29/03/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

29 mars 1998

Agolli: Ja mëkatet e Qeverisë së sotme

Dritëro Agolli ndez debatin brenda Partisë Socialiste. Shkrimtari i njohur nuk e ka kursyer penën e tij për të kryqëzuar Kryeministrin e ministrat e tij, si dhe anëtarë të tjerë të kabinetit. Redaksia mbetet gjithsesi e hapur për debat edhe nga anëtarë të PS ministra e deputetë socialistë. Dritëro Agolli Pretjen se a ka hequr apo ndarë mes qeverisë së “meritokratëve” dhe Partisë Socialiste tani nuk e bën asnjëri nga socialistët dhe asnjë nga ata që kanë pak mend në kokë. Kjo po pyejte e ka përgjigjen brenda dhe hendeku unë në mes. Ajo bëhet vetëm në mënyrë gazete apo në ndonjë mënyrë tjetër transmuese, zakonisht për mirësejllje. Sot pyetja bëhet, se ku është hendeku mes qeverisë së “meritokratëve” dhe Partisë Socialiste, mes pushtetarëve meritokratë dhe socialistëve të qethur nga meritat për të lulëzuar mjellra supermeritokrate e Nanos dhe ndonjë mikromjek e ndonjë mikropushtetari imituës, edhe ky meritokrat, sipas filozofisë së re të qeverisjes. Dhe kështu, ku qëndron ky hendek? E para, hendeku qëndron në idenë qesharake dhe mashtruese të “meritokracisë”, term ky i huazuar nga fjala i ndonjë politikani italian, i përdorur rastësisht dhe përkohësisht dhe pastaj i kthyer në “koncept filozofik” nga korifeu dhe kori solemn i socialistëve. Kjo “meritokraci” u përdor si mjet për të ndarë idealet nga meritat, për t’a lënë Partinë Socialiste pa ideale dhe për të krijuar një klan burokratësh për t’u korruptuar sa më lehtë. Një parti pa ideale, ashtu si një njeri pa ideale, ko- Vijon në faqen 3

“BERISHA ÇOI KALLASHE NË BOSNJË”

Ushtarë të huaj në Bosnjë Në faqen 2

Stuhi mbi ministrat

Gati ndryshimet mes njerëzve të koalicionit Nano vartësve: Askush të mos konsiderohet i llastuar Maiko gjëmon nga selia e partisë: Duhen bërë zëvendësime Stuhi mbi ministrat Gati ndryshimet mes njerëzve të koalicionit Nano vartësve: Askush të mos konsiderohet i llastuar TIRANË - Çahet koalicioni. Nano ka paralajmëruar dje furtunën që pritet të bjerë mbi ministrat e tij. I këtij mendimi ka qenë po dje edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Majko, “Do t’i kërkoj Kryeministrit të fillojë ndryshimet në kabinet”, është shprehur ai, duke ngritur kështu furtunën mbi ministrat e frikësuar të qeverisë së koalicionit. Ende nuk ka një reagim nga partitë që janë në qeverinë e përbashkët. Por duket se deklarimet e Nanos dhe të Majkos nuk do të kalojnë lehtë në selinë qendrore të PAD, PSD e partive të tjera të koalicionit. Kabineti qeveritar Në faqen 3

Frika e malazezëve mbyt shkodranët

SHKODËR - Dy tregtarë shkodranë mbyten në Bunë, ndërsa ndigjeshin nga një anije me ushtare malazezë. Kalonin në mënyrë klandestine kufirin, pasi kishin blerë disa fidane mandarinash për të bërë tregti. Ata janë pikasur nga rojet kufitare malazeze dhe më pas janë ndjekur prej tyre. Motobarka, mbi të cilën udhëtonin ka humbur ekuilibrin dhe tregtarët kanë përfunduar në Bunë. Trupat e tyre nuk janë gjetur ende. Po dje në Shkodër, humben jetën dhe dy të rinj, ndërsa tentonin të gianur pas një peshk me eksploziv. Granata ka shpërthyer para se ata të hidhnin në liqen. Në faqen 9

Edhe SHIK kundër dollarëve fallso

TIRANË - Dosje hetimore për dollarin falls. Kryeprokurori i Republikës, Arben Rakipi, ka konfirmuar dje për Gazeta Shqiptare fillimin shumë të shpejtë të hetimit për emetimin e dollarëve të falsifikuar, që kanë hyrë në tregun shqiptar. Dje ai ka kërkuar infor-

Kosova, ç’mund të bëhej më tepër?

Vendimi i Grupit të Kontaktit për të shtyrë aplikimin e sanksioneve kundër Serbisë edhe për katër javë, në pritje të hapave konkrete nga Beogradi e Prishtina për një bisedime dypalëshe, duket se ka ndikuar në zhgënjimin e të gjithë atyre që kanë shpresuar në diçka tjetër. Bashkim Gjergji Vendimi i Grupit të Kontaktit për të shtyrë aplikimin e sanksioneve kundër Serbisë edhe për katër javë, një më së shumti konsideratë pikëpamjen e forcave politike kosovare, të cilat duke folur në emër duket disi e zbehët, kur ki- hen parasysh politikat burimet e shumta

Edhe SHIK kundër dollarëve falsë

Humbën jetën atë dy të rinj, haresa tenton të gjallë... falsë TIRANË - Dosje hetimore për dollarin fals. dollarëve të falsifikuar, të bërë hyrë në tregun shqiptar. Dje ai ka kërkuar informacion të plotë nga Shërbimi Sekret Shqiptar, si dhe nga ekspertët e Ministrisë së Brendshme. Prokuroria ka vendosur të mos qëndrojë në heshtje përballë fenomenit më të ri, që është shfaqur në tregun valutor të Tiranës. Në faqen 12

Kontrabanda, përgjigjia për Meidanin

TIRANË - Pas Finos edhe Nano, i sapo kthyer nga Boni, jep përgjigjen e zhgodinimeve dhe të arritjeve në luftën kundër kontrabandës. Kritika e Meidanit, nuk duket të jenë përcjellur shumë nga kreu i ekzekutivit, i cili e konsideron luftën kundër kontrabandës, një kompetencë të kabinetit që ai drejton. “Unë nuk e përshtas faktin që edhe Qeveria jonë, parti të përbërë të saj, janë krejtësisht të imunizuara nga defektet që trashëgojnë politika shqiptare sot”, tha në Tiranë, duke nënkuptuar se në asnjë rast nuk duhet ngatërruar përgjegjësia e individëve të veçantë me tërë Qeverinë. Në faqen 12

Edhe Bashkia bëhet me Radio pa leje

GAZETA e Tiranës Edhe Bashkia bëhet me Radio pa leje TIRANË - Një radio që deri tani kishte transmetuar në fshehtësi, u zbulua në një zyrë të Bashkisë së Tiranës. Ulqini i PS e konsideroi këtë fakt si të papranueshëm për standardet e ligjit të ardhshëm të medias, ndërsa Brojka u shpreh se radio Bashkia vetëm sa ka zënë një frekuencë në pritje të miratimit dhe të përjetësimit legjitim do të kërkojë mbylljen e saj. Ulqini tha se janë sugjerimet e Këshillit të Evropës ato që kanë rekomanduar që Bashkia shqiptare të mos kenë radiotelevizionet e tyre. Këto sugjerime pritet të mbahen parasysh në ligjin që do të miratohet së shpejti për mediat elektronike shqiptare. Në faqen 4

Përfiton Vllaznia, shkëputet 6 pikë

Dh unë mbi Partizanin Rrihet trajneri e lojtarët Në faqet 10-11

Zyrtarët Punë dhe të shtunën?

GAZETA e Durrësit DURRËS - Zyrat sh-teret e punojnë apo jo të shtunën? Është një nga problemet për durrsakët kohët e fundit. Në të vërtetë, pas vendimit të kryeministrit Nano dhe propozimeve të Imam-it, asgjë nuk po merret vesh në qytetin bregdetar. Disa zyra punojnë, disa të tjera jo. Kjo ka krijuar konfuz-ion mes qytetarëve problemet për dursakët Nano dhe kryeprokurorit të Imam[it], propozo[?] ... ... bisë dhe për katër hapa[n] në pritje të hapave konkrete nga Beogradi e Prishtina për bisedime dy-palëshe, duket se ka ndikuar në zhgënjimin e të gjithë atyre që kanë shpresuar në diçka tjetër. Ajo që më së shumti tërheq vëmendjen lidhet me faktin se edhe fuqia të tilla si Gjermania e Italia të afishuara më parë si përkrahëse të të drejtave të popullsisë shqiptare në Kosovë e kundër politikës së Millosheviçit, kanë reflektuar së fundi me një ton të zbutur në kontekst të nevojës për një qëndrim unik të grupit ndaj këtij problemi të përbashkët. Nga deklarata e zotit Kinkel gjatë bisedës me kryeministrin Nano, është vështirë të kuptohet nëse në këtë hapësirë të re që i krijohet regjimit të Beogradit po ndikojnë interesat të veçanta të shteteve pjesëmarrëse, pafuqia tradicionale e Europës apo një lojë e pastër politike në këmbim të qëndrimit rus, që ka pranuar të diskutojë ndryshimin e statusit aktual të Kosovës. Jashtë termave të përmbajtur diplomatikë, ky qëndrim i fuqive perëndimore, përjashtuar SHBA, mund të konceptohet si një frenim i përkohshëm në aplikimin e masave shtrënguese ndaj Beogradit. Por ajo që më së shumti mund të jetë një temë e diskutimeve të ardhshme ka të bëjë me qëndrimin e qeverisë sonë, e cila shkoi në Bon në cilësinë e palës me të drejtën e propozimit. Vetë kryeministri Nano deklaroi pozicionin e qeverisë në mbështetje të opcionit të Kosovës si një republikë në kuadrin e Federatës Jugosllave. Pavarësisht nga deklarimet për bisedime dhe kontakte gjithnjë e më të gjera me Prishtinën, opinioni publik pret të mësojë më hollësisht nëse propozimi i numrit një ka marrë në ... ... të popullit, janë shprehur për Kosovën Republikë si një shtet të pavarur. Ideja e një strukture shtetërore shqiptare brenda federatës duket disi e zbehtë, kur ki[?]hen parasysh politika, fuqia ushtarake dhe nacionalizmi serb nga njëra anë, si dhe burimet e shumta ekonomike të Kosovës nga ana tjetër. Mungesa e konsultimeve mbi një bazë të gjerë të forcave politike brenda vendit para se të shkohej në Bon është një nga kritikat që i adresohet ekipit shqiptar pjesëmarrës. Por më së shumti, dy argumente mesa duket janë në thelb të tonit kritik të forcave opozitare ndaj qëndrimit të qeverisë: - Faktori i jashtëm është padyshim shumë i rëndësishëm, por kurrsesi vendimtari në ecurinë e problematikës shqiptare në përgjithësi (fenomeni i Bosnjës është tepër sinjifikativ përsa i përket tolerancës perëndimore, cila mund të lëvizë vetëm me një çmim shumë të shtrenjtë). - Artikulum i, në mënyrë të argumentuar, i kërkesës maksimale për të arritur më pas në një kuotë të pranueshme nga të gjitha palët nuk ka pse të konsiderohet si një politikë adoleshente, që bie ndesh me qëndrimin e Perëndimit. Së paku, vlen të mbahet në konsideratë b[?]ka e Millosheviçit, i cili nuk ka hezituar asnjëherë në paraqitjen e pretendimeve gjithnjë e më të mëdha të politikës aktuale serbe. Kjo më së shumti do të hiqte nga supet e pozitës së sotme akuzat për një qëndrim të dobët, për hir të ruajtjes së pushtetit. Nga ana tjetër, një mënyrë e tillë e shtrimit të problemit do ta detyronte Rugovën të hiqte dorë nga një qëndrim dyzues, i mbuluar nga deklarimet ekstreme brenda truellit të Kosovës. • Shefi i Departamentit të Gazetarisë në UT

Gjithë programet televizive të javës dhe lajme nga protagonisët

GAZETA TV Gjithë programet televizive të javës dhe lajme nga protagonisët Në faqet 5-8

Sot ndryshoi ora!

Sot në orën 2 të mëngjesit, akrepi i orës kaloi përpara një orë. Ora diletore do të vendoset përsëri më 25 Tetor, të dielën e fundit të muajit, Shqipëtarët këtë natë fjetën një orë më pak. Përveç Anglisë, ora ndryshoi sot në të gjithë vendet e Europës.