12/04/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

12 prill 1998

Rikthimi komunistëve, ndarje apo harresë?

ANALIZË SHQIPTARËT E PRESIN ME INDIFERENCË LEGALIZIMIN E PARTISË SË VJETËR Rikthimi komunistëve, ndarje apo harresë? Agim Isaku Ç’po ndodh kështu? Sërish në Shqipëri u Ligjërua e drejta për të qenë hapëtazi komunist, për të pasur edhe partinë tënde komuniste, madje edhe për të luftuar (tashmë jo më në mënyrën komuniste të traditës shqiptare), që, përmes kësaj partie, të kesh të drejtën të marrësh pushtetin. Komentet e bëra me këtë rast ishin nga më të ndryshmet: një palë e lidhën këtë me ardhjen në pushtet të socialistëve duke e cilësuar atë si pasues të drejtpërdrejtë të ish-komunistëve shqiptarë, të cilët me këtë veprim legalizuan “emën e tyre”. Një pjesë tjetër si zbatim të një kërkese normale të një shoqërie demokratike ku sejcilit ka të drejtë të ketë bindjet e veta dhe partinë e vet. Tek-tuk u kujtua se mbase kjo kishte qenë një kërkesë e institucioneve ndërkombëtare. Dhe të tjerë, kryesisht kundërshtarët e vjetër të komunistëve, ish-ballistët, u shprehën se në Shqipëri ishte mbyllur përfundimisht çdo hapësirë demokratike. Por shumica, siç duket jemi dëshmitarë, u treguan indiferentë. Nuk kanë qenë të pakët edhe ata analistë të cilët pikërisht nxjerrjen jashtë ligjit të partisë komuniste këtë e thuajse gjithnjë vetë të shkruar, e konsideruan thjesht një lojë të demokratëve për të mbuluar të kaluarën e tyre ish-komuniste. Të tjerë thanë se kjo bëhej atëherë si pasojë e lidhjes dhe robërimit që u kishin bërë demokratëve të Berishës ish-ballistët e vjetër, të cilët ai i kishte futur me shumicë në partinë e tij pikërisht për t’i dhënë ngjyrën antikomuniste vetes. Atëherë Militantë komunistë dje pranë varrit të Hoxhës

Sekretet që armatosën njerëzit e SHIK-ut në mars

Urdhëra për raketa e një mal me kallashë TIRANË - Zbardhet enig-ma e armatosjes së SHIK e të Ministrisë së Brendshme. Nga Prokuroria kanë dalë një sërë shkresash që mbanin urdhërat e frikshëm për armatosjen një vit më parë të të dy institucioneve që u vunë në shërbim të shtetit për të shtypur revolt at e jugut. Me shënjen “tepër sekret” urdhërat mbanë firmat e Leonard Demit dhe të ish shefit të shtabit të ushtrisë Adem Çopanit. Mijëra mitralozë, fishekë mortaje e granata janë shpërndarë në efektivat e SHIK e të Rendit, pa ditur se kujt vajtën më pas. Në faqen 12 Dokumentet sekrete

Shehu flet nga Italia: Jam gati t’i përgjigjem akuzave të Berishës

“Mua nuk më shkarkojnë kollaj. Kam dokumente që hedhin poshtë akuzat e kryesisë”

Shfaqet ngjashmëria i skulpturës

TIRANË - Ka vdekur Kristaq Rama. Papritur në mesditën e djeshme me shi, ka heshtur dalta dhe çekici i skulptorit të popullit 67 vjeçar Kristaq Rama. Është nisur si çdo ditë për të hedhur një linjë më shumë në skulpturën e tij, për të bërë një ndryshim në portretin e një pune të mbetur me mes. Por gjithçka ka mbetur ashtu, në shënin pranveror, pezull, kur papritur zemra e tij ka pushuar nga një atak i fortë. I konsideruar si babai i skulpturës shqiptare të pasluftës, Rama është autori i të gjitha veprave më të rëndësishme monumentale në Shqipëri. I lindur në 31 korrik 1932 në Durrës dhe me studime të kryera në Akademinë e Leningradit, Kristaq Rama ka nxjerrë nga duart e tij vepra të shquara të skulpturës monumentale shqiptare. Shote Galica në Kukës, Mujo Ulqinaku në Durrës, Avni Rustemi në Vlorë, Monumenti i Pavarësisë në Vlorë, Kristoforidhi në Elbasan. Janë këto disa nga veprat madhore, të cilat kanë marrë dhe ende nga dora e mjeshtrit të madh të daltes dhe të çekicit.

GAZETA e Vlorës

VLORË - Telekomi pret telefonat e vlonjatëve. “Fushata” ka filluar që ditë për të gjithë ata që nuk kanë bërë pagesat e faturave. Që nga viti i kaluar janë shumë familje dhe ndërmarrje që nuk kanë paguar, të cilat sot janë pa telefon. Ndërsa në rrugë janë vendosur të parat kabina telefonike. Në faqen 7

GAZETA e Shkodrës

Hapet kufiri me Malin e Zi SHKODËR - Të paktën 500 hektarë ambulante pritet të kalojnë këto ditë pikën kufitare të Hanit të Hotit. Një pjesë e tyre do të dërgojnë mallra të ndryshme të tjera do të sjellin prej vendit fqinj gjërat e nevojshme që i duhen tregut shkodran. Por që të gjithë i përkasin pakicave serbo-malazeze që jetojnë në qytetin verior, për të jetët është ende e vështirë. Në faqen 6

GAZETA e Durrësit

Uji në çdo shtëpi durrsake DURRËS - Durrësi zgjidh problemin e ujit. Tashmë për kater orë në ditë qyteti do të mund ta marrë nga uji i rrjetit. Është riparuar nga një firmë italiane rrjeti i shpërndarjes së ujësjellësit dhe kjo do të zgjidhë furnizimin e ujit në katet e sipërme të apartamenteve, madje dhe gjatë sezonit të verës. Në faqen 8

INTERVISTE

Njeriu i pesticideve: Ja e vërteta TIRANË - “Skandali i pesticideve, ka qenë vetëm një histori e nxitur nga motive politike e personale... ” Neyton Kodra, protagonisti i historisë, që shatë vjet më parë u cilësua me terma shumë “alarmante”, rrëfen. Në faqen 4

Parlamenti kundër Qeverisë

Sot mblidhet Kryesia e PS, propozohen ndryshimet, mbase nesër emra të rinj Parlamenti kundër Qeverisë Mocione mosbesimi për Cekën, Malajn, Vukajn e Bufin Nano analizon njerëzit e tij: Ja kush nga ju nuk ka punuar TIRANË - Furtunë mbi qeverinë nga komisionet parlamentare. “Punë e dobët dhe pa programe nga ministra që mbajnë peshën kryesore në kabinetin Nano”. Të sulmuarit më tepër janë ministrat Ceka, Bufi, Malaj dhe Vukaj. Komisioni Parlamentar i Rendit dhe SHIK-ut pritet që të vendosë edhe për një mocion mosbesimi për ministrin e Brendshëm Neritan Ceka, bëjnë të ditur burime parlamentare. Ndërkohë është thirrur komisioni i Ekonomisë Finan-

Shuhet mjeshtri i skulpturës

Vdija papritur Kristaq Rama TIRANË - Ka vdekur Kristaq Rama. Papritur në mesditën e djeshme, ai, ka heshtur dalta dhe çekiçi i skulptorit të pop-

Jam gati t’i përgjigjem akuzave të Berishës

“Mua nuk më shqetësojnë kollaj. Kam dokumente që hedhin poshtë akuzat e kryesisë” Në faqen 2

Zhurma e Agollit

Skifter i I vetmi politikan që e ka kapërcyer drejt efektin pozitiv të artikullit të Drejtorit për Nanon, nëpërmjet edhe i kryegëzari, ishte Sali Berisha. Kjo shpjegon arsyen sepse nuk pati asnjë koment mbështetës për këtë artikull në shtypin e komanduar prej tij, përveç botimit pa koment apo për-dorimit në gëzim si e parme apo e përngritur e fjalës “shkëndijë”. Ky është i vetmi efekt negativ i artikullit të Dritëroit, karakterizues i jetës së majtë qeverisëse. Për sa kohë që gjuhët nuk krijojnë fjalë të reja ju desh Dritëroit, për në përgjithësi kur zbret ai në të tilla skena fjalët e tij mbeten. Në fakt artikulli i Agollit nxit grupë brenda PS-së, të pakënaqur nga Nano, për të tentuar ngritjen me pritje të “ndonjë tërshëkije këmbë të tij”. Ai i a zemër edhe parti të tjera të vogla të koalicionit që rezervonin të harmonizimin peshën e tyre në qeveri. Natyrisht ai dha rastin për Nanos të verifikonte në mendimin të tërheqë për ata që i rrënojnë, por edhe nervat e tyre, afësinë për të mbajtur në kurriz të tjerra. Deri para artikullit, ndoshta ai ka pasur një vizion të gabuar për raportin e forcave brenda koalicionit, për atë se ç’mund të ndodhte kur krijohen aleanca transversale kundër tij, qofshin dhe të tipit protagonistik, pak të përvijuar. Nga ana tjetër duhet pranuar nga të gjithë, pra edhe nga kryetari i fundit në këtë rast në tekst, se Dritëro Agolli përfaqëson ndërgjegjen e Partisë Socialiste, madje dhe atë të shoqërisë shqiptare në fund të fundit. Ai është në këtë kuptim përfaqësuesi më i mirë saj, pavarësisht nga sfidat e përvijuar.