POLEMIKE
Përgjigjet për Agollin, Nanon dhe të tjerë...
Edi Rama
Ndaj, ehe bile me shumë vëmendje, jetën politike e shoh që nga Shqipëri. Tashti, për disa arsye, më është e pamundur ta shkëpus kontaktin e vazhdueshëm me të, siç kanë bërë plot të tjerë, të cilët qyshse kanë vendosur të ndërtojnë një jetë jashtë Shqipërie dinë pak për ato që ndodhin në vendin tonë dhe, në më të shumtën e rasteve, për çdo dinë lidhet me aspektin horror të kohëve të fundit, me vrasjet dhe grabitjet për të cilat dëgjojnë kur flasin në telefon me prindër a familjarë të mbetur në vendlindje, bema të zeza që natyrisht nuk ua ndihin dëshirën për të menduar e ëndërruar në lidhje me atdheun. Sa për mua, edhe pse tanimë jeto krejtësisht jashtë Shqipërie, mirë a keq, asnjëherë nuk kam dashur apo mundur ta shoh largimin tim si një ikje me shpërbërën e kthyer nga krejt ato që gjëra që më lidhin me vendin ku u linda e ku kam kujtimet e një pjesë të gjatë të jetës. Tani jam në procesin parapërgatitor të dy projekteve artistike që lidhen me Shqipërinë, me Vlorën, e që, në një gjithshka shkon sipas dëshirës sime, do të marrin jetë në Vlorë, ku me siguri do të më duhet të kaloj disa muaj. Nejse. Pse kam heshtur? Kam shkruar shpesh, por, në fakt, nuk kam ditur çfarë t’i them publikut nga gjërat që më kanë ardhur në majë të gjuhës. Mbase nuk ma ka fort ënda të flas edhe për shkak shijes jo të mirë që kam nga shtypi shqiptar i kohëve të fundit, duhet durim i madh që të gjesh ndonjë shkrim për të qenë.
E pranoj në njëfarë hidhësie në gjuhë se, edhe pse nuk kam pasur iluzione,
Vijon në faqen 11
Berisha flak Shehun
Arbnori e Meksi dalin në krah të kolegut: Të mos nxitohemi
Berisha flak Shehun
Kryesia e PD: Të mos jetë më deputet
Ish-kryetari akuzohet për shkelje të rënda financiare
TIRANE - Fati i Tritan Shehut në PD është vënë në fije të perit. Pritet që në mbledhjen e afërt të Këshillit Kombëtar të paraqitet një propozim i Kryesisë së demokratëve për përjashtimin e ish-kryetarit nga grupi parlamentar dhe automatikisht nga anëtar i forumit më të madh të demokratëve. Arsyet e kësaj mase të ashpër lidhen me historinë e vjetër të një kontrolli financiar për parti
Zef Gjoni në burg për Urën Vajgurore
GAZETA e Shkodrës
TIRANE - Zef Gjoni, do të hetohet për ngjarjen e Urës Vajgurore. Gjykata e Beratit ka vendosur dje arrestin në burg për trajnerin e boksit. Sipas prokurorëve, 50-vjeçari ka organizuar 17 anëtarët e kësaj bande. Gjoni ka pranuar se njihte disa nga këta të pandehur, por ndërkohë ai ka hedhur poshtë akuzën e krijimit të bandës. Prokurorët do t’i drejtohen Apelit për arrestin shtëpiak të Gjergj Dedës.
Në faqen 6
E HEKURT
Skifteri
Në opozitë, por me tregulla njelloj sikur të ishte në pushtet. Këtë psikozë të vjetër, atë të pushtetit, Sali Berisha, ish-President i vendit, kërkon ta injektojë edhe në selinë e tij blu që nuk i përngjan aspak Presidencës për nga stili arkitektonik. Por për Berishën nuk rëndësi ka lokali nga ku ai drejton, mjafton që ai të jetë në një zyrë të vetë në sekretare, disa shoferues dhe të binden disa varës, e kusi më i madh që të përhershënjë një tufë njerëzish (që gjenden gjithmonë) në momentin që del nga makina e futet në zyrë për të punuar, e ky ritual të përsëritet çdo ditë.
Asnjë rrezik nuk mund ta kërcënojë tashmë ish-Presidentin që nuk duket aspak i lodhur nga barra e rëndë dhe ajo e suksesshme e pushtetit. Dora e tij e hekurt tashmë do të marrë formën e institucionit dhe Berisha do të mendojë qetë se si të kërkojë sërish ditët e tij më të lavdishme kur mblidhte dita mijëra njerëz nëpër sheshe. Kjo sepse Berisha pazhdon që të ketë sensibiltetë të madhe për sheshet, madje ata qëndrore dhe nuk do të pranonte kurrësesi të shkonte nëpër anekse, si fjala mbrapa stadiumit Dinamo, ku protagonist është Pollo, zëvendësi i tij që dita-ditës po flitet për të si militantët e PD. E kjo kuptidrisht nuk shihet me zellozina Berisha që e ka vendosur më në fund se kush do të jetë pasardhësi i tij. Por tashmë kanë ndryshuar shumë gjëra dhe Berisha nuk mendon se të tjerët mendojnë për atë ashtu si në pranverën e vitit të kaluar. PD ka filluar të shkelë rrugën e kjo nuk është pak, madje edhe Vlorën, ku u provokua edhe fataliteti i Berishës, i gatshëm më parë të kacafyenj të tjerët. Mitin, takimet me elektoratin etj., kanë rikthyer shpresën opozitës se nuk do të jetë e largët dita kur demokratët të bëhen në pushtet. Dukej se edhe Berisha mendon se i jepet ndonjëherëshanësper të qeverisur vendin. E në ndërkohë përgatitjet janë filluar me rregulloret e reja që në thelb transnjeton ambiciet e Berishës për të qenë i plotfuqishëm në atë seli të vogël me një grusht njerëzish që ai vetë i ka zgjedhur sipas preferencave të tij. Të mendosh se në PD ka rrezik të kthehen mbrapsht urdhrat nga lart, kjo do të tingëllonte e tepërt, derisa në aparencë duket se nuk ka asnjë kontradiktë. Vetë Berisha ka inspiruar një frymë demokratike, ndaj se cilës mund të thyejnë kokën të gjithë ata që do të provonin të shkelin mbi parimet e pashkruara. Por në qoftë se deri dje parimet kanë qenë të ditura, tashmë do të mësohen, madje edhe me komandë të ata që shqetësuar rregullore që përcaktojnë standartet e EDP, ku bën pjesë edhe PD. Viktimat e dorës së hekurt të Berishës e kujtojnë me nostalgji tashmë atë front opozitar antikomunist në fillim të viteve ’90. Një numër jo i vogël individësh, me trashëgimi të ndryshme politike, tentuan të krijonin një faqe të re në jetën politike shqiptare, por që në fillim u konfiguruan grupet klanore që kishin ambicie të veçtra për pushtet. Dhe u shfaqën të ashtuquajturat rregullat e reja fakt janë marrë në dorën e atyre që kanë pushtetin për të eliminuar ata që mund të rrezikojnë.
Pas instalimit të rregullave të trashëguara nga politika e vjetër izolacioniste e diktaturës, në politikën shqiptare uanë të shfaqeshin precedentët e grupeve armiqësore, tashmë të mbështetura nga fryma e manipuluar mizore. E ndërsa kanë kaluar disa vjet, dhe PD ka shfrytëzuar edhe eksperiencën që të jetë në pushtet, ky kurs nuk mund të harrohen rregullat. Këta të fundit tashmë paralajmërojnë furtunën e kjo do të thotë se do të ketë sërish grupe armiqësore që, për njerëz e të tjerë arsye, nuk e meritojnë të jenë në parti, shkurt se nuk mendojnë ashtu si duhet të mendojnë. E ndërkohë grupi armiqësor është një individ me emrin Tritan Shehu që ndodhet në Itali dhe në një kurs formimi si politikan.
Ndryshimet në Qeveri: Ceka kërkon kontratë me aleatët
Kreu i PAD: Përse të mos bëjmë si koalicioni i italianëve?
TIRANË - “Koalicioni të bëhet si Ulivo”. Neritan Ceka ka kërkuar propozimin e ri për aleatët pas polemikave të fundit mbi ndryshimet në qeveri. Liberaldemokratët janë deklaruar pro ndryshimeve në qeveri, por që ato të jenë të argumentuara. PAD ka këmbëngulur në një tjetër propozim: koalicioni të ribëjë një tjetër pakt, ku të sanksionohen disa rregulla të cilat duhet të rregullojnë marrëdhëniet mes aleatëve.
Kushtetuta, sherr për dënimin kapital
TIRANË - Sherr në Komisionin kushtetues për fatin e dënimit me vdekje. “Unë jam për parashikimin nga kushtetuta të dënimit” është shprehur dhe Sabri Godo. Por duket se nuk kanë qenë të këtij mendimi anëtarë të tjerë të Komisionit. Socialisti Abdiu ka propozuar që të shtohej edhe shprehja “për krime shumë të rënda” për të cilën ra dakord edhe Godo. Por më pas është vendosur që në Kushtetutë të lihet në mënyrë evazive përpilimi se askush nuk mund të privohet nga e drejta për jetën në mënyrë arbitrare. Në faqen 2
Pëllumbi pro komunistëve
TIRANË - Servet Pëllumbi është shprehur pro legalizimit të komunistëve. “Pëllum bë në forcë, nuk është demokratike të mos i lëgjosh, pastaj a ke kërkuar edhe KE”. Pëllumbi ka përjashtuar çdo rrezik për PS në rast se do të lëgjohert Partia Komuniste. “Nuk do të ketë çarje, mund të iki vetëm ndonjë anëtar me bindje komuniste, çka do t’i bëjë mirë partisë”. Profesor i PS ka lëshuar edhe një paralajmërim për Miloshin dhe Hasanin. “Ne e kemi në dorë, nëse bëjnë veprimtari të kundraligjshme, i nxjerrim prapë në ilegalitet”, tha ai. Në faqen 3
Tiranë, beteja e dollarëve falso
TIRANË - Bajrami sjell dollarë falsë në duart e policisë. Por edhe një të varrë nga armët e tyre. Kanë qenë momente fatale ato në Shkozë, të cilat janë mbyllur vetëm me një viktimë. Gjithçka ka filluar pas grabitjes së një automjeti nga dy të rinj, njëri prej të cilëve u vra në përpjekje me policinë. Pas ndalimit të atij që mbeti gjallë dhe pas kontrollit që atij iu bë në banesë u gjenden edhe ato që ndodhta policëve nuk mund t’i shkonin ndër mend kur-rë. Bëhet fjalë për 37.900 dollarë, të cilat në veprimet e para të ekspertizës rezultuan false. Në faqen 5
Berisha. Shehu. Ceka.
Kondi: Avni Shehu vepron si një militant partiak
TIRANË - Kondi reag on ashpër ndaj kreut të Kasacionit. “Deklaratat e Shehut ishin të panorm-alshme për një kryetar gjykate. Militantizëm ko-munist dhe ‘antikomunist’ po demonstrohet nga Shehu dhe idhulli i tij shpirtëror Berisha”, shprehet numri një i drejtësisë.
Në faqen 4
Njerëzit e Nanos zbarkojnë në Skelë
GAZETA e Vlorës
Njerëzit e Nanos zbarkojnë në Skelë
VLORE - Pas kritikave të shumta nga vlonjatët, Qeveria ka “zbarkuar” në Vlorë. Zëvendëskryeministri Fino, Malaj, Brokaj, Vukaj kanë kaluar të dielën në një mbledhje me të gjithë prefekturën për të diskutuar problemet dhe të ardhmen e gjithë bregdetit. Ata kanë premtuar zhvillim, vetëm nëse gjendja do të jetë e qetë këtë e tutje. Megjithatë qeveritarët kanë prezantuar projekte në turizëm, punësim...
Në faqen 7
Ndërtimet prishin antikitetin
GAZETA e Durrësit
Ndërtimet prishin antikitetin
DURRËS - Antikiteti në Durrës i kërcënuar nga ndërtimet. Shpesh ekskavatorët gjatë gërmimeve të themeleve nxjerrin nga toka copa të thyera statujash apo amforash. Ndërtimet po bëhen dhe në ato zona që dikur ishte i ndaluar rreptësisht gërmimi, për shkak të pasurive nëntokësore që ato fshehin. Por tani askush nuk po merr parasysh këtë. Ndërtimet ngrihen në zonat e caktuara si muze qysh prej 1980.
Në faqen 8
RREGULLORJA E HEKURT
Skifteri
Në opozitë, por me rregulla njelloj sikur të ishte në pushtet
“Sportelli” i Vizave Italiane
te
GAZETA SHQIPTARE
Dërgoni letrat tuaja tek: Rr. Dibrës 370 Tiranë
Përgjigjet Konsulli Italian në faqet e “Gazeta Shqiptare”
Ja emrat e njerëzve të cilëve u ka dalë viza për të shkuar në Itali
Në faqen 12
Lista e fajdeve emër për emër
TIRANE - Bosët e fajdeve dhe njerëzit e tyre të afërt, pasi lanë pa para pjesën më të madhe të shqiptarëve do të mbesin edhe vetë me gisht në gojë. Kryeministri Nano, ka firmosur vendimin që Këshilli i Ministrave, ka marrë ku ai ishte në Paris. Janë 67 njerëzit, pasuria e të cilëve do të vihet nën administrimin e “Delotte & Touche” dhe që do të sekuestrohet për t’u përdorur për shlyerjen e kreditorëve. Përveç tyre, janë edhe 19 shoqëri, që kanë pasur lidhje apo janë filiale të 5 piramidave. Në lista janë tre dëmtime e Alimucaj, stafi i tij, madje dhe avokati. Të përzier me faj janë edhe shqiptare, janë dhe dy shtetas italianë dhe një amerikan. Edhe gjitësia Elisabeta Karabolli, ka qenë tepër e lidhur me piramidat shqiptare. Në faqen 9