Prag katastrofe. Një granatë kundër rezervuarëve gjigandë
Alarmohen ekspertët xhenierë. Për 50 minuta kanë çaktivizuar bombën dhe kanë prerë telin atentator
Shpërthimi i dhjetë rezervuarë me mijëra litra naftë e gaz mund të shkaktonin një tragjedi të papritur
PATOS - Zona naftëmbajtëse e qytetit, por edhe të gjitha rrethinat e Patosit brekin katastrofën. Nëse një minë e vënë në orët e para të mëngjesit pranë rezervuarëve të karburantit do të shpërthente, atëherë sipas specialistëve mund të ndodhte një tragjedi me përmasa të paparashikueshme. Akti terrorist i menduar nga një grup, ende i paidentifikuar nga policia, do të sillte pasoja tepër tragjike. Vetëm sqarimi i një punonjësi të repartit aty pranë dhe ardhja e menjëhershme e policisë dhe e specialistëve xhenierë ka evituar ngjarjen e rëndë. Një bombë difensive ishte hequr sigurisht dhe kjo e fundit e lidhur me një tel të hollë e gati të pak dukshëm priste vetëm ngacmimin në të vogël nga ndonjë punëtor, ose edhe ndonjë shpend për të sjellë me pas shpërthimin e tmerrshëm. Gjithçka ka ndodhur në paraditen e së dielës, kohë në të cilën të gjithë sektorët e naftës përjetojnë ditën e pushimit.
Në faqen 5
Rustem Gjata nxirret me policë nga zyra: “Do të kthehem sërish”
Çfarë ndodhi në korridoret e Kuvendit
Prishet paqja pozitë-opozitë
Çfarë ndodhi në korridoret e Kuvendit
Rustem Gjata nxirret me policë nga zyra: “Do të kthehem sërish”
Prishet paqja pozitë-opozitë
Momente tensioni dje përpara Gjykatës Kushtetuese (Foto: Hektor Pustina)
Policë e furgona për të nxjerrë jashtë Rustem Gjatën nga zyra e tij. Kuvendi rrethohet nga policia. Godo: “Ky është një akt policor i turpshëm”
TIRANE - Rusten Gjata nxirret në rrugë me forcën e policisë. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese e ka parë veten të rrethuar nga një togë policësh, të cilët e kanë detyruar atë të lërë zyrën e tij dhe të largohet përfundimisht nga drejtimi i Kushtetueses. “Unë nuk do të largohem nga kolltaja”, ka deklaruar pak orë më parë Gjata, në një konferencë për shtyp. Sipas tij, pas tij mediat që u ndoq për largimin e tij nga zyra është tipike komuniste, por ai nuk do të pyetës nga shantazhet dhe aktet të tilla. Në të njëjtën linjë dhe ofensivë për pre e është vënë edhe lideri i PD, Sali Berisha. “Një puc antikushtetucional”, është shprehur Berisha, sipas të cilit PD do të veprojë me ashpërsinë ndaj një akti të tillë. Largimi i Gjatës dje nga zyra e tij, shihet të këtë ndezur sërish luftën pozitë - opozitë, e cila prej ditësh kish rënë në detantën e saj më të gjatë.
Në faqen 3
Pollo arrin të hyjë në Vlorë
Demokratët nuk kishin shkelur që nga marsi i përgjakur
Vizitë surprizë e kreut të PD-së
TIRANË - PD shkel lirisht mbi Vlorë. Genc Pollo, nënkryetari i PD ka vizituar Vlorën të shtunën në një kre të një delegacioni të lartë demokrat nga Tirana. Duket se ka marrë fund edhe bojkoti i demokratëve në kryeqytetin e protestave antifajde. Asnjë incident nuk ka shkaktuar vizita e demokratik tê kryeqytetit e protestave lartë në kryeqytetin e protestave kundër PD dhe Berishës. Madje në aktivin e degës lokale është brohoritur për Berishën dhe janë hedhur parulla kundër Fatos Nanos. Demokratët vlonjatë kanë mbështetur kërkesat e përsëritura të Pollos për një qeveri teknike dhe zgjedhje të reja kundër socializmit.
Vetë kreu i djathtë i Berishës, Genc Pollo ka qenë të shtunën në Vlorë i deleguar nga Kryesia në aktivin e degës lokale. Vizita e Pollos ka qenë krejt e befasishme dhe e papritur aq sa nisi e tij nga Tirana ka qenë pothuajse konfidenciale. Megjithatë kreu i grupit parlamentar të të demokratëve ka shkelur lirisht në kryeqytetin e protestave madje në zemër të qytetit ku ka udhëhequr aktivin e demokratëve të Vlorës. Bashkë me Pollon ka qenë edhe anëtari i Këshillit Kombëtar të demokratëve, Luan Maltezi, një nga përkrahësit më të zjarrtë të Berishës dhe për arsye jashtë ideale të përbashkët. Pollo e Maltezi janë nisur në mëngjes nga Tirana dhe kanë përfunduar në Vlorë pa asnjë pengesë, madje ka qenë gati mesditë kur kanë kaluar në qendër të qytetit dhe kanë hasur vetëm fytyra paqësore. Duket se vlonjatët i harruan kërcënimet dhe peticionet që PD nuk do të vijë kurrë në Vlorë. Deri të shtunën Urën e Mifolit nuk e kishin kaluar dot vetëm disa anëtarë kryesie të PD, si Vjesti për anëtarë sekretari i Përgjithshëm Bode pa ndonjë rol të rëndësishëm në momentin e trazirave të vitit të shkuar. Ndërsa sfida e Pollos mund të konsiderohet surprizë për socialistët që e konsiderojnë Vlorën si bastionin e tyre më fanatik. Përkundrazi ka qenë Gramoz Ruçi i PS ai që është bombarduar para një jave nga vetë kolegët e tij socialistë për mefshtësinë e qeverisjes së koalicionit.
r.ra
Granatë kundër policit
VLORE
Në faqen 7
SHBA në Tiranë dhe Nano pro dialogut
KOSOVA / “Duhen sanksione”
KOSOVA / "Duhen sanksione"
SHBA në Tiranë dhe Nano pro dialogut
TIRANË - SHBA ashpërson qëndrimin ndaj Beogradit. “Do të forcojmë ekstremisht sanksionet ndaj Serbisë”. Zëvendës/sekretari i shtetit ka zgjedhur Tiranën për të kërcënuar për dhe qartë Millosheviçin. Njeriu që përfaqëson Olbrajtin në rajon është mjaftuar të tundë gishtin e tij në drejtim të Beogradit. Por një tjetër qëndrim i ri edhe për Nanon. Kryeministri shqiptar ka siguruar që Rugova dhe Millosheviçi të hyjnë në bisedime shpejt dhe pa kushte. Të dy bashkëbiseduesit kanë qenë të mendimit se është koha, kur në plan të parë të dalë dialogu dhe të largohet dhuna nga të dyja krahët. Stroben Talbot ka zbritur dje në Rinas dhe ka kërkuar Nanon në Beogradin. Kreu i lartë i State Departament nuk ka nguruar të jetë i prerë dhe larg termave tipike diplomatike. I kënaqur nga linja që po ndjek Tirana zyrtare, Talbot ka qenë i mendimit se Shqipëria po mban një qëndrim të panueshëm dhe se ajo është pjesë e zgjidhjes, duke ndikuar në modernizimin e frenimin e asaj që për amerikanët mund të konsiderohet si diçka serioze.
Në faqen 2
Gjeka akuzohet për Bankën
SHKODER
SHKODËR
Gjeka akuzohet për Bankën
TIRANË - Edhe një i arrestuar më shumë për ngjarjet e fundit në Shkodër. “Dje na kanë ardhur materialet për një nga personat më aktivë të djegies dhe shkatërrimeve të 22 shkurtit”, thanë dje funksionarët e lartë të Prokurorisë së Përgjithshme. “Dje Gjykata ka vendosur masën e arrestit në burg për të ndaluarin, vendim ky që i qëndruar kërkesës së akuzatorëve”.
Gjon Gjekaj, 37 vjeç, është personi i fundit i ndaluar gjatë valës së kontrolleve të forcave speciale, disa ditë më parë. Akuza ndaj tij është ajo e vjedhjes me armë e bankës së thesart, gjatë muajit mars të vitit të kaluar. Por, për Prokurorinë, mbi Gjekën rëndojnë akuza më të rënda se kaq.
Në faqen 8
Seks që në 8-vjeçare
NEPUNËSIT NGREJNË SUPET: S'BËJMË DOT GJE
Seks që në 8-vjeçare
Shqetësim në Ministrinë e Arsimit
TIRANË - Ministria e Arsimit e shqetësuar për përhapjen e fenomenit të kryerjeve të marrëdhënieve të parakohshme seksuale në bangat e shkollës. Drejtori i arsimit tetëvjeçar në këtë Ministri, Eduard Shehu pohon se është eshpështuar dukuria e marrëdhënieve seksuale në shkollat tetëvjeçare të vendit.
Nga disa sondazhe të organizuara kohët e fundit në shumë shkolla, ka dalë se të paktën 5-8 përqind e nxënësve të shkollave tetëvjeçare, kanë kryer tashmë marrëdhënie seksuale, por ndërkohë, në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se shifra është patjetër më e madhe. “Kjo dukuri është shumë e njohur, por ajo që mund të bëjmë ne mbetet vetëm në kuadrin e kufizimit të saj, sepse për të zhdukur as që bëhet fjalë” më tha drejtori i tetëvjeçareve, Shehu. Ministria e Arsimit, do të organizojë disa aktivitete për njohjen e këtij fenomeni dhe luftën ndaj tij, si dhe sondazhe e testime të njëpasnjëshme për të parë ecurinë e tij. Por vetëm kaq ndrydëhe në shkolla ka paragjykime dhe numri i fëmijëve që drogojnë. Në këtë kushte kur po gjendemi brenda s’paraqella e vese të ulëta në vendin ku njerëzit edukohen të mos i kenë ato, dy gjëra ka mundësi të kenë ngjarë në shkollën tonë. Ose në tentativën për t’u bërë sa më liberale që të jetë e mundur, shkolla ka rrëshqitur nga normat e përbotshme morale, ose në terrenin e përgjithshëm gjithnjë e më i mbyshtë për të mirën, fëmijët shqiptarë, kanë filluar të ndihen shumë shpejt të rritur. Në shkollat tetëvjeçare, ku ende vazhdohet të mësohet me turne, ku mungojnë ambientet, të shkatarrruara masë gjatë vitit të shkuar dhe ku mungojnë madje edhe drutë e zjarrit për dimrat e ftohtë shqiptarë, ato që kanë nisur të mos mungojnë janë seksi e droga. Të panevojshme për jetën, por mbase janë ato ngushëllimi i humbur për mijëra të mitur shqiptarë që së bashku me çantat e librave, nganjëherë janë të detyruar të mbajnë në njërën sqetull edhe nga një cung druri për sobën e klasës. Se fundi, pak vend duhet t'u mbetet për çudi, nëse merren parasysh të gjitha.