08/03/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

8 mars 1998

Kthehet gjaku në Kosovë

Beogradi s’e mban fjalën. Sërish të vrarë në Drenicë Çeka e Brokaj kontrollojnë vijën e kufirit. Ushtria mbetet në alarm Përfaqësuesi i Ushtrisë Amerikane, Applegate, shoqëron ministrat dhe Doklen në zonën e nxehtë Qeveria Shqiptare kërkon me urgjencë hetim ndërkombëtar për viktimat civile në Kosovë TIRANË - Rikthehet lumi i gjakut dhe shumë ankth në Kosovë. Edhe pse Beogradi zyrtar premtoi se i ndërpreu sulmet pas vrasjes së kreut të UÇK-së, luftimet kanë vazhduar me të njëjtin ritëm kundër popullsisë civile në fshatrat Prekaz dhe Llaushë në Drenicë. Makina ushtarake e Beogradit ka bërë masakër mbi gjithë fisin Jashari duke vrarë mbi 10 burra dhe fëmijë të këtij fshati. Në Skënderaj gjendet 1shtë shumë e rrënuar dhe gati që të shpërthejë. Nasipërret serbë kanë qëlluar agjëtitë gjithë ditës e dieshme në fshatin Llaushë të komunës së Skëndermajt. Ndërkohë Organizata e të Drejtave të Njeriut me seli në Nju Jork i ka kërkuar Qytetit të Hagës hetime për masakrat në Drenicë. Hetim ndërkombëtar ka kërkuar edhe qeveria shqiptare. Dje zëdhënësi i kryeministrit Ben Blushi tha se qeveria shqiptare ka anagazhuar gjitha kanalet diplomatike për hartimin e një pakete për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Ndërsa ministrat Çeka e Brokaj së bashku me nënkryetarin e Parlamentit Dokle e Atashehun Amerikan Applegate kanë inspektuar trupat e ushtrisë në Kukës. Një shqiptar i masakruar nga specialët serbë (Foto: REUTERS) Në faqen 2

LAJMI FUNDIT/ SHPËRTHIM TEK “VEVE”

TIRANË - Atentat ndaj VEVE-s? Një sasi eksplozivi ka shpërthyer ngjitur me selinë e kompanisë duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, por edhe duke frikësuar së tepërmi të gjitha banorët e pallatit fqinjë, por edhe mysafirët e hotel Tiranës. Ka qenë ora 21.10 kur gati në të gjithë Tiranën është dëgjuar shpërthimi i tmerrshëm. Banorët kanë dalë të frikësuar në dritare, ndërkohë që makina të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje. Frika dhe paniku për ndonjë të vrarë apo të plagosur ka qenë tepër i madh, aq më tepër kur ka qenë një orë në të cilën ende nuk kanë reshtur lëvizjet në qendër. Pranë godinës një gardh i krijuar nga policia nuk ka lënë asnjë që të kalojë më tej, ndërkohë që është arritur të identifikohet një mjet, nga i cili sipas policisë mund të jetë hedhur lënda eksplozive. Në radio të policisë është dëgjuar për një makinë të zezë tip Benz e cila është larguar me shpejtësi drejt rrugës së Durrësit. Këtij qyteti mendohet t’i përkasë edhe makina agresore. Në vendngjarje kanë shkuar edhe drejtori i policisë së Tiranës dhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i policisë së vendit, Ilir Çano. “Më shumë ka qenë një shpërthim që ka shpërndarë frikë dhe panik tek godinat përreth. Nuk ka të plagosur, por ka dëmtime në godinën e VEVE-s e pallatin ngjitur me të” - ka deklaruar ai për Gazetën Shqiptare. Njerëzit kanë lëvizur të hutuar për disa minuta pranë vendit ku ka ndodhur shpërthimi e më pas janë larguar. “Ishte një ushtimë e madhe. Ishim me fat. Sapo dilnim nga puna e po drejtoheshim në oborr, sikur të ndodhte disa sekonda më pas mund të shkaktonte tragjedi” - tha një nga punonjëset e hotel Tiranës e cila ende nuk i kishte hequr shuar lotët e frikës. Ende nuk është përcaktuar arsyeja e këtij shpërthimi dhe qëllimi që kanë patur njerëzit që e kanë vënë. an.te.

Historike: Partizani braktis ndeshjet

Pas vendimit të FSHF-së Vllaznia mposht Apolloninë dhe ruan kreun e renditjes. Bardheblutë me Shehun në pankinë marrin tre pikë në Patos TIRANË - “Skuadra jonë ka vendosur të largohet përfundimisht nga kampionati. Ky është një vendim i kryesisë së Klubit” - ka qenë kjo deklarata e lëshuar dje nga zëvendëspresidenti i klubit të Partizanit në konferencën për shtyp të pas ndeshjes, i ulur përballë gazetarëve, ai ka konfirmuar lajmin e dhënë një ditë më parë, por tashmë duke e konfirmuar me argumenta. Në faqet 10-11

Klanet, ana e ...

GRUPIMET PAS HUMBJES Klanet, ana e

Gjirokastër, nis të zbardhet misteri

Mbërrin Komisioni Ngjela: Cili është faji i ushtarakëve? i raketave të grabitura Në faqen 4

Klanet, ana e padukshme e PD

GRUPIMET PAS HUMBJES TIRANE - Cilat janë misteret e padukshme të PD? Partia më e madhe e opozitës lëviz mbi një grup klanesh dhe qëndrimesh të ndryshme. Berisha, Pollo, Hajdari. Kjo është treshja e parë e çimentuar e mirë. Ndërkohë që opozita e tyre cilësohet si binomi Brojka Xhaferi. Në radhët e e mesme të kryesisë vendosen Vejsiu Minarolli dhe Karamitro. Po cilat janë përplasjet mes tyre dhe deri ku shkojnë realisht klanet në Partinë Demokratike? Në faqen 3

"Donte të rrëzonte Shtetin"

PROKURORIA / AKUZA NDAJ LIKES TIRANE - Plan për grusht shteti? Prokuroria e Tiranës ka të dhëna se mitingu i 3 korrikut të vitit të kaluar, përveç një kryengritjeje të armatosur, ishte dhe një sulm i përllogaritur. Të dhënat janë operative dhe vijnë nga policia. Ato kanë të bëjnë me sulmin mbi KQZ, presionet mbi komisariatet dhe Ministrinë e Brendshme... Në faqen 12

"Vodha pasi më braktisi i dashuri"

E RRALLË POR E VËRTETË TIRANE - “Vodha se më la i dashuri”. Kështu është shprehur përpara gjykatësve studentja që ka vjedhur rrobat e shoqeve të saj në konvikt. Megjithëse mjaft e penduar për ç’ka ka bërë, 18-vjeçarja është dënuar me detyrimin e paraqitjes një herë në javë në prokurori. Vetëm pak muaj më parë kishte lënë njerëzit e afërm për të ardhur në Qytetin Studenti, por duket se jo gjithçka ka ecur sipas parashikimeve. 18-vjeçarja nga Peshkopia, studente në vitin e parë në fakultetin e shkencave, ka provuar një ditë më parë brengën e madhe. Pas denoncimit të shoqeve të konviktit, policia ka ushtruar kontroll në dhomën e D.D. Mes rrobave të ndryshme të saj, janë gjetur dhe një xhup lëkure, pantallonat, këpucët dhe 100 mijë lira, të cilat ishin vjedhur në një nga dhomat e të njëjtës godinë. E zënë mat, vajza shtatëmbëdhjetë vjeçare është shoqëruar nga policët për në qelitë e ftohta të komisariatit. Dhe ajo është paraqitur në sallën e gjykimit për t’u marrë masën e sigurimit. Përballë fakteve të këtij krimi, prokurori Hysa ka kërkuar masën e detyrimit të paraqitjes për të pandehurën jo të zakonshme. Ndërkohë duke pranuar gjithashtu qëndrimin e shoqeve studentë munduar të shfajësohet përpara gjykatësit Metalia. “Me kishte lënë i dashuri dhe ndodhesha në një gjendje të keqe. Jam mjaft e penduar për atë që bëra”, është shprehur ajo me zë të ulët. Brenda pak minutave gjykata ka dhënë vendimin e saj ndaj të pandehurës së re. Gjykatësi Metalia ka pranuar masën e kërkuar nga prokurori dhe i akuzës. Në këtë mënyrë studentes së shkencave, do t’i duhet të lerë një herë në javë leksionet për t’u paraqitur në godinën e Prokurorisë. Duke dalë nga salla e gjykimit 18-vjeçarja është dukur më e çliruar. Tashmë fundi i policisë do ta shoqëronte vetëm për në Qytetin Studenti. Ndoshta vajzat e godinës së saj do ta harrojnë shumë shpejt këtë histori të pakëndshme.

Pushohen noteret e VEFA-s

TIRANE Dje vendimi: Shkelën ligjet gjatë noterizimit Në faqen 4

Shpërthim i ri; Prishet një urë

GJIROKASTER Lidhte një zonë fshatare me rrugën nacionale Në faqen 4

Serbët pranojnë: Po kemi vrarë edhe civilë. Mes tyre dhe numri dy i UÇK

Programet e filmat e javës

SOT GAZETA TV

GAZETA TV

E DIELA 8 MARS DERI TË SHTUNËN 14 MARS 1998 Carpent mbi muret e Manastirit Sadi Vaejo në Mars me të borë rus Tani Enveri... [?] Në faqet 5-8 I G. [?] flet "Beautiful"