Policia në alarm Revoltë në burg. Të dënuarit pushtojnë qelitë Tension e krisma në periferi Përleshja me gardianët ka nisur në ora 22.00. Tre prej tyre mbahen peng nga të burgosurit, policët e tjerë largohen të alarmuar TIRANE - Rebelohen të burgosurit e Tiranës. Një pjesë e tyre kanë marrë peng gardianët. Asnjë polic nuk është më në godinë, ndërkohë që forca të shumta kanë rrethuar të gjithë zonën. Krismat kanë vazhduar për 70 minuta dhe deri në orët e vona të natës burgu ka mbetur në duart e rebelëve. Drejtori i përgjithshëm i policisë, Sokol Bare ka deklaruar mbrëmë për Gazetën se burgu ka rënë në duart e rebelëve, të cilët mbajnë peng tre gardianë. Nga departamentet dëgjohen thirrje të shumta, sipas së cilave do të vriten në vend të tre gardianët nëse ndonjë nga policët do të tentojë të hyjë brenda. Gjendja e ndodhur në godinën 313. Ajo është rrethuar nga forca të shumta policie. Specialë, uniforma blu, makina ushtrake, furgonë e vetura, gjendën. E gjithë godina është zbrazur për disa minuta e policët e dalë në rrugë kanë njoftuar kolegët e tyre. Alarm në Ministri e në të gjithë komisariatet. Për pak sekonda zona përreth godinës është populluar vetëm me uniforma blu, të cilat kanë bllokuar të gjitha kalimet. Kanë vijuar krisma të shumta, por nuk është përcaktuar drejtimi i tyre. Bare ka theksuar se nuk do të qëllohet ndaj të burgosurve dhe se operacioni do të kryhet nga forcat speciale. Furgonë të shumtë të IFA me policë kanë lëvizur përgjatë rrugës së Unazës duke bllokuar të gjitha kalimet dytësore. Deri në mesnatë gjendja mes grupit të të burgosurve dhe policisë ka mbetur e ndërë. Krismat e shumta të dëgjuara në afërsi të godinës kanë përhapur panik e frikë në të gjithë zonën. Pengimi i kalimit të automjeteve i ka ... se cilët janë në krye të tyre. Në godinë 313 ndodhet Zani, por edhe të arrestuarit e ngjarjes së Shkodrës. Incidenti i nisur në orën 22.00 është pasuar nga një lëvizje e shpejtë e disa prej të burgosurve, të cilët kanë marrë peng tre gardianë. Me armët në kokat e tyre, ata i kanë bërë thirrje policëve të tërhiqen ur— —ne vendin të tre gardianët dhe vendonjë nga policët do të tentojë të hyjë brenda. Unazës duke bllokuar të gjitha kalimet detyrore. policisë ka mbetur e ndarë. kalimit të automjeteve i ka shtuar pikëpyetjet tek shtetasit e vonë të natës. Bare në krye të operacionit për marrjen e godinës ka theksuar se deri në mëngjes gjithçka do të jetë në rrugë të qetë. Nuk dihet ende se cili nga të burgosurit është në krye të revoltave, por deri vonënga ditët janë dëgjuar thirrjet e tyre se do të vrisnin gardianët nëse nuk i linin të lirë. Ende nuk dihet se ç’do të ndodhë me godinën 313 e cila është e gjitha në duart e rebelëve. Andi Tela
Krimi hidhet në sulm
Terror në qytet. Policia dhe populli vihen në ndjekje të vrasësve
Berat, gjashtë të vrarë
Lufta mes bandave shkakton masakër
Terror në qytet. Policia dhe populli vihen në ndjekje të vrasësve
Krimi hidhet në sulm
Berat, gjashtë të vrarë
Lufta mes bandave shkakton masakër
BERAT - Ditë e zezë për qytetin e njohur bijë ndi a rëzare. Gjashtë të vrarë dhe dy të plagosur, ka qenë bilanci i betejës mes bandave rivale. Orë ankthi e frikë për banorët e shumtë të qytetit, të cilët ende nuk e kanë marrë veten nga trazirat e një viti të tërë. Agresorët që kanë qëlluar nën një lokal janë larguar me shpejtësi prej tij, por në ndjekje, i janë vënë forcat e shumta të policisë dhe makina të nëzezave të ndryshme. Nga banda janë kapur dy persona, njëri është vrarë, ndërsa një tjetër - k apo banda - është larguar. Gjatë gjithë natës së mbrëmshme, edhe sof forcate policisë, kanë zhvenduar ndjekjen e personave të kërkuar. Një makinë me targa të Tiranës, ka ndaluar hyrjen e një bar-bufeje në afërsi të stadiumit. Dy breshëri të gjata kanë lënë të vrarë në vend dy vëllezërit, por edhe dy persona të tjerë.
Në faqen 5
Parlamenti vendos: Hajdari para hetuesve
MBREMË
Parlamenti vendos: Hajdari para hetuesve
Deputeti demokrat lëshon bateritë: Ky është Parlament ilegjitim e ne do ta rrëzojmë atë
TIRANE - Azem Hajdari ngrihet dhe imiton. Dje Parlamenti shqiptar ka votuar në unanimitet për heqjen e imunitetit të deputetit demokrat. Ka qenë Komisioni i mandateve, ai që i propozoi legjislativit rastin në fjalë pas akuzës së mbërritur nga Prokuroria. Kundërshtim me dhunë të forcave të policisë për shkak të detyrës. Kjo është akuza që ka mbërritur dje nga Prokuroria, e cila i ka afruar legjislativit të mos ngurojë të heqë atij imunitetin. Por Hajdari nuk ka hezituar të zbrazë një seri baterish kundër Parlamentit, Qeverisë dhe ministrit Çeka. Ai paraqitur dje varianti i tij, të ngjarjes së urës së Milotit. “Ka qenë një tentativë për të më eliminuar mua fizikisht” është shprehur Hajdari sipas të gjithë akuzave që po bëhet kundër tij është një lojë e keqe që e çon do t’i dalë shpejt tymi. Por deputetët shqiptarë nuk kanë treguar të heqin imunitetin pas një maratone të gjatë diskutimesh dhe debatet të zjarrta.
Hajdari dje gjatë mitingut
(Foto: Plator Ilo)
Në faqen 3
Hajdari dje gjatë mitingut (Foto: Plator Ilo)
Atentat vrit të Durrësit
Tritol kundër tubacioneve
Mbeten pa furnizim tre qytete të Prefekturës
Alimuçaj, me forcë para Prokurorisë
S'ka ardhur pas thirrjes
Bomba fabrikës së çimentos
KRUJË - Tetë shpërthime në fabrikën e çimentos në Fushë-Krujë.
Të martën në mbrëmje eksplozivi ka tronditur qytetin e vogël të Fushë-Krujës duke dëmtuar rreth dhjetë ambientet e fabrikës më të madhe shqiptare të prodhimit të çimentos. Shpërthimi i parë ka ndodhur në orën 21.57, i cili ka qenë më i fuqishmi, e më pas kanë ndjekur shtatë shpërthimet e tjera. Fabrika e çimentos e ka ndaluar punën e saj që prej tre muajsh, kështu që në momentin e atentatit nuk ka pasur asnjë punëtor brenda.
Në faqen 7
Atentat ujit të Durrësit
Tritol kundër tubacioneve
DURRËS - Përsëri eksploziv mbi ujësjellësin e Durrësit.
Kanë mbetur pa ujë 400 mijë banorë të Kavajës, Shijakut e Durrësit nga i katërti atentat mbi tubin kryesor që kalon mes fshatit të Fushë-Krujës.
Mister mbi atentatorët, por dëmi është i madh dhe sipas drejtorit të ndërmarrjes së ujësjellësit në Durrës kërkon kohë për riparimin. Mbi këtë tub deri tani kanë ndodhur 12 shpërthime dhe gjendja e tij është mjaft e dobët. Këtë herë nuk është problem i pronësisë mbi burimin, siç kishte ndodhur në rastet e tjera. Policia e Kurbinit është në gjurmët e atentatorëve, të cilët, mendohet ta kenë kryer këtë akt për terrorizëm.
Në faqen 7
Alimucaj, me forcë para Prokurorisë
TIRANË - Vehbi Alimucaj do sillet me forcë para prokurorit Sokol Stojani, masë mosparaqitjes së tij dje paradite, në Prokurorinë e Tiranës.
I thirrur për të dhënë shpjegime, pas një padi të ministrit të Financave, Alimucaj nuk është bërë i gjallë, edhe pas pritjes së gjatë të prokurorit. Në orën e caktuar, ndërkaq është paraqitur ministri Arben Malaj, i cili ka bërë deklarimet e tij. Malaj kishte paditur Alimucën, për shpifje dhe pengim të punës së administratës. Ndërkohë, dje, Farudin Arapi dhe një nga përfaqësuesit e “Deloitte & Touche”, i kanë dorëzuar kryeprokurorit, Arben Rakipi, një kopje të raportit mbi firmat rentiere.
Në faqen 2
Autobuzët braktisin mësuesit e fshatit
VLORE - Mësuesit e fshatit mbeten rrugës.
Shoferët që i transportojnë ata normalisht fshatrave të Vlorës kanë thënë: “Mjaft, mos të venë më këmbë në autobus, ata nuk na paguajnë”. Vështirësive të përditshme të punës së tyre, tashmë u shtohet dhe çështja e automjeteve të rastit për të mësuar nxënësit në Orikum, Novoselë, Peshkëpi, Lakatund e Kote.
Në të vërtetë janë 10 linja autobusash që çdo ditë marrin mësuesit nga Vlora për t’i shpërndarë nëpër fshatra, por që prej tri ditësh, ata kanë ndaluar rutinën e përditshme, pasi drejtoria arsimore nuk ka kompensuar rritjen e naftës. Marrëveshja mes dy palëve kishte nisur andej nga dhjetori i ’97 dhe shoferët - pronarë të autobusëve - kishin kërcënuar që atëherë të “linin në mes të rrugës” mësuesit, por Drejtoria Arsimore i kishte premtuar se do t’ua jepte lekët. Por, kanë kaluar gati katër muaj nga rritja e çmimit të naftës dhe shoferët nuk kanë parë asnjë lek më shumë në pagesën e tyre.
Janë qindra mësues nga Vlora, që çdo ditë marrin rrugën drejt fshatrave dhe përballen me probleme të njohura ekonomike, u shtohet edhe protesta e shoferëve të autobusëve, e cila bën të pamundur dhe punën e tyre. Prej vitesh autobusët, kanë marrë përsipër transportimin e mësuesve dhe të pasagjerëve të tjerë, të cilët e bëjnë rrugën ato anë. Ata i dërgojnë mësuesit në mëngjes në orën 6.30 dhe i marrin, kur ato mbarojnë mësimin nëpër fshatra. Megjithatë, sipas Drejtorisë së Arsimit në Vlorë, shpejt do të zgjidhet problemi i pagesës dhe mësuesit do të kenë përsëri në dispozicion të tyre mjetin e domosdoshëm lëvizës. Duket se është mungesa e fondeve problemi i kësaj vonese pagese. E megjithatë, halli i mësuesve të fshatit, është dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, madje disa prej tyre nuk kanë pasur ndonjëherë autobusa në dispozicion, ndaj shpesh shihen rrugës duke bërë autostop.
Petraq Hanxhari