Tratifativa të Pentagonit me Qeverinë për aeroportin ushtarak
Aeroporti ushtarak i cilësuar si pika më strategjike në Adriatik, pritet të kthehet në vendstrehim për avionët amerikanë. Tre specialistë të Pentagonit kanë vëzhguar bazën e Gjadrit dhe kanë konstatuar se ajo është e gatshme për t’u inaguruar në veprime luftarake,
TIRANE - Shqipëria rrezikon që të përfshihet në konfliktin e SHBA me Irakun. Do të jetë aeroporti shqiptar ushtarak i Gjadrit që mund të përdoret si bazë qëndrimi për avionët luftarakë amerikanë që do të bombardojnë Sadamin. Trativatat mes Pentagonit dhe qeverisë shqiptare kanë filluar para disa ditësh. Ndërkohë në ministrin e Mbrojtjes kanë mbërritur disa specialistë amerikanë që nga Shtutgardi i Gjermanisë. Sipas burimeve nga ministria e Mbrojtjes specialistët kanë vizituar Gjadri dhe kanë konstatuar gjendjen e përshtatshme të aeroportit me disa ristrukturime të shpejta. Aeroporti ushtarak i Gjadrit disponon teknikën luftarakë më të avancuar nga të gjitha repartet aviacionit në Shqipëri.
Në Kukës e Laç po përgatiten akte terroriste
Frikë edhe në Kryeqytet blindohen Komisariatet
Shkodra pas shkatërrimeve
(Foto: Hektor Pustina)
TIRANE - Frika e Shkodrës mbërthen dhe Laçin dhe Kukësin. Të dhënat operative të policisë kanë konfirmuar faktin se në këto qytete, persona të veçantë kanë filluar të organizohen, me qëllime të dyshimta. Enigjta që ka ndodhur në Tiranë, ku ka patur telefonata në Drejtorinë e Policisë. Diagacët janë vënë në ruajtje të Ministrisë së Brendshme. Në Laç, shefi i komisariatit thotë se “pavarësisht sinjaleve, situata është nën kontroll”.
Në faqen 8
Shkodra pas shkatërrimeve (Foto: Hektor Pustina)
Policia do qëllojë pa paralajmërim
PARLAMENTI VENDOS
Në faqen 2
Në 2 mars nis java pesë ditëshe
TIRANE / SHKOLLAT
Në faqen 12
Shkodër, paqja arrihet përmes frikës
Në det një gomone me 10 rrebelë
SHKODER - Pas rreth 40 orë ankthi dhe pasigurie, Shkodra iu rikthye jetës, por pa shumë prej institucioneve e saj lokale. Punonjësit e tyre ishin të pranishem pranë zyrave të shkatërruara, megjithatë shkodranët e dinin që më parë se asnjë shërbim nuk do të kryenin pranë gjëmadhave, veç që vazhdonin të përcillnin edhe diehimbjen qytetare. Një aventurë e rrezikshme duket se po shoqëron 10 persona, protagonistë ndër më kryesorët në ngjarjet më të fundit në Shkodër. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, dhjetë anëtarë të bandës që terrorizoi qytetin veriperëndimor, ndodhen në mes të detit, në një skaf. Brenda në bord mendohet të jenë dhe paratë e Bankave të Kursimeve që u grabitën mesnatën e së dielës, një fakt ky që ende nuk është konfirmuar plotësisht. Në faqen 6
Nano hedh në gjyq Vokshin
Gazetaria rrezikon deri 5 vjet. Prokuroria nis hetimet
Nano hedh në gjyq Vokshin
“Përhapi lajme paniku e frike”
TIRANE - Qeveria denoncon gazetaren e radio "Kontakt", Vjollca Vokshi. "Ka përhapur informacione të rreme, me qëllim përhapjen e frikës dhe të pasigurisë te njerëzit", shkruhet në padinë e Këshillit të Ministrave, e cila është e firmosur nga sekretari i përgjithshëm i saj, Fatmir Xhafa. Bëhet fjalë për një transmetim të datës 23 shkurt, kur Vokshi ka folur mbi një komunikatë që qeverisë shqiptare. "Jemi gati të vërtetojmë se asnjë agjato e Vokshi ka thënë, nuk është e vërtetë dhe për këtë kërkojmëndjekjenpenale", shkruhen në denoncim. Bashkë me materialin kallëzues, janë bashkangjitur edhe një komunikatë, e cila pretendon se tetë shtetërbërurari, si dhe një kasetë ku ndodhet i regjistruar gjithë edicioni informativ. Qeveria i referohet nenit 267 të Kodit Penal, i cili parashikon dënime me gjobë, deri në pesë vjet heqje lirie. Denoncimi ka mbërritur dje në mesditë dhe shumë shpejt do të kalojë në duart e prokurorit të çështjes.
Në faqen 7
Elsa Lila e para në "Discover'98"
Rrëmben të gjitha çmimet
BULLGARI - Discover '98 "Mariyah Cary, shqiptare-Elsa Lila, mbretëresha e këngë-sore" thonë çmimet e këtij-re. Me një diferencë prej 100 pikësh lë pas Bjelloru-Pikët maksimale nga juria e sinë, Kazakistanin, Mal-festivalit për vokalin dhe in-tën, Izraelin, etj. Mer pjesë terpretimin live të melodhe për herën e parë në Festi-jueshëm të saj. Çlirohet nga val Ndërkombëtar dhe skena dhe media bullgare mrekullia ka ndodhur.
Në faqen 4
"Në burg se të ka humbur dosja"
TIRANE
"Në burg se të ka humbur dosja"
Maratona e gjyqeve jep verdiktin
TIRANE - "Qëndro në burg se të ka humbur dosja". Kjo ka qenë pak a shumë përgjigjja që ka marrë nga gjykata, i dënuari me 25 vjet burg. Pas gjetjes së provave të reja, i akuzuari për vrasje ka kërkuar një gjykim të ri të çështjes, por dosjes dhe materialeve të hetimit të kësaj ngjarjeje nuk iu diet adresa e fundit.
Labirintet e drejtësisë i kushtojnë shtrenjtë A.Peposhit. I akuzuar për vrasje, ai është ulur në bankën e të pandehurve në fund të vitit '90. Pas shqyrtimit të provave, Trupi Gjykuës i kryesuar nga Fehmi Petku, ka vendosur të dënojë me 25 vjet heqje lirie këtë të pandehur. Megjithëse nuk e ka pranuar asnjëherë se e ka kryer, mbi Peposhin ka filluar jeta e rëndë e burgut. Pas gjashtë vjet dënimi, familjarët e tij kanë arritur të gjejnë prova të reja, të cilat vërtetonin shfajësimin e tij.
Shtatë dëshmitarë ishin shprehur të gatshëm për të kundërshtuar akuzën e ngritur disa vjet më parë nga prokurorët. Kështu është kërkuar një gjykim i ri i çështjes, pas zbulimit të fakteve të reja. Gjykata Kasacionit ka pranuar kërkesën dhe çështja i është ngarkuar në qershor të '96 gjykatës së shkallës së parë, gjykatës Skënder Haluçi në gjykatën e shkallës së parë.
Një grua thatime është paraqitur shpesh në zyrën e gjykatësit në pritje të vendimit të drejtësisë. Seancat e procesit janë shtyrë për motive të ndryshme, derisa pak kohë më parë në zyrën e Halucit ka mbërritur njoftimi i habitshëm. "Nuk gjendet dosja e kësaj çështjeje. Duhet të ketë humbur". Me lot në sy gruaja kërkoi më kot të gjente një përgjigje më shpresëdhënëse. Dosja dhe bashkë me të dhe liria e Peposhit vareshin nga disa materiale të harruara ku-shedi në çep të arkivit. Pluhuri i saj nuk është shkundur edhe pas provave të reja që vërtetonin pafajësinë e të dënuarit me çerek shekulli. Dje gjykatësi ka vendosur të pezullojë procesin për mungesën e dokumentacionit të dosjes së kësaj çështjeje. "Nuk kam si le vazhdoj pa asnjë material", shfajësohet për vendimin e marrë Haluci. Në këtë mënyrë Peposhi i është hequr mundësia e vetme për të ndryshuar akuzën, që do të rendojë mbi të edhe pasi të ketë mbajtur dënimin, etj.
TIRANE - Qeveria denoncon gazetaren e radio "Kontakt", Vjollca Vokshi.
Kryeministri Fatos Nano; Gazetarja Vjollca Vokshi
MASHTRIMI ME VRANICKIN
TIRANE - Vranicki ka futur sërish në sherr Nanon dhe Berishën.
Dy krerët më të lartë të politikës shqiptare kanë replikuar dje lidhur me një telefonatë që Vranicki kishte patur me të herën me Nanon. Berisha e quajti Nanon mashtrues, ndërsa kryeministri i quajti akuzat e Berishës si qajnë të zakonshme të PD
Në faqen 3
PROJEKTI 200 MILIONË USD
Nafta e Kaspikut do të vijë në Vlorë
PROJEKTI 825 MILIONË USD
Në faqen 9
Ja emrat e personave që marrin vizë
AMBASADA ITALIANE
Në faqen 9
Arbitrat: Do e bojkotojmë nëse s'merren parasysh kërkesat e shoqatës