14/03/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

14 mars 1998

Meidani kundër Parlamentit

Kthehet debati i vjetër mbi krerët e Gjykatës Kushtetuese. Gjata, të ikë apo të rrijë? Meidani kundër Parlamentit “Gjata nuk mund të shkarkohet edhe aq kollaj” Polemikë mes dy institucioneve pas raportimit të Komisionit Bezhani Burime pranë Bezhanit saktësojnë se sinjale nga Presidenca kanë qenë kundër shkarkimit të Gjatës vetëm me përfundimet e komisionit Presidenti Meidani TIRANE - Çështja Gjata provokon konflikt mes Parlamentit, Presidentit dhe Komisionit Bezhani. Burime nga komisioni i Verifikimit të Figurave bëjnë të ditur se sinjale nga Presidenca kanë qenë kundër shkarkimit të kreut të Kushtetueses. Për këtë shkak Parlamenti ka ngurruar që të vendosë përfundimisht për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese. Seanca për shkarkimin e Gjatës është anulluar kur pranë Bezhanit ka ndërhyrë Ambasadori i OSBE në Tiranë Everts, madje edhe Presidenti i Republikës, bëjnë të ditur burime konfidenciale pranë Bezhanit. “Argumentet nga Presidenti konsistojnë në faktin se Kreu i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të shkarkohet vetëm me faktin se bie ndesh me ligjin e Verifikimit të Figurave”, thonë për Gazetën Shqiptare burimet pranë Komisionit të Figurave. Nisur nga këto sinjale Parlamenti nuk ka vendosur ende për shkarkimin e kreut të Kushtetueses megjithë kërcënimet e kreut të Parlamentit, Skënder Gjinushi. Megjithatë kreu i komisionit të Figurave është në tratativa të përhershme me qeverinë për të gjetur një formulë kompromisi për të realizuar shkarkimin e Gjatës. Fakti që Gjata vazhdon të ushtrojë të gjitha funksionet e tij në Gjykatën Kushtetuese edhe pse kanë kaluar 15 ditët nga ultimatum i Bezhanit tregojnë se nuk ka qenë marrë argumentet e koalicionit të Verifikimit për një shkarkim të mundshëm të tij. Në faqen 2

Arrestohen

Shqiptarët bëjnë zhurmë dhe në Xhibuti Donin të digjnin vilën e sheikut Shqiptarët bëjnë zhurmë dhe në Xhibuti Donin të digjnin vilën e sheikut TIRANE - Çuditë shqiptare nuk kanë të sosur në as skajet më të vogla të globit. Pesë shqiptarë kanë tentuar t’i vënë zjarrin super vilës së një sheiku, në mbretërinë e Xhibutit. Ngjarja ka shkaktuar bujë të madhe ndër banorët e vendit të vogël, sidomos kur kanë mësuar mbi guximin e tepruar të shqiptarëve, në zemërimin e tyre kundër një sheiku. Ngjarja ka ndodhur të ditë më parë, në orët e mbrëmjes. Për motive ende të paqarta, pesë shqiptarë kanë tentuar t’i vënë zjarrin një sheiku, ndër më të pasurit e vendit. Në tentativë për të kryer aktin kriminal, ata janë zbuluar nga rojet dhe pas një ndjekjeje jo shumë të gjatë, u kapën pa bërë shumë rezistencë. Ndërsa pak më vonë, ata janë arrestuar nga organet kompetente. Buri-met bëjnë fjalë për një grindje mes shqiptarëve dhe sheikut, për çështje pune. Duket se njeriu i pasur ka premtuar një fillim që të punësojë shqiptarët, të cilët kishin kohë që endeshin nëpër mbrētëri, pa u ngulur në një vend të fiksuar. Nuk dihet se në çfarë rrethanash është bërë ngjarja e emigrantëve me sheikun dhe si ky i fundit iu ka premtuar atyre vendin e punës. Gjithsesi, fjalët e para nuk kanë qëndruar dhe sheiku i ka përzënë shqiptarët. Dukej se gjithçka do të mbaronte me kaq, por p pasuri i Xhibutit nuk kishte llogaritur në këtë mes hakmarrjen shqiptare, që nuk të fal. Pa marrë parasysh vendin, rrethanat dhe rreziqet e tjera, grupi i shqiptarëve ka nisur të shkrëj se ku ndodhej vila e sheikut dhe kanë bërë planin. Ata kanë mundur të futen deri afër dhe me mjete rrethanore ndezën flakët e para. Në këtë moment janë diktuar nga rojet, të cilat u zunë në ndjekje. Arratia e të pestëve nuk ka zgjatur shumë. Shqiptarët u kapën dhe si tashmë rëndojnë dy akuza të rënda. Hakmarrësit janë futur në burgun vendas dhe shpejt ndaj tyre pritet të veprojë drejtësia xhibutase, që parashikon dënime të rënda. Akoma më shumë rëndohet pozita e tyre prej motiveve të dobëta dhe sulmit ndaj sheikut me influencë. Roland Zili

Protesta masive kundër dhunës

PRISHTINE Protesta masive kundër dhunës Ne faqen 2

Edhe Mali i Zi i shqetësuar

PODGORICE Edhe Mali i Zi i shqetësuar Ne faqen 2

Mbi 50 refugjatë kalojnë kufirin

KUKES Mbi 50 refugjatë kalojnë kufirin Ne faqen 2

Zbulohet banda

FIER Zbulohet banda

Tozaj: Ja si

TIRANE Tozaj: Ja si

Policia në aksion: Në Kakavijë

Shkonin drejt Italisë

PD: Vimë në Komision

KUSHTETUTA / Kusht i ri i PD për të larguar Godo

Sot festa e Ditës së Verës

ELBASAN Sot festa e Ditës së Verës ELBASAN- Ashtu si çdo festë edhe Dita e Verës ka ritualin e saj. Ai ndahet në këto faza: Nata e Verës, më 13 mars; Mëngjesi i Ditës së Verës, më 14 mars; Pikniku i Verës, më 14 mars nga ora 10-15. Përgatitjet për natën e Verës fillojnë kohë më parë në Elbasan. Para shumë ditësh blihen ushqimet dhe petët e “rëndа” si arrat, palat e fikut, ftonjtë, shegët, etj dhe veçanërisht gjeli i detit, i cili ushqehet me shuka buke (miell i bërë shuk me vaj) dhe kokrra ulliri dhe misri. Në faqen 4

Fotografi e sallës së Parlamentit me deputetë në seancë.

Policia në aksion: Në Kakavijë kapen 30 kurdë

Shkonin drejt Italisë TIRANE - Tridhjetë kurdë janë ndaluar në një rrugë dytesore të Kakavijës pranë kufirit me Shqipërinë. Turma, në përbërje të së cilës ishin edhe shumë gra, udhëhiqej nga një polic shqiptar i cili për çdo person kishte marrë 800 marka në shpërblim të kalimit drejt tokës shqiptare. Kurdet do të dërgoheshin në Vlorë e më pas drejt Italisë. Ata janë mbajtur disa orë në doganën shqiptare e pas kryerjes së procedurave iu janë dorëzuar policisë greke. Vetëm dy prej kurdëve i kanë patur dokumentat në rregull, ndërsa të tjerët tentonin të përfitonin nga errësira e të arrinin qëllimin për të kaluar detin. Rikthehen përsëri kurdët në Shqipëri. Pas dyndjeve të mëdha që përfshinë gati të gjithë vitin 96 e më pas 97, dje në Kakavijë është shënuar rekord i ndalimeve për të muajt e parë të këtij viti. Në faqen 5

PD: Vimë në Komision por të largohet Godo

KUSHTETUTA / Kusht i ri i PD TIRANE - PD kërkon ko­kën e Godos. Burime afër Bashkimit për Demokraci janë shprehur se demokratët do të hyjnë në komisionin kushtetues me kushtin që një nga bashkëkryetarët e tij të jetë përfaqësues i Partisë Demokratike. Ky është një nga kushtet më të forta që demokratët kanë parashtruar prej kohësh edhe në instancat evropiane por edhe në takime të tjera jo publike. Nuk dihet se përse ata i kanë vënë syrin kolltukut të Godos e jo të I­ma­mit. Sabri Godo Në faqen 6

KTHEHET MIG-U I MARSIT

TIRANE - Kthehet në bazë avioni i famshëm i marsit. Pas plot një viti “pushim” në hangarët e aerodromit Italian të Galatinës, Mig-u i arratisur gjatë trazirave të vitit të mbrapshtë shqiptar, është kthyer para dy ditësh në atdhe. Pilotët shqiptarë të dërguar enkas për marrjen në dorëzim të avionit, janë shoqëruar gjatë udhëtimit së kthimit nga tre “kolegë” italianë deri në kufi të njërave tona territoriale. Ndërkohë, dy pilotët që dërguan Mig-un në marsin e shkuar, Agron Dajçi dhe Ardian Elezi, do të vazhdojnë qëndrimin e tyre në Itali, Ishtë 4 mars kur baza ajrore italiane e Galatinës u befаsua nga hija e një avioni që kishte mbërritur pa u vënë re nga Shqipëria ishin të mbjella me sheshëtimin e një kombi që kishte lënë peng pasurinë nëpër piramidа. Në Shqipëri frynte erë lufte. Si të mos mjaftonte e gjithë kjo, dy pilotë shqiptarë, i vunë kapakun shte­kuj me arratisjen e tyre nga vendi i përflakur dhe me publikimin e urdhërit që u ishte dhënë për të kryer bombardime mbi popullsinë civile të zonave të rebeluara. Kаnalet televizive italiane, ishin të mbushura ato ditë me lajme për Mig-un që vinte nga lufta dhe që tingëllonte aq bukur si një emër i frikshëm arme të panjohur. Por Mig-u shqiptar ishte në fakt, një avion i vjetëruar ushtarak që kishte arritur t’u shpëtonte radarëve të bazës vetëm pasi kishte fluturuar për disa orë pothuajse ngjitur me sipërfaqen e ujit. Në bazën italiane u bënë shumë zhurmë atëherë për faktin se si kishin mundur avionët shqiptarë të përshkonin të gjithë Adriatikun dhe të lëjle pastaj në bazën ushtarake pa u diktuar nga asnjë radar. Dy pilotët kërkuan strehim politik, mënjëherë sapo zbritën prej avionit dhe përveç disa deklaratave të shkurtra nuk shtuan asgjë tjetër për mënyrën sesi vendosën të arratiseshin. Mig-u shqiptar, pasi u nënshtrua një kontrolli të hollësishëm nga autoritetet italiane, u mbyll në një hangar të rezervuar të aerodromit ushtarak, për t’u ngritur prej andej në fluturim vetëm pas një viti. Kthimi i tij do të ndihmojë në hetimet që kanë nisur për ngjarjet e lidhura të marsit.

Zbulohet banda e egër

FIER Zbulohet banda e egër Të­të vetë kanë terrorizuar qytetarët prej kohësh Në faqen 7

Tozaj: Ja si duhet të paguajnë stacionet private

TIRANE Tozaj: Ja si duhet të paguajnë stacionet private Në faqen 9

Partizani ndërron mëndje: Kthehet në fushë

Pas polemikave kundër dhunës Në faqen 11

thçkaje bombardime mbi popullsinë civile të zonave të rebeluara. Kanalet