të fundit për shtyp gjatë tri javë më parë, i kanë kushtuar shtrenjtë. Alimuçaj, tha në prani të gazetarëve dhe të kamerave të shumta, se administratorët e firmës “Deloitte & Touche” janë marrë vesh me ministrin Malaj për të falimentuar VEFA-n. Të njëjtat fjalë ai tha edhe për kryem-bikëqyrësin e procesit të transparencës, Farudin Arapi. Sipas Alimuçajt, administratorët e “Deloitte & Touche” ndrysh[e] k[r]ishin folur në fillim dhe ndryshe flisnin në prani të Arapit. Për të qëllimi i administratorëve të huaj ishte flijimi i VEFA-s. Megjithëse nuk ishte hera e parë që Alimuçaj ia sulmonte Malajn, kësaj radhe ministri i Financave ka vendosur mos mjaftohet me replika në media, por të kalojë në denoncim në prokurori. Çështja penale kundër Alimuçajt ka filluar tashmë. Malaj ka toleruar Alimuçajn, kur ky i fundit ka quajtur “menaxherë të dështuar të firmave piramidale”, por kësaj radhe bëhej fjalë për një implikim në një proces që është në qendër të vëmendjes së dy organizmave më të rëndësishëm financiarë: Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Po atë ditë Alimuçaj deklaroi se nuk do t’i qaste më pas në dyert e VEFA-s administratorët e “Deloitte & Touche”. Më vonë ai ndërroi mendim, duke thënë se nuk do të shkelte ligjet e shtetit shqiptar, por megjithatë çështjen nëse duhej apo nuk duhej administruar VEFA, do ta hidhte deri në gjykatën ndërkombëtare të Hagës. Alimuçaj nuk ka munguar të hedhë në gjyq ligjin e transparencës, duke detyruar të vijë në bankën e gjyqit vetë ministrin e Drejtësisë, Kondi. Deri më sot, ai ia ka ecur fati me gjykatat. Gjykatësi që Alimuçaj fitoi në Kushtetues[e], shkaktoi një reaksion zinxhir që ende nuk është mbyllur për këtë gjykatë. Por, kësaj radhe, Alimuçajt do t’i duhet të ulet vetë në bankën e të akuzuarve, përsëri përballë një ministri. Prokuroria e Tiranës ka hapur që të premten dosjen “Alimuçaj”. Ndërsa për prokurorët nuk do të jetë e vështirë të provojnë se Alimuçaj vërtet i ka thënë ato fjalë për ministrin e Financave, pasi ekzistojnë kaseta dhe materiale të tjera të publikuara në shtyp, për presidentin e VEFA-s do të jetë shumë më e vështirë të provojë lidhjet e fshehta midis Malajt dhe administratorëve të “Deloitte & Touche”. Nuk është hera e parë që për Alimuçajn hapet çështje penale. Kur ai kundërshtonte me forcë të pranonte administratorët e përkohshëm shqiptare të hynin tek VEFA, Qeveria u detyrua ta kallëzojë në Prokurori, për shkelje të ligjit të transparencës. Por, më pas, Alimuçaj ndërroi mendje dhe Qeveria e tërhoqi denoncimin. Nuk duket se do të shkojë kaq lehtë për presidentin e VEFA-s këtë radhë. Malaj duket i vendosur të çojë deri në fund, këtë çështje. Kohët e fundit ministri i Financave, ka patur vërtet Punë me Prokurorinë. Vetëm dy ditë më parë, ai u shpreh i vendosur të kalojë në Prokurori Berishën për “shpifje për shkak të detyrës”, për akuza të liderit demokrat, që e lidhin Malajn me tragjedinë e Otrantos. Në të dyja rastet, Malaj i ka marrë akuzat, që më pas i kthen në objekt padish, nga konferencat për shtyp. Në të dyja rastet, ai do ta ketë të lehtë të provojë, se s’kanë thënë për të, të paditurit VIP të tij. Linda Spahia PD. Ai shpëngon arsyetues në demokratët, po vonojnë të futen në Parlament dhe në komisionin e kushtetutës. Një gjë është e sigurt, se PD do të mungojë sërish në mbledhjen e radhës të komisionit kushtetues. Berisha tha, se vetëm Këshilli kombëtar do të përcaktojë linjat e dialogut kushtetues.
sishmë financiarë: Fondit Monetar Ndërkombëtar të blikuara më e vështirë të provojnë lidhjet e fshehta midis Malajt dhe admini-
Alimuçaj
Malaj
Berisha: Ende herët për Kushtetutën
INTERVISTA E PARA PER VENDASIT PAS VITESH
TIRANE - Për herë të parë, Berisha është i vetëm kryetar i një partie në opozitë, kur ka kaluar në fazë për shtypin pas një mbledhjeje të aktivitet të zgjeruar të PD. Ai shpjegon arsyet në demokratët, po vonojnë të futen në Parlament dhe në komisionin e kushtetutës.
TIRANE - Për herë të parë, Berisha është i vetëm kryetar i një partie në opozitë, kur ka kaluar në fazë për shtypin pas një mbledhjeje të aktivitet të zgjeruar të PD. Ai shpjegon arsyet do të mungojë sërish në ...
Festa e dashurisë pas hekurave të burgut
SHEN VALENTINI / DITA E DASHURISE SJELL PRANVEREN NE TIRANE
TIRANE - Një rruge me dë dhe përpara fillimit të koncertit, mbri-ten zëvendësministri Tartari, me kapelë dhe futa sporti, sho-gëruar nga drejtoresha e Rinise Etleva Bisha, me kostum të zi zyrtar. Aspak të trembur, por me buzëqeshje të sforcuar afroheshin këngëtarët. Kalojmë një derë tjetër kontrolli për t’u ndodhur më në fund në tendën e ngjarjes.
Ditë ishte Shën Valentini. Për herë të parë kënga shqiptare i këndoi dashurisë në burg. Qetësia u prish rreth orës 10 e 10’ me dy furgona policie, që sollën forca të drejtorisë së dyte. Gjysmë ore t’u ndodhur më në fund në tendën e ngjarjes.
Sheshi përpara dhomave është mbushur me të burgosurit bur-ra, në tavolinat me ujin mineral “Perla”. Mësojmë se në të njëjtin institut, (dikur burgue 325), vuajnë dënimin 100 veta prej të cilëve 14 gra. Koncerti “madhështor” filloi vetëm për të tëruat, të burgosurit burra, gazetarët dhe... gra që shihnin, 50 metra më tutje hekurat. Shën Valentini, i cilë-suar nga autoritetet e burgut si “festa e bashkimit, bashkimit njerëzor”, i afroi gratë në sheshin e këngës. Të dënuara për vrasje të burrave, të dashuruara, nga afër nuk janë të tmerrshme. Diç, për festë ishin veshur bukur. Kostumet blu, bluzat e bardha, fundet me topa, vathët dhe buzët e kuqe kontrastonin me ngjyrat e zeza dhe gri të bur-rave në anën tjetër.
Spikerja “seksi”, me fustanin e zi, nuk u vërshëllë. Asnjë nga këngëtarët e tjerë, vetëm u duartrokitën dhe u “lejuan” të çonin tulë në skenën e improvizuar. Koncerti i kishte të gjithë komponentët, regji, skenar, madje edhe skenografi. Dy shkrimtare të dashu-risë që fluturonin në fjalë, Gëzuar Shën Valentinin! U pritën me ovacione, Çaçe, Makashi, Spirite Voi-ce, Bega me monologun e interpretuar. Dhuruan autografe si në çdo koncert tjetër. Të ngjitur nën skenë, Gëzuar Shën Valentinin, Bega shpërtheu: “aspekt, e pranova ftesën pa asnjë hezitim”. Spirite Voice “erdhëm për kuriozitet, e kishim ardhur herë tjetër”. Ndërsa Diko men-don se “këtë privilegj duhet ta kenë edhe të burgosurit në burgje të tjera”. Këngët e dashurisë e arritën “qëllimin”, të dënuarit u kënaqën në koncertin prej dy orësh. Po të ishin jashtë gardë do të bënin dhuratat? A. K. i dënuar me 17 vjet heqje lirie: “Ornela quhet e dashura ime, marr kartolina, takohena, asaj i pëlqejnë varset e florinita. Do t’i kisha blerë”. D.H. nga Peqini, 50 vjeçar kupton gruan dhe dy vajzat. Si i duhej koncerti? “Me pëlqen shumë”. Sidoçimos Aurela. Gruas do t’i kisha blerë një fustan me pika”. Aron Biku solli nostalgji me këngën e tij “Në burgun e vetmuar”. A.P. 24 vjeçar, thotë se kjo këngë “më kujton vitet e kura, ato që s’do të kthehen më kurrë”. “Ka edhe këtu jetë për të mbajtur dënimin dhe pastaj” do të kërkoj një vajzë tjetër”. Njeri nga të burgosurit u ngjit në skenë duke thënë “faleminderit që na kujtuat, respektuat, ne jemi si gjithë të tjerët, njerëz.” Përfun-doj këtë, pa asnjë incident, koncerti i parë i këngës shqiptare në Institutin e Riedukimit. U fol se ata “më të rrezikshmit” ishin mbyllur në dhoma izolimi. Ministria u shpreh se “u hoq tabuja e tendosur, organizatorët morën një ftesë për koncert në burgun e Bënçës.
Largoheesh nga dyert e telta, fytyrat e rrudhura e shpresojnë, policët në rruanë. Në momentin, kur porta e hekurt përplaset në mënyrë, pa zgjohesh mugës me dhe e pëlqur dhe mbi të gjitha diellit dhe lirisë.
Festa e dashurisë pas hekurave të burgut
Festa e djeshme në burg (Foto: ATSH)
Berisha
Sot Gazeta TV
Gjithçka mbi programet, protagonistët e emisionet e javës
GAZETA TV
Sharon Stone
lamtumirë, beqari
Në faqet 5-8
Sharon Stone lamtumirë, beqari
Pasha Limani: E vërteta mbi gazetarët "mashtrues"
Ministria e Mbrojtjes akuzon: Gazetarët shkelën ligjin për repartet ushtarake. Përgjigja e gazetarëve: Bëmë vetëm detyrën tonë. Historia
e një polemike që nuk duhej të ekzistonte. Në faqen 4
Të kuqtë ulin kokën në Shkodër, shkëputet Vllaznia