01/03/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

1 mars 1998

Azem Hajdari hedh çekën në gjuq

Ministri i Brendshëm akuzohet si autor i atentatit në Milot TIRANA ENDE S’DI Ç’TË KËRKOJË PËR KOSOVËN TIRANE - Ndërsa në Kosovë, janë vrarë afro 90 vetë dhe të tjerë janë gati të sakrifikohen për të realizuar aspiratën e popullit të Kosovës, pavarësinë, Tirana zyrtare përmenda si arritje të saj sensibilizimin e problemit të Kosovës në të gjitha rangjet ndërkombëtare. Diplomati ynë e ikin nga Tirana dhe i thonë qeveritarëve tanë, se cili është opsioni i tyre për Kosovën. Në këto ditë të nxehta, duket sikur të gjithë e kanë të gatshme një formulë. Serbia atë të konsolidimit të Kosovës si një gjë është të brendshme. Komuniteti Ndërkombëtar, një autonomi speciale, po brenda kuadrit të ish-Jugosllavisë, kurse vetë kosovarët, kërkojnë pavarësinë dhe republikën, atë që e kanë shpallur njëherë në maj të ’92. Vetëm qeveria shqiptare është shumë më meçe për ta thënë me gojën plot, se çfarë realist kërkon. Ndërkohë, jemi të vetmit që e kemi njohur me vendim Parlamentin, republikën e Kosovës, dhe kemi në Tiranë një përfaqësi të saj. Jemi më larg se Komunitetin Ndërkombëtar, që nuk shkon më larg se autonomia. Përshëndetet Rugova, pasi nuk u ul në tryezë të bisedimeve me delegacionin serb, të njëjra që të ulët, por nuk i kemi parë një përgjigje, faktit se Rugova dëshiron si parakusht për hyrje në bisedime, opozitën e pa- paraqitës për hyrjen në bisedime, opsionin e pavarësisë. Të gjithë dinë të thonë parulla në minigje - Një komb një qëndrim -, por kur me mijëra kosovarë në anën tjetër të kufirit janë të gatshëm të luftojnë në se diplomacia falimenton, Tirana heziton të përgjigjet, në se do të ndërhyjë ushtarakisht për të mbështetur Kosovën, por flet se është e gatshme të presë refugjatë shqiptarë në tokë shqiptare. Jemi dakord me të drejtën e vetëvendosjes së popullit të Kosovës, që do të parashtrë se jemi të unison dhe me Grupin e Kontaktit, që thotë autonomi. Nuk dihet në e njohim UÇK, apo e konsiderojmë një organizatë terroriste. I gjithë ky solidaritet diplomatik, vetëm Kosovën nuk ndihmon. Po çfarë dertek kërkon Qeveria jonë për Kosovën? Ne rast se Qeveria është vetëm aq e varfër dhe pafuqishme për të bërë diçka? Për Kosovën sot, do të ishte shumë më e ndershme ta thoshte. Komunitetit ndërkombëtar mund t’i falet të mos e dijë apo ta harrojë historinë tonë, por jo nuk mund ta falet qeverisë shqiptare. Azem Hajdari hedh çekën në gjuq TIRANE - Azem Hajdari padit në gjyq Neritan Cekën. Një kallëzim penal që mban firmën e Hajdarit ka përfunduar në Prokurorinë e Përgjithshme. Ceka akuzohet për atentat ndaj deputetit të PD me anë të skenarëve të paparë. Hajdari akuzon ministrin e Brendshëm dhe Prokurorinë edhe për shkeljen flagrante të një vendimi të Gjykatës së Kasacionit duke mbajtur të izoluar në burg shoferuesit e Hajdarit të cilësuar si banda e Milotit. Rikthehen sërish polemikat e ministrit të Brendshëm dhe liderit të Djathorit për incidentin e Milotit. Pas akuzave të Cekës ndaj Gjykatës së Kasacionit ka qenë Hajdari ai që është hedhur menjëherë në kundërsulm. Megjithëse i marrë i pandehur nga Prokuroria deputeti demokrat me mandat të dytë, Hajdari ka bërë të ditur dje se ka dorëzuar një material kallëzimi penal për ministrin e Brendshëm Neritan Ceka. Në faqen 3

Azem Hajdari takes Ceka to court

Ceka Hajdari

Partizani i zë frymën Vllaznisë

Sherr në Durrës, grindën lojtarët Partizani i zë frymën Vllaznisë Edhe bardheblutë pranë Të kuqtë i dedikojnë fitoren Mustës, Vllaznia shpëton për qime në Ballsh, Tirana shkatërron Skënderbeun TIRANE - Javë e qetë në kampionatin e futbollit. Me sa duket sherrët, gurët e tullat e dy javëve të fundit janë ulur pak. Ndoshta edhe ata që i kanë gjykuar e kanë kuptuar se nuk është më koha nëse duam të shijojmë të vetmin sport që luhet në Shqipëri, nëse duam të shijojmë të vetmen zbavitje sportive në vendin tonë. Të paktën me sa kemi mundur të marrim vesh nuk ka patur incidente, por të shpresojmë se të tilla fjalë do të dëgjojmë edhe javët e ardhshme. Në aspektin sportiv, Albetrol shënon golin e parë jashtë fushës së tij, i cili pak i vlen në klasifikim. Në faqet 10-11 Nga ndeshja Tirana-Skënderbeu 3:0

PR kërçënon Berishën: Mos luaj me Godon

KUSHTETUTA Në faqen 2

Gjykatë e prokurorë hetohen: Morën para nga fajdet

ZBULOHEN EMRA

Masakër në Fushë Krujë: 3 të vrarë 4 të plagosur

Një makinë hyn me shpejtësi në lokal FUSHË KRUJË - Vrasin me makiner e tyre tre pjestarë të një familje, plagosin dhe katër të tjerë dhe largohen pa i dhënë ndihmë të plagosurve. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur pranë një kioske të vogël në të dalë të qytetit të Fushë-Krujës, kur tamam në orën 17.00 një makinë-vrasëse, fiat “Lancia” ka shkatërruar pronën familjes Kasapi dhe i ka marrë jetën në vend 3 personave me tyre dhe një vogëlush 4 vjeç. Viktimat ishin Zenel Kasapi, 50 vjeç, Artan Kasapi 27 vjeç e fëmija i vogël M. Kasapi. Janë plagosur rëndë Zan Kasapi, i cili ishte dhe pronari dyqanit bashkë me të bijën si dhe dy të tjerë, që rrinin në atë orë duke biseduar para dyqanit. Atentatorët, të cilët udhëtonin me një shpejtësi të përbindshme në një fiat “Lancia” (ishin dy të ulur në pjesën e parë të makinës), pasi kanë humbur kontrollin, janë përplasur me të gjithë forcën dhe peshën e makinës, gati në fluturim, mbi kiosken e personat që qëndronin duke biseduar me njëri-tjetrin. Në faqen 9

Rustem Gjata bie nga froni. Kuvendi shkarkon kreun e Kushtetueses. E braktisin edhe demokratët

Gj ata? Rustem Gjata bie nga froni. Kuvendi shkarkon kreun e Kushtetueses. E braktisin edhe demokratët. Në faqen 2

prokurorë hetohen: Morën para nga fajdet

. Në faqen 4

Serbët vrasin në Drenicë: Dje tre viktima

KOSOVE . Në faqen 2

Një shqiptar mysafir në karnavalet e Rio-s

REPORTAZH TIRANË - Në orën 7.45 të mëngjesit të 18 shkurtit, më në fund, rrotat e avionit të kompanisë braziliane Varig prekën pistën e aeroportit, ndërtuar në brigjet e Gjirit të mrekullueshëm të Guanabarës pas 12 orë fluturim nga Frankfurti. Një udhëtim i stërgjatë përderisa me mundësi të hash, të flesh, të bësh muhabet, të grindesh e madje edhe të pajtohesh (gjëja më e vështirë për ne shqiptarët) me një nga 700 komshinjtë - bashkëudhëtarë nga e gjithë bota. U nisa nga Tirana në dimër dhe mbërrita në Rio de Janeiro në verë. Që në Frankfurt kostumi ja la vendin këmishës me mëngë të shkurtra për t’u rikthyer tek ai pas 10 ditësh, përsëri në Frankfurt. Ponjësia kështu bashkëme dy bashkëkombas të mi udhëtimin ëndërr e pse jo dhe aventurë në vendin e çudirave. Në faqen 12 Nga karnavalet në Rio de Janeiro

GAZETA TV

SOT INSERTI TV GAZETA TV E DIELA 15 MARS DERI TË SHTUNËN 21 MARS 1998 Xhek...

DJE VENDIMI

Xhek... Përsëri OSCAR? Programet e javës nga jeta e VIP-eve e kuriozitete

. Në faqet 5-8